Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PËR PAKTIN E BASHKËJETESËS

PËR PAKTIN E BASHKËJETESËS

(Fragment i gjatë nga teksti i Departamentit të KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) për Barazinë e Gruas, botuar në "Inspektimin Komunistë" organin politik – teorik të KQ të KKE, në vëllimin e 1-rë të vitit 2016)

Më 22 Dhjetor 2015 u miratua në Parlament ligji për "paktin e bashkëjetesës, ushtrimin e të drejtave, penale dhe dispozita të tjera", me procesin e votimit të hapur. Në parim 193 deputetë votuan pro, dhe 56 kundër. Grupet parlamentare të SYRIZA, PASOK, POTAMI dhe Bashkimit të Qëndrës votuan pro ligjit. Dallime u shfaqën në votim nga partia e Demokracisë së Re (ND) dhe Grekët e Pavarur (ANEL).

Kjo iniciativë legjislative në këtë drejtim u prezantua gjatë gjthë periudhës së kaluar, si nga mediat elektronike dhe të shtypit ashtu dhe nga grupe të ndryshme të homoseksualëve, si "një hap përpara për Greqinë moderne",  "duke filluar me parimin e barazisë dhe me syte w drejtuara drejt Europës".

QËNDRIMI I QEVERISË, I PARTIVE TË TJERA DHE I KISHËS

Piknisja e përbashkët e të gjitha partive dhe deputetëve të cilët mbështetën miratimin e projektligjit është nga njëra anë njohës së vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe të përvojës ndërkombëtare dhe nga ana tjetër përmëndin "të drejtat e njeriut''.

Nga njëra anë, pra, votojnë masa që masakrojnë të drejtat shoqërore, për sigurimin shoqëror, të drejtat e punës dhe në anën tjetër kërkojnë të paraqiten, me hipokrzi të madhe, si mbrojtës të të drejtave të personave me sjellje të ndryshme seksuale, pra ndaj atyre që zgjedhin të njëjtë seks dhe për bashkëjetesë. Ata përpiqen të fshehin se askush, pavarësisht orientimit seksual, nuk përjashtohet nga sulmi i përgjithshëm kundër të drejtave punëtore,  popullore. Shumica dërrmuese e këtyre njerëzve vuajnë dhe do të vuajnë pasojat e kësaj politike, ashtu si dhe gjith të tjerët.

Për shembull, përmëndet e drejta e pensionit në mes të dy palëve të Paktit të Bashkjetesës, kur në të njëjtën kohë kryhet një sulm i ri kundër sistemit të sigurimeve shoqërore, ku kufizohen dhëniet e pensioneve të vejërisë, dhe çon në ulje të mëtejshme të pensioneve të përgjithshme. Gjithashtu fshehin se të drejtat universale sociale siç është punësimi i përhershëm dhe i qëndrueshëm, kujdesi shëndetësor për të gjithë, pavarësisht nëse dikush është i siguruar apo jo, nuk përmbushen për shkak se ato sakrificohen në altarin e konkurrencës dhe fitimit kapitalist.

Agimi i Artë, nga ana e tij, jo vetëm që votojë kundër ligjit, por i intensifikojë, siç po duket, sulmet e papranueshme verbale dhe fizike mbi homoseksualët, duke mbajtur përgjegjësi të rëndë për shinjestrimin e tyre. Nga ana tjetër, reagimi i tyre për ligjin rrjedh nga pozicionet reaksionarë të lavdërimit të familjes si bërthamën e shtimit të shoqërisë, duke lëvizur në linjën e njohur ideologjike, "kombi- feja-familja".

Pikpamje reaksionare argumenton negativisht edhe Kisha, me vendim të Sinodit të Shenjtë të Përhershëm (SSHP).

Kisha e konsideron familjen dhe martesën (sigurisht që njeh vetëm martesat fetare) si një institucion të nevojshëm me qëndër mesimin dhe edukimin e krishterimit ortodoks të fëmijëve. Pra e konsideron familjen si një plotësues thelbësor për Kishën me qëllim pranimin nga ana e fëmijëve të botëkuptimit të metafizikës fetare. Pra ,Kisha, është kundër ligjit nga piknisja e mbrojtjes së edukimit "për krishterë të mirë".  Drejtpërdrejt ose tërthorazi e njohin qëllimin e marrëdhënies seksuale për lindje.

