Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Shpallje e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 70 vjetorin e Ushtrisë Demokratike të Greqisë 1946 – 1949

Frymëzohemi dhe mësohemi nga Historia 100-vjeçare e KKE, nga epopeja trevjeçare e DSE (Ushtrisë Demokratike të Greqisë)

KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), e gjithë Partia dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), nderojmë sivjet 70-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) .

Viti 1946 ishte viti në të cilin kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme, lidhur ngushtë me krijimin e  Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) , të tilla si:

• Plenumi i 2-të i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) (12 deri në 15 Shkurt 1946), i cili filloi me saktësi një vit pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Varkizës (më 12 Shkurt 1945). Pleniumi i 2-të, edhe pse me kontradikta, ishte ai që vendosi zhvillimin e luftës së armatosur.

• Sulmi i grupit partizan ndaj stacionit të xhandarmërisë në Litohoro, natën e 30 për 31 Marsit të vitit 1946, ditën e zgjedhjeve parlamentare.

• Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm Partizan (28 Tetor 1946), që është në të vërtet data e themelimit të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Riemërimi zyrtare u bë më 27 Dhjetor 1946, me lëshimin e urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm Partizan, i cili përcaktojë  "emrimin e Trupave partizane USHTRI DEMOKRATIKE TË GREQISË".

Përvjetori i 70-të e gjen Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) në kryerjen e luftës së vendosur për interesat e klasës punëtore dhe të shtresave popullore, për aleancën e tyre dhe për rindërtimin e lëvizjes punëtore, në kushtet e kundërrevolucionit, që mbizotërojë gjatë periudhës 1989 – 1991, por dhe në krizën aktuale të thellë të lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Këto kushte krijojnë vështirësi shtesë në luftë. Ndikojnë në mënyrë paralizuese, por dhe çorjentuese në disponimin e forcave punëtore – popullore, edhe pse kriza ekonomike kapitaliste është e thellë dhe e zgjatur në Greqi, shfaqja e saj e koordinuar në mbarë botën në vitin 2008, hapat e paqëndrueshme të ripërtëritjes dhe shfaqja e fenomeneve të njëpasnjëshme të krizës, konfirmojnë jorrugëdaljet e kapitalizmit, karakterin e tij historik të tejkaluar.

Në këtë bilanc negativë të forcave politike, për lëvizjen komuniste dhe për popujt, në shkallë botërore, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka dhënë dhe po jep beteja të ashpra sociale dhe politike, e rindërtuar ideologjikisht, politikisht, organizativisht, duke formuluar strategji revolucionare në kushtet bashkohore dhe duke forcuar karakteristikat e saj komuniste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka përhapur rrënjët më të thella në popull kryesisht me luftërat e ashpra klasore para Luftës së Dytë Botërore, por sidomos me betejat e saj të përgjakshme gjatë gjithë dhjetvejeçarit të viteve 1940, ku një vend të lartë dhe të rëndësishëm mbajnë ata dhe ato që ranë në male, në rreshtin e pushkatimit  (në Gudhi, Pavlu Mela etj), në burgje (të ishullit Egjina etj), në kampet e përqendrimit (në ishullin e Makronisit etj), dhe në vendet e internimit.

Të gjitha këto luftra, sidomos lufta klasore e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), përbërën faktor të forcës dhe vetëdijes së lartë të përgjegjësisë komuniste, që Partia Komuniste e Greqisë (KKE) të mbetet në këmbë gjatë periudhës së kundërrevolucionit të viteve 1989 – 1991, të nxjerrë forca, për të ruajtur vazhdimësinë e saj historike, të përballet me sulmin që synonte shpërbërjen e Partisë nga fraksionistë oportunizmi, i cili ishte bashkuar me forcat e tjera socialdemokrate të "Koalicionit të Majtë dhe të Progresit".

Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është e bindur se nderim i vërtet dhe thelbësor për historinë e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe në përgjithësi në marshimin heroik qindvjeçarë si Partia Komuniste, janë si nxejrrja e mësimeve prej saj, ashtu dhe nxjerrja e konkluzioneve që forcojnë luftën e klasave sot, luftën për në socializëm – komunizëm. Pikërisht për këtë arsye, studimi kritik i Historisë së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) gjëndet përballë me shtrëmbërimet, por dhe me zbukurimin oportunist, i cili refuzon të nxjerrë konkluzione nga e kaluara historike.

Studimi i Historisë së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i lëvizjes komuniste ndërkombëtare përbën për Partinë tonë trashigimi të vlefshëme për formulimin e strategjisë së saj. Kriter përbën analiza shkencore e realitetit kapitalist, i cili është dhe garancia që të mos udhëheqë distanca kohore nga ngjarjet historike në kritika nga poste të sigurta, e ndarë nga të gjithë faktorët që e formuan atë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk i fsheh dobësitë e faktorit subjektiv që ndikuan negativisht në rezultatin e luftës së Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). I konsideron të papërshtatshme dhe mashtruese, dhe, mbi të gjitha antishkencore, quajtjen e të gjitha problemeve të hasura si shkaqe objektive, zbukurim të politikës së saj dhe të lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Lufta tre-vjeçare e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) ishte e drejtë, heroike dhe e madhërishëme.

Shprehte interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë kundër interesave të shfrytëzuesve dhe shtypësve të saj. Shprehte interesat e klasës punëtore dhe të forcës kryesore aleate të saj, të fshatarësisë së varfër dhe të shtresave të varfëra, të të vetëpunësuarve të qyteteve. Pushteti shtetëror borgjez në ato kohë e njihte rrezikun më të madh për vet ekzistencën e tij. Lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) përbën shfaqjen më të lartë të luftës së klasave në Greqi gjatë shekullit të 20-të.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është krenare për atë ushtri heronjësh që ajo arsimojë. Mijëra komunistë dhe komuniste dhanë dhe pikën e fundit të forcave të tyre, që të marrë frymë dhe jetë epopeja e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), duke luftuar dhe duke ecur ditë e natë, shpesh pa ushqim, shumë nga ata të zbathur nëpër akull dhe stuhi.

