Elisheo Vagjena
- Anëtar i K.Q dhe përgjegjës
i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE
Shfaqja e krizës kapitaliste në Greqi u shoqërua me synimin e fortë të borgjezisë për të "çorjentuar" ideologjikisht punëtorët, duke «errësuar» shkaqet e krizës dhe të problemeve që përjetojnë punëtorët, me synim që ti çojë në zgjidhje politike që nuk refuzojnë sistemin shfrytëzues. Kështu, partitë politike borgjeze, «të vjetëra», por edhe ato që shfaqen tani, filluan të përqëndrohet në fenomene të veçanta, p.sh si skandale financiare, si shkak i krizës. «Paratë ekzistonin. Disa (politikanët), i hëngrën dhe tani paguan populli», është një nga perceptimet e përhapura. Në këtë plan u shfrytëzua edhe e ashtuquajtura «lëvizja e të zemëruarve», e cila përpunonte antipati ndaj lëvizjes së organizuar punëtore klasore dhe objektivave të saj, duke u përqëndruar në parullat: «Hajdut! Hajdut!» dhe «Tradhtarë!» drejtuar në përgjithësi ndaj politikanëve, «duke organizuar» terrenin ideologjik për «mbjelljen» e mëvonshëme të aspekteve raciste dhe kriminale të fashistëve të «Agimit të Artë.»
Në këto kushte Partia Komuniste e Greqisë me vendosmëri tregoj se kemi të bëjmë me një krizë të vetë sistemit, dhe kërkohet kundështim, shkëputje nga bashkësitë imperialiste të BE-së dhe NATO-s, me socializimin e mjeteve të prodhimit dhe ndërtimin e një tjetër ekonomie dhe shoqërie me kriter plotësimin e nevojave popullore dhe jo fitim. Në të kundërtën «Koalicionit i së Majtës Radikale» (SYRIZA) «futesh dhe lahej» brënda çdo llojë gustosh ideologjike-politike, për të arritur të jetë partia e parë opozitare. Ja vlen për të përmendur disa hollësi në lidhje me qëndrimin e kësaj partie, sidomos në fazën e sotme, që reklamohet nga e ashtëquajtura «Partia e së Majtës Evropiane (PME)» , si «fuqi përbysëse» dhe presidenti i saj Aleksi Cipra, është kryetari i forcave të PME për karigen e Presidentit të Komisionit Evropian të BE-së
Kur e «majta radikale» takon të djathtën ekstreme
Në dt.07/Shkurt/2014 Sekretariati Politik i SYRIZA-s mori vendim për tërheqjen e emërimit të gazetarit Th. Karipidhi si kandidat për Prefekturën e Maqedonisë Perëndimore për zgjedhjet e afërta lokale, që do të mbahen në periudhën e euro-zgjedhjeve (Maj 2014). Greqia është e ndarë në 13 rajone. Pra, për një zonë të madhe të Maqedonisë perëndimore, SYRIZA u udhëzua (jo menjëherë , por pas endoskopisë 5ditore brënda partisë) të tërheqë kandidatin e saj. Pse? Në publik u shfaqën mendimet e këtij gazetari, tifoz i një kuptimi konspirativ të vuajtjeve që përjetojnë punëtorët në vend. Sipas mendimit të tij kryeministri A.Samara shkatërron Greqinë në bazë të planit të hebrenjve!
Ky nocion ekstrem konspirativ që i përshtatet "si dorashka" perceptimeve të ngjashme të qarqeve fashiste, gjeti «strehë» te «të majtët radikal» të SYRIZA. Pra, kaq shumë ... «radikalizëm» ...
E vërteta e pamohueshme është se kjo është «maja e ajsbergut», pasi të tre vitët e fundit SYRIZA «gëlltiti» seksione të tëra të partisë socialdemokratike PASOK, e cila ndollet në shpërbërje.
Nëse tejkalojmë këtë fakt, do të shohim se si të gjitha vitet e kaluara SYRIZA ka bërë përpjekje sistematike për të pafajsuar para syve të punëtorëve kapitalizmin. Si e bën këtë? Le të shikojmë shkurtimisht.