Është karakteristike vlerësimi i Sinodit të Shenjtë të Përhershëm se " përjetojmë përkeqësimin e thellë teologjike dhe social të institucionit të familjes [...] konsiderohen devijim format alternative të familjes. Bëhet fjalë për martesat politike, familje me një prind të vetëm, bashkëjetesën e lirë dhe të ashtuquajturën martesën e homoseksualëve", duke e konsideruar si shkak të krizës në familjen moderne "mënyrën e jetesën materialiste dhe nihiliste". Kisha propozon "rishqyrtimin" e familjes përmes lidhjes së saj me famullinë lokal, dhe merr masa praktike në këtë drejtim, duke krijuar në disa rajone shkolla për prindërit. Në të njëjtën kohë, synon funksionimin e mirë të familjes si faktor për dalje nga "kriza morale", më tej edhe nga kriza ekonomike, e bazuar në mënyrë idealiste, metafizike e perceptimit, të menduarit dhe të jetuarit. Janë pikëpamje reaksionare, të cilat me një mënyrë tjetër mbështesin nënshtrimin e punëtorëve, masave popullore ndaj pushtetit kapitalist, me pajtimin e mungesës së shërbimeve sociale për fëmijët, të moshuarit, të Personave me Aftësi të Kufiziara, me varësi në bamirësi si një zëvendësues.

SFONDI TEORIK I KONFRONTIMIT

Që nga miratimi i ligjit në vitin 2008 (ligji. 3719), sidomos që nga viti 2013, por edhe gjatë diskutimit të amendamenteve dhe më pas, është bërë një lumë botimesh, emisionesh informatike si dhe programe argëtuese, seriale filmash, takime "shkencore", jo vetëm në universitete, që paraqesin në të njëjtat piedestale marrëdhëniet heteroseksuale dhe homoseksuale ku kultivohet pranishmëria. Në thelb manifestohet kërkesa për të vënë përpara statusin institucional të martesës dhe veçanërisht të njohjes të së drejtës -si prindër të zakonshëm- adobtimin (birësimin)  dhe Riprodhimin Teknik Mjekësor.

Në debatin e organizuar publik paraqitet argumenti që "në qoftë se një nga dy homoseksualët ka të drejtë të adoptojë dhe fëmija rritet me ta, pse mos të njihet adoptimi i përgjithëshëm?". Tregohen gjithashtu edhe raste si nënshkrimi i Paktit të Bashkëjetesës mes 3 grave në Brazil, të cilat po përgatiten të mbeten shtatëzanë me mënyra teknike. Akoma publikohen sontazhe me sulme mbi homoseksualët nga grupe të organizuara, duke fotografuar Agimin e Artë. Sfondi material duket nga publikimi i studimeve ekonomike në SHBA në lidhje me familjen e të njëjtit seks, p.sh. që në vitin e parë të hyrjes në fuqi të martesës së çifteve të të njëjtit seks SHBA-të arkëtuan 259 milion dollarë fitim, duke dëshmuar se Perëndia e shoqërisë kapitaliste është fitimi. Gjithashtu, e gjithë çështja e së drejtës së trashëgimisë erdhi për publicitet nga persona të showBizit me pronësi të madhe.

Institucionalizimi i bashkëjetesës homoseksuale synon në emër të të drejtave të njeriut, me fokus në sigurimin e të drejtave individuale, duke përfshirë edhe seksuale. Njohja ligjore e bashkëjetesës  së individëve me orientim seksual të të njëjtit seks demostrohen si mbrojtje e të drejtave të pakicave, të minoriteteve. Ky është një aspekt i konceptit borgjez të të drejtave individuale, pluralizmit, të së drejtës të diversitetit, për vetëvendosjen e trupit. Ky aspkt specializohet në sloganin "Unë jam i lirë që të provoj atë dhe pastaj të zgjedh identitetin tim seksual".

Orientimi homoseksual ose orientimi seksual i ndryshëm, paraqitet nga pjesët e intelektualëve dhe e artistëve, sidomos drejtuar pjesës së rinisë, si një qëndrim i veçantë, antipushtetar, si një qëndrim radikal, si "një rrugë" për të tejkaluar perceptime të vjetëruara për pozitën e gruas në shoqëri, në lidhje me seksualitetin, një "formë e konfliktit me pushtetin, e bazuar në shoqërinë ku dominohet nga meshkujt". Tregohet se "identiteti seksual është diçka jo i qëndrueshëm", i ndërtuar shoqërisht dhe gjuhësorisht. Bëhet fjalë për rrymën filozofike e postmodernizmit, që më në fund mohon objektivitetin e seksit biologjik, nga i cili rrjedh kryesisht orientimi heteroseksual i seksualitetit. Argumenton se "gjinia nuk është ajo që ne jemi, por ajo që ne zgjedhim".

