Socializmi si hap i parë i formimit social-ekonomik komunist nuk është formim i pavarur, është një komunizëm i papjekur. Zbaton ligjin bazë të mënyrës komuniste të prodhimit: Prodhim të planifikuar për përmbushjen e nevojave të zgjeruara sociale.
Nëpërmjet Planifikimit Qendror vihen në shërbim të njeriut dhe të nevojave të tij mundësitë e zhvillimit të vendit, çfarëdo gjëje që është krijuar nga aktiviteti njerëzor në Shkencë, Teknologji, Kulturë, të sigurojnë një nivel më të lartë të jetës, zhvillimit shpirtëror dhe arsimor. Eliminohet papunësia, pasiguria e punës, rrit kohën e lirë, që, ndër të tjera, populli punonjës të ketë mundësinë të marri pjesë në mënyrë aktive dhe të ushtroj kontrollin punëtor, të garantoj karakterin e pushtetit punëtor.
Ndërtimi Socialist është një proces i përbashkët, i cili fillon me pushtimin e pushtetit nga klasa punëtore. Fillimisht formohet mënyra e re e prodhimit, e cila mbizotëron në bazë me heqjen e plotë të marrëdhënieve kapitaliste, marrëdhënies kapital - punë pagë.
• Socializohen (shoqërizohen) mjetet e prodhimit në industri, energji - ujë, telekomunikacion, ndërtimi, riparimi, mjetet e transportit publik, të tregtisë me shumicë - me pakicë, eksportit dhe importit, infrastrukturat e përqendruara turistike-ushqimore.
• Socializohet (shoqërizohet) Toka dhe shfrytëzimet bujqësore kapitaliste.
• Hiqet prona private dhe aktiviteti ekonomik në Arsim, Shëndetësi - Mirëqenie, Kulturë dhe Sporte, në Media. Organizohen ekskluzivisht në shërbimin shoqëror.
•Prodhimi industrial dhe pjesa më e madhe e prodhimit bujqësore bëhen me marrëdhënie shoqërore sociale, Planifikim Qendror, kontroll punëtor në të gjitha nivelet e komandim-drejtimit.
•Fuqia punëtore ndalohet të jetë tregti. Ndalohet përdorimi i punës së huaj, d.m.th pagim punësim nga ata që kanë akoma mjete të veçanta prodhimi në sektorë ku nuk ka socializim (shoqërizim) të detyrueshëm p.sh., artizanati, prodhimi bujqësor, turizmit-ushqimit, në disa shërbime ndihmëse.
• Planifikimi Qendror vendos fuqinë punëtore, mjetet e prodhimit, materialin e parë si dhe të tjera materiale industriale dhe burime, në organizimin e prodhimit, dhe të shërbimit social dhe administrativ.
Formohen objekte të prodhimit shtetëror për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore si lëndë e parë ose të mallrave të konsumit. Në realitetin Grek, nuk është e nevojshme rishpërndarja e tokës. Ata bujk që nuk kishin tokë do të punojnë në njësitë socialiste të prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Masa e socializimit (shoqërizimit) të tokës përjashton mundësinë e përqendrimit të tokës, ndryshimit të përdorimit dhe tregtimin e saj nga individ ose kooperativa të prodhuesve bujqësor.
Promovohet kooperativa e prodhimit bujqësor, e cila ka të drejtë përdorimi të tokës së socializuar (shoqërizuar) si një mjet produktiv. Integrimi i pronarëve të vegjël bujk në kooperativën produktive bëhet vullnetarisht. Motivet e kooperativizimit janë: ulja e kostos së prodhimit nëpërmjet kultivimit të përbashkët dhe grumbullimin të produkteve bujqësore. Mbrojtje të prodhimit bujqësor nga fenomeneve të caktuara natyrore përmes objekteve të shtetit, të mbështetjes shkencore dhe teknike. Disponueshmëri e prodhimit bujqësor në mbledhjen, magazinimit - mirëmbajtjen dhe transferimin nëpërmjet aparatit qendror shtetëror. Ndarje të barabartë të kohës së punës gjatë vitit nëpërmjet zgjerimit të më tejshëm të mekanizimit dhe koordinimit qendror për të përballuar nevojat urgjente sezonale. Rindërtim të fshatit me informata qyteti në lidhje me arsimin e përgjithshëm, Qëndra Shëndetësore të pajisura plotësisht dhe të lidhura me spitalet pranë qendrave të qyteteve, infrastruktura kulturore, transporti etj.
