Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Shpallje e Zyrës së Shtypit për fiestat antikomuniste në Estoni

Fiestat antikomuniste dhe antihistorike në Estoni përbëjnë provokim për miliona viktima të nazizmit, për të gjithë popujt e Europës të cilët me luftën e tyre shkruan faqet heroike të Fitores Antifashiste. Përbën provokim për milionat e komunistëve, ndaj luftëtarëve që kontribuuan me vendosmëri në shpartallimin e nazizmit-fashizmit.

Ky aktivitet ndoll në vazhdimin e aktiviteteve të ngjashme që bëhen vitet e fundit nën kujdesin e BE-së, e cila duke e pasur antikomunizmin si politikë dhe ideologji zyrtare, me fonde të shumta parash përpiqet që të vendos 23 gushtin si "Dita europiane e kujtimit për viktimat e regjimeve totalitare." Synimi kryesor i saj është rishkrimi i historisë së popujve, shpifjet kundër socializmit, barazimi antihistorik dhe i papranueshëm i komunizmit me fashizmin - nazizmin. Qëllimi kryesor të fshehë pushtetin e monopoleve i cili mori formën e nazizmit në Gjermani, vetë kapitalizmi u përmbys në BRSS dhe në vendet e tjera ku klasa punëtore mori pushtetin, vazhdoi për dekada të tëra ndërtimin socialist, pavarësisht nga dobësitë dhe gabimet serioze.

Fushata antikomuniste e BE-së, e cila përputhet me sulmin antipopullor, antipunëtor gjen në Estoni dhe në vende të tjera baltike eksponentët e saj më të mirë. Qeveritë borgjeze Estoneze me mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-ve, në vitet që pasuan pas përmbysjeve në vendet socialiste dhe shpërbërjen e BRSS me orgji shtrembërojnë të vërtetën historike.

Përpjekja e barazimit të komunizmit me fashizmin u vërtetua më së miri se ka për synim të nxjerrë të pafajshëm nazizmin dhe krimet e tij. Në Estoni kriminelët e divizionit të 20-të të «Waffen SS», të SS-ve estonez që luftuan në krah të Gjermanisë naziste sot shpallen “heronj” duke gëzuar pensione dhe privilegje, ndërsa ndalohet veprimtaria e Partisë Komuniste, e simboleve komuniste, si dhe periudha ku Estonia ishte në përbërjen e BRSS-së konsiderohet si "okupim". Dita e Çlirimit të Estonisë nga Ushtria e Kuqe dhe partizanët Estonez është vendosur si një "ditë zie" nga antikomunistët aktual dhe pasardhësit e kriminelëve nazist.

Në Estoni dhe në shtetet e tjera janë rrëzuar ato që pohon SYRIZA-s, ND-ja dhe partitë e tjera për gjoja ''BE-në e paqes, të demokracisë, të sigurisë, dhe solidaritetit''.

Refuzimi i qeverisë SYRIZA - ANEL të marrë pjesë në aktivitetin e nesërm (23/08/2017) në Estoni është të paktën hipokrit, jo vetëm për shkak se ajo vjet zyrtarisht ishte përfaqësuar në Bratisvala në takimin e ngjashëm, por dhe se shfajëson BE-në e monopoleve e cila ka bërë flamur të saj antikomunizmin, barazimin e komunizmit me nazizmin. Gjithashtu, shpifjet e SYRIZA-s kundër socializmit, kundër gjithë kursit socialist të Bashkimit Sovjetik, e bën më të lehtë antikomunizmin vulgar dhe ekstrem të ND-së, të PASOK-ut dhe partive të tjera borgjeze, së bashku sigurisht me vrasësit nazistë të Agimit të Artë, ashtu siç u shpreh kryesisht ditët e fundit.

100 vjet pas Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit popujt e Europës mund të nxjerrin konkluzione. Forcimi i antikomunizmit vërteton se klasa borgjeze dhe shtabet e saj dridhen nga populli dhe perspektiva e luftës së tij, godasin komunistët sepse ata janë bartësit e rrugëdaljes nga sistemi i kalbur shfrytëzues dhe krizat e tij.

Përvoja popullore vërteton se intensifikimi i antikomunizmit dhe i të gjitha ideologjive të vjetra reaksionare, janë shenja paralajmëruese të masave të reja antipopullore dhe heqjen e të drejtave popullore, fillimin e një fushate të re të luftërave dhe ndërhyrjeve imperialiste në kurriz të popujve.

Kjo është arsyeja pse beteja për heqjen e përndjekjeve antikomuniste dhe të ndalimeve, lufta kundër antikomunizmit, për kënaqjen e nevojave bashkëkohore popullore, është e lidhur me luftën e vazhdueshme për pushtetin punëtor që të çlirohet klasa punëtore, shtresat popullore nga prangat e kapitalizmit, të shfrytëzimit që gjeneron varfërinë, luftërat, nazizmin-fashizmin dhe mbështetësit e tij.

 

22/8/2017

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)