Refuzon ose falsifikon shkaqet klasore që çuan në pozitë të ndryshme të të dy gjinive dhe të klasave kryesore në evolucionin e shoqërisë, që nga familja primitive e komunitetit në shoqërinë e parë klasore. Në kalimin nga një formacion socio-ekonomik në tjetrin shfaqen teprica të produkteve që prodhonin për të plotësuar nevojat e komunitetit. Tepëronte një pjesë, pak për shkak të zhvillimit të mjeteve dhe veglave të punës, të punimit të tokës, të tufave, që erdhën në pronësinë e burrit, i cili përvetësonte edhe tepricat, superproduktin. Pronari i tepricës fillojë të largohej nga nevoja për të punuar dhe për të mbijetuar. Shfrytëzonte punën e të burgosurve të luftës, skllevërve. Gruaja nuk mundi të tejkalojë dallimet e saj biologjike me burrin, gjë që e bënin atë më të prekshëme ndaj natyrës. Për të mbrojtur riprodhimin e njeriut, nuk mundi të largohej nga familja komunitare, e cila e humbi karakterin e saj social me ndarjen e parë klasore të shoqërisë, të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Për më tepër, u formua nevoja e trashëgimisë së pasurisë për pasardhësit  "e vërtetë"  të burrit. U vendos dominimi i burrit mbi gruan, në nivel individual dhe shoqëror.

Duke anashkaluar shkaqet sociale të cilat imponuan me shumicë dërrmuese sjelljet e ndryshme shoqërore në mes dy gjinive, këto teori udhëzohen drejt refuzimit të dallimeve biologjike midis burrave dhe grave, në fund të fundit mohojnë objektivitetin e identitetit biologjik gjinor.

Mbi këtë bazë, ideja se çdo njeri i takon, në mënyrë të natyrshme dhe të pashmangshme një gjinie, konsiderohet nga ana e tyre si një gabim. Këto teori absolutizojnë ndikimin e shoqërisë në një sërë perceptimesh për gjinitë (që shpesh herë veprojnë në favor të legalizimit të pabarazisë dhe diskriminimit ndaj grave).

Ja vlen të theksohet se këto perceptime promovohen zyrtarisht si mësime në disa departamente universitare, ndërsa synohet nga agjenci të ndryshme që të zgjerohen këto mësime edhe në edukimin shkollor (tashmë ka filluar të diskutohet edhe në institucione arsimtarësh).

Vlen të kujtohet se kjo qasje teorike-ideologjike themelohet në një sërë vendesh përmes politikave ose praktikave konkrete. Gjermania e pranojë në vitin 2013 gjininë – e "tretë" të paspecifikuar, ndërsa Franca e njeh "gjininë neutrale" që nga Tetori 2015. Në  Muzeun Whitney të Artit Amerikan në SHBA, janë krijuar WC  "për të gjitha gjinitë". Në kopshtin privat të fëmijve në Stokholm të Suedisë shmanget çdo referencë për femra ose meshkuj, që mos dallojnë fëmijët sipas gjinisë së tyre. Një debat i ngjashëm është hapur edhe në Greqi (akoma dhe me iniciativën e Federatës së Funksionimit të Arsimit të Mesëm-OLME, të Ministrisë së Arsimit) me takime me tematika si "Kundër transofovisë dhe homofobisë në arsim".

Para se të vazhdojmë me prezantimin e qëndrimit që mban Partia Komuniste e Greqisë (KKE),  duhet të përmendim se bartësit e pikëpamjeve të mësipërme i shfrytëzojnë qëndrimet mbi këto çështje, si një kriter të klasifikimit të forcave politike në konservatore ose gjoja progresive. Përdorimi i kësaj linje false ndarëse në mes "konservatorizmit" dhe "progresismit" –e  cila shumë herë gjat Historisë është shfrytëzuar në favor të pushtetit të Kapitalit– përbën një trend ndërkombëtar. Kështu që në Francë u ngrit, me rastin e hapjes së këtij debati, dypolizmi ndërmjet "progresizmit" Presidentit socialdemokrat Fransua Oland dhe "konservatorizmit" të kundërshtarëve të tij [1]. Në mënyrë paralele, si një dypolësh të tillë,  progresizëm – konservatorizëm, u quajt polemika e Obamës si gjoja mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe e Putinit si një prej mohuesve të drejtave individuale të homoseksualëve.

