Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Me kriter klasor dhe luftë punëtore, popullore kundër planeve të klasave borgjeze

Qeveria e SYRIZA-ANEL shpesh herë është akuzuar me të drejtë për dygjuhësi, aventurizëm, demagogji, për mashtrim të vetëdijshëm ndaj popullit. Por, në një gjë ajo ka treguar qëndrueshmëri dhe këmbëngulje: në avancimin e interesave të monopoleve greke. Ky konkluzion del nga paketa e masave antipopullore të miratuara së fundi në Parlamentin Grek nga Blloku qeveritar, në të cilin përfshihen, ndër të tjera:

Shkurtime të mëdha në pensione dhe rritje të taksimit për familjet punëtore - popullore, privatizime, heqjen e të Dielës si ditë pushimi, lejimin e përjashtimeve masive të punëtorëve në ndërmarrjet e mëdha kapitaliste, legalizon pengesa të reja në mënyrë që të pengojë shpalljet e grevave, vendosjen-konsolidimin e të gjitha ligjeve antipunëtore për negociatat kolektive mes sindikatave dhe punëdhënësve që ishin miratuar që nga viti 2011 dhe krijon pengesa të reja për firmosjen e marrëveshjeve kolektive, shkurtim të taksimit për ndërmarrjet e mëdha dhe masa të tjera mbështetëse për kapitalin.

Politika që zbaton kundër klasës punëtore dhe shtresave popullore shfaqet edhe në politikën e jashtme të qeverisë SYRIZA-ANEL e bazuar në linjën për ngritjen e rolit Gjeostrategjike të klasës borgjeze greke, për të avancuar interesat dhe fitimet e grupeve të mëdha financiare monopoliste.

Në këtë bazë klasore, qeveria e SYRIZA-ANEL po punon në drejtim që të bëhet Greqia një nyje energjike dhe shpërndarëse në kuadër të forcimit të marrëdhënieve ekonomike - tregtare mes Kinës dhe BE-së.

Ky ishte qëllimi i udhëtimit të fundi të Kryeministrit A. Cipra në Kinë, dhe në pjesëmarrjen e tij në Samitin «Belt and Road Forum for Internacional Cooperation» më (14-15 Maj) për avancimin e interesave strategjike të monopoleve kineze në Azi, Europë dhe më gjerë.

Duhet shënuar se pjesë të rrugës moderne të quajtur "Rruga e Mëndafshit" përbëjnë edhe investimet ekzistuese kineze në Greqi, si ajo e kompanisë shumëkombëshe "Cosco" në portin e Pireut, diçka që vjen dhe përputhet me planet e klasës borgjeze greke që do të transformojë Greqinë në një qendër të transportit të mallrave dhe të energjisë. Natyrisht që të gjitha këto "aspirata" të klasës borgjeze vendase jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e punëtorëve, por dhe e përfshijnë popullin grek në rreziqe shumë serioze, sepse ndërlidhen me antagonizmat e grupeve monopoliste, me antagonizmat ndër-imperialiste.

Në takime, Aleksi Cipra paraqiti propozime konkrete për pjesëmarrjen e Greqisë në këtë projekt, në favor të pjesëve të kapitalit të brendshëm që synon të bëjnë biznes me grupet kineze, në fushën e transporti, energjisë dhe të telekomunikacionit ...

Si konkluzion duhet të shënojmë se përpjekjet e bëra nga klasa borgjeze greke, nga klasat borgjeze në shtetet e tjera dhe përfaqësuesit e tyre politikë, liberale dhe socialdemokrate për zhvillimin kapitalist, ecën mbi terrenin e një ofensive të vazhdueshëm dhe të shkallëzuar kundër të drejtave punëtore, popullore dhe të acarimit të kontradiktave ndër-imperialiste.

Në këto kushte përgjigjja e klasës punëtore duhet të jetë me vendosmëri:

 Të shqyrtojë zhvillimet me kriter klasor duke kundërluftuar planet e klasës borgjeze, të synojë në mënyrë të pavarur dhe në aleancë me shtresat popullore kërkesa për plotësimin e nevojave punëtore - popullore dhe të ndërtohet aleanca sociale me drejtim forcimin e luftës antikapitaliste - antimonopoliste për pushtetin punëtor, për ndërtimin e shoqërisë që nuk ka kriter fitimin por përmbushjen e nevojave të zgjeruara sociale, shoqërinë socialiste.

 

Artikull i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) 

30.05.2017