Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fjalimi i hapjes

TAKIM BALLKANIK I PARTIVE KOMUNISTE DHE PUNËTORE

Roli i rrezikshëm i BE-së dhe NATO-s në Ballkan, antagonizmat monopoliste

që sjellin luftën imperialiste, refugjimin, nacionalizmin dhe përgjigjja e popujve (Selanik 15 Maj 2016)  

Nga Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) 

 

Të dashur shokë,

Ju faleminderojmë për pjesëmarrjen tuaj në takimin e sotëm të partive komuniste dhe punëtore të Ballkanit, por edhe për kontributin e të gjitha partive tona për vazhdimin e mbajtjes së takimeve Ballkanike, të cilat na japin mundësinë edhe në këtë nivel, Ballkanik, të analizojmë zhvillimet aktuale, të shkëmbejmë mendime dhe përvoja nga veprimtaritë tona.

Nga vëtë përvoja jonë konfirmohet se rritet vazhdimisht domosdoshmëria e bashkëpunimit më të ngushtë midis PK-ve, e shqyrtimit kolektiv të zhvillimeve, e solidaritetit ndërkombëtar dhe e veprimtarisë së përbashkët por dhe domosdoshmëria e intesifikimit të përçapjeve për formimin e strategjisë unike të Partive Komuniste dhe Punëtore të ballkanit.

Këto elemente i kemi për detyrë që ti zhvillojmë dhe natyrisht secila PK të intensifikojë përpjekjet për të hedhur themele të forta, të përpunojë politikën e saj dhe të forcojë lidhjet e saj me klasën punëtore, të fitojë terren brënda territorit të lëvizjes punëtore, popullore në shtetin e saj.

Sivjet organizimi i takimit komunist të Ballkanit përkon me një ngjarje të madhe historike, me një moment historik në historinë e lëvizjes punëtore popullore në Greqi, atë të konfliktit të ashpër klasor në Maj 1936. Duke nderuar luftëtarët, të pamposhturit e luftës së klasave, është e nevojshme të nxjerrim në pah fuqinë e klasës punëtore dhe postin e saj në shoqëri, si klasën që ka për mision të saj historik të përmbysi kapitalizmin, të likujdojë shfrytëzimin e njeriut nga njeriu dhe të ndërtojë socializmin – komunizmin, shoqërinë që do të ketë në epiqëndrën e saj përmbushjen e nevojave të të gjithë punëtorëve. Duke studjuare historinë, ne nxjerrim mësime që ndriçon rrugën tonë edhe për të sotmen, që mund ta bëjnë lëvizjen punëtore dhe komuniste më të aftë në luftën me sistemin shfrytëzues, me klasën borgjeze dhe përfaqësuesit e saj politikë, me çdo lloj force reaksionare, fashiste që po shfaqen në rajon,  të jetë vazhdimisht e hapur dhe të përforcohet fronti kundër socialdemokracisë dhe oportunizmit.

Të dashur shokë,

Zhvillimet në vendet tona dhe në rajon, trendet që e përshkojnë atë i rritin kërkesat, tashmë e kanë ngritur më lartë nivelin dhe i vendosin partive tona detyra politike shumë të rëndësishme.

Ne mund të shënojmë që zhvillimet që e përshkojnë Ballkanin dhe rajonin më gjerë janë elementet e mëposhtme:

Janë të dukshme vështirësitë e menaxhimit të kapitalizmit dhe të kontradiktave të tij, jo vetëm në Greqi, ku për shumë vite gjëndet një krizë e vazhdueshme ekonomike, e cila është "pjellë – dhe e ushqyer" nga mënyra kapitaliste e prodhimit. Vështirësi dhe probleme po shohim dhe në shumë vende të tjera të Ballkanit, ku me të vërtet numrat dhe statistikat mund të jenë "në nivele pozitive", por është e qartë pamundësia e zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë kapitaliste, diçka që shkakton intesifikim të të gjitha konflikteve dhe sigurisht turbullira politike.

Në të gjitha vendet e Ballkanit vihet re intensiteti i agresionit të klasave borgjeze dhe zbatim të politikave të ashpra antipopullore, masa që drejtohen kundër punëtorëve. Në çdo cep të Ballkanit është imponuar një "varrezë" për të drejtat dhe arritjet punëtore, që punëtorët i kishin njohur në të kaluarën, me qëllim t'i shërbejnë zhvillimit kapitalist, domethënë rentabilitetit kapitalist.