Në Greqi, disa ithtarë të këtyre pikëpamjeve e karakterizojnë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) si konservatore, sepse KKE thekson përmbajtjen antishkencore dhe reaksionare të tyre. Pranimi i këtyre pikëpamjeve funksionon si një "larje mëkatesh", ku forca të ndryshme politike "pastrohen"  ideologjikisht nga mbështetja që ato japin ndaj politikave antipopullore të cilat imponohen për të lehtësuar përfitimin kapitalist. Është karakteristik fakti, për karakterin e rremë të kësaj linje, se që të dyja palët, si ata që ishin pro ashtu dhe ata që ishin kundër miratimit të këtij ligji, së bashku me kontradiktat e brendshme analoge janë - bashkë me Kishën- militant mbrojtës të shoqërisë kapitaliste. Përzgjedhja e mbështetjes së kapitalizmit (dhe si zgjerim i nevojave të zbatimit të politikës antipopullore në çdo fazë të tij) përbën një qëndrim politik konservator, sepse kontribuon në ruajtjen e klasës shoqërore ekzistuese e cila bazohet në shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) jep luftë të ashpër në të gjitha kushtet për grumbullimin dhe përgatitjen e forcave për përmbysjen e shoqërisë shfrytëzuese. KKE jep luftë të ashpër për angazhimin politik të të gjitha forcave që e ndjejnë shfrytëzimin kapitalist dhe jo me bazë të njërës veçantie ose tjetrës. Lufton kundër përpjekjeve të pushtetit të kapitalit që synon të ndajë forcat punëtore, popullore në bazë të veçorive individuale, duke theksuar dhe duke vënë në shinjestër armikun e tyre të përbashkët klasor. Vija ndarëse e shoqërisë është diçka objektive dhe përcaktohet nga kontrasti midis klasës borgjeze nga njëra anë dhe të klasës punëtore dhe shtresave të varfra popullore nga ana tjetër. Në këtë luftë e cila dëgjon në emrin lufta e klasave, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) qëndron në njërin pol, ndërsa të gjitha partitë e tjera (si ato që ishin pro ashtu dhe ato që ishin kundër ndryshimeve për Paktin e Bashkëjetesës si natyrisht edhe Kisha) gjënden në polin tjetër.

QËNDRIMI I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR PAKTIN E BASHKËJETESËS

KKE që nga viti 2008 i kishte shprehur rezervat dhe shqetësimet e saj për faktin se krijimi i ligjit për Paktin e Bashkëjetesës për çiftet heteroseksuale përbënte në thelb "paradhomën" e institucionalizimit -nëpërmjet zgjerimit të pakt-kontratës përkatëse edhe për çiftet homoseksuale. Prandaj kishte votuar "e pranishme". Për më tepër, në qoftë se nuk do të ishte vendosur ligji për Paktin e Bashkëjetesës për çiftet heteroseksuale, nuk do të ishte dënuar Greqia për dallime. Ekziston dhe rasti që Greqia mund të dënohet me të njëjtin arsyetim sepse nuk parashikohet nga ana ligjore lidhja e martesës për çiftet e të njëjtit seks me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej kësaj (birësimit, etj).

Duke marrë parasysh qasjen dhe shkallëzimin që pasoi, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shqyrtojë më tej pozitën e saj. Baza metodologjike e qasjes së saj përbën analiza dhe interpretimi i institucionit të familjes si një fenomen historiko - social.

Familja, si të gjitha fenomenet shoqërore, ndryshon në kontestin e evoluimit të njerëzimit. Si një fenomen social, familja nuk kishte të njëjtat funksione ekonomike dhe sociale në të gjithë historinë e njerëzimit. Këto ndryshoheshin sipas nivelit historik të zhvillimit të forcave prodhuese, të cilat përcaktonin formimin specifik social-ekonomik. Për shembull, në familjen primitive komunitare bëhesh jo vetëm riprodhimi i qënjes dhe puna riprodhimit të fuqisë punëtore, por dhe punimet e prodhimit të produktit shoqëror, shpërndarja në mënyrë të barabartë për të gjithë anëtarët e komunitetit. Në evoluim e sipër, gradualisht, u zëvendësua nga familja individuale, e cila e humbi karakterin e saj si një njësi e punës sociale. Ajo u kufizua në riprodhimin e qënjes njerëzore. Në shoqëritë e ndryshme shfrytëzuese, që nga skllavopronaria e gjer në kapitalizëm, vendosja ligjore e marrëdhënieve familjare nuk ishte e lidhur me të drejtat në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Për më saktë, çdo gjë që ishte si legjislacion themelonte të drejtën e burrit për të njohur se cilët ishin fëmijët e tij, trashëgimtarët e tij. Nga këtu rezulton dhe liria seksuale e burrit në krahasim me atë të gruas. Mbetje e kësaj ishte dhe ndjekja penale ndaj tradhëtisë martesore në shekullin e 20-të, pas Luftës së Dytë Botërore, në Greqi dhe në vende të tjera.

Domethënë të drejtat e zakoneve ose juridike në martesë nuk përcaktoheshin në bazë marrëdhënieve seksuale, orientimit seksual, por mbi bazën e të drejtave sociale, që lidheshin me riprodhimin e qënjes, të detyrimeve dhe të drejtave të prindërve ndaj fëmijëve, të fuqisë punëtore të ardhëshme ose të anëtarëve të klasës borgjeze.

Me këtë kuptim, çdo lloj i ndryshëm i shoqërisë sjellë obligime dhe të drejta të ndryshme të prindërve si ndaj fëmijës ashtu dhe ndaj njëri-tjetrit. Mënyra e rregullimit të kësaj marrëdhënieje sociale dhe perceptimi që e shoqëron zhvillohet në territorin e dominimit të marrëdhënieve të caktuara ekonomike.