Të mëson, të frymëzon dhe të edukon ndërgjegjshmërisht  dhe politikisht veprimtaria dhe sakrifica e dhjetëra mijëra partizanëve dhe partizaneve të vrarë të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të plagosurit, të burgosurit për veprimtarinë e tyre në radhët e saj edhe për çështjen e saj, dhe të të gjithë atyre që nderuan armët e luftës së saj në Greqi dhe të refugjimit politik. Në shumicën e tyre ishin të rinj, të organizuar në Rininë Demokratike të Greqisë (DNE) dhe në EPON, që përbënin rreth 80% të fuqisë totale të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nderon të gjithë ata burra dhe gra që luftuan heroikisht në malin e Gramozit dhe të Viçit, të Epirit dhe në Thesali, në Rumeli dhe Peloponez, në Maqedoni dhe Thrakë, në Kretë, në ishujt e detit Jon dhe të Egjeut, kudo ku u organizua dhe bëri aktiviet Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE)".

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) u përball me klasën borgjeze vendase, me shumicën e forcave politike ("të djathta" dhe "të qëndrës"), me shtetin dhe forcat e tyre aleate, me shtetet kapitaliste të Britanis së Madhe dhe të SHBA-ve. Pa mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike të këtyre të fundit, klasa borgjeze e Greqisë nuk do të mundej që të fitonte luftën.

Karakteristike është se në betejën e fundit në malin e Gramozit, Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) reshtojë rreth 12.500 partizanë dhe partizane me armë të lehta, ndërsa ushtria qeveritare vlerësohet se reshtojë më shumë se 100.000 burra, duke pasur dhe 120 mitralozë, shumë tanke të blinduara dhe të gjithë aviacionin e tyre. Kjo përballje e pabarabartë klasore e bën vlerën morale dhe politike edhe më të madhe, po ashtu dhe trashigiminë e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) ishte një ushtri popullore. U mbështet në përvojën organizative – luftarake të luftës së ELAS-it (Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke)[1]  në periudhën e pushtimit dhe të Dhjetorit të vitit 1944. Rezistenca e EAM-it (Frontit Çlirimtar Kombëtar)[2], gjatë Pushtimit dhe konflikti klasor objektivisht kritikë të Dhjetorit kishin lënë trashëgimi të madhe luftarake në ndërgjegjen popullore, në format e organizimit dhe të luftës.

Forcë e madhe për Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) përbënte lidhja që pati me popullin, veçanërisht në zonat e Greqisë së Lirë[3]. Masat e varfëra popullore ishin ato që ushqyen Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE)  me çdo lloj ndihme, me njerëz, ushqim dhe veshmbathje, ndihmuan në ndërtimin e fortifikimeve, në mbledhjen e informacioneve, në organizimin e Truprojës Popullore. Në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe në lidhjet e organizative të lindura prej popullit të jetës politiko-shoqërore (Këshillet Popullore, Truproja Popullore, Gjykatat Popullore), në hapësirat që mbizotëronte Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE), ata gjetën mbështetësin dhe forcën që përballohej me problemet e shumta popullore, të tilla si mbrojtja e fëmijëve të tyre duke i shpëtuar ata nga bombardimet dhe skllavërimi, në edukimin e tyre me themelimin e shkollave. Për këto arsye, shteti borgjez bëri zhvendosjen e detyruar të qindra – mijërave nga fshatrat e tyre, ata që në mënyrë të remë i quajti "të goditur prej partizanëve", me synim që të izolonin Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) nga burime themelore të forcës së saj.

Në kontrast me ushtrinë borgjeze, tipar njohës i Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) ishte lufta e që bëri për të drejtën e popullit, vetëmohimi dhe disiplina e ndërgjegjëshme. Kombinonte zbatimin militant të urdhrave me demokracinë nëpër mbledhje të nivele të ndryshme, ku kryhej kritikë nga më të ulëtit hierarkisht ndaj më të sipërmve dhe anasjelltas, bëhesh vlerësimi i operacioneve ushtarake me frymë dhe qëndrim autokritikë.

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) nxori mijëra udhëheqës ushtarakë në të gjitha nivelet e saj, duke përfshirë: Janin Aleksandhru (Dhiamandis), Harilao Florakin (Giotis), Niko Triantafilu, Stefano Gjuzeli, Pano Zara, Kosta Karajorgjin, Jani Podhia, Kosta Kolijani (Arvaniti), Thanasi Genio (Lasani), Panteli Vaina, Jorgo Iliadhi (Sofianos), Niko Theoharopulo (Skotidha), Taso Peca, Romas Peco, Jorgji Voja (Karciotis), Adoni Agjeluli (Vracanos), Kozma Spano (Amindas), Jorgo Januli, Thoma Palas (Koziakas), Dhimitri Janakura (Perdhikas), Polihron Vais (Arkilea Petritis), Ilia Alevras, Kosta Ksidhea, Mihali Papadhamo (Fereos), Manoli Stathaki, Aristo Kamarino, Kosta Colaki, Thimio Kapsi (Anapodhos), Jorgo Gjeorgjiadhi, Foti Sguro, Gerasimo Grigorato (Astrapogianos).

Në promovimin e oficerëve ushtarakë theksohet roli i Shkollave të Oficerave të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të cilat kontribuuan në zhvillimin dhe aftësinë luftarake.