Në atë shkallën që, përmes kooperativave prodhuese, socializohet (shoqërizohet) puna duke përdorur mjete prodhimi të mekanizuara dhe infrastrukturë të përbashkët, do të formohen edhe kushtet për integrimin e drejtpërdrejtë në pronësinë shoqërore dhe të anëtarësimit të plotë në Planin Qendror. Në këtë drejtim eliminohet kontrasti midis qytetit dhe fshatit, prodhimit industrial dhe atij bujqësor. Përfitimi i ish- anëtarëve të kooperativës është përmirësimi i kushteve të punës dhe kushteve të jetesës.
Ndarja e punës në mjetet e socializuara (shoqërizuara) të prodhimit bëhet me bazë të Planit Qendror që organizon prodhimin dhe shërbimet sociale, identifikon raportet e saj, shpërndarjen e produkteve, d.m.th. vlerat e përdorimit, me synim që të plotësojë nevojat e zgjeruara sociale. Shpërndarja e punës sociale është e planifikuar në mënyrë centrale dhe bashkon në mënyrë të drejtpërdrejtë -jo nëpërmes tregut individual-, punën individuale si pjesë në punën e përgjithshme sociale.
Plani Qendror shpreh pasqyrimin e ndërgjegjshëm të dimensioneve objektive të forcës prodhuese dhe shpërndarëse, në përpjekjen e zhvillimit të gjithanshëm të forcave prodhuese. Është një marrëdhënie komuniste e prodhimit dhe shpërndarjes që lidh të punësuarit me mjetet e prodhimit dhe me organizmat socialiste. Ajo përfshin një zgjedhje e ndërgjegjshme motivi dhe objektivi në prodhim dhe ka për qëllim plotësimin e nevojave të gjera shoqërore.
Jep prioritet në prodhimin e mjeteve prodhuese, nga të cilat varet zhvillimi i kapacitetit të përgjithshëm prodhues, pajisje totale teknologjike, shërbimet sociale, dhe që në fund të fundit varet aftësia e riprodhimit të gjerë dhe rritjes së mirëqenies shoqërore.
Ç’do herë plani duhet të pasqyrojë gjithnjë e më shumë determinizmin e Planifikimit Qendror në mënyrë që të afrohet me objektivin e përmasave të zgjeruara të akumulimit socialist dhe të mirëqenies shoqërore.
Planifikimi Qendror në afat të mesëm dhe të gjatë ka për qëllim të zhvillojë kapacitetin për punë të specializuar në përgjithësi, dhe rotacionet në ndarjen teknike të punës, rritjen në përgjithësi të produktivitetit të punës dhe uljen e kohës së punës, më perspektivë eliminimin e dallimit në mes punës ekzekutuese dhe asaj ekzekutive, mes punës manuale dhe intelektuale.
Kooperativat e prodhimit i nënshtrohen në një shkallë Planifikimit Qendror, i cili përcakton vendin e prodhimit dhe çmimin shtetëror me të cilin do të bëhet grumbullimi i produktit nga shteti, dhe çmimin me të cilën produkti do të shitet në tregjet popullore të organizuara shtetërore.