Martesa e sotme përbën shprehjen ligjore të marrëdhënieve shoqërore aktuale, të familjes, kryesisht siç ajo u zhvillua në shoqërinë kapitaliste. Përfshin si element qendror përgjegjësinë prindërore, përkatësisht të drejtat dhe detyrat e prindërve ndaj fëmijëve. Nga kjo bazë prodhohen dhe detyrimet mes bashkëshortëve dhe të drejtat e trashëgimisë. Me fjalë të tjera, ajo që rregullohet me anë të ligjit nuk është në përgjithësi zgjedhje e veçantë e bashkëjetesës e çdo individi, por bashkëjetesa e cila potencialisht mund të çojë në riprodhimin e njeriut, duke kontribuar në riprodhimin e kësaj qënjeje. Me këtë kuptim të drejtat sociale rrjedhin nga perspektiva e lindjes së fëmijës dhe jo si rezultat i një zgjedhje personale bashkëjetese në bazë të çdo opsionit tjetër, miqësore, seksuale, ekonomike, në punë, apo çdo gjëje tjetër. Është e kuptueshme se kjo gjë nuk çfuqizohet kur diçka e tillë nuk ndodh, pra kur dy bashkëshortë nuk lindin fëmijë -për arsye të ndryshme-.

Mbi këtë bazë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) beson se shprehja e vetme e familjes bashkohore duhet të jetë martesa e detyrueshëme –dhe e ndarë plotësisht nga Feja–. Përveç martesës civile të detyrueshëme, çdo çift duhet të ketë mundësinë të zgjedhi edhe kryerjen e lidhjes përmes fesë.

Në bazë të sa më sipërmet, ne vlerësojmë se institucioni i martesës civile duhet modernizuar në drejtim të thjeshtimit të tij, p.sh. të procedurave të zgjidhjes së martesës (me ndryshime të veçanta në Kodin Civil për martesën civile) dhe jo me krijimin e formave të reja të martese. Tashmë janë kryer disa ndryshime në Kodin Civil me të cilin barazohen obligime mes bashkëshortëve, domethënë ajo që parashikohej në kodin e gjeri tanishëm si detyrim i bashkshortit burrë ndaj bashkëshortes grua tani ekziston edhe si detyrim i bashkëshortes grua ndaj bashkëshortit burrë: Në sigurimet shoqërore – pensione, në trashëgimi dhe në taksa, në të drejtat e punës, në ushqim etj. Por, në çdo rast, ndryshimet e fundit legjislative në thelb e transformojnë Paktin e Bashkëjetesës së çifteve heteroseksuale në institucion pothuajse identike me atë të martesës, duke hequr çdo dallim të cilat kishin të dy institucionet sipas ligjit të vitit 2008.

Sigurisht, fakti që thelbi i kontratës së martesës është rregullimi i marrëdhënieve ekonomike të anëtarëve të familjes (dhe nuk mund të jetë ndryshe në kapitalizëm) objektivisht i çon kriteret ekonomike në faktorë që ushtrojnë influenc në dëshirën e bashkëshortëve për të lidhur ose zgjidhur martesën si një formë ligjore të bashkëjetesës. Për shembull, ka çifte që nuk divorcohen dhe qëndrojnë bashk për arsye ekonomike në një marrëdhënie që nuk i përmbushin ata mendërisht, shpirtërisht, seksualisht. Edhe në qoftë se ata vendosin që të ndahen, ndjekin procedurën ligjore (e cila mund të arrij deri në gjyq), për të zgjidhur çështjet e kujdestarisë së fëmijëve, të ushqimit, për të ndarë pronën e përbashkët. Ka një shtrirje edhe në rastet e dhunës në familje, me ndikim serioz në zhvillimin normal të fëmijëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra e Kërkimit për Çështjen e Barazisë, 7 në 10 gra që i’u drejtuan strukturave për gratë e dhunuara ishin të papuna dhe me fëmijë. Kushtet ekonomike, së bashku me mungesën e shërbimeve sociale dhe të strukturave përkatëse, i angazhon ato të jetojnë në një marrëdhënie të dhunshme martesore. Dhe anasjelltas, ka çifte që marrin divorc virtual që të futen në ligjin për familjet me shumë borxhe.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton për shumë të drejta sociale që i përkasin klasës punëtore dhe popullit (të dreja në punë, sigurimeve shoqërore, pensione, kujdesit mjekësor) pa vënë ndarje sipas gjinisë, orientimit seksual, racës apo fesë. Ne besojmë se kërkesat e lëvizjes punëtore, popullore i përgjigjen në disa aspekte këtyre problemeve që pretendojnë çiftet e të njëjtit seks, për shembull për taksat, të ndihmës sociale, për ndihmën sociale për fëmijët pavarësisht nga gjëndja familjare, pension për të gjithë ata që janë mbi 60 vjeç.