Në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) shërbyen dhe oficerë që vinin nga ushtria borgjeze, të tillë si: Jani Malagari, Jorgo Samaridhi (Logothetis), Jani Kilismani, Stefano Papajani, Kosta Kanelopulo, Pavlo Tombulidhi, Niko Terzoglu (Piravlos), Thodhoro Kalino (Amarbeis) Kosta Basakidhi, Kristo Stefopulos, Dhimitri Cicipi, Theodhosi Zerva, Vasili Venecanopulo, Jorgo Kalianesi (Mesinis), Jani Mania, Dhimitri Kukura, Thimio Zula, Jorgo Katemi, Kosta Andonopulo (Kronos), Aleko Papagjeorgjiu, Jorgo Kodaloni.

Faktor vendimtar ishte roli i Komisarëve Politikë, në funksionimin e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), që i jepnin zemër partizanëve dhe partizaneve, në arsimimin dhe qëndrimin e tyre politik ndaj popullatës civile, por dhe ndaj ushtarëve të ushtrisë borgjeze.

U ngritën në detyrë shumë Komisarë Politikë. Në mënyrë indikative përmëndim: Niko Belojanin, Jani Sala, Vangjeli Rogako, Jorgji Erithriadhi (Petris), Mico Vamvaka, Leonidha Stringo, Niko Kanakaridhi (Lambros), Kosta Lule, Kosta Lautari, Jorgo Klaino, Nionio Traiforo, Panajoti Ifandi (Iraklis), Kosta Karkani (Takis), Niko Kliafa, Petro Iosifidhi, Sonja Eleftheriadhu, Roidhi Mihalaki, Katina – Cveta Andreopulu, Eleftheria Ioanidhu, Kosma Bukovina, Lidhia Kalaixidhu, Aspasia Dhaskalopulu, Adoni Adoniadhi (Simos), Aristidhi Theohari, Hrisula Gogoglu, Jana Trikalinu, Manoli Fragjiadhaki, Maria Veliu (Paraskevula), Dhimitri Kirla, Melpomeni Dhimanopulu, Athanasia Kalaixidhu.

Puna ideologjikopolitike në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) i shërbeu objektivit ushtarako-politik të saj.

I shquar ishte aktiviteti botues. U shtypën dhe u hodhën në qarkullim: gazeta si "Eksormisi", "Pros ti Niki", "Dhimokratikos Sratos", "Neos Mahitis", "Agrotikos Agonas", "Mahitria", "Agonistria","Partizana" etj. Përveç shtypshkronjës qendrore të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), çdo Komandë Divizioni nxirrte çdo ditë buletinin e tij ditor të lajmeve si dhe gazetën e vetë. Gazeta të veçanta lëshoheshin edhe në gjuhën e sllavomaqedonasve, por edhe të muslimanëve të zonës së Thrakës.

Për më tepër, në këtë periudhë qarkulluan në mënyrë ilegale: Në qytetet e Athinës dhe Pireut, gazeta "Rizospasti". Në Selanik, gazeta "Laiki Foni", në Volo, gazeta "Lefteria". Në Larisa, gazeta "Laiki Foni". Gazeta ilegale të partisë qarkulluan edhe në zona të tjera, të tilla si gazeta "Morias" në Peloponez, dhe gazeta "Gjinei" në ishullin e Samos etj.

Gjithashtu, u ngrit shtëpia botuese "Eleftheri Eladha", që ka shtypur dhe ka lëshuar në qarkullim qindra libra në mijëra kopje.

Që nga muaj Korrik i vitit 1947 transmentohej fillimisht nga Beogradi dhe më pas nga Bukureshti radio stacioni  "Eleftheri Eladha", me përgjegjëse nga partia Afrodhitin Nodhara (Eleni Makri), autor Jorgji Agurakin (Alekos Psiloritis), Perikli Kalodhiki, Dhimitri Haxhi, Mariana Veaki dhe folës Taki Livadhanë dhe Jana Kalodhikin.

Puna për ndriçim shprehej dhe me mësime ideologjike, ligjërata dhe fjalime për partizanët dhe partizanet e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të cilat ishin të përqëndruara në ngritjen e moralit, por edhe në informacionin për zhvillimet aktuale politike dhe detyrat e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Gjithashtu, mbaheshin mësime për Programin dhe Statutin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Në fshatra dhe qytete, njësitet e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) shpërndanin trakte ose i ngjitnin ato në mure. U shfrytëzuan edhe konë si autopalantë, me të cilat njësitet e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) i drejtoheshin edhe ushtarëve të ushtrisë borgjeze, duke i bërë thirrje atyre që të mos luftonin kundër popullit militant.

Sa herë që e lejonin rrethanat, sidomos në përvjetore, në njësitet e ndryshme të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), por dhe në zonat e lira, organizoheshin mbrëmje argëtuese me skeçe teatrale, recitime me poezi dhe këngë. Ishin organizuar cirk dhe ekuipazh kinematografik.

Për organizimin dhe zhvillimin e punës së ndriçimit politik ishte themeluar Zyra e Punës Ndriçuese në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Në punën e ndriçimit qendror bënin pjesë, ndër të tjerë, Taki Mamaci, Panajoti Mavromati, Zinon Zorzovili, Parisi Agjelidhi, Vaso Gjeorgjiu, Niko Simixi, Paskali Paskalefski, Apostolo Spilio.

E rëndësishëme ishte pjesëmarrja e grave në veprimtarinë e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të cilat përbënin rreth 1/4 e fuqisë së përgjithshme.

Një mijë e njëzet e shatatë (1.027) gra dolën me gradë oficere dhe nën/oficere të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).

Në fund të vitit 1948, mbi 20% të përbërjes së aparatave popullore ishin gra.

Në kushtet e atëherëshme të Greqisë, por edhe më gjerë, ku mbizotëronte perceptimi reaksionar për inferioritetin e gjinisë femërore dhe ku pabarazia e grave ishte e garantuar institucionalisht (ajo nuk kishte ende as të drejtën e votes), Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) e ngriti punëtoren dhe vajzën e fshatit në protagoniste të zhvillimeve politike, të hapte rrugën për një jetë më të mirë. Gruaja në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) u tregua e barabartë me burrin e saj bashk-militant. Për këtë kontribuojë puna e veçantë që bëhesh për gratë në radhët e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe u shpreh përmes krijimit të "Bashkimit Demokratik Mbarëkombëtar të Grave", ku presidente e së cilës ishte fillimisht Hrisa Haxivasiliu dhe më pas Rula Kukulu.

