Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PROTESTA E BUJQVE NË ATHINË

Në 14 Shkurt u realizua protestë e madhe e bujqve në Athinë e organizuar nga Komiteti Kombëtar i Postoblloqeve, kundër politikave qeveritare të SYRIZA-ANEL dhe të BE-së, që çojnë në varfërim dhe në shkatërimin e bujqve dhe blektorëve të vegjël e të mesëm në favor të monopoleve dhe të bujqve të mëdhenj. Bujqit për 3 javë janë në protesta duke bllokuar rrugët në dhjetra rrethe në gjithë Greqinë. Në këto protesta kanë marrë pjesë bujq nga 35 postoblloqe, nga 120 Shoqatat Bujqësore dhe nga 11 Federata Bujqësore, nga e gjithë Greqia. Bujqit patën mbështetjen e sindikatave të punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, të unioneve masive, Komiteteve Popullore, nga unioni i të vetëpunësuarve, nga Federata e Gruas e Greqisë (OGE), nga Fronti Militant i Studentëve (MAS) dhe unione të studentëve. Me këtë mënyrë ata u shprehën me parullat që u dëgjuan dhjetëra herë në tubimin e protestës: "Punëtorë dhe Bujq, një zë - një grusht".
Në tubimin e protestës morri pjesë delegacion i madh i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ, Dhimitri Kucuba i cili në deklaratën për gazetarët tha ndër të tjera: "Bujqit sot nga Athina dërgojnë një mesazh akoma më të fortë për dënimin e politikës së qeverisë, për dënim në përgjithësi të BE-se, kundër të gjithë atyre që i shfarosina ata nga jeta e tyre, nga toka e tyre. Përshkallëzojnë luftën e tyre në aleancë dhe unitet me shtresat e tjera popullore, me klasën punëtore dhe të vetëpunësuarit e qytetit. Fitorja do të jetë e tyre. Të bashkuar do të mundemi të fitojmë".

 

 

 

agrotes-karaiskakh-7_0 agrotes-poreia-14-02-17
agrotes-poreia-14-02-18 agrotes-poreia-14-02-5_0
agrotes-vathis-34 syntagma-agrotes-14-01-5
agrotes-vathis-36 agrotes-vathis-35

 

15.02.2017