Çështje të tjera, si p.sh. trashëgimia, mund të organizohet nëpërmjet marrëveshjeve private, me akte noteriale. Si, njëkohësisht, për ti vënë në dukje dikujt për gjëndjen e shëndeti të një dikujti tjetër mund të trajtohen me mënyra private, në kontestin e marrëveshjeve private, si dhe me ndryshime të nevojshme në Kodin Civil, që çdo kush të mundet -nëse ai nuk dëshiron që të afërmit e tij të kenë arsye për këto çështje- me një deklaratë private të mund të emërojë atë që ai ndjen të afërmin e tij për të rregulluar çështje të tilla.

Me zhvillimin e shoqërisë kapitaliste dhe sidomos heqjen ardhëshme të saj dhe formimin e shoqërisë socialiste-komuniste, me siguri që do të formohen marrëdhënie të reja midis dy sekseve që dëshirojnë të ecin në lindje. Revolucioni social  -i cili fillon me fitoren e revolucionit politik socialist, me marrjen e pushtetit punëtor-  përfshin ndryshime radikale në një kurs të përgjithëshëm të marrëdhënieve shoqërore, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e dy gjinive dhe të prindërve me fëmijë. Shoqëria do ti rregullojë këto marrëdhënie në bazën e re ekonomike dhe sociale, ndërsa, sidomos në shoqërinë e papjekur komuniste, në shoqërinë socialiste, shteti i punëtorëve do ti japi dhe shprehjen ligjore përkatëse këtyre marrëdhënieve.

Përvoja historike e ndërtimit të socializmit në shekullin e 20-të vërtetojë se shteti i parë i punëtorëve që u formua në Rusinë Sovjetike i shpartllojë të gjitha ligjet e vjetra të cilat mirëmbanin dhe përforconin pabarazinë mes dy gjinive, që skllavëronin gruan te burri brënda në familje dhe bërën përparime të mëdha, në jetën ekonomike dhe sociale, por edhe në legjislacionin për të krijuar këtë projekt revolucionar. Për shembull, një nga dekretet e para të shtetit socialist ishte liria për divorc nga të dy bashkëshortët[2]. Rëndësia e këtyre hapave theksohet edhe më shumë, nëse merret parasysh realiteti shoqëror (vonesa prokapitaliste, në institucione, mendalitete, etj) që trashëgojë ky pushteti i ri nga Rusia cariste.

Patjetër siç shikonte Lenini, "barazia para ligjit nuk është akoma dhe barazi në jetë". Pra detyra kryesore e pushtetit socialist, së bashku me rregullimet ligjore që vijnë në këtë fazë jo si një kulm, por si një hap i parë, është reformimi i gjithë shoqërisë, që do të japë përmbajtje të re në marrëdhëniet midis gjinive, lidhjes së tyre emocionale, mundësinë për krijimin e familjes dhe fëmijë.

Vlerat dhe perceptimet e reja dalin gradualisht në atë masë që themelohen marrëdhëniet komuniste. Në këtë bazë revolucionohen pikpamjet për marrëdhëniet e dy gjinive, për marrëdhëniet e njeriut me njeriun, ashtu si dhe të gjitha ndjenjat dhe idetë e njerëzve. Duke vendosur rregulla të reja në detyrimet e individit ndaj shoqërisë, që të udhëzojnë në revolucionimin e marrëdhënieve brenda familjes. Por lufta e të resë kundër të vjetrës është një proces i ngadaltë dhe i dhimbshëm, sepse thellimi i marrëdhënieve të reja në prodhim dhe shpërndarje ndikon me një vonesë të caktuar në vetëdije dhe mendalitete si dhe ndaj praktikave që tashmë për shekuj të tërë janë themeluar.

Ky proces krijon bazën për një rindërtim të plotë të familjes dhe të lidhjeve familjare, të marrëdhënies së individit dhe shoqërisë, shoqërisë dhe individit, për ringjalljen e vërtetë të marrëdhënieve midis dy gjinive, të lidhjeve të ndjenjave dhe atyre familjare që ata zhvillojnë. Që nga momenti që janë zhdukur të gjithë faktorët ekonomikë që në kapitalizëm luajnë rolin vendimtar në krijimin e familjes, hapet rruga për zhvillimin e lirë të marrëdhënieve reciproke në mes të burrit dhe gruas. Çështja e zgjedhjes së bashkëjetesës të një çifti bëhet një çështje krejtësisht private, në bazë të tërheqjes fizike, shpirtërore, mendore dhe të çdo tërheqjeje tjetër. Kjo bashkëjetesë nuk ndikohet nga faktorë të tjerë dhe kështu që zgjat për aq kohë që ekziston kjo tërheqje. E vetmja forcë shtytëse është dashuria e reciproke.