Gratë në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) shkaktonin frikë në ushtrinë e shumtë borgjeze të burrave të cilët ishin të pajisur gjer në dhëmb. Ushtria e  "lavdishme" greke – angleze – amerikane e ndjente veten shumë të ofenduar kur gratë Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), që bashku me burrat, fitonin betejat duke ja u bërë moralin e tyre copë e çikë. Në të njëjtën kohë, gratë kanë ofruar shërbime në Truprojën Popullore dhe në prapavijën e armikut, me shpërndarje të trakteve, me raportime lajmesh, organizimin e protestave popullore, por dhe si elemente të lidhjes apo për grubullimini e informacioneve.

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) nxorri mijëra heroina, partizane të thjeshta por dhe përgjegjëse të komandës ushtarake dhe Komisare Politike. Nga figurat e ndritshme të grave partizane nuk është e mundur të ndahet një, sepse fenomenikisht historitë e veçanta të gjakut, të sakrificës dhe të besimit në ideal, bashkohen në një histori të vetme, në atë të mijëra burrave dhe grave që nderuan Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), u rekrutuan në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE), jetuan dhe u sakrifikuan heroikisht për popullin.

Përfaqësueset e tyre në male dhe në qytete, heroinat e rëna të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE): Irini - Mirka Gjini, Vangjelica Kusianxa, Athina Beneku, Vagjelio Kladhu, Maria Boraki, Maria Liudhaki, Anxuleta Merkuri, Dhionisia Grigoratu, Eleni Ikonomu, Iordhana Slatniku, Gjermania Paiku, Tasia Konstadinidhu, Eleni Hroni, Peristera Vlahu, Polikseni Kanonidhu, Kula Eleftheriadhu, Ismini Sidhiropulu, cigan’ja Magdhelini Panajotidhu dhe mijëra të tjerë.

E pazëvëndësueshme ishte në luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), kontributi i Shërbimit Shëndetësor. Në fillim të organizimit të tij mungonin mjekët dhe infermieret, si dhe mjetet më elementare. Përdoreshin pëlhura dhe këmisha për fasho, ndërsa për pambuk përdoresh ajo që populli i fshatrave nxirrte nga jastëqet dhe jorganet e tij.

Me mundimin e palodhur të partizanëve dhe përkrahësve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE)  u ndërtuan spitale, më i madhi prej tyre në Gurin e Bardhë të Gramozit, si dhe në rajonin e Prespës, në malin e Taigetos, në malin e Viçit, në Psiana, në Zagori, në Spinasa dhe në shumë zona të tjera. Janë ndërtuar dhoma mjekimi edhe me trungje pemësh.

Në të njëjtën kohë, u përballua aq sa ishte e mundur, mungesa e personelit infermier, me ngritje të shkollave për këtë punë. Nga Shkolla e Mesme e Kuadrove Shëndetësor të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dolën gjithsej 152 vetë dhe u emëruan toger të Shërbimit Shëndetësor. Më pas erdhi një seri tjetër me 75 vetë. Nga Shkolla e Infermierëve dolën më shumë se 300 burra dhe gra.

 Në organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Shëndetësor të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) kontribut vendimtarë patën mjekët dhe disa studentë të mjekësisë. Midis tyre Profesori i Mjekësisë Petro Kokali, mjekët Jorgo Xamaluka, Nonda Sakelariu, Niko Kokulios ose Paliura (në kronikë mjeku i parë në Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) ), Jorgo Nedhelko, Taki Skifti, Vasil Dhadhaliari, Avgji Ktena, Keti Nikoletu – Gizeli, Keti Potiri, Vasiliki Kriciki, studentia e Patrës Mona ose Spegu. Gjithashtu kanë kontribuar mjekët vullnetarë nga vendet e tjera, të tilla si mjeku Hungarez Tibor, por edhe mjekë nga ushtria borgjeze që u bashkuan me Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE), si Panajoti Petropulo.

Mjekët e paktë në numër, me ndihmën e personelit shëndetësor dhe të të tjerëve, pavarësisht nga mungesat e tmerrshme, në mungesë të plotë të kushteve të përshtatshme që kërkonte puna e tyre, kryen një triumf, duke bërë një luftë të vazhdueshme kundër vdekjes. Ata arritën të mjekonin dhe të shpëtonin jetën e mijëra partizanëve dhe partizaneve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Vetëm në hapësirën e maleve të Gramozit – Viçit  ata mjekuan një total prej rreth 12.000 partizanë dhe partizane.

Sukseset që arritën mjekët dhe personeli i shëndetësisë së Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) buronin nga besimi në të drejtën e luftës që bënin. Shumë u sakrifikuan, sidomos nga bartësit e të plagosurve, që një numr i madh prej tyre ishin gra, por edhe mjekë.

Në mes të dhjetëra mijëra partizanëve dhe partizaneve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) merrnin pjesë dhe njerëz të shkencave, Letërsisë dhe Arteve, duke përfshirë edhe shkrimtarët si Dhimitri Haxhi, Foti Agule, Jorgji Sevastikoglu, Taki Adhamo, Jorgji Lambrino, Dhimitri Ravani – Redi, Miço Aleksandropulo, Aleksi Parni, Niko Kitopulo, Kosta Purnara (Bosis), Antho Filita (Anthimo Haxhianthimu) Vasili Pigji, Niko Papandhreu, historiani Jorgo Zoidhi, regjisori Mano Zaharia, kameramani dhe fotografi Apostol Musuri, aktorët Jani Veaki, Andoni Janidhi, artistët Jorgo Dhimu, Jorgo Gula dhe të tjerë.

