Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Rinia e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për një botë pa shfrytëzim dhe luftëra

Me sukses të madh përfundoj të dielën Dy-ditori i 26-të Anti-imperialist i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), një takim i bukur mes mijëra të rinjve nga e gjithë Greqia, të cilët koordinuan hapat e tyre me destinacion qytetin e Janinës. Aty, te rinjtë morën pjesë në aktivitete të ndryshme politike kulturore, duke marrë përvojë nga Historia e lëvizjes komuniste, për të vazhduar në ballë të luftës për kërkesat popullore, kundër imperializmit, në rrugën e luftës për një të ardhme pa luftë dhe shfrytëzues.

Nga një zonë gjeografike, në afërsi të kufirit veriperëndimor të Greqisë, me rëndësi të madhe, të rinjtë deklaruan se popujt e Ballkanit kanë interes të përbashkët luftën kundër sistemit që lind varfërinë, luftërat dhe shfrytëzimin.

Mijërat e të rinjve gjithashtu nderuan luftën e brezave të mëparshme të lëvizjes komuniste të Greqisë. Ata erdhën në kontakt me anë të Historisë së rinisë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në vitet 1922 - 1943, dhe realizuan aktivitet në zonën ku funksiononte për gati 10 vjet Toga Disiplinore e Kallpaqit, e cila ishte një kamp ushtarak torture për ushtarët komunistë nga shteti borgjez grek. Aty Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE) inauguruan një monument në nderim të ushtarëve të palëkundur komunist, duke deklaruar se KKE dhe KNE nuk i harrojnë heronjtë e tyre, se i kujtojnë dhe edukohen prej tyre, duke e treguar dhe përhapur këtë në gjithë vendin.

Që të dyja ditët kaluan me mënyrën e veçantë që këto aktivitete kanë arritur gjatë viteve të kombinojnë përmbajtjen politike dhe kërkesat me argëtimin, me njohjen e Historisë, kontaktin me të gjitha format e artit, duke lënë gjurmët e tij dhe duke ndriçuar mesazhin e luftës dhe shpresës. Mijërat e të rinjve i dhanë jetë Parkut Pirsinella i cili e mikpriti këtë kamping. Një Park ky i braktisur për 10 vjet, por që me punën vullnetare të anëtarëve dhe miqve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u dorëzua më mirë seç ishte më parë tek populli dhe rinia e këtij qyteti.

Kulmi i aktiviteteve Dy-ditore ishte dita e shtunë ku në qytetin e Janinës u realizua tubimi i madh politik me fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba.

Në fjalimin e tij, Dh. Kucuba kritikoi ashpër politikën antipopullore të qeverisë SYRIZA-ANEL, sidomos kundër brezit të ri, si dhe për përfshirjen e vendit në luftërat imperialiste të NATO-s, të SHBA-ve dhe BE-së dhe theksoi se, "Lufta popullore mund të vëj në shënjestër të saj sistemin që lind luftërat, varfërinë dhe papunësinë" dhe shtoi duke iu referuar rrugëdaljes alternative të vetme - socializmit dhe 100-vjetorit të Revolucionit të Tetorit: "Nderim ndaj Tetorit, do të thotë para së gjithash të luftojmë sot nën të njëjtit flamur, atë të socializmit - komunizmit, deri në fitoren përfundimtare të tij".

Gjithashtu, duke iu referuar përpjekjeve që të rinjtë të njihen me Historinë e lëvizjes punëtore dhe komuniste, theksoi: "Komunistët kemi çdo arsye për të studiuar historinë e lëvizjes punëtore revolucionare të vendit tonë dhe në botë. Edukohemi, frymëzohemi, nxjerrim konkluzione të vlefshme, që na japin forcë, kurajo dhe optimizëm revolucionar në luftërat tona të përditshme për përmbysjen e shfrytëzimit, për ndërtimin e një shoqërie të re". 

 

 

 

 

11/07/2017