Por, në të njëjtën kohë, shfrytëzohen të gjitha mjetet për të manipuluar popujt, të rinjtë për mirëmbajtjen e këtë bllokim në ideologjinë politike borgjeze, me kultivimin e pritjeve të rreme për vetë zhvillimin dhe synimin e mënyrës kapitaliste të prodhimit, represjonin shtetëror dhe të punëdhënësve, nacionalizmin me "majë shtize" antikomunizmin dhe baltosjen e socializmit. Edhe nga ky hap ne duam të dënojmë legjislacionet anti-komuniste në vendet e Ballkanit si në Rumani, por dhe persekutimet kundër komunistëve, që kemi pasur kohët e fundit në Serbi, kundër kuadrove të Rinisë Komuniste (SKOJ), si dhe ndjekjet penale kundër dhjetra kuadrove të Partisë Komuniste të Turqisë.

Këto zhvillime po ndodhin në sfond dhe në ndërveprim me rritjen e rolit, ndërhyrjen e BE-së dhe të NATO-s, të intensifikimit të antagonizmave ndër-imperialiste me Rusinë por dhe me shtete të fuqishme në botë dhe shtete periferike kapitaliste. Tashmë lexuam se Rusia e lidh paqëndrueshmërinë politike në Maqedoni me një plan të "revolucionit me ngjyrë", i cili ka për synim të përmbysë ato forca politike të cilat nuk u bashkuan me politikën e sanksioneve ndaj Rusisë, që zbaton BE-ja dhe SHBA-të.

Por edhe këtu në Selanik, ne kemi një tjetër aspekt të këtyre kontradiktave. Për dy ditë (17/5) nga sot pritet përurimi i ndërtimit të Rjetit Natyrore Ndëradriatik të gazsjellësit, TAP, nën praninë e udhëheqësve të vendeve që ajo përshkon (Azerbajxhani, Turqia dhe Italia) dhe natyrisht nga Greqia kryeministri Aleksi Cipra. Prania në përurim e përfaqësuesve të Komisionit Europian, e SHBA-ve tregon se ndërtimi i infrastrukturës energjetike, pra: të "arterieve", siç i quajnë ata, të energjisë, që është e nevojshme për të lëvizur ingranazhet e ekonomisë kapitaliste, shoqërohet me luftën e vazhdueshme se kush do ti kontrollojë pasuritë energjitike, rrugët e tyre të transportit, aksionet e tregut. Këtë tregon prania e përfaqësuesve të këtyre fuqive imperialiste në këtë përurim, kur dihet se po të njëjtat forca (BE dhe SHBA), bënë çësht e mundur që të bllokonin projektet e ngjashme energjetike ruse në Ballkan, siç thonë, që të mos varet më BE-ja nga Rusia.

Për më tepër, theksojmë se nga ndërtimi i TAP-it të përfituar do të dalin grupet biznesmene, dhe jo punëtorët. Vetëm kur populli të marri me të vërtet pushtetin e vet mund të sigurojë bashkëpunimin me përfitim të ndërsjelltë ndërshtetëror në sektorin e energjisë për të përmbushur nevojat popullore. Vetëm duke shënuar një rrugë rrënjësisht të ndryshme të zhvillimit, me socializimin e burimeve të energjisë të brendshme dhe të infrastrukturës, me shkëputje nga BE-ja dhe NATO, vetëm atëherë projekte të tilla mund të shfrytëzohen në dritën e mirëqenies popullore, dhe jo rentabilitetin e kapitalit dhe gjithashtu të mos jet "vatër" kontradiktash ndër-imperialiste.

Përurimi i TAP-it, tregojë se sa të pa baza ishin vlerësimet e atyre, që premtonin se projekte të tilla do të jenë faktorë objektivë për stabilitetin, sigurinë, dhe paqen e shteteve që përfshihen në këto projekte. Në këtë projekt përfshihet Greqia dhe Shqipëria, por kjo nuk u bë arsyeja për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet greko-shqiptare, për të zgjidhur për shembull çështjet e ZEE-s (Zonës Eksluzive Ekonomike). Në vend të kësaj, të gjitha shenjat kohët e fundit tregojnë se shkojnë drejt rritjes së abuzimeve. Në këtë projekt përfshihet Greqia dhe Turqia, por kjo nuk ishte e aftë për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet greko-turke, nuk ka qenë në gjendje të përbysë provokimet me të cilën klasa borgjeze e Turqisë, nën udhëheqjen e Erdoganit, intensifikon shkeljet e hapësirës ajrore greke, kundërshtimin e të drejtave sovrane në detin Egje.