I qëndruan në krah dhe e ndihmuan Ushtrinë Demokratike të Greqisë (DSE) nga shtetet e huaja ku ata gjëndeshin, skulptori Memo Makri, filologu Jorgo Athanasiadhi, shkrimtarët Eli Aleksiu, Melpo Aksioti, Theodhosi Pieridhi Eli Lambridhi, Thraso Kastanaki dhe shumë të tjerë.

Me krahun e Ushtrisë Demokratike të Greqsë (DSE) ishin nga kushte të tjera, si ajo e mërgimit, e burgjeve, e përndjekjeve etj, kompozitori muzikor Mikis Theodhorakis, një shumicë shumë e madhe e shkrimtarëve dhe poetëve të tilla si Jani Rico, Kosta Varnali, Agjelo Sikeliano, Taso Livadhiti, Themo Kornaro, Kosta Janopulo, Nikiforo Vretako, Manoli Anagnostaki, Viktoria Theodhoru, Dhidho Sotiriu, Andrea Fragjia, Mihali Kacaro, Strati Dhouka, Jorgo Koxiula, Menelao Ludemi, Niko Karuzo, Niko Kavadhia, Jorgo Valeta, Kosta Kalaxi (Thesalos), Alki Zei, Galatia Kazanxaki, gdhendësi A. Tasos, artistët Jorgo Farsakidhi, Jani Stefanidhi, Valia Semerxidhi, Vasili Armao, Dhimitri Joldhasi, Thoma Molo, Hristo Dhagli, Vasili Vlasidhi, Vaso Katraki, Katerina Hariati – Sismani, kritiku muzikës Fivo Anogjianaki, kompozitori muzikor Aleko Kseno, skenaristi Niko Kundhuro, profesori universitetit Jani Imvrioti, petagogja Roza Imvrioti, kritiku i artit Marko Avgeri, historianët Jani Kordhato dhe Dhimitri Fotiadhi, aktorët Mano Katraki, Aleka Paizi, Xavala Karusos, Tito Vandhi, Aspasia Papathanasiu, Olimbia Papadhuka, Malina Anusaki, Argjiro Vokovic, Keti Diridaua, Taigjeti, Niko Ferma, Jorgo Jolasi, Kosta Baladhima, aktorja dhe shkrimtarja Zorz Sari, kompozitori Kosta Virvo, kompozitori muzikor Theodhor Dhervenioti dhe shumë të tjerë.

Gjithashtu, mijëra partizanë, në burgjet dhe kampet e përqendrimit, i janë përgjigjur thirrjes së kohës, duke shkruar poezi apo duke e shprehur luftën popullore nëpërmjet pikturës apo dhe skicës.

Lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) frymëzojë edhe poetë të huaj në shkallë ndërkombëtare si Nazim Hikmetin, Pablo Nerudhën, Pol Eluar dhe të tjerë.

Edhe sot lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) frymëzon shumë, dhe shqetëson armikun klasor si dhe ata që bëjn kompromis me të. Klasa borgjeze dhe ata që përfshihen në mekanizmat e saj kanë hedhur shumë baltë kundër Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).

Klasa borgjeze dhe bashkudhëtuesit e saj shpifin dhe shtrembërojnë luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), sepse ata e dinë fare mirë se, kjo luftë përfaqësonte formën më të lartë të luftës, në një periudhë ku objektivisht kryhej luftë klasash për "cili - me cilin", për pushtet. Ata e luftojnë, sepse kanë çdo interes për të fshehur nga populli burimin e gjithë padrejtësisë, pra të fshehin kontradiktën mes kapitalit – dhe punës pagë. Ata kanë interes që ti parandalojnë forcat punëtore dhe popullore nga të qenit të ndërgjegjshëm për nevojën dhe domosdoshmërinë e socializmit.

Për të ashtuquajturën " ...janë EAMo-bullgarë dhe të udhëhequr nga jashtë, nga agjentë Bullgarë" si dhe "bandkomunistë", të dekadave të kaluara, ripërtëriten përsëri sot nga Agimi i Artë fashist, që është një pjesë integrale e sistemit politik të kalbur borgjez. Këto riprodhohen nga të gjithë ata që kanë si illuj të tyre skuadrat e sulmit të Hitlerit, teoria e tyre është raciste për "pastërti racore" dhe kanë për praktik të tyre sulmet vrasëse kundër popullit dhe militantëve të tij.

Aty afër qëndrojnë edhe ata që e kthejnë kokë-posht Historinë nëpërmjet "rishikimit" të saj dhe shfaqin doktrinën anti-historike, anti-shkencore dhe anti-komuniste të "dy anëve ekstreme", që të përfundojnë në konkluzionin e barazimit të fashizmit me komunizmin, të Hitlerit me Stalinin, i cili udhëhoqi një betejë titanike për shkatërimin e përbindëshit nazist. Në këtë luftë, Bashkimi Sovjetik dha 20 milionë të vdekur dhe 10 milion të sakatosur e të plagosur.

Lathologia se, ishte e kotë të bëhej luftë, dhe ideologjira se zgjedhja e luftës së armatosur ishte një aventurizëm e udhëheqjes së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe personalisht e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ, Niko Zahariadhit si dhe antikomunizmi i sofistikuar janë përbërje të propagandës borgjeze, të cilat po riprodhohen edhe nga oportunizmi, në variacione të ndryshme të tij edhe për sa i përket shkaqeve të humbjes së luftës nga Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE), por dhe për aktivitetin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Edhe oportunizmi e fsheh dhunën e shtetit borgjez, i cili shprehet me legjislacion, me institucione, dhe organet e pushtetit. E fsheh dhunën shumëformëshe që ushtrojnë kapitalistët kundër punëtorëve dhe punëtoreve, ndaj të punësuarve në vendet e punës.