Duke shenjtëruar kapitalizmin «e shëndetshëm», si tipi Obamës
SYRIZA argumenton se për krizën dhe problemet e punëtorëve e ka fajin neoliberalizmi, «kapitalizmit neoliberal». Vlerëson pozitivisht politikën e Obamës si «neokeinsianizëm» dhe e karakterizon «progresiv»! Nga fundi i vitit të kaluar, duke folur në Teksas të SHBA-së Presidenti i SYRIZA, Al. Cipra vlerësoi presidentin e SHBA duke deklaruar «kam ndjenjën se ne mund të kemi një dialog konstruktiv me Uashingtonin mbi çështjen e krizës në eurozonë. Kjo është një arsye pse unë ndjehem i kënaqur që gjëndem sot këtu.»
Në këtë mënyrë udhëheqja e SYRIZA dhe e Partisë e së Majtës Europiane(PME) është e përfshirë në konkurencat e egra ndërmjet pushteteve imperialiste. Është e njohur se qeveritë e SHBA-së, të Francës, të Italisë presjonojnë Gjermaninë për të marrë më shumë pjesë në menaxhimin e borxhit të shteteve të Eurozonës që kanë shumë borxhe dhe të kufizojë superprodhimet e saj tregtare. Forcat e PME-së mbajnë anën e SHBA-së. Megjithatë, ky dyluftim, në asnjë rast, nuk bëhet për interesat e forcave popullore, nuk i përket popujve as të ekonomive kapitaliste të fortë dhe as atyre popujve të ekonomive kapitaliste të dobët. Ç’do lloj «përzierje» menaxhimi të krizës që të ndigjet punonjësit nuk çlirohen nga prangat e shfrytëzimit kapitalist, nuk ksembleksen nga varfëria, nga mjerimi, nga masat e reja anti-popullore. Kjo duket nga problemet e mëdha sociale dhe ekonomike, që përjetojnë dhjetra miliona punëtorë në SHBA. Edhe pse mbi thëngjijtë e aritjeve sociale ndodhin disa tregues statistikorë të zhvillimit kapitalist, kjo do të jetë anti-popullore, punëtorët do të vuajnë pasojat e krizës së ardhshëme dhe më të thellë të mbi-akumulimit të kapitalit.
SYRIZA duke kufizuar kritikën e tij në të ashtuquajturën «kapitalizmi neoliberal» ushqen iluzione te punëtorët se mund të ekzistojnë edhe një tjetër, një kapitalizëm «i mirë».
Pritje pa durim në ndryshimin e koalicionit të ujqërve
Të kujtojmë se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në vitet 60 kishte karakterizuar KEE-në (Komunitetin Ekonomik Europian) si një «gropë të luanëve». Në vitin 1980 kishte thënë «JO» për pranimin e Greqisë në KEE dhe në vitin 1991 «JO» Traktatit të Mastrihtit, e cila transformoj Komunitetin Ekonomik Europian në Bashkim Europian.
Në të kundërt, të gjitha partitë e tjera, duke përfshirë edhe partitë nga të cilat erdhi SYRIZA aktual, kishin mbështetur këto zgjellje të klasës borgjeze për integrimin e Greqisë në KEE dhe BE.
Sot SYRIZA argumenton se BE-ja «shkel parimet dhe qëllimet për të cilat është themeluar». Realiteti është se që nga viti 1957 e deri më sot dhe sa të ekzistojë BE-ja, edhe në qoftë se ndahet në kompleksin veri apo jug, ose të bëhet federatë, apo konfederatë do të jetë bashkim imperialist, kundër popujve, kundër rinisë.
Është e qartë se BE-ja nuk ndryshon, as duke ndryshuar kreun e Komisionit Evropian, i cili është një mekanizëm për zhvillimin dhe zbatimin e masave më të rënda anti-popullore ose me reformat politike, sepse në ADN-në e saj fsheh shfrytëzimin e njeriut nga njeri, shfrytëzimin klasor, kontradiktën themelore të shoqërisë kapitaliste.
