Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

FJALIMI i Jorgo Marinos,

anëtar B.P të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

në TAKIMIN E 18-të NDËRKOMBËTAR TË PARTIVE KOMUNISTE DHE PUNËTORE, në Vietnam me TEMË:

"Kriza kapitaliste dhe agresioni imperialist -Taktikat dhe Strategjitë e Partive Komuniste dhe Punëtore në luftën për paqe, për të drejtat punëtore - popullore, për socializmin".

Të dashur shokë dhe shoqe,

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) përshëndet Takimin e 18 Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe punëtore dhe falënderon përzemërsisht Partinë Komuniste të Vietnamit për mikpritjen.

Partia jonë ka shprehur solidaritetin e saj internacionaliste dhe ka qëndruar për shumë dekada në krahë të popullit Vietnamez në luftën e tij kundër kolonializmit francez dhe japonez, ndaj ndërhyrjes imperialiste dhe krimeve të SHBA-ve.

Fitorja e madhe e klasës punëtore, e popullit të Vietnamit nën udhëheqjen e Partisë Komuniste dhe liderit të saj, Ho Chi Minh ishte një fitore e madh me rëndësi ndërkombëtare dhe vërtetojë se kur populli është i vendosur, i organizuar dhe i pajisur mirë, mund të mposhtë kundërshtare sundimtarë të fortë, të thyej zinxhirët e shfrytëzimit dhe shtypjes.

 Historia e lëvizjes komuniste është e mbushur plot me faqe heroike dhe përbën një burim të çmuar për studim dhe nxjerrje konkluzionesh që do ti sigurojë mundësinë komunistëve për të përmbushur kushtet komplekse të luftës së klasave, duke parë përpara, duke luftuar për përmbysjen e shfrytëzimit kapitalist për ndërtimin e socializmit – komunizmit.

 

 

 

 

 

 

Të dashur shokë,

Kriza ndërkombëtare e sinkronizuar kapitaliste e mbi-akumulimit të kapitalit, që u shfaq në vitin 2008-2009, shënon zhvillimet deri më sot dhe shkaqet e saj qëndrojnë në pronësinë kapitaliste të mjeteve të prodhimit, kriteri i fitimit është forca lëvizëse e zhvillimit anarkik, në mprehjen e kontrastit kryesorë ndërmjet karakteri shoqëror të prodhimit dhe të punës dhe përvetësimit kapitalist të rezultateve të saj.

Forcat borgjeze dhe oportuniste i injorojnë shkaqet e vërteta të krizës, dhe paraqesin si shkaqe p.sh. menaxhimit neo-liberal, bankat dhe bankierët, duke shkaktuar konfuzion, duke kultivuar iluzione se ekziston mundësia për një menaxhimi pro-popullor të kapitalizmit.

Fakt është se, pavarësisht nëse forma e shfaqjes së krizës lidhet me turbullirën në sistemin bankar - valutor me "flluska" dhe fenomene të tjera të ngjashme, është një krizë që lind në procesin e prodhimit, në terrenin e shfrytëzimit të punës-pagë nga kapitali.

Stafet e organizatave imperialiste ende po shqetësohen. Motori kapitalist nuk po ndizet, studimet borgjeze i rishikojnë të ulëta indekset e tyre të zhvillimit, kriza vazhdon në vendet me pozitë të ndërmjetme në sistemin imperialist, të tilla si Greqia, por edhe vende më të fuqishme, të tilla si Rusia, Brazili, vërehet stanjacion në BE dhe në Eurozonë, ngadalësi në ekonominë Kineze.

Në vlerësime për periudhën e ardhshme llogariten efektet e antagonizmave imperialiste dhe të luftërave, situatën problematike të institucioneve financiare (Deutsche Bank, bankat italiane, etj.), pasojat e Brexit.

Në këto rrethana, analizat e komunistëve për shkaqet e vërteta të krizës, por dhe të karakterit klasor të zhvillimit kapitalist, merr një rëndësi shumë të madhe për përgatitjen e lëvizjes punëtore popullore dhe forcimin e luftës së klasave, që të kuptohet nga klasa punëtore rëndësia e organizimit socialist të prodhimit që është e vetmja rrugë për të eliminuar shkaqet e krizës dhe të shfrytëzimit kapitalist.

 

 

 

 

Të dashur shokë dhe shoqe

Në vendin tonë, kriza kapitaliste (2009-2016) është e thellë dhe e zgjatur dhe gjatë ecurisë së saj u zbatuan politikat administrative e të gjitha qeverive borgjeze, të cilat, në bashkëpunim me Bashkimin Europian (BE), Bankën Qendrore Europiane (BQE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), (Trojka e famshme), ja ngarkuan barrën e krizës klasës punëtore dhe shtresave popullore, duke promovuar strategjinë e rritjes së konkurrencës dhe rentabilitetit të bizneseve të mëdha.