Qëndrime të tilla tregojnë se mbështetësit e tyre në të vërtetë qëndrojnë në favor të teorisë reaksionare dhe të shtrembëruar e cila flet për "fund të Historisë", duke mbyllur sytë dhe me kokëfortësi të madhe ndaj faktit që ka ndodhur mijëra herë i cili vërteton se zhvillimi historik përshkohet nga determinizmi i luftës së klasave.

Çdo punëtor dhe punëtore, çdo i ri dhe e re, që fillon jetën në xhungël ku dominon e drejta e shfrytëzuesit, mundet dhe ka çdo interes të kuptojë, me mdihmën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), shkakun dhe qëllimin e sulmit ideologjik të apologjetëve të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të shfrytëzimit kapitalist.

Ata synojnë të godasin luftën e klasave sot, me qëllim që ta kalojë pa rrezik për pushtetin kapitalist, strategjinë e kapitalit, vazhdimësinë e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Pavarësisht nga ndryshimet me të cilat shprehën kundërshtimet ndaj luftës që bëri Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE), të shpifjeve dhe falsifikimeve, strategjia mbetet e përbashkët: Klasa punëtore dhe shtresat popullore të mbeten të pafuqishme përballë pasojave të kontradiktave, të kalbësirës dhe të brutalitetit të kapitalizmit ose të kufizojnë veten në luftë të pashpresë dhe në rrugën e ashtuquajtur  të "korrigjimit" të kapitalizmit.

Asnjë sulm shpifës, anti-komunist dhe oportunist nuk mund të errësojë luftën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), trimërinë dhe moralin e saj. Është detyra jonë të përhapet edhe më shumë e vërteta historike. Brezat e rinj të njohin luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë.

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) zhvillojë një luftë të domosdoshme.

Ana e borgjezisë e kishte humbur shumë aftësinë që të manipulonte shumicën popullore. Ajo sillte stigmën e thellë, të bashkëpunëtorit me pushtuesit, ose atë të ikjes dhe të braktisjes së vëndit në kohë lufte, ose edhe të mospjesmarrjes të saj në luftën çlirimtare. Në të kundërt të këtyre, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), si zemër e EAM – ELAS-it, e luftës së armatosur popullore gjatë viteve të Pushtimit, kishte fituar me vete shumicën e popullit. Objektivisht, kishte ndryshuar bilanci i forcave mes dy klasave kryesore kundërshtare, të klasës borgjeze dhe të asaj punëtore, së bashku me shtresat popullore.

Bllokimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i EAM – ELAS-it nën Shtabin Britanik të Lindjes së Mesme (1943), me Marrëveshjet e Libanit (1944) dhe të Kasertës (1944) [4] , humbja e Dhjetorit 1944, si dhe Marrëveshja e papranueshme e Varkizës nuk u kishin sjellë rezultatet që kërkonin forcat borgjeze për ndryshimin e bilancit të forcave në favor të tyre, pavarësisht rikonstruksionit të pakët të shtetit borgjez që arriti pas Dhjetorit, kryesisht falë mbështetjes së Britanisë së Madhe.

Objektivisht, pas çlirimit u eskalua konfrontimi i ashpër dhe i armatosur klasor që, ose do çonte në rrëzimin e pushtetit borgjez, me izolimin edhe të mbështetësve të huaja që ajo kishte, ose me humbjen e forcave popullore dhe në izolimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe në ristabilizimin e pushtetit borgjez.

Për të gjitha arsyet e mësipërme është mjaft e pabazë, ajo që thuhet deri më sot, që në qoftë se e kishte mbajtur fjalën edhe ana borgjezisë në Marrëveshjen Varkizës, do të mund të ekzistonte në Greqi një zhvillim me bazë të qetë demokratike.

E njëjta gjë, e pabazë dhe dinake, me qëllim të drejt për drejtë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), është pretendimi se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe populli do të përfitonin nëse EAM-i do të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të 31 Marsit 1946.

Përndjekjet e mijëra EAM-itëve dhe ELAS-itëve, të cilët u detyruan të dalin në male dhe të tjerë të marrin rrugën e refugjimit politikë (në Bulkes të Jugosllvisë dhe gjetkë), pafajësia dhe integrimi organik në aparatet shtetërore të bashkëpunëtorëve me okupatorin dhe të grupeve të tjera kolaboracioniste në mekanizmat e armatosura dhe administrative të tjera të shtetit, prania e mijëra ushtarëve britanike në Greqi edhe pas vitit 1945, të gjitha këto si dhe shumë të tjera bashkë, përbënin kushte për rigrupimin dhe rindërtimin kapitalist, pas fatkeqësive të mëdha të luftës, të tregut të ''zi'' dhe pasojave të tjera.

Trembëdhjetë muaj pas Marrëveshjes së Varkizës, situata ishte zhvilluar jo në vafor të lëvizjes EAM-iste: 1,289 vrasje, 6.671 të plagosur, 31.632 të torturuar, 18.767 plaçkitje dhe burgime, 84. 931 arrestime, 509 tentativa për vrasje, 265 përdhunime grash.

Të shfrenuara aktivizoheshin bandat e Surla, Kacarea, Magana, Çaush Adon, e "X" dhe të dhjetra të tjerëve në të gjithë teritorin grekë, bashkëpunëtor të pushtuesve dhe vrasës me pagim, që partitë politike borgjeze dhe mekanizmat shtetërore i mbanin nën mbrojtjen e tyre, me ndihmën edhe të ushtrisë britanike.

Në këto rrethana dhe me lista të manipuluara zgjedhore u bënë zgjedhjet e 31 Marsit 1946.