Një element kyç në rregullimin e këtyre marrëdhënieve mbi një bazë të re është pozita e barabartë e grave, mbrojtja në bazë të nevojave të veçanta që rrjedhin nga roli i saj në procesin e riprodhimit, çlirimin e saj nga skllavëria e familjes individuale, duke i siguruar asaj kohë të lirë për pjesëmarrje të barabartë në organizimin dhe menaxhimin e prodhimit shoqëror. Kjo është me të vërtetë radikale dhe progresive dhe jo ajo që tregohet sot nga ata që mbrojnë sistemin kapitalist, i cili jo vetëm që riprodhon pabarazinë sociale, por dhe pabarazinë mes dy gjinive.

Kundështimi i Partia Komuniste të Greqisë (KKE) ndaj ndryshimit të ligjit për Paktin e Bashkëjetesës dhe sidomos të shtrirjes së këtij ligji edhe për çiftet e të njëjtit seks buron nga natyra dhe evoluimi i institucionit të familjes, nga roli i saj në riprodhimin e qënjes njerëzore. Piknisja e qëndrimit tonë është pikëpamja e mbrojtjes sociale dhe e gjithanshëme e fëmijëve dhe sigurimi sa më shumë të jetë e mundur, -në kushtet e shoqërisë kapitaliste- i zhvillimit të tyre fizik, shpirtëror dhe mendor. Në formësimin e pozicionit tonë marrim parasysh dhe të gjithë projektimin që filloi në vitin 2008 me themelimin e Paktit të Bashkëjetesës për çiftet heteroseksuale diçka kjo që do të ketë në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë vazhdim të mëtejshëm (përveç miratimit të këtij ligji) në drejtim të adoptimit të fëmijëve nga ana e çifteve të të njëjtit seks. Me këto kritere ritheksojmë se nuk pajtohemi me zgjerimin e institucionit të familjes për çiftet e të njëjtit seks, aq më shumë me vendosjen e ligjit për mundësinë e adoptimit/birësimit apo të Riprodhimit me Ndihmë Mjeksore.

Origjina biologjike e njeriut është rezultat i marrëdhënieve seksuale burrë – grua, e cila si e tillë interesohet dhe rregullohet nga shoqëria. Në bashkëjetesën e çifteve të të njëjtit seks objektivisht fëmija –që nga vitet e para kritike të jetës së tij– merr perceptim të shtrembërt për marrëdhëniet biologjike të gjinive, perceptimi i saktë i kësaj marrëdhënjeje është një përbërje thelbësore për zhvillimin e qetë psikosomatikë dhe social të tij.

Dhe ky konkluzjon nuk shëmbet nga fakti se në martesën heteroseksuale mund të ekzistojnë elemente reaksionare, dhuna brënda në familje dhe produkte të tjera të shoqërisë shfrytëzuese, të cilat si pasojë krijojnë kushte negative në rritjen e fëmijës. Mbi këtë bazë, gjithashtu, u prodhuan dhe pabarazitë e dy gjinive dhe sjelljet shtypëse të burrit ndaj gruas dhe shumë të tjera.

Me të dhënën se problemet sociale dhe qëndrimet kronike i kanë rrënjët e tyre sociale në ndarjen klasore të shoqërisë (dhe gjithçka që kjo nënkupton në aspektin e marrëdhënieve dhe perceptimet shoqërore), ky rrezik nuk pengohet as në rastin e ritjes së fëmijëve nga prindër të të njëjtit seks. Në të kundërt, në këtë rast këto rreziqe përforcohen nga perceptimi i shtrembëruar të marrëdhënies biologjike, pa thënë se fëmija e homoseksualit me çdo kusht do të zhvillojë dhe orientim seksual homoseksual. Zhvillimi i funksioneve shpirtërore të fëmijës gjatë procesit të asimilimit indirekt të vlerave, që mbizotërojnë në një periudhë historike, bëhet përmes kontakteve të drejtpërdrejta sociale të fëmijës me të rriturit. Pastaj tretet në ndërgjegjen e tij. Për këtë arsye ndikon në tërësi familja, ambienti i zgjeruar familjar, miqësorë, shkollorë, shoqëror.

Përveç kësaj, konfuzioni në lidhje me marrëdhëniet në mes të dy gjinive lidhet drejtpërdrejt  –pa u përcaktuar në total prej tyre–  me problemet në marrëdhëniet midis çifteve heteroseksuale dhe të transivitetit që aktualisht ekziston për këtë çështje në lidhje me të kaluarën. Çdo opsion që paraqitet si diçka individuale, duke përfshirë të ashtuquajturin orientimin seksual, nuk mund të ndahet nga kushtet sociale në të cilën është pranuar kjo. Çdo opsion nuk mund, për shembull, të mos ndikohet nga fenomene të caktuara shoqërore të tilla si konceptimet reaksionare për gruan, nga dhuna brënda familjes, nga përvojat negative të fëmijëve nga edukimi mes çifteve heteroseksuale etj. Këto probleme jo vetëm që krijojnë huti në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve të të njëjtit gjini, por situata dhe sjelljet negative edhe në marrëdhëniet në mes të njerëzve të gjinive të ndryshme.