Partia liberale e ND-së dhe PASOK-ut Socialdemokrat zbatuan dy memorandume me masa shumë të egra antipopullore të cilat shkaktuan indinjatë të thellë popullore. Mbi terrenin e varfërisë dhe të papunësisë së madhe lulëzuan iluzionet për të zgjedhur "të keqen më të vogël" dhe pritjen e rreme që kultivojë SYRIZA, një parti kjo oportuniste, që përbën një "përzierje" të renegatëve (apostateve) nga lëvizja komuniste dhe kuadrove të PASOK-ut, nën tabelën "e majtë",  e cila formojë qeveri me partinë nacionaliste "Grekët e Pavarur" (ANEL).

SYRIZA, u ngjit në qeveri në Janar të vitit 2015, me mbështetjen e seksioneve të fuqishme të biznesit të madh, dhe u dëshmua në praktikë se, partia socialdemokrate që i shërben interesave të monopoleve, zbaton një politikë shumë të ashpër antipopullore, përdor të gjitha mjetet për të mashtruar popullin tonë dhe jashtë Greqisë paraqitet si një forcë që bën rezistencë duke u përpjekur që të mashtrojë popujt me slogane pseudo të majta.

Qeveria e SYRIZA -ANEL me mbështetjen e partive të tjera borgjeze, votuan memorandumin e 3-të me të cilën zbaton strategjinë e kapitalit, ristrukturimin reaksionar kapitalist të BE-së për të intensifikuar shfrytëzimin e klasës punëtore, shkuljen e fshatarësisë, falimentimin e shtresave të mesme të qytetit.

Kohët e fundit, për të kaluar vlerësimin e memorandumit të tretë të Trojkës, qeveria miratoi në parlament ligje të egra antipopullore duke shkatërruar të drejtat punëtore – popullore.

Goditi natyrën sociale të sigurimeve shoqërore, shkurtojë në shkallë dramatike pensionet, rriti moshën e daljes në pension.

Imponojë taksa direkte dhe indirekte të padurueshme kundër popullit.

Privatizojë porte, aeroporte dhe vazhdon me privatizime të sektorëve me rendësi strategjike të biznesit, në energji, ujin, etj.

Ndjek rrugën e qeverive të mëparshme, i mbron ligjet që kanë eliminuar Marrëveshjet Kolektive dhe kanë reduktuar në mënyrë dramatike pagat, promovon masa të tjera për eliminimin e të drejtave të punës, përforcon format fleksible të punësimit, duke përdorur dhunën dhe shtypjen kundër luftës së punëtorëve.

Papunësia është më shumë se 25% dhe në rini në 50%, në vend të mbështesë të papunësuarit ajo e jep asistencën sociale tek biznesmenët.

Këto ditë, në kuadër të vlerësimit të 2-të të memorandumit të 3-të, po përgatitet që të imponojë masa të reja të egra kundër punëtorëve, me përjashtime kolektive nga puna, lock out, kufizime në të drejtën për grevë, etj.

Politika klasore e qeverisë SYRIZA-ANEL plotësohet me financimin e bizneseve të mëdha, dhe për kapitalin e madh përjashtime të reja nga tatimet etj.

Këtë periudhë, është duke përdorur si synim mashtrues, zhvillimi kapitalist të cilin ata e quajnë "të drejtë".

Ndoshta mund të vijë një rritje e dobët ekonomike, por thelbi është se kjo rritje do të jetë antipopullore dhe do të ketë kriter rritjen e fitimeve të monopolit, do të shkeli mbi të drejta të shkatërruara dhe do të krijojë kushtet për një krizë të re ekonomike.

Vëmë në dukje se orientimet dhe masat antipopullore, që zbatohen në Greqi me memorandume, janë pjesë e një strategjie të përgjithshme antipopullore të BE-së dhe promovohen me shumë lloj formash në të gjitha vendet e Europës, pavarësisht nëse në ato vende është imponuar memorandum apo jo, dhe pavarësisht nëse qeverisin parti liberale apo socialdemokrate.

Propaganda borgjeze, për Legjislacionin Europian, përgënjeshtrohet nga realiteti kapitalist i papunësisë së lartë, i gjysmë-punësimit dhe varfërisë, nga intensifikimi i punës, etj.

Politika e jashtme e qeverisë SYRIZA -ANEL është shumë e rrezikshme. Me automjet "Përmirësimin Gjeostrategjik të Greqisë" promovon interesat e monopoleve duke e përfshirë vendin sistematikisht në planet imperialiste.

Ajo vendos baza ushtarake për nevojat agresive të SHBA-ve dhe NATO-s për luftën në Siri, në Libi dhe në Irak, ruan forca ushtarake në misione imperialiste jashtë vendit, zhvillon bashkëpunim të gjerë ushtarak me Izraelin, ka thirrur forca të NATO-s në Detin Egje, merr pjesë në zbatimin e vendimeve të fundit dhe shumë të rrezikshme të Samitit të NATO-s në Varshav.

