Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kundërshton zgjerimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për mbrojtjen midis Greqisë dhe SHBA-ve

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lidhur me Vendimin e Qeverisë për të Zgjeruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mbrojtje midis Greqisë dhe SHBA-ve përmend se:

"Zgjerimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Mbrojtjen midis Greqisë dhe SHBA-ve, e cila ka të bëjë edhe me bazën ushtarake në Suda, vërteton se qeveria e SYRIZA-ANEL jo vetëm që e vazhdon linjën politike të qeverive të mëparshme ND-PASOK në këtë sektor, por po e fut vendin edhe më thellë në planet agresive imperialiste në rajon, në një periudhë të intensifikimit të rrezikshëm të antagonizmave.
Për këtë arsye mbyllja e bazës ushtarake në Suda, si dhe e të gjitha bazave të huaja ushtarake në Greqi, së bashku me shkëputjen e Greqisë nga NATO dhe mos angazhimin në planet e saj, përbëjnë kërkesa që sot duhet të jenë në qendër të luftës popullore".

01/09/2017