Dhënien e përgjegjësisë, ndëshkimin e autorëve dhe hetimin e plotë të rrethanave reale të tragjedisë në ishullin Hios, e cila ndodhi në mbrëmjen e 3 shkurtit, duke rezultuar në humbjen e 15 migrantëve dhe refugjatëve, kërkoi Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, duke folur më 4/2/’26 në Seancën Plenare të Parlamentit, gjatë debatit mbi projektligjin e Ministrisë së Imigracionit dhe Azilit mbi «promovimin e migracionit të ligjshëm».
Gjithashtu, ai shënoi se nuk ishte një incident i vetëm, siç po përpiqet ta paraqesë qeveria, por një rezultat i orientimit të politikës që po praktikohet dhe urdhrave përkatëse, të cilat nuk janë shpëtimi, por represioni dhe kthimi, siç u pasqyrua qartë në fundosjen e anijes në Pilos me shumë të mbytur.
Dhe ky incident, theksoi ai, hodhi poshtë pretendimet e qeverisë për bashkëpunim gjoja të mirë me aleatin e NATO-s, Turqinë, mbi emigracionin dhe uljen e supozuar të flukseve në përballje me Libinë, e cila gjoja është përgjegjëse për emigrantët në Kretë, ku qeveria synon të ndërtojë qendra paraburgimi dhe jo për të strehuar refugjatët.
Ai denoncoi se politikat e shtypjes kundër refugjatëve dhe emigrantëve që përshkohen gjithashtu edhe nga logjika raciste, politikat e tërheqjes së punëtorëve, janë të gjitha forma që synojnë seleksionimin, hapjen dhe mbylljen e rubinetit të flukseve emigratore, në varësi të nevojave të kapitalit.
Lidhur me projektligjin, ai vuri në dukje se pasqyron politikën e thellë klasore kundër klasës punëtore duke promovuar politikat e gjoja imigracionit të ligjshëm, pasi bëhet për legalizimin e tregtisë zyrtare të skllevërve ku punëtorët e huaj do të vijnë në vendin tonë për të punuar pa u garantuar të drejtat e tyre, por do të trajtohen si "mall njerëzor".
Komiteti Sektorial i KKE në ishullin e Hios-it realizoi një protestë për tragjedinë me shumë të vdekur më dt. 4/2/’26, me slogane si «Imperialistët tokën po ri-ndajnë, me gjakun e popujve kufijtë po i hartojnë» dhe «E bënë Egjeun det të vdekurish, Jo luftërave të imperialistëve». Protestuesit marshuan drejt portit ku hodhën lule në det, në kujtim të 15 viktimave.