Luftërat imperialiste shkulin nga shtëpitë e tyre miliona refugjatë dhe emigrantë dhe bllokojnë mijëra familje të meruar në Greqi të cilët jetojnë në kushte të mjerueshme, ndërkohë që destinacioni i tyre është që të shkojnë në shtete të tjera të Europës. Në këto kushte, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ndjek në parim qëndrim internacionalistë, lufton kundër luftërave imperialiste, dënon politikën e shtypjes të BE-së, qëndron në krah të refugjatëve dhe emigrantëve, kontribuon në organizimin e solidaritetit popullor, është në konflikt me racizmin dhe ksenofobinë, me organizatën kriminale fashiste "Agimi i Artë".

Me përvojën e politikës antipopullore të SYRIZA-s u konfirmua edhe njëherë se të ashtuquajturat qeveri të majta socialdemokrate janë zgjedhur nga kapitali për të bërë "punë e pistë", për të promovuar politikat që i shërbejnë interesave të monopoleve dhe të bashkojnë në këto politika lëvizjen punëtore popullore, në favor të synimeve të tyre.

Me shembullin e SYRIZA-s, dhe shumë shembuj të tjerë, është vërtetuar se të ashtuquajturat "qeveri të majta" përbëjnë një mekanizëm menaxhimi dhe riprodhimi të shfrytëzimit kapitalist, kultivojnë iluzione për humanizimin e kapitalizmit me një pritshmëri të rrezikshme, gjoja se na qenka e mundur që në kushtet e shfrytëzimit kapitalist të zgjidhen problemet popullore, të kënaqen nevojat popullore.

Përvoja tregon se këto qeveri e parandalojnë – bllokojnë radikalizmin e vërtetë të klasës punëtore, me politikën e tyre antipopullore falimentojnë në sytë e popujve, nxitin perceptime se "të gjithë të njëjtë janë", politika e tyre përforcon forcat konservatore dhe çon në kthimin e qeverive të krahut të djathtë.

Shembujt e "qeverive të majta", në Europë dhe në vendet e Amerikës Latine e vërtetojnë këtë qëndrim.

Partitë Komuniste që marrin pjesë, ose e mbështesin menaxhimin borgjez, i japin justifikim - alibi socialdemokracisë, qëndrimet e tyre shfrytëzohen me shumë mënyra për të bllokuar klasën punëtore në menaxhimin kapitalist, për të zvogëluar kërkesat e popujve, dhe për të vonuar luftën antikapitaliste.

Partitë Komuniste që e mbështetnin, ose mbështesin akoma SYRIZA-n, mbajnë përgjegjësi të madhe. Qëndrimi i tyre shfrytëzohet në sulmin kundër popullit tonë, drejtohet kundër luftës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të lëvizjes klasore.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), përjetësisht mban me përgjegjësi të madhe parimin e internacionalizmit proletar, mbështet luftën e klasës punëtore kundër kapitalit dhe kapitalizmit, shpreh solidaritetin e saj internacionalist me popujt e Amerikës Latine, të Azisë, të Afrikës, ndaj popujve në çdo cep të botës.

Sot, mund të nxjerrim konkluzione të rëndësishme për qëndrimin parimor që ka mbajtur Partia Komuniste e Greqisë (KKE) duke zbuluar rolin e socialdemokracisë së re, duke theksuar se sa e rrezikshme dhe e rrëshqitshme është përfshirja e një partie komuniste në një qeveri të menaxhimit borgjez.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është në krye të një lufte të vështirë dhe përpiqet çdo ditë për të forcuar lidhjet e saj me klasën punëtore, me fshatarësinë e varfër, me të vetë-punësuarit e qytetit, me gratë dhe të rinjtë e familjeve popullore.

Organizatat e Partisë, organizatat e Rinisë Komuniste (KNE) zhvillojnë aktivitete të vazhdueshme ideologjike-politike, luftojnë nëpër fabrika, në vendet e punës dhe lagjet popullore për organizimin e luftës punëtore – popullore, duke i dhënë rendësi të veçantë në ngritjen e partisë nëpër fabrika, në sektorë me rëndësi strategjike, kundër-lufton dobësitë dhe mungesat.

Forcat e partisë, miqtë e partisë, Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) dhe miqtë e saj, organizuan brenda vitit 2016 qindra aktivitete masive për 100-vjetorin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që është në vitin 2018, u realizuan aktivitete shumë të rëndësishme për 70-vjetorin e themelimit të "Ushtrisë Demokratike të Greqisë" (DSE) dhe luftën e saj heroike gjatë konfrontimit me klasën borgjeze, me imperializmit Britanik dhe atë Amerikan në luftën civile, në luftën madhështore të armatosur nga viti 1946 deri në vitin 1949.

Komunistët dhe komunistet mbështesin luftërat e FRONTIT MILITANT MBAR-PUNËTOR (PAME), të lëvizjes klasore që marrin pjesë me dhjetëra Federata, Qendra Punëtore, qindra klube punëtorësh dhe komitete militante, mijëra sindikalistë.

Veçanërisht e rëndësishme është iniciativa e forcave klasore, mes së cilës, qindra organizata sindikale organizojnë luftën e tyre për heqjen e masave antipunëtore, duke kërkuar nënshkrimin e Marrëveshjeve të kënaqshme Kolektive, rimarrjen e humbjeve që kanë pësuar punëtorët gjatë periudhës së krizës.