Sepse kryesorja është se për interesat e kujt u ndërtua ky bashkim ndërshtetëror. U ndërtua për të shërbyer kapitalistët që të shfrytëzojnë punëtorët në mënyrën më efektive në vendet e shteteve-anëtare. U ndërtuar për ti mundësuar atyre të fortifikojnë pushtetin e tyre, dhe duke patur «krahët» e klasave borgjeze të vendeve të tjera të bashkimit. U ndërtua për të ndihmuar monopolet europiane në dyluftimin e ashpër me monopolet në vendet e tjera dhe bashkësive rajonale.
BE-ja, me shumicën e shteteve – anëtare të saj në të njëjtën kohë jenë anëtarë të NATO-s, organizon luftën me mjete ekonomike, politike dhe ushtarake, zhvilloi luftë në terren të Europës, merr pjesë në planifikimin e ndërhyrjes në Azi, Afrikë, sot në Republikën e Afrikës Qendrore, shkon dorë për dore me SHBA-në në anti-komunizëm dhe në goditjen e lëvizjes me ligje-terrori.
SYRIZA, për shkak të pozicionit të saj si partia kryesore e opozitës, ka përgjegjësi të madhe, për mashtrimin e vetëdijshëm të punëtorve se gjoja BE-ja mund të «demokratizohet» dhe të bëhet «më njerzore».
Kohët e fundit, me ngjarjet e përgjakshme në Ukrainë, SYRIZA, zbuloi edhe një herë «mungesën e politikës së jashtme të pavarur» në ndërhyrjen brutale të BE-së në çështjet e brendshme të Ukrainës, që ndodhi së bashku me SHBA-në dhe në kundështim me Rusinë, për kontrollin e tregjeve, të lëndëve të para dhe të rrjeteve të transportit në këtë vend. SYRIZA argumentoi se BE do të mundej të ketë një «rol më të fuqishëm» në interes të popullit të Ukrainës, nëse nuk përputhej me SHBA-në. Atëherë, sipas kësaj pikëpamjeje, BE-ja do të ishte «një forcë stabiliteti dhe paqeje». Por nuk ka mashtrim më të madh se të pretendojnë se BE-ja imperialiste mund të bëhet «faktor i paqes», duke ushqyer iluzione për imperializëm paqësor! Imperialistet «grabitqarë», mes tyre edhe BE, gjatë «ndarjes së plaçkave të grabitura» mund të gjenden dhe të ballafaqohen, por gjithmonë do të mbeten «grabitqarë» dhe armiqësor ndaj interesave të popujve!
«Fronti» dhe «era» e Jugut
SYRIZA «noton» brenda «ujerave të trubullta» të partive të ashtuquajtura «harku anti–Memorandum», të «antimerkelismit», të versionit antibankar të BE-së dhe të Eurozonës, partitë që kritikojnë troikën dhe vetëm Gjermaninë.
Megjithatë, hesht se së pari shpërtheu në Greqi kriza kapitaliste dhe pastaj erdhi memorandumi. Tejkalon faktin se Trojka ka si faktor të saj kryesorë BE-në. Memorandumin që ka nënshkruar qeveria greke me trojkën e kreditorëve, nuk është diçka tjetër veç se shqyrtimi-specializimi-specifika e politikës së përgjithshme të BE-së në kushtet e krizës në Greqi. Prandaj janë «gjepura» kundeshtimet e SYRIZA-s për Memorandumet, pasi në të njëjtën kohë kjo parti nuk kundërshton, por mbështet e BE-në.
Por përse SYRIZA kundërshton trojkën ose vetëm Gjermaninë? Por se kështu e fsheh mbështetjen e saj thelbësore për BE-në e kapitalit, të monopoleve. Ajo nxit Iluzione te punëtorët se BE-ja mund të ndryshojë përmes një «fronti të vendeve Jugore». Njëkohësisht, aleatët ndërkombëtarë dhe mbështetësit të cilët thot, qeveritë e SHBA-së, Francës, Italisë, Mesdheut Jugor, janë armiq të popullit, shkatërojnë të drejtat popullore në shtetet e tyre, si dhe qeveria gjermane.