Të dashur shokë,

Njohim se zhvillimet në Ballkan nuk mund të shkëputen nga zhvillimet e përgjithshme. Ato janë pjesë e të gjitha atyre që po ndodhin në rajon e më gjerë duke përfshirë Ukrainën, Sirinë, Irakun, Libinë dhe kështu me radhë.

Lufta në Siri vazhdon, dhe pa e përjashtuar akoma mundësinë e një ndezjeje të re, dhe ndarjes së saj në sfera influence.

Natyrisht, thelbi i të gjitha këtyre, që përjeton populli i Sirisë, shfaqen në terrenin e kapitalizmit. Pra, në atë territor ekonomik, që parashikon që mjetet e prodhimit, burimet minerale natyrore, rrugët e transportit të tij, mund të jenë objekte shit-blerjeje, ku ekonomia nuk është duke punuar për të plotësuar nevojat bashkëkohore të popullit, por interesat e rentabilitetit të njërit biznes kapitalistë ose të tjetrit, të njërit ose tjetrit monopol. Pra, në këtë rast shohim se "molla e sherrit", quhet pasuria minerale e Sirisë dhe tërësisht e Mesdheut Lindor dhe e Afrikës së Veriut, të Lindjes së Mesme, quhet rrugët e transportit të energjisë, të pjesëve të tregut. Për interesa të tilla u bë disa vite më parë ndërhyrja imperialiste në Siri, që në Perëndim u prit me festa të mëdha për të ashtuquajturën "Pranverë Arabe", e cila çojë në një konflikt të përgjakshëm me më shumë se 250.000 të vdekur dhe ndërhyrjet në punët e brendshme të Sirisë fillimisht nga SHBA-të, BE-ja, dhe nga aleatët e tyre në rajon dhe nga fundi i vitit të kaluar dhe me ndërhyrjen ushtarake nga ana e Rusisë, të Iranit etj, në krah të regjimit të tanishëm sirian dhe pas thirrjes që shteti sirian bëri. Interesat e mëdha ekonomike, për tubacionet që kalojnë nëpër Siri, për shfrytëzimin e ZEE-së të Sirisë, për pikëmbështetje ushtarake dhe gjeopolitike në rajonin e Mesdheut Lindor, janë ato që fshihen pas këtij konflikti në këtë vend dhe në vende të tjera që shfaqen konfrontime ushtarake.

Ndërprerja e pjesshme dhe e përkohshme e luftimeve në Siri dhe bisedimet në Gjenevë, "pazaret" e SHBA - Rusi nuk garantojnë paqe të qëndrueshme në favor të popullit sirianë dhe popujve të tjerë të rajonit. Brënda kushteve të një "paqeje" të përkoshme, dhe madje me armë në kokë, me ndërhyrje të vazhdueshme në punët e brendshme të Sirisë, në mprehjen e problemit kurd dhe pazaret gjeostrategjike të lojtarëve të fuqishme të sistemit imperialist, do të përgatitet një fazë të re e konfrontimeve ushtarake. Aq më tepër kur është i hapur akoma dhe fronti i Ukrainës dhe ka vatra të shpërndara zjarri edhe në pjesë të tjera të planetit.

Pra, askush, nuk mund të mashtrohen nga çdo argumentet që përdoret për të justifikuar ndërhyrjen imperialiste me synim të thyejnë kështu tolerancën e popujve. Edhe në qoftë se gjendet një zgjidhje, një kompromis i përkohshëm ndërmjet interesave që bien ndesh sot në Siri, askush nuk i njeh afatet e saj kohore, ose nëse ky konfrontim thjesht "zhvendoset" në një shtet tjetër fqinj, duke mbjellë edhe aty kërdinë në popull.