Komunistët dhe komunistet janë protagonistë në luftën e fshatarësisë së varfër dhe të mesme, e të vetë-punësuarve të qytetit, të rinisë dhe të grave.

Një çështje kyçe është që lufta ideologjike dhe masive të godasë armikun e vërtetë, klasën borgjeze dhe shtetin e saj, të mos u kufizohet në partitë dhe qeveritë borgjeze, të kontribuojë në zhvillimin e ndërgjegjes klasore.

Brenda luftës së përditshme, në greva, në protesta, në okupime, në dhjetëra aktivitete shumëformëshe, lëvizja klasore fiton rezultate në organizimin e klasës punëtore, kontribuon në forcimin këmbënguljes së punëtorëve, për tu forcuar fronti kundër kapitalit dhe politikës antipopullore të qeverisë dhe forcave të tjera borgjeze, që të forcohet konfrontimi me sindikalizmin e punëdhënësve - qeverisë si dhe kundër nocionit të rrezikshëm që flet për konsensus dhe bashkëpunim klasor midis shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarit.

Komunistët dhe komunistet luftojnë për riorganizimin e lëvizjes punëtore për tu forcuar linja e luftës së klasave, të kenë masivitet sindikatat dhe të sigurojnë një bazë të fortë në vendet e punës, të forcohet lufta me linjë dhe kërkesa që lidhen me nevojat bashkëkohore punëtore popullore, të ndryshojë balanca e forcave. 

Një lëvizje e fuqishme punëtore do të jetë zemra e një aleance të madhe sociale, e një aleance popullore të klasës punëtore, të fshatarësisë së varfër dhe të mesme, e të vetë-punësuarve të qytetit, një aleance që do grumbullojë dhe lëvizë forca të organizuara, do të ndërhyjë me vendosmëri në luftën e përditshme me orientim-drejtim antikapitalist antimonopoliste, me fanar ndriçues përmbysjen e barbarizmit kapitalist, marrjen e pushtetit punëtor.

Populli grek do të shpëtojë nga prangat e shfrytëzimit kapitalist dhe të bashkësive imperialiste, vetëm kur klasa punëtore me aleatët e saj do të kryej revolucionin socialist dhe do të vazhdojë në ndërtimin e socializmit – komunizmit.

Ndryshimi i revolucionar në Greqi do të jetë socialist. Kjo është objektivisht e nevojshme. Fakti i bilancit negativ të forcave sot, vonesa e faktorit subjektiv nuk e ndryshon karakterin e revolucionit.

Forcat lëvizëse të revolucionit socialist do të jenë klasa punëtore si forcë udhëheqëse, gjysëm-proletarët, shtresat e shtypura popullore e të vetë-punësuarve të qytetit, fshatarësia e varfër.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në kushte jo-revolucionare, i angazhon forcat e saj për të përgatitur faktorit subjektiv që të mundet ti përgjigjet detyrave historike kur të krijohen kushtet revolucionare kur, të sipërmit nuk do munden dhe të poshtmit nuk do të duan të qeverisen si më parë, etj...

Perceptime (brenda lëvizjes komuniste ndërkombëtare) që nënvlerësojnë luftën antimonopoliste antikapitaliste dhe nevojën për një përgatitje të gjithanshme për përmbysjen e pushtetit të kapitalit, nuk marrin parasysh mundësitë e intensifikimit të zhvillimeve dhe shfaqjen e situatës revolucionare që si një fenomen objektiv mund të lindi në kushtet e krizës kapitaliste dhe të luftës imperialiste.

Ne duhet të mësojmë nga përvoja historike që thekson se PK-të u gjendën të papërgatitura në kushtet e intensifikimit të luftës së klasave dhe nuk mundën të përgjigjen në kryerjen e detyrave të tyre historike.

Të dashur shokë,

Është e njohur se lëvizja komuniste përballet me krizë ideologjike dhe organizative, mbart plagët e thella të kundërrevolucionit dhe të ndikimit të fortë të oportunizmit në radhët e saj.

Pas restaurimit të kapitalizmit në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e ndërtimit socialist në Europën Qendrore dhe Lindore, dominimin e marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit në Kinë, forcimi i marrëdhënieve kapitaliste në Vietnam dhe në Kubë, situata e R.P të Koresë, gjendja në lëvizjen komuniste ndërkombëtare u përkeqësua.  

 

 

 

 

Në këto kushte, lufta për rindërtimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare përbën një detyrë e rëndësishme dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e konsideron të nevojshme që të hapet një debat i vërtetë për probleme serioze strategjike taktike duke vlerësuar se çdo vonesë e përkeqëson situatën dhe paraqet rreziqe të mëdha.

Së pari, çështja e imperializmit është e nevojshme që të shqetësojë komunistët dhe komunistet, gjer sa përbën një pikë diskutimi.

