Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DEKLARATË E ZYRËS SË SHTYPIT të KQ të KKE PËR VIZITËN A. CIPRAS NË UKRAINË

Kryeministri A. Cipra zgjodhi që të vizitojë Ukrainën në një periudhë, ku në këtë vend është imponuar një regjim që u vendos me anë të një grusht shteti, me mbështetjen e SHBA-ve, të BE-së dhe të NATO-s duke përdorur edhe grupet fashiste.

Vizita përkoi me një intensifikim të ri të situatës në Ukrainën Juglindore, me një gjakderdhje të re që ka shpërthyer, me përgjegjësi protagoniste të Presidentit aktual të Ukrainës P. Poroshenko dhe të qeverisë së tij reaksionare. A. Cipra vizitoi Ukrainën, në kohën që gjendet në proces e sipër gjyqi-parodi për ndalimin e PK të Ukrainës, në kohën që shkatërrohen monumentet Sovjetike dhe anti-fashiste dhe bashkëpunëtorët e nazistëve i lavdërojnë si "patriotë" në sytë e rinisë.

 

 

Ky regjim që vizitoi z. Cipra, ka krijuar "listat e zeza" për kundërshtarët politik, ku aty ka përfshirë edhe kuadrot e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), në mes tyre J. Lampruli, deputet dhe zv/kryetar i Parlamentit grek dhe S. Zarianopulo, Eurodeputet i Partisë, sepse treguan në praktikë interesin dhe solidaritetin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me popullin e Ukrainës, të cilët janë duke u masakruar në rajonin e Donbass-it.

Diskutimet për bashkëpunimin, në kuadër të BE-së dhe NATO-s, në lidhje me marrëveshjet tregtare, tregojnë se e ashtuquajtura "politika e jashtme shumëdimensionale" e qeverisë SYRIZA-ANEL nuk është asgjë tjetër veçse shërbimi një-dimensional i interesave të kapitalit, larg nga interesat e vërteta të popujve të Greqisë dhe të Ukrainës.

 

 

 ATHINË  9/2/2017                ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)