BE-ja është ferr për të gjithë popujt! E vërteta është se masat anti-popullore kanë të bëjnë me klasën punëtore dhe shtresat popullore të të gjitha vendeve, pavarsisht memorandumeve dhe borxheve.
Në vende të tjera janë marrë në 10vjeçarin e '90-tës dhe në të tjetra në 10vjeçarin e vitit 2000, në të tjera të përmbledhura në formë «shokuese», si në Greqi në kushtet e krizës, në të tjera vende gradualisht, si në vetë Gjermaninë.
Sigurisht, ka ndryshime nga shteti në shtet për sa i përket të arritjeve të punëtoreve, nevojat sociale, nivelin e papunësisë. Kjo ndolli jo për shkak se në Greqi u zbatua një e politikë e zgjellur apostafat jo e mirë, një «ilaç gabim», por për shkak se pika e fillimit të saj ishte në një pozitë më të keq në Eurozonë.
Për shembull, Politika e Përbashkët Bujqësore (PPB) është politika e përgjithshëme, që synon të mbledhi prodhimin bujqësor dhe tokën në sa më pak duar. Por u bë, më e dhimbshme në shtetet që e kishin pjesën e prodhuesve të vogjël ende të shumtë, të tilla si Greqia.
Është «përrallë» që të vëj në gjumë popujt se do të fryjë «era e re jugore», e cila do të shpartallojë BE-në «e keqe» dhe do t’ia lëjë vendin e saj një BE-je «më të mirë». Më dt 06/Qershor/2012 gazeta e SYRIZA ka shkruar: «Një faqe e re u hap dje në Francë. Fitore e së majtës». Shumë iluzione nxiti atëherë SYRIZA dhe udhëheqja e saj, që me fitoren e Hollandit, BE-ja filloj të ndryshojë. Sot të gjithë ne i dimë përfundimet ...
Në të kundërt të këtyre iluzioneve ishte KKE, si edhe partitë e tjera që bëjnë pjesë në «Iniciativën» komuniste Europiane, konsiderojnë se BE-ja nuk ndryshon, është një organizëm reaksionar ku në zemër të saj gjënden interesat e monopoleve.
Borxhi i rëndë dhe i papërballueshëmi.
KKE ka treguar me fakte se punonjësit nuk kanë përgjegjësi dhe nuk duhet të paguajnë borxhin shtetëror. Propaganda e pushtetit kapitalist përpiqet për të fshehur shkaqet e vërteta të ritjes të borxhit shtetëror. Në fakt, në vitet e mëparshme shteti mori borxh për të shërbyer nevojat e fitimit të kapitalit dhe tani fton punëtorët që ta paguajn. Borxhi u rrit dhe me shpenzimet e mëdha në programet e armatimit për nevojat e NATO-s dhe pjesëmarrjen e saj në misionet imperialiste. Si dhe nga pasojat e integrimit të ekonomisë greke në BE dhe BEM (Bashkimi Ekonomik Monetar). Karakteristike është tkurrja në sektorët e mëdhenj të përpunimit që patën një presion të fortë konkurrues dhe u tkurrën (p.sh. tekstile, veshje, metali, ndërtimi i anijeve/mjete Transporti). Zgjerimi i deficitit tregtar dhe rritja e shpejtë e importeve nga BE-ja pati një ndikim të ndjeshëm në fryrjen e borxhit shtetëror.