Qëndrimi Leninist thekson se Imperializmi është faza më e lartë e kapitalizmit në të cilin është formuar dominimi i monopoleve dhe i kapitalit financiar, ka fituar rëndësi të madhe  eksportimi i kapitalit, dhe kryhen dyluftime mes monopoleve dhe shteteve kapitaliste për ndarjen e tregjeve.,

Qëndrimi që e kufizon Imperializmin vetëm në politikën e jashtme agresive të SHBA-ve ose të shteteve të tjera të mëdha kapitaliste, është një qëndrim që nuk merr parasysh bazat ekonomike të sistemit në ditët e sotme, monopolet, aksionet e mëdha të kompanive që janë rritur dhe vazhdojnë të rriten në të gjitha vendet.

Ky qëndrim besojmë se nuk mund ta shohë sistemin imperialist (kapitalist) në tërësi, siç është, me hallka shtetet kapitaliste, të cilat dallohen nga njëra-tjetra edhe për shkak të asimetrisë kanë një pozicion të ndryshëm në sistem me marrëdhënie ndërvarësie të pabarabarta analoge me fuqinë e tyre ekonomike, ushtarake dhe politike.

Së dyti, na ka shqetësuar çështja e karakterit të epokës sonë dhe të karakterit të revolucionit. Çështja është e një rëndësie vendimtare.

Ne jetojmë në shekullin e 21-të, pushteti borgjez numëron shekujt që kur u përmbys feudalizmi. Kapitalizmi u zhvillua në fazën imperialiste dhe ka çuar në shoqërizimin e madh të prodhimit e të punës, dhe frytet e saj i shijon klasa borgjeze.

Monopolet e mëdha të biznesit kanë baza dhe rrjete në të gjithë botën, u zhvillua shkenca, teknologjia, infrastruktura të ndryshme, mjetet e transportit etj.

Padyshim janë pjekur kushtet materiale që e përcaktojnë karakterin e epokës sonë si një epokë e kalimit nga kapitalizmi në socializëm që është sot më shumë e kohës dhe e nevojshme për klasën punëtore, për shtresat popullore, për të ardhmen e rinisë.

Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit, i cili në vitin 2017 përbush 100-vjetorin, na tregon rrugën. Është Revolucioni Socialist në fillim të shekullit të 20-të në një vend të prapambetur bujqësor që zhvillimi i kapitalizmit krijoi kushtet materiale për ndërtimin e shoqërisë së re socialiste e cila i dha shtytje zhvillimit të forcave prodhuese.

Kundërrevolucioni dhe ndryshimi negativ në balancën e forcave nuk e ndryshon faktin se socializmi ishte ndërtuar, si dhe natyrën e epokës sonë që u hap nga Revolucioni i Tetorit, si një epokë e kalimit nga kapitalizmi në socializëm. Kushtet që e theksojnë shterimin e kufijve historikë të kapitalizmit (krizat, luftërat, papunësia, varfëria, etj.) janë forcuar dhe karakteri socialist i revolucionit shpreh me këmbëngulje nevojën e zgjidhjes së kontradiktës themelore të sistemit mes kapitalit dhe punës-pagë.

Kapitalizmi e ka lindur varrmihësin e tij, klasa punëtore është klasa udhëheqëse e shoqërisë dhe karakteri i revolucionit, si revolucion socialist, shtron pikërisht këtë çështje, se është po kjo klasë që duhet me doemos të sfidojë dhe të pushtojë pushtetin.

Shpesh bëhen referime rreth pozitës së Leninit për "diktaturë revolucionare demokratike të proletariatit dhe të fshatarësisë" për të ilustruar perceptimin prapanik të fazave të ndërmjetme, por duhet sqaruar se ky pozicion korrespondon me kushtet e Rusisë Cariste në revolucionin e vitin 1905, ndërsa me përmbysjen e absolutizmit partia bolshevike shkojë përpara dhe punojë te Sovjetët me objektiv pushtimin revolucionar të pushtetit nga punëtorët, për diktaturën e proletariatit (Qëndrimet e Prillit 1917).

Si rrjedhim, festimi i 100-vjetorit i Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit duhet me doemos që t'i japë shtysë shqyrtimit të strategjisë së PK-ve, që kjo të përshtatet me nevojat e kohës sonë, në drejtimin Leninist që shprehu fuqinë e Revolucionit Bolshevik, dhe që, siç thekson Lenini, "zhdukja e kapitalizmit dhe i mbeturinave të tij, themelimi i rendit komunist është përmbajtja e kohës së re që ka filluar tani në historinë e botës".

Së treti, shtetet kapitaliste marrin pjesë në aleancat imperialiste për t’i shërbyer në mënyrë efektive interesave të klasave borgjeze në antagonizmat ndërkombëtare kapitaliste, për të siguruar pushtetin e kapitalit dhe të përballen në mënyrë të koordinuar me lëvizjen punëtore.

Këto aleanca ndërshtetërore nuk mund të anulojë organizimin etnokratikë dhe kontradiktat ndër-imperialiste që dalin edhe në vet-brendësinë e aleancës, sepse çdo shtet kapitalist lëviz në drejtim të promovimit të interesave të monopoleve të tij.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka përvojë të madhe në luftën kundër NATO-s që është dora e armatosur e imperializmit kundër popujve.