Planifikimi Qendror organizohet në ç’do degë, nëpërmjet institucionit të përbashkët shtetëror të ndërlidhur në rajon dhe në ç’do kategori. Mbështetet në një sërë objektesh e kritere:
• Në Energji: Zhvillim të infrastrukturës për të zvogëluar shkallën e varësisë energjetike të Greqisë, duke siguruar konsumin me çmim të lirë dhe të bollshëm popullor, sigurinë e punëtorëve në industri, si dhe në zonat e banuara, kursim të energjisë dhe një shkallë të lartë të efikasitetit energjetik. Mbrojtje të shëndetit publik dhe mjedisit. Në këtë drejtim, politika e energjisë ka si akse: Përdorimi i të gjitha burimeve të brendshme të energjisë , p.sh. , qymyr, hidroelektrik, të erës, diellore, të naftës dhe të gazit natyror, etj, kërkime sistematike dhe gjetje të burimeve të reja, përpjekje ndërshtetërore për bashkëpunim reciprok të dobishëm.
• Transporti: Prioritet i jepet transportit publik në lidhje me atë individ, në pjesët periferike tokësore të vendit lidhje me hekurudha me cikël stabël, dhe me anije për zonat bregdetare dhe ishull. Shfrytëzohet sektori i socializuar (shoqërizuar) i industrisë së ndërtimit të anijeve, për prodhim, restaurim, riparim dhe mirëmbajtje anijesh moderne dhe të sigurta, si dhe të pajisjeve hekurudhore.
Projektohen, me kriter të ndërlidhur dhe plotësues të funksionit të tyre, rrugët, transporti ajror dhe të gjitha format e transportit masiv, me qëllim lëvizje të shpejtë me çmim të ulët të njerëzve dhe të produkteve, kursimit të energjisë dhe të ndërhyrjes harmonike të njeriut në mjedis, zhvillimin e planifikuar për eliminimin e pabarazinë rajonale, kontroll të plotë të mbrojtjes dhe sigurisë të shtetit socialist. Kusht paraprak është projektimi i një infrastrukture të tillë -porte, aeroporte, stacionet hekurudhore, akse rrugore- dhe industri prodhimi të mjeteve të transportit.
• Në industrinë e Përpunimit dhe Industrinë Nxjerrëse: Jepet prioritet për prodhimin e mjeteve të prodhimit (p.sh. inxhinieri-mekanike), me përdorim të kombinuar të industrive nxjerrëse si dhe zhvillimin e industrive të tilla të përpunimit, me mbështetje të kërkimeve shkencore të vendit.
Greqia ka rezerva të konsiderueshme në burime minerale, si boksit, minerale metalike (ari, nikeli, bakri), burimet minerale strukturale (perlite, magnez, mermer, etj).
Nxjerrja e lëndëve të para minerale do të kombinohet me procesin e përpunimit të tyre (p.sh. prodhimi i aluminit dhe pjesëve të lidhur me aluminin), zhvillimin e industrisë petrokimie të minierave, prodhimin e makinerive të prodhimit dhe të mjeteve të transportit, me qëllim uljen e vartësisë nga tregu i huaj. Sipas degës së përpunimit, të tilla si industria kimike.
Sigurohet organizimi i përgjithshëm shtetëror i prodhimit në sektorët e ushqimit, veshjes, lëkurës, tekstile dhe konsumimeve të tjera individuale që kanë të bëjnë me nevojat themelore popullore. Promovohen marrëdhëniet proporcionale midis sektorit bujqësor (duke përfshirë këtu fermerët dhe peshkatarët) dhe sektorët e industrisë për të furnizuar një pjesë të materialeve të para të nevojshme.
Prodhimi bujqësor do të bazohet, përkatësisht, në prodhimin e brendshëm të plehut, pesticideve, ushqim për kafshët, gjenetike dhe materiale riprodhuese etj., makineri bujqësore, infrastrukturën e ujitjes.
Nëpërmjet industrisë shtetërore të prodhimit të ilaçeve, materialeve mjekësore dhe teknologjisë bio-mjekësore kërkohet maksimumi i vetë-mjaftueshmërisë për sigurimin e ilaçeve falas dhe formulime të tjera farmaceutike me bazë nevojat e popullore.