Pjesëmarrja e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe e EAM-it në zgjedhjet e 1946 do të ishte një legalizim i kësaj situate të thellë antipopullore dhe do të kultivonte iluzione se ishte e mundur, me anë të zgjedhjeve, të ndryshohej strategjia e përcaktuar e forcave kapitaliste vendase dhe të huaja për të shtypur Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe EAM-in, kjo gjë do ta asgjësonte lëvizjen popullore pa hedhur asnjë fishek.

Ndërkohë, pas zgjedhjeve të 31 Marsit 1946 dhe referendumit të manipuluar të 1 Shtatorit 1946 për kthimin e mbretit, represioni shtetëror u blindua edhe më shumë me Rezolutën e 3-të (1946), dhe me Ligjin dhe Nenin 509/1947 "për përhapjen e ideve që kanë synim përmbysjen e sistemit shoqëror që mbizotëron" etj.

Të ballafaquar me dilemën "kokëulje apo organizim të luftës dhe kundërsulm", lëvizja popullore zgjodhi rrugën e dytë. Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) vërtetojë se gabimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nuk u bën me qëllim për kompromis dhe integrim. Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) bërbën provën mëse të qartë se pabarazitë sociale nuk mund të përshtaten në ideologjira të së ashtuquajturës "unitetit kombëtar" me heqjen e vijave që ndajnë klasat shoqërore. Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) shpëtojti nderin e popullit dhe të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) ishte një luftë internacionaliste. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në kushtet që formuan fjalët e Çurçllit në Fulton për të ashtuquajturën "Perde të Hekurt" (Mars 1946), Doktrina Truman (1947), Plani Marshall (1947) dhe krijimi i NATO-s (Prill 1949), plotësojë edhe këtë herë plotësisht detyrën e saj internacionaliste në drejtim të klasës punëtore dhe të Partive Komuniste të tjera, me sakrifica të mëdha dhe me mënyrë të vetme në Europën kapitaliste.

Kontributi i madh internacionalist i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dëshmohet dhe vet nga fakti që detyroi dy fuqitë më të mëdha imperialiste, Britaninë e Madhe dhe SHBA-të, që ta kanë të kthyer vëmendjen e tyre në mënyrë aktive ndaj lëvizjes së armatosur popullore të Greqisë, të financonin klasën borgjeze vëndase, me synim që ajo të mund të qëndrojë në këmbët e saj dhe të angazhohen në çështjet sovrane të saj, në administratë dhe politikë, për të mbrojtur shtetin.

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) funksionojë si një mburojë për Republikat Popullore të Shqipërisë, Jugosllavisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në vitet kritike 1946 – 1949.

Partia Komuniste e Bashkuar e Bolshevikëve (PKBS) dhe Parti Komuniste të tjera, qëndruan në krah të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe ndihmuan luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) me shumë mënyra, si dhe për përballjen e pasojave të tërheqjes së koordinuar të forcave të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) pas betejës së fundit në malin e Gramozit. Mirëpritën dhe mbajtën 25.000 fëmijë (të cilët shpëtuan prej urisë, bombardimeve dhe nga shkollat e "riedukimit" të mbretëreshës Fridheriki). Më pas ata pritën dhjetëra mijëra refugjatë politikë, të cilët gjetën në vendet e ndërtimit socialist, mikpritje të ngrohtë, punë, arsim dhe kulturë, siguri për veten e tyre por dhe për brezin e ri të refugjatëve politikë.

I rëndësisëm ishte solidariteti ndërkombëtar ndaj Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) që u zhvillua nga forcat punëtore – popullore, të lëvizjes komuniste në shtetet kapitaliste. Një nga shprehjet e shumta që pati ky solidaritet ishte vizita e delegacionit Francez në Greqinë e Lirë dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) në vitin 1949, ku përfshihej edhe poeti i madh Pol Eluard.

Këto akte përbërën shprehje të solidaritetit dhe të përkrahjes internacionaliste, edhe pse e vlerësuar mes Partive Komuniste.

Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE), u zhvillua dhe veproi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, që fundi i saj u shoqërua me ndryshime të përbërjes së aleatëve kapitalistë në botë. Pavarisht ndryshimit të rëndësishëm në bilancit e fuqisë globale në Europë dhe Azi, në favor të forcave komuniste, prap bilanci i forcave mbeti në favor të kapitalizmit, me qendër SHBA-të. Në të vërtetë, kjo përforcojë dhe pozitën e tyre, duke kaluar në fazën e rindërtimit, të shpalljes së "luftës së ftohtë" dhe në përpjekjen e gryerjes së Partive Komuniste në pushtet.

Në këto rrethana, lëvizja komuniste ndërkombëtare, në radhë të parë Bashkimi Sovjetik dhe Partitë Komuniste të ndërtimit socialist, nuk mbajti gjatë gjithë periudhës së luftës së Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) të njëjtin qëndrim në lidhje me përgjithësimin e luftës së armatosur në Greqi.

Qëndrimi i diferencuar i Partive Komuniste në pushtet lidhej me se si i vlerësonin ato qëllimet dhe planet e ish-aleatëve në Luftën e Dytë Botërore, kryesisht të SHBA-ve, përballë formimit të pushteteve punëtore – popullore, që ishin në formim e sipër në shtetet Ballkanike dhe në shtetet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore.

Fillimisht, ata e konsideronin se përgjithësimi i luftës së armatosur në Greqi mund të funksionojë si një pretekst për konflikt global, diçka që përpiqeshin që ta shmangnin. Më pas, me këmbnguljen e mëtejshme të qëndrimeve të SHBA-ve, nëpërmjet Doktrinës Truman dhe Planit Marshall, përgjithësimi i luftës së armatosur në Greqi kishte edhe pëlqimin e tyre, por pa u shoqëruar kjo dhe me ndihmën analoge.

Çështja e qëndrimit të lëvizjes komuniste ndërkombëtare ndaj Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) do të ndriçohet plotësisht me qasjen e nevojshme në materialet arkivore dhe ende janë të panjohura.

