Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

TË GJITHË NË GREVË

Më 17 Maj 2017, në Greqi, do të bëhet grevë e përgjithshme 24-orëshe si dhe mitingje, protesta të Frontit Militant Mbar-punëtor (PAME) në dhjetëra qytete, kundër masave të reja që sjell për diskutim në parlament koalicioni qeveritar i partisë së "majtë" SYRIZA me partinë nacionaliste ANEL . Më 18 Maj, ditën e votimit të këtyre masave, do të bëhen protesta nga PAME në të gjithë Greqinë.

Këto masa, qeveria e SYRIZA - ANEL i sjell pas negociatave që bëri me bashkësitë imperialiste të BE-së dhe FMN-së për vlerësimin e dytë të Memorandumit të Tretë. Nga rezultati i këtyre negociatave bëhet e qartë se qeveria negociojë me huadhënësit në emër të interesave të grupeve të brendshme monopoliste dhe jo për interesat e popullit, me qëllim që të përshpejtojë procesin e daljes nga kriza kapitaliste në dobi të kapitalit.

Paketa e re e masave antipopullore e përshkallëzon edhe më tej sulmin, ngarkon pesha të reja mbi familjet popullore që tashmë janë të mbytura, në të njëjtën kohë më këtë paketë masash, formohen kushte më të mira për aktivitetet e grupeve të biznesit (si p.sh masa të reja për liberalizimin e tregut dhe përshpejtimin e privatizime).

Më një përmbledhje, masat e reja përfshijnë:

• Shkurtime të tjera në pensione, që do të ketë rezultat humbjen një shumë të barabartë me dy pensione në vit për pensionistët.

• Rritjen e taksimit të drejtpërdrejtë akoma dhe për ata që kanë rroga të vogla, duke e ulur shifrën e jo-taksimit. Kështu që, p.sh. një rrogëtar që merr rrogë mujore 615 euro dhe tani nuk paguan taksë të drejtpërdrejtë, do t’i duhet të paguaj deri në 300 euro në vit.

• Shkurtime të reja në financimin publik për shpenzime mjekësore.

• Shkurtime të reja në ndihmat e ndryshme sociale (shkurtime në asistencën sociale dhe të mbështetjes për ngrohjen e familjeve në dimër)

• Në marrëveshjen e re ka dhe masa të tjera që mbështesin kapitalin, të tilla si rritja e privatizimit, liberalizimin e plotë të përjashtimeve masive dhe kolektive të punëtorëve nga puna në ndërmarrjet e mëdha kapitaliste, miratim të pengesave të reja për të shpallur grevë, konsolidimin e të gjitha ligjeve antipunëtore për negociatat kolektive që janë miratuar që nga viti 2011, krijimin e pengesave të reja për firmosje të marrëveshjeve kolektive, kufizim të së drejtës për të bërë grevë, legjitimitetin e punëdhënësve për të bërë kundër-grevë ( "lock-out"), heqjen e ditës së Diel si ditë pushimi me pasoja të dhimbshme për punonjësit dhe tregtarët e vegjël, me qëllim që të përshpejtohet grumbullimi i tregtisë në super markete dhe firmat që kanë shumë dyqane etj.

Këto masa të reja do të ndikojnë në mënyrë të përmbledhur, si një peshë plus, në një kohë kur situata për punonjësit dhe të vetë-punësuarit është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga politikat e mëparshme, si nga qeveritë e ND - PASOK ashtu dhe nga qeveria e sotme e SYRIZA - ANEL.

Në vitin 2016, rreth 45% e popullsisë kishte të ardhura më poshtë se niveli i varfërisë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit që të reagojë me militarizëm kundër marrëveshjes së re dhe duke pasur parasysh nevojat e tij, të cilat vazhdimisht flijohen në altarin e rimëkëmbjes së fitimeve të monopoleve. I bën thirrje popullit, duke u kryengritur në grevën e 17 Majit, të organizojë sulmin e tij me vendosmëri, të kërkojë në mënyrë të menjëhershme kthimin e humbjeve të mëdha që kishte në periudhën e krizës, kundër ofensivës së re të klasës sunduese, të BE-së, FMN-së, që kryen qeveria e SYRIZA - ANEL.

Punonjësit me pjesëmarrjen e tyre masive në grevën e 17 Majit, në protestat e tjera, me organizimin e tyre në vendin e punës, duhet të brohorasin: " Ne nuk do të bëhemi skllevërit e shekullit të 21"! 

 

16.05.2017