• Në fushën e Komunikacionit - Kompjuteri: shfrytëzohen mundësit teknologjike për përmirësimin të procesit të prodhimit, planifikimin qendror shkencor dhe të kontrollit punëtor në industri, në qeverisje, dhe në shërbimet sociale (të telemjekësisë, të teledukimit, etj.). Jepet prioritet në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për zhvillimin e prodhimit industrial të brendshëm dhe prodhimin e sistemeve të automatike, pajisje kompjuterizimi dhe të telekomunikacionit. Sigurohet me çmim të lirë, hyrje të menjëhershme dhe të sigurt në komunikim, në informim, në argëtim.
• Planifikimi hapësinor - ndërtimit: Planifikimi hapësinor në bazë të rezultatit diagnostik të nevojat të reja, përgatitjen e gjithanshme të kushteve dhe standardeve, si dhe plan kombëtar të menaxhimit të mbeturinave, menaxhimin e burimeve ujore për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e tyre me synim mirëqenien popullore, formimin e qyteteve miqësore ndaj njeriut.
Zhvillim të përputhshëm me ndërtesa për të plotësuar nevojat e strehimit, infrastrukturës publike, për mbështetjen e prodhimit bujqësor, të industrisë, të shërbimeve sociale. Prodhimi industrial mund të plotësojë nevojat e sektorit të ndërtimit me çimento dhe materiale të tjera ndërtimi. Sigurim të strehimit publik, të standardeve bashkohore, e shoqëruar me reformim të qyteteve, mbështetjen e infrastrukturës së transportit të shpejtë dhe të sigurt, mbrojtjen nga përmbytjet, zjarret dhe tërmetet. Sigurim të bollshëm të gjelbërimit për ajër të pastër, në kombinim me fusha për sporte popullore, kulturë dhe argëtimi.
Me përgjegjësinë e Planifikimit Qendror, organizmat shtetërore, institucionet e larta akademike, institutet etj., organizojnë kërkimet shkencore për zhvillimin e tij, plotësimin e nevojave popullore, për drejtimin e prodhimit social dhe shërbimeve sociale, me synim zhvillimin e mirëqenies sociale.
Formohen infrastruktura sociale shtetërore të cilat ofrojnë shërbime sociale me cilësi të lartë për të plotësuar nevojat, të cilat sot aktualisht trajtohen nga familja ose individualisht, p.sh , restorante në vendet e punës, në shkolla, infrastrukture për çlodhje - pushime. Gjithashtu, formohen Institucione mirëqenie - Infrastruktura të nivelit të lartë, që mbrojnë, kujdesin, dhe sigurojnë dinjitetin personal te njerëzit që nuk mund të ndihmojnë veten e tyre për shkak të moshës (fëmijë, të moshuar) ose sëmundje (Me Aftësi të Kufizuara).
Jepet te të gjithë fëmijët e moshës parashkollore arsim parashkollor publik falas, sigurohet në mënyrë ekskluzive edukim shkollor dymbëdhjetë-vjeçar publik falas dhe i përgjithshëm përmes një tipi shkolle me një strukturë të përbashkët, në program, administratë dhe funksionim, mjete teknike infrastrukturë, personel të studiuar dhe të unifikuar e specializuar. Sistemet e vlerësimit kanë për qëllim të konsolidoj njohuritë, të zhvillimin të mendimit dialektik - materialist, në vetë- disiplinë dhe kolektivitet. Sigurohet në mënyrë ekskluzive arsim profesional publik falas pas arsimit të përgjithshëm (bazë) të detyruar. Nëpërmjet një sistemi të lart arsimor, ekskluzivisht publik dhe falas, formohet potenciali shkencor i përshtatshëm për të sjellë mësimdhënien në institucionet arsimore, personel kuadro me aftësi të lartë dhe të kualifikuar për fushat e kërkimit, të prodhimit të socializuar (shoqërizuar) dhe shërbimeve qeveritare shkencore.
Projektimi Qendror krijon të gjitha kushtet për zhvillimin e krijimit socialist kulturor, për riprodhimin dhe përhapjen në masë, më qëllim ofrimin universal në arte dhe estetikën edukative, zhvillimin krijues dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kontributin e Artit në formimin e vetëdijes dhe qëndrimit komunist për zhvillimin e një shoqërie të re.
