Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Forcohen protestat e bujqve në të gjithë vendin

Mijëra bujq, edhe këtë vit, kanë përhapur nga çdo cep të vendit, barrikada - blloqe në disa rrugë kryesore të vendit. Bujqit e varfër dhe të mesëm luftojnë kundër politikës antipopullore të qeverisë dhe Politikës së Përbashkët Bujqësore (KAP-it) të BE-së, që çojnë në përshpejtimin e përqendrimit të tokës, të prodhimit dhe tregtimit të produkteve të bujqve dhe fermerëve në duart e një pakice bujqish të mëdhenj - të kapitalistëve.

Qendra dhe pika e referimit e kësaj lufte, e cila koordinohet nga Komiteti Mbarëkombëtar i Blloqeve, është edhe këtë vit blloku i fuqishëm i bujqve të Nikeas që e ngritën bujqit nga Thesalia me qindra traktorë, pak jashtë nga qyteti i Larisës, mbi autostradën kryesore.

Solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj luftës së fshatarësisë së vogël dhe të mesme shprehin dhjetëra sindikata dhe organizata masive në Greqi. Sekretaria Ekzekutive e PAME (Frontit Militant Mbar-punëtor) fton punëtorët që të mbështesin me masivitet blloqet dhe protestat e bujqve.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, u takua dhe diskutojë në mëngjesin e të shtunës 28/1 me bujqit e vegjël dhe të mesme të Artës, të cilat e kanë ngritur bllokun e tyre në Autostradën e Ionias dhe shprehu solidaritetin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj luftës së tyre. 

 

 

mploko-nikaias-9 mploko-nikaias-14
nikaia-28-01-7 bonitsa-agrotes-4
agrotes-argolida_5 agrotes-preveza-6