Partia jonë lufton për shumë vite kundër Bashkimin Europian (BE), të aleancës ndërshtetërore imperialiste që shpreh interesat e grupeve të monopoleve europiane, kundër klasës punëtore, kundër fshatarësisë së varfër dhe të shtresave të tjera popullore të Europës, diçka që lë të zbuluar forcat e socialdemokracisë dhe të oportunizmit të cilat e zbukurojnë karakterin imperialist të BE-së, ashtu siç bën Partia e së Majtës Europiane (PME-ja).

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me rastin e referendumit në Britani dhe Brexit-in shpalli qëndrimet e veta që nxjerrin në pah kontradiktat e brendshme në BE, asimetrinë e ekonomive të saj dhe luftën mes qendrave imperialiste, e cila u intensifikua në kushtet e recesionit ekonomik.

Qëndrimet që propozojnë si një zgjidhje ndryshimin e monedhës ose daljen nga BE-ja në kuadër të kapitalizmit objektivisht janë të paafta për t’i shërbyer interesave punëtore, popullore. Në të kundërtën, ato të çojnë në përjetshmërinë e regjimit të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, pushteti mbetet në duart e borgjezisë, mjetet e prodhimit mbeten pronë kapitaliste.

Partia jonë mbështet se dënimi i duhur i BE-së dhe NATO-s, lufta për shkëputjen-ç‘angazhimin  e çdo vendi nga organizmat imperialiste për të qenë efektive duhet të lidhet me nevojën e përmbysjes së pushtetit të kapitalit, duhet të jetë e lidhur me pushtetin punëtor popullor. Aleanca sociale e klasës punëtore dhe e shtresave të tjera popullore, riorganizimi dhe forcimi i lëvizjes komuniste ndërkombëtare është kusht që të hapet kjo rrugë premtuese.

Aleancat ndërshtetërore nuk kufizohen në NATO dhe në BE në rrethanat e sotme.

Pranë këtyre aleancave lëvizin p.sh. BRICS, Organizata e Shangait për Bashkëpunim, Organizata e Paktit të Sigurisë Kolektive, shoqatat ndërshtetërore në Amerikën Latine etj. Dallimet që ekzistojnë rrjedhin nga pozicioni që kanë shteteve kapitaliste në sistemin imperialist dhe në synimet e klasave borgjeze. Por, ekziston baza e përbashkët dhe kjo përcaktohet nga fakti se në këto aleanca ndërshtetërore përfshihen shtete kapitaliste që përfaqësojnë interesat e monopoleve.

Kjo është baza e kontradiktave brenda BE-së ose mes SHBA-së dhe BE-së, siç vërtetohet nga një seri ngjarjesh, të tilla si menaxhimi i krizës kapitaliste dhe i borxhit, negociatat me Partneritetin e Tregtisë Transatlantike dhe Investimeve që drejtohet kundër popujve etj., ose dhe kontradiktat që shfaqen në zonën e Azisë dhe të Oqeanit Paqësorit.

Partia jonë është duke ndjekur me kujdes të madh zhvillimet në Detin e Kinës Jugore, e cila është një zonë kalimi i rëndësishëm për transportin detar ndërkombëtar, e pasur në peshkim, në burime energjie. Interesa të mëdha monopoliste, si nga ky rajon, ashtu dhe më tej, siç tregon angazhimi dhe "interesimi" i vazhdueshëm i SHBA-ve, kanë vënë në shënjestër shfrytëzimin e kësaj pasurie të madhe. Partia jonë beson se çështjet e kontesteve territoriale mes të shteteve (p.sh. për fiksimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike etj.), me ndërhyrjen edhe të lëvizjeve popullore, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, me negociata dhe vendime shumëpalëshe, kur kjo ka të bëjë me shumë shtete, që përfshihen në çështjen konkrete.

Në vitet e fundit trumbetohet e ashtuquajtura "bota multipolare" si një zhvillim pro-popullor, por çështja duhet të shqyrtohet më me kujdes sepse në thelb mbështetet në "pole" kapitaliste të cilët formohen për të promovuar interesat e grupeve të mëdha ekonomike, kjo është një shprehje e kontradiktave ndër-imperialiste.

Detyra e PK-ve është që të dalin përpara dhe ti hapin rrugën popujve që ata të mos shkojnë nën flamurin e asnjërës klasë borgjeze, të asnjërës aleance imperialiste, të zhvillojnë luftën e tyre me kriter interesat e tyre, nevojat e tyre.

Së katërti, vitet e fundit shënohen nga ndërhyrjet dhe luftërat e NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së në Jugosllavi, në Afganistan, Irak, Libi, Siri, Ukrainë, në shtetet e Afrikës.

Një tipar karakteristik i ndërhyrjeve dhe i luftërave imperialiste është përdorimi i një serie pretekstesh duke përfshirë si, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër organizatës kriminale të Shtetit Islamik dhe të organizatave të tjera të ngjashme të cilat janë konstrukte imperialiste dhe janë mbështetur nga SHBA-të, nga shtete të fuqishme të BE-së, nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite për të promovuar interesat e tyre në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në rajonin më gjerë.