Le të pyesim veten:

 Me ç’synim NATO dhe SHBA-të vendosin të ashtuquajturën "mburojë raketore" në Europën Lindore, duke përfshirë dhe Rumaninë, Bullgarinë, dhe duke shfrytëzuar dhe pozitat e tyre në detin Egje? Ky zhvillim ka të bëjë me përpjekjet e NATO-s për të fituar epërsi bërthamore mbi Rusinë? Për ç’arsye, kur qeveria e SYRIZA-ANEL argumenton se nuk ka asnjë euro për nevojat themelore të Shëndetësisë dhe Arsimit, merrë pjesë aktive në të gjitha misionet imperialiste dhe ushtrimet ushtarake të NATO-s, siç ishte «Thracian Star 2015» në Bullgari, vitin e kaluar në verë, së bashku me forcën ajrore të Bullgarisë, Polonisë, Rumanisë dhe të SHBA-ve? Ishin apo jo këto ushtrime ushtarake të futura brënda në planet luftarake të NATO-s në konkurrencën e saj me Rusinë?

Apo mos, nuk dihet se forca detare luftarake e NATO-s që ka vënë në detin Egje nuk ka të bëjë me refugjatët, siç pretendojnë ata, por me mbështetjen e Erdoganit, pas përplasjes së klasës borgjeze të Turqisë me Rusinë në problemin sirian, si dhe në frontin që pritet në ndërhyrjen e re imperialiste në Libi?

Të dashur shokë,

Ndërhyrjet imperialiste dhe luftrat, që janë shkaktuara në dekadat e fundit, ndër të tjera, kanë përkeqësuar më tej problemin e refugjat – emigracionit, duke çuar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre për ti shpëtuar "vorbullit" të luftës, varfërisë dhe mjerimit.

 Vendimet e BE-së, pazaret me Turqinë, për më tepër, kanë çuar në bllokimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi. Janë mijëra të bllokuar-burgosur, në kampe të mbyllura, në kushte të mjerueshme. OJQ-të (Organizatat Jo Qeveritare) po shfrytëzojnë gjendjen e tyre dhe fondet europiane, ku shumica prej këtyre OJQ-ve luajnë rol jo të silidariteti të vërtetë por një rol të dyshimtë dhe minues në thelb.

Ne njohim shumë mirë se kjo çështje nuk mund të zgjidhet, për aq sa vazhdojnë luftërat imperialiste. Se nga kjo kërkon përsëri të dalë me fitime kapitali, kur duke shfrytëzuar racizmin dhe ksenofobinë, me synim përçarjen e punëtorëve në bazë të origjinës, gjuhës, fesë, dhe kur me kozmopolitanizëm të kapitalit, për përfshirjen në ekonomitë kapitaliste të një numri të nevojshëm të refugjatëve, për rinovimin e moshës së fuqisë punëtore të BE-së, me kushte shfrytëzimi shumë të rënda. Në këto kushte komunistët në Greqi janë nga të parët në lëvizjen e solidaritetit për refugjatët dhe emigrantët, sepse ne kuptojmë të drejtën e tyre për të kërkuar një jetë më të sigurt në vendet e tjera, në baza të përputhjeve me ligjin e refugjatëve ndërkombëtar, pavarësisht nga fakti se një zgjidhje përfundimtare për problemin mund të jepet në qoftë se çdo popull në vendin e tij organizohet dhe lufton për përmbysjen e sistemit, i cili pjell luftë, varfëri, refugjatët. Ne rekomandojë masa lehtësuese të menjëhershme, të tilla si transportimin e tyre në vendet e destinacionit që të tyre përfundimtar, dhe nuk heqim dorë nga lufta kundër shkaqeve që e krijojnë problemin, për tu krijuar kushtet që do të lejojnë kthimin e refugjatëve dhe të emigrantëve në vendet e tyre, me nikoqirë popujt e tyre.

Të dashur shokë,

Vend-ndodhja aktuale e Ballkanit ka një rëndësie të veçantë gjeostrategjike, sepse është "porta" për 3 kontinentet (Europës, Azisë, Afrikës). Kontrolli i saj do të thotë, para së gjithash të kontrollosh kanalet kaluese të trafikut të mallrave, në mes tyre edhe të energjisë. Për më tepër, ky rajon përbën për SHBA-të dhe për bashkësitë imperialiste të NATO-s të dhe BE-së një "kryeurë" për garantim të ifluencës politike, ekonomike dhe ushtarake të tyre në rajonin e Euroazisë, Detit të Zi, të Kaukazit, Kaspikut, të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut. Jo rastësisht shohim se amerikano-natoikët po forcojnë pozitat e tyre ushtarake me baza në Greqi, Bullgari dhe Rumani, dhe në vendet e tjera të Ballkanit, me qëllim të qartë përforcimin e tyre edhe në Detin e Zi.