Nga sa më sipër del se i njëjti fenomen ka karakter shumë të ndryshëm në fazat e ndryshme të evolucionit social. Në çdo rast, për shembull, nuk mund të krahasohet homoseksualiteti apo biseksualiteti në kushtet aktuale të dominimit të kapitalizmit me të njëjtat fenomene të Greqisë së Lashtë apo në rajone dhe periudha të ndryshme (që nuk mund të paraqiten në kontekstin e këtij artikulli, edhe pse janë mjaft të njohura). Kjo nuk do të thotë se nuk ka aspekte të veçanta të përbashkëta mes tyre, por se këto aspekte të përbashkëta nuk janë faktor përcaktues për shtrirjen dhe karakteristikat e fenomenit në periudha të ndryshme.

Mënyra antishkencore e qasjes së këtij fenomeni social nuk kufizohet vetëm në krahasimin injorant historik të marrëdhënieve mes njerëzve të ndryshëm apo të të njëjtit seks në periudha të ndryshme të evolucionit të njerëzimit, por shtrihet edhe në identifikimin e sjelljes së kafshëve me atë të njerëzve, e cila është bërë me anë të theksit të fenomenit "homoseksual" në marrëdhëniet seksuale në mbretërinë e kafshëve.

Në përmbledhje, KKE konsideron se orientimi seksual është një çështje private, ashtu si dhe bashkëjetesa. orientimi seksual, marrëdhëniet seksuale ose kënaqësia seksuale nuk prodhon të drejta sociale. Institucionalizimi i paktit të bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks është në thelb një zgjerim i institucionit të familjes edhe në këto çifte. Përvoja nga shtete të tjera tregon se, ku u ligjërua pakti i bashkëjetesës apo martesa e homoseksualëve, u hap dhe rruga për adoptimin e fëmijëve.

Ndërkohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon dhe është vertikalisht e kundërt ndaj çdo sjelljeje apo praktikë që bëhet kundër njerëzve për shkak të orientimit të tyre seksual. I konsideron të papranueshme jo vetëm sulmet, por dhe çdo sjellje fyerëse. Për këtë arsye u pajtua edhe në Parlament me rregulloren që parashikon dënim të ashpër të këtyre sjelljeve.

Arsyeja e ekzistencës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në shoqërinë greke është grumbullimi i të shtypurve -mbi dallimet ekzistuese mes tyre në të gjitha fushat e jetës private dhe shoqërore-  në drejtim të përplasjes me kapital dhe pushtetin e tij, me qëllim rrëzimin e kapitalizmit dhe ndërtimin e një shoqërie pa klasa, komuniste.

 

SHËNIME

1. Në një periudhë të mprehjes të sulmit antipopullor të qeverisë së Fransua Olandit, gjysmë milioni njerëz morën pjesë në këto protesta në mbështetje të njërit pol ose tjetëri të konfrontimit.

2. Në kontekstin e një shoqërie të bazuar në zhvillimin e lirë të lidhjeve ndërmjet burrit dhe gruas, liria e divorcit nuk do të thotë "shpërbërje" e lidhjeve ndërmjet ish bashkëshortëve-prindër dhe të fëmijëve, por duke i vënë ato në baza të ndryshme. Në Bashkimin Sovjetik ka pasur disa rregullore për lidhjen dhe zgjidhjen e martesës. Çifti i ri bënte një kërkesë që dëshiron të bëjë martesën civile dhe pas gjashtë muajsh,  nënshkruhej nga të dyja palët, me ceremoninë përkatëse dasmore. Ata e konsideronin se kjo zgjatje 6-mujore e ndihmonte çiftin e ri që të ambientohej me idenë e jetës së përbashkët. Martesat që, pas revolucionit socialist, bëheshin me ceremoni fetare dhe nuk kishte bërë procesin përkatës në regjistërin lokal të gjëndjes civile, nuk njiheshin sepse Kisha ishte e ndarë nga shteti. Përkatësisht, edhe për dhënien e divorcit duhej të kalonin 6 muaj që nga kërkesa në gjëndjen civile, që çifti të shqyrtonte nëse do të kishte mundësi të vazhdojnë të bashkëjetonte. Gjithashtu ekzistonte shërbimi korrespondent për të konsultuar të dy bashkëshortët. Dhe pas divorcit, të dy prindërit kishin përgjegjësi të përbashkët për edukimin e fëmijës. Nënkuptonte një ndihmë ekonomike për njërin nga bashkëshortët (zakonisht ndaj gruas), e cili kishte kujdestarinë kryesore për fëmijët.