Ne kemi për detyrë të këmbëngulim duke theksuar shkaqet e vërteta të luftës të cilat gjenden në kontradikta ndër-imperialiste dhe në rivalitetet që shfaqen në të gjithë botën mes SHBA-ve, NATO-s, BE-së, Rusisë, Kinës dhe shteteve të tjera kapitaliste, për burimet e energjisë dhe rrugët e transportit të tyre, për zonat me rëndësi strategjike dhe rrugët detare, për kontrollin e tregjeve.

 Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, zona Sahel-it, Deti Kaspik, Gjiri Persik, Ballkani, Deti i Zi, Deti i Kinës Jugore dhe Arktiku përbëjnë një rëndësie të veçantë në fushën e kontradiktave imperialiste.

Në vendet e Europës Lindore dhe Qendrore NATO po transporton forca të mëdha ushtarake, po krijon baza ushtarake. Rumania dhe Polonia përbëjnë qendrat e instalimit të sistemit të raketave të SHBA-ve me synim Rusinë, në rajonin e Paqësorit është transferuar më shumë se 60% e fuqisë detare të SHBA-ve.

Zmadhohet rreziku i një konflikti rajonal, ne shqetësohemi akoma dhe për një luftë të përgjithësuar imperialiste.

Lëvizja komuniste është përpara detyrash të mëdha dhe kërkohet që të hapet më shumë diskutimi për qëndrimin e komunistëve kundër luftërave imperialiste, për të dalluar kriteret dhe rolin e rëndësishëm të luftërave të drejta revolucionare.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka kontributin e vet në organizimin e luftës kundër ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste, kundër pjesëmarrjes së qeverisë Greke në ato, për kthimin e forcave ushtarake greke nga misionet imperialiste, për mbylljen e bazave Euroatlantike.

Partia jonë mbështet se lufta për mbrojtjen e kufijve, e të drejtat sovrane të Greqisë, nga pikëpamja e klasës punëtore dhe e shtresave popullore, është e pandashme nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit. Çfarëdo lloj forme që të marrë pjesëmarrja e Greqisë në luftën imperialiste, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) duhet të jetë gati për të udhëhequr organizimin e pavarur të rezistencës punëtore popullore, në mënyrë që kjo të lidhet me luftën që të humbasë klasa borgjeze, si klasa borgjeze vendase, ashtu dhe ajo e huaj si pushtuese.

Së pesti, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në kuadër të studimit të gjatë për analizimin e shkaqeve, të faktorëve që çuan në përmbysjen e socializmit vlerësojë se kundërrevolucioni në BRSS erdhi "nga brenda dhe nga lart", si rezultat i shndërrimit oportunist të Partisë Komuniste dhe i orientimit përkatës politik të pushtetit sovjetik, në një mjedis të ndërhyrjeve të shumëllojshme imperialiste në zhvillimin e oportunizmit dhe në evoluimin e tij në një forcë kundërrevolucionare.

Përmbysja e socializmit u lidh me përdorimin e mjeteve kapitaliste për të trajtuar problemet e ndërtimit socialist.

Ndërtimi socialist fillon me okupimin-pushtimin revolucionarë të pushtetit nga ana e klasës punëtore dhe formohet mënyra komuniste e prodhimit me shoqërizimin-socializimin e mjeteve të grumbulluara të prodhimit nga Planifikimi Qendror, formulimin e institucioneve të kontrollit punëtor.

Lufta klasore e klasës punëtore vazhdon në kushte të tjera dhe me forma të tjera si në periudhën ku hidhen themelet e shoqërisë së re ashtu dhe në rrjedhën e zhvillimit socialist në një luftë të vazhdueshme për eliminimin e çdo forme pronësie kolektive apo private, zgjerimin e pronës sociale-shoqërore dhe forcimin e planifikimit qendror, i marrëdhënieve komuniste të prodhimit.

Bindje jonë e patundur është se qëndrimet që flasin për "modele të ndryshme socialiste" në emër të veçantive kombëtare nuk shkelin në terrenin e parimeve të socializmit shkencor dhe në ligjet deterministe të ndërtimit socialist.

Për fat të keq kjo nuk i përket vetëm kuadratit mikroborgjez - socialdemokrat të së ashtuquajturës socializëm i shekullit të 21 që kultivon iluzione në lidhje me humanizimin e kapitalizmit dhe përjetëson pushtetin borgjez dhe shfrytëzimit kapitalist, siç e dëshmojnë zhvillimet p.sh. në Amerikën Latine.

Problemi është më i thellë.

Bëhet përpjekje që domosdoshmëria e revolucionit socialist të zëvendësohet nga rruga e menaxhimi parlamentar borgjez me bartës menaxherë "qeveritë e majta".  Në vend të socializimit-shoqërizimit të mjeteve të prodhimit vendosin një sistem të përzier ekonomik me ndërmarrje kapitaliste, në vend të planifikimit qendror vendosin ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar-regjistruar tregun kapitalist.