Mprehja e luftës së klasave në nivel ndërkombëtar nuk e gjeti të përgatitur ideologjikisht – politikisht dhe organizativisht lëvizjen komuniste ndërkombëtare, ku përveç kësaj brënda radhëve të saj kryheshin fërkime intensive.

Shkëputja e tetë shteteve nga sistemi imperialist pas vitit 1945 (Bullgarisë, Rumanisë, Shqipërisë, Polonisë, Hungarisë, Çekosllovakisë, Republikës Popullore Gjermane dhe Jugosllavisë) nuk përbën një konfirmim të strategjisë së lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Në këto shtete rëndonte roli vendimtar çlirues i Ushtrisë së Kuqe edhe pas Luftës së Dytë Botërore, roli i përgjithshëm i përforcuar i Bashkimit Sovjetik.

Në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, veçanërisht në vendet ku partitë komuniste gjëndeshin në pushtet ose në luftë për pushtet, vazhdonin të dominonin kontradiktat e strategjisë, që ishin shprehur në Luftën e Dytë Botërore. Primarja ishte që nuk ishte vlerësuar Lufta e Dytë Botërore si një luftë imperialiste që nga të dyja anët e shteteve kapitaliste dhe që nuk ishte shpallur si një objektiv i përbashkët strategjik për dalje nga lufta me pushtimin e pushtetit nga punëtorët.

Lufta e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) u gjënd në atë kohë nën ndikimin e kontradiktave dhe të dobësive të strategjisë së lëvizjes komuniste ndërkombëtare, si pasojë edhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Partia jonë nuk mundi të nxjerrë konkluzionet e sakta nga rrjedha e lëvizjes EAM-ike në kohën e Pushtimit (Marrëveshjet e Libanit dhe Kasertas, politika e "bashkimit kombëtar") dhe në Dhjetorin e vitit 1944. Politika e qeverisjes, që quhej "pushtet popullor" në Programin e Partisë komuniste të Greqisë (KKE) dhe të EAM-it konsiderohej si kalimëse për në socializëm, përbënte një utopi.

Megjithatë, ekztojti mundësia që Ushtria Demokratike e Greqisë (DSE) ta fitonte luftën, me kushtin që Partia Komuniste e Greqisë (KKE) të sillte ndryshimin e nevojshëm në strategji e saj brënda vitit 1946 dhe të organizonte me vendosmëri luftën e armatosur popullore dhe revoltën, duke e përqëndruar atë në qytetet e mëdha (të Athinës, Pireut, Selanikut dhe në qytetet e tjera). Në vitin 1946, ushtria borgjeze nuk ishte riorganizuar ende dhe brenda rradhëve të saj kishte shumë forca të organizuara të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të EAM-it. Gjatë të njëjtës periudhë, kishin mbetur të lirë mijëra komunistë dhe EAM-itë të tjerë, ndërsa shteti borgjez nuk i kishte boshatisur fshatrat akoma.

Megjithatë, udhëheqja e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), edhe pse nuk u pajtua plotësisht me qëndrimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare (Stalinit, Dhimitrovit etj) në favor të pjesëmarrjes së EAM-it në zgjedhjet e vitit 1946, nuk eci menjëherë dhe me vendosmëri në organizimin e një kryengritje të përgjithshme të armatosur.

Në vazhdim Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duke pasur të qartë se lufta e armatosur nuk mund të mbetej si çështje e dorës së dytë për "zhvillim të qetë demokratik" (këtë e konfirmuan dhe ngjarjet), u përpoq që të përshpejtonte ritmin për përgjithësimin e luftës së armatosur. Megjithatë, koha rridhte kundër llogarisë përfundimtare, për efektivitetin e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Kjo pati rezultate dhe në problemin e rezervave të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).

Shtatëdhjetë vjet më vonë, sistemi politik borgjez përpiqet që të reformohet, me qëllim që të parandalojë radikalizimin e popullit, ti uli tonin indinjatës së tij nga lufta kundër nevojave, por dhe ndaj arritjeve të tij, që kryen klasa kapitaliste dhe pushteti i saj, Bashkimi Europian (BE) dhe qeveria e SYRIZA – ANEL, e cila lëviz në të njëjtën linjë me qeveritë e mëparshme të ND-s dhe të PASOK-ut.

Historia na mëson se nuk mund të ekzistojë qeveri pro-popullore, çfarëdo emri që të ketë ajo dhe çfardo parti që të marrë pjesë në të, kur pushteti politik, mjetet e prodhimit dhe e gjithë pasuria e prodhuar nga klasa punëtore gjëndet në duart e kapitalistëve, në se Greqia merr pjesë në bashkësitë imperialiste të BE-së dhe NATO-s.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), me përvojë dhe e mësuar, synon dhe mundet të bëhet pishtare i luftës së re klasore dhe fitimtare për socializëm, i cili është i domosdoshëm, bashkohorë dhe real.

 

[1] Ushtria Popullore Çlirimtare Greke (ELAS) ishte sektori ushtarak i Frontit Çlirimtar Kombëtar (EAM)

[2] Fronti Çlirimtar Kombëtar (EAM) u krijua me iniciativën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) më 27 Shtator 1941, në Athinën e pushtuar të asaj kohe.

[3] Zona të Greqisë, që gjëndeshin nën kontrollin e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE)

[4] Partia Komuniste e Greqisë (KKE) sot vlerëson se me marrëveshjet e Libanit dhe të Kasertës, Partia dhe EAM-i bërën lëshime të papranueshme ndaj klasës borgjeze dhe imperialistëve Britanikë, në emër të "bashkimit kombëtar", që pati si rezultat mos-formimin e kushteve subjektive, të cilat së bashku me faktorët e tjerë do të kontribuonin në fitoren e forcave punëtore – popullore, pas dëbimit të fashistëve gjermanë.

 

Athinë, Shkurt 2016

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)