Vendoset sistemi shëndetësor dhe i mirëqenies publike ekskluzivisht falas. Jepet prioritet në parandalimin e sëmundjeve, jepen shërbime për sigurimin e mirëqenies fizike dhe mendore, zhvillimin njerëzor shpirtëror dhe kulturor, sigurohen kushtet e përgjithshme mjedisore dhe sociale që ndikojnë në shëndetin publik, në mundësinë për të punuar dhe aktivitetin shoqëror. Deri sa të eliminohen plotësisht si fenomene sociale, varësitë nga droga dhe substanca të tjera, do të ekzistojnë shërbimet e specializuara sociale për parandalimin, trajtimin dhe integrimin social.
Ndryshohet roli dhe funksioni i Bankës Qendrore. Përcaktimi i funksionit të parasë si mjet për qarkullimin e mallrave do të kufizohet, në shkëmbimin e prodhimit socialist me atë të prodhimit të kooperativës bujqësore, dhe në përgjithësi me prodhimet private e një pjese të produkteve të konsumit të cilat nuk janë prodhuar nga njësite socialiste të prodhimit, deri në eliminimin e të gjitha formave të pronës private si në mjetet prodhimit ashtu edhe të ekzistencës së prodhimit privat. Banka Qendrore kontrollon funksionet përkatëse të disa agjencive të specializuara qeveritare kreditore për kooperativat bujqësore të prodhimit dhe të disa prodhuesve individual të mallrave.
Zhvillimi i Planit Qendror si dhe zgjerimi i pronës shoqërore në të gjithë sektorët gradualisht, bën paranë të panevojshme, jo vetëm në përmbajtjen e saj, por edhe në formën që ajo ka, si dëshmi e kontributit individual në punën sociale dhe mjetet e shpërndarjes së produktit shoqëror të shpërndarë me bazë në punës.
Banka Qendrore merr rol në praktikën e përgjithshme të kontabilitetit social dhe lidhet me institucionin dhe objektivin e Planit Qendror. Banka Qendrore kontrollon tregtinë ndërkombëtare, tregtinë ndër-shtetërore, turizmin, për aq kohë sa do të ekzistojnë shtete kapitaliste në Tokë, shkëmbime të cilat kryhen vetëm nga agjencitë shtetërore. Kontrollon rezervat e arit ose mallit tjetër në funksion me valutën ndërkombëtare ose rezervave të tjera të përgjithshme.
Ndërtimi i socializmit është i papajtueshëm me pjesëmarrjen e vendit në çdo organizatë imperialiste, të tilla si BE dhe NATO, FMN ose Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, është i papajtueshëm me ekzistencën bazave ushtarake NATO-amerikane. Pushteti i ri, në bazë të kushteve ndërkombëtare dhe përreth vendit, do të përpiqet të zhvilloj marrëdhënie ndërkombëtare me përfitim reciprok përmes Greqisë dhe vendeve të tjera, veçanërisht me vende që niveli i tyre i zhvillimit, natyra e problemeve dhe e interesit që ato do të kenë në atë kohë, mund të sigurojnë një bashkëpunim të tillë me përfitim reciprok.
Shteti socialist do të kërkojë bashkëpunimin me shtete dhe popuj, të cilët objektivisht kanë interes të drejtpërdrejtë për t'i rezistuar qendrave ekonomike, politike dhe ushtarake të imperializmit, në radhë të parë me popuj që ndërtojnë në vendin e tyre socializmin. Do të mundohet të shfrytëzojë të gjitha "boshllëqet" e përshtatshme që do të ketë "fronti" imperialist, për shkak të kontradiktave ndër- imperialiste, për ruajtjen dhe forcimin e revolucionit socialist. Greqia Socialiste, besnike e parimeve të internacionalizmit proletar, do të jetë, brenda mundësive të saj, mbështetëse për lëvizjen anti-imperialiste ndërkombëtare revolucionare komuniste.