Këto pozicione nuk i përkasin mbetjeve të sistemit të vjetër (kapitalist) brenda në ekonominë e re, në ekonominë socialiste, as prodhimi i vogël që mund të ruhen për një periudhë (gjë që përbën diçka konservatore ose rishfaqje të kapitalizmit), por i përkasin një linjë të veçantë, asaj të dorëheqjes nga determinizmi i socializmit me pretekst qëndrimin e rrezikshëm se socializmi mund të ndërtohet me ndërmarrje kapitaliste, me praninë e kapitalit që është një marrëdhënie sociale shfrytëzimi.

 

 

 

 

Të dashur shokë,

Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit përbën një pikë referimi historik, një krijim madhështor i klasës punëtore, e luftës së klasave.

Socializmi që u ndërtua në shekullin e 20-të, pavarësisht dobësive, gabimeve, ndikimet oportuniste dhe devijimet karakterizohen nga arritjet historike të eliminimit të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu në sajë të pushtetit punëtor, të socializimit-shoqërizimit të mjeteve të prodhimit, të planifikimit qendror dhe kontrollin punëtor, pjesëmarrjen e miliona punëtorëve, të punonjësve në ndërtimin e shoqërisë së re.

Avantazhet e mëdha të socializmit regjistrohen në çrrënjosjen e papunësisë dhe të sigurimit të projektuar të punës për të gjithë, në shëndetësinë dhe arsimin me cilësi të lartë dhe falas, në zhvillimin e kulturës popullore dhe sportit, në barazinë e grave, në bashkëjetesën e etnive të ndryshme, në mbështetje të luftës së popujve kundër agresionit dhe luftës imperialiste, në eliminimin e kolonializmit dhe shumë e shumë të tjera.

Pushteti punëtor në Bashkimin Sovjetik dhe sakrificat e popullit Sovjetik vënë vulën e tyre në fitoren mbi boshtin fashist në luftën e dytë botërore.

Kontributi historik i socializmit në progresin shoqëror, por dhe studimi i shkaqeve të vërteta që çuan në përmbysjen e tij, duhen me doemos të jenë motive për PK-të, për komunistët dhe komunistet në të gjithë botën, që të forcohet këmbëngulja dhe të jepet një përgjigje vendimtare ndaj forcave reaksionare antikomuniste dhe ndaj oportunizmit i cili  duartrokiti dhe mbështeti kundërrevolucionin, siç bërën forca, të cilat më pas formuan Partinë e Majtë Evropiane (PME) dhe rrjete të tjera të ngjashme.

Komunistët besojnë në fuqinë e klasës punëtore, besojnë në luftën e klasave që është forca lëvizëse e zhvillimit shoqëror dhe karakteri ndërkombëtar i luftës së klasave paraqet detyrën që të angazhojmë përpjekjet tona më të mira dhe të krijojmë bazat për unitet të vërtet programor ideologjik dhe strategji konfrontimi unik revolucionar me kapitalin dhe sistemin shfrytëzues, me oportunizmin.

Vështirësitë e luftës sonë janë të mëdha, presioni borgjez dhe oportunist është i fortë por komunistët e kanë për detyrë që të tregojnë durim të madh dhe vendosmëri në mbrojtjen e Botëkuptimi Marksist -Leninist, që çdo ditë të jenë protagonist në luftën punëtore popullore, në luftën  antimonopoliste, antikapitaliste, të përpiqet që në të gjitha kushtet ta lidhin veprimtarinë e përditshme me luftën për pushtetin revolucionar të punëtorëve

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me ndjenjën e përgjegjësisë internacionaliste ishte e para që organizojë fillimin e Takimeve Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore (TNPKP), ka kontribuar dhe kontribuon në ruajtjen e karakterit të saj si një hapësirë takimi mes PK-ve në kundërshtim me pozicionet që kanë për qëllim pjesëmarrjen e skemave të socialdemokracisë që pagëzohen si forca "anti-imperialiste",  "të majta", "progresive".

Partia jonë e ka bërë të qartë këtu e shumë kohë se ajo që ndihmon sot është shkëmbimi thelbësor i pikëpamjeve brenda TNPKP-së, diskutimi ideologjik-politik dhe debati në çështjet kritike strategjike – taktike, si dhe aktiviteti i përbashkët që ne mund të zhvillojmë për interesat dhe të drejtat e klasës punëtore.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të angazhojë forcat e saj në këtë drejtim dhe paralelisht do të vazhdojë përpjekjet për të koordinuar aktivitetin me shumë mënyra me dhjetëra Parti Komuniste të tjera, në Europë, në Ballkan, në rajonin më gjerë dhe do të mbështesë edhe më shumë hapat e rëndësishme që janë bërë me krijimin e "Iniciativës Komuniste Europiane" në të cilën përfshihet një numër i konsiderueshëm i Partive Komuniste dhe Punëtore të Europës dhe në botimin e revistës "Inspektimi Ndërkombëtar Komunist" (INK) që studion çështje teorike bashkëkohore.