Plane që vinë në kundërshtim me planet e klasës mbizotëruese të Rusisë, e cila kërkon të përmirësojë pozicionin e saj në sistemin imperialist ndërkombëtar, me depërtim të kapitaleve dhe mallrave ruse në Ballkan, duke hartuar "rrugë të reja energjitike", në rritje të aksioneve të monopoleve në tregje, dhe natyrisht duke ruajtur kapacitetin parandalues të arsenalit ta saj bërthamor (dmth ruajtjen e aftësisë të saj për përgjigje në qoftë se merr goditjen e parë bërthamore).

Situata komplikohet nga planet përkatëse që kanë në këtë zonë klasat borgjeze të vendeve të tjera kapitaliste të rajonit tonë, duke shfrytëzuar minoritetet etnike, fetare dhe gjuhësore.

Kjo "kikeonë" e kontradiktave ndër-imperialiste, në të cilin rolin dominant e luan BE-ja, NATO dhe SHBA-të, po kërcënojnë dhe popujt e Ballkanit me "aventura" ushtarake, të cilat mund të shkaktojnë dëme dhe vuajtje shumë të mëdha. Pra, ka një rëndësie të madhe për lëvizjen komuniste dhe punëtore, që të nxjerrin në pah këto rreziqe, të zbulojë shkaqet e tyre, të cilat qëndrojnë në vetë natyrën e sistemit shfrytëzues kapitalist, por dhe për të ngritur "mur" ideologjiko-politikë, që të mos kalojnë dilemat mashtruese të klasës borgjeze të çdo shteti, e cila synon ti vëjë popujt nën flamurin e saj. Kur gjoja nën flamurin e "luftës kundër terrorizmit", dhe kur kundër armëve të shkatërrimit në masë që i kanë “të këqinjtë” e tjerë, kur gjoja për "ruajtjen" e të drejtave të minoriteteve dhe kur me ide të qarta megaloideate dhe irredentiste.

Me të vërtetë, partitë komuniste në rajon duhet me çdo kusht të luftojnë kundër çdo dobësie dhe të marrin masat e nevojshme për të forcuar luftën e përbashkët të popujve të Ballkanit kundër pjesëmarrjes së vendeve tona në ndërhyrjet imperialiste dhe luftëra, kundër lëshimit të terrenit për baza dhe infrastuktura ushtarake për nevojat e NATO-s dhe BE-së. Kundër pranimit të shteteve të reja në organizatat imperialiste të NATO-s dhe BE-së dhe pro largimit të tyre nga këto, të cilën ne besojmë se mund ta garantojë pushteti punëtor.

Shokë,

Më lejoni disa fjalë për zhvillimet në Greqi, të cilat ne besojmë se janë veçanërisht të dobishme dhe të nevojshme për popujt e tjerë të Ballkanit. Kriza e vazhdueshme kapitaliste i çojë punëtorët në humbje të madhe të arritjeve që kishin në të ardhurat e tyre, të rritjen e madhe të papunësi. Qeveria e SYRIZA-ANEL mori "stafetën" e masave antipopullore aty ku e lanë 2 memorandumet e mëparshme të qeverive ND-PASOK,  duke i ruajtur të gjitha këto masa, sollën ngarkesa të reja mbi kurrizin e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore. "Negociatat" e famshme që qeveria bën nuk kanë të bëjnë me këto pesha, por me mënyrën e lehtësimit të kapitalistëve, që ata, mbi hirin e gërmadhave të së drejtave punëtore – popullore,  të rimëkëmben dhe të rikthehen në ritmet e përfitimit. Në këtë, përfshihen dhe antagonismat e mëdha mes BE-së dhe FMN-së, si dhe lëvizjen e skenarëve për të ardhmen e BE-së në kombinim me të ardhmen e Eurozonës, me aktorë kryesorë të këtij konflikti Britaninë, Francën dhe Gjermaninë me sfond në gjithë këtë diskutim shqetësimet rreth ekonomisë globale dhe ngadalësimin e zhvillimit kapitalist, por dhe rritje të konkurrencës mes grupeve të biznesit të madh, të shteteve përkatëse dhe aleancave ndërkombëtare.