SYRIZA për një kohë të gjatë, sidomos para zgjedhjeve të mëparshme thoshte se një «qeveri e majtë» e SYRIZA-s do ta ndajë borxhin në të drejtë (që duhet të paguhet) dhe në «të rëndë», «të padrejtë», që nuk do të paguhet. Madje lë të kuptohet se ndoshta shumica e borxhit është i «rëndë» dhe sulmon egër KKE sepse nuk bie dakort me këtë llogjikë «realiste». Megjithatë, sa i afrohet mundësisë që SYRIZA të mari «timonin» e menaxhimit borgjez, qëndrimi i tij gradualisht ndryshon. Ekonomisti i SYRIZA-s J.Stathaki deklarojë në Shkurt të 2014 se në bazë të matjeve të borxhit, «i rëndë» është vetëm 5 % i tij. Domethënë pranon se populli është ai që duhet të paguajë pjesën e mbetur të 95 % të borxhit. Kreu i SYRIZA-s nga Italia në të njëjtin muaj pohoi se kriza në Greqi është rezultat i «një modeli të zhvillimit të gabuar superkonsumi me borxhe»! Domethënë, riprodhon ideologjitë kryesore borgjeze brenda dhe jashtë Greqisë për shkaqet e borxhit dhe fton popullin ta paguaj, vetëm se të bëhet i «përballueshëm», dhe një «qethje borxhi» akoma, ndryshe nga qeveria e ND-PASOK që kërkojnë kohëzgjatje të shlyerjes së borxhit. Që të dyja rrugë zgjidhjet e menaxhimit jo që «radikale» dhe «pro-popullore» s’janë , por parashikojnë dhe masa të reja anti-popullore për punëtorët.
Zgjidhja e vetëme pro-popullore është ajo që thotë KKE: fshirje të njëanshëme të borxhit për të cilin nuk eshtë përgjegjës populli. Socializim të mjeteve të prodhimit, shkëputje nga BE-ja, pushtet punëtor-popullor.
«Radikalizëm» brenda «mureve» të sistemit
SYRIZA, një parti oportuniste që shpejt transformohet në socialdemokraci moderne, vadit iluzione në popull se mundet, pavarësisht dominimit të monopoleve, të ekzistojë një menaxhim më i mirë. Luan me ankthin e popullit, me presionin për zgjidhje të menjëhershme pa ndryshime radikale.
Fjalimi i Al. Cipra në ngjarjen e zhvilluar për nder të Austriakut SocialDemokrat Bruno Kraicki është zbulues. Al. Cipra shpjegoj se «qeveria e majtë do të zgjati dorën te socialdemokratët e Europës, dhe te liberalët që mendojnë lirë», me projekt për «stabilizimin e Eurozonës, një hap i parë në një Evropë të hapur, demokratike dhe gjithëpërfshirëse». Një qeveri e tillë do të kërkonte një «Plan Marshall Europian» , e cila do të përfshijë «një bashkim të sakt bankar, një borxh që duhet menaxhuar në nivel qendror nga Banka Qendrore Evropiane dhe një program masiv të investimeve publike». Këto qëllime, pohon kategorikisht Al. Cipra, mund të plotësohen pa «ndryshime të rrethanave» të BE-së.
Por edhe vërtetimet e SYRIZA se «shteti ka vazhdim», duke theksuar qartë se ai do të vazhdojë punën e qeverive të mëparshme në terenin e politikës anti- punëtore, në rënojat e të drejtave punëtore-popullore tregon se ç’do të thotë me të ashtëquajturën «e majta qeveritare». Emërimi i Ciprës për president të Komisionit Europian, tregon angazhimin e SYRIZA në Bashkimin Europian, në këtë bashkësi të monopoleve. Dhe reklamimi nga ana e SYRIZA të qeverisë së Obamës si një model shembull, janë fakte që tregojnë se qeverisja e tij do të menaxhojë kapitalizmin. Bëhet fjalë për garanci që Shoqata Industrialistve Grek i ka vlerësuar shumë konkretisht, duke lavdëruar «radikalizmin e dobishëm të SYRIZA».
Rreth «demokracisë» dhe «sovranitetit kombëtar»
SYRIZA përpiqet me propagandën e tij të fshehi faktin se pjesëmarrja e një shteti kapitalist në një bashkim ndërkombëtar kapitalist p.sh si BE-ja, objektivisht jep lëshime të së drejtave sovrane. Jo, natyrisht, për shkak të «pushtimit gjerman», siç pretendojnë