Në këtë kohë u bë e qartë për popullin grek ajo që kishte paralajmëruar Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Pra që nuk mund të ekzistojë rrugëdalje nga kriza kapitaliste në dobi të popullit, rrugëdalje pro-popullore brënda bashkësive imperialiste, të tilla si BE-ja dhe brenda rrugës kapitaliste të zhvillimit.

 Në këto kushte detyra kryesore e popullit është organizimi dhe drejtimi i luftës në kërkim të të drejtave të tij, për rifitimin e humbjeve që kanë pësuar të ardhurat punëtore – popullore, që të mos kalojnë në praktikë masat e reja reduktuese të së drejtave shoqërore – të sigurimit, të tatimit të egër të punëtorëve, fshatarëve, të vetë-punësuarve, për masa mbrojtëse për të papunët, për të drejtat e të rinjve dhe grave. Me anë të kësaj rruge mund të ndërtohet një Aleancë e madhe Popullore, që do të vëjë në shinjestër të saj vet sistemin e kalbur dhe grupet monopoliste. Në këtë drejtim KKE po jep të gjitha forcat e saj. Përpjekja jonë e përbashkët për të forcuar lëvizjen klasore, lëvizjen e fshatarësisë së varfër dhe të mesme, të shtresave të mesme të qytetit, të grave, të rinisë në çdo vend të Ballkanit, do të ishte një trashëgimi serioze për ndryshimin e gjendjes aktuale në rajonin tonë.

Për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), rruga për krijimin e kësaj Aleance Shoqërore shkon përmes rindërtimit të lëvizjes së klasës punëtore, përmes forcimit të punës së komunistëve në sindikata, dhe brënda në vendet e punës. Në periudhën që vjen ne mund të shikojmë më mirë studimin e mundësive dhe të krijimit të kushteve për organizimin e klasës punëtore, për të zgjeruar punën e komunistëve në sindikatat e Ballkanit.

Mendimi ynë është se kjo domosdoshmëri për rindërtimin e lëvizjes punëtore nuk mund të ndodhë pa luftën e pavarur politike dhe ideologjike të Partisë Komuniste, pa veprimtarinë e saj pioniere në mbrojtje të interesave të klasës Punëtore dhe shtresave të tjera popullore, dhe veçanërisht pa "front" kundër të gjitha forcave politike borgjeze, mes tyre si kundër “liberalëve” ashtu dhe socialdemokracisë, por dhe kundër oportunizmit, që kultivojnë tek punëtorët shpresa të rreme, dhe në fund të fundit i sjellin atyre zhgënjimin, i çojnë në shpërbërje lëvizjen punëtore. Por, ne theksojmë edhe nga ky hap, se "luftrat e humbura janë vetëm ato luftra që nuk bëhen", zhgënjimi, që solli qeveria e SYRIZA-ANEL në pjesët e gjera të popullit tonë, është e nevojshëme të përbyset dhe vendin e saj ta zëjë forcimi i vendosmërisë për përplasjen me sistemin që heq dhe ngushton të drejtat punëtore dhe popullore, me BE-në dhe NATO-n, të cilat janë "mitra" e vuajtjeve të reja për popujt, për pushtetin punëtor – popullor, i cili do ti japi fund, pushtetit të monopoleve, kapitalizmit që gjeneron krizat, antagonizmat, luftërat imperialiste, varfërinë, papunësinë dhe refugjatët.

Lufta për në socializëm është ajo që jep forcë, që mund të furnizojë veprimtarinë e përditshëm të PK-ve në lëvizjen punëtore – popullore, dhe nuk është aspak e rastësishme që aty e fokuson dhe sulmin e tij kundërshtari klasor. Me shpifjet kundër socializmit dhe me anti-komunizëm. Duhet të forcohet veprimtaria jonë e përbashkët kundër helmit të anti-komunizmit, kundër përndjekjeve të PK-ve dhe komunistëve. Të forcojmë luftën e përbashkët kundër fashizmit, racizmit dhe irredentizmit.

Në këtë drejtim, duke shfrytëzuar dhe 100-vjetorin e revolucionit socialist të Tetorit, që do ta nderojmë në vitin e ardhshëm 2017, ne mund të kryejmë hapa për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në lidhje me historinë dhe kontributin e lëvizjes komuniste në Ballkan._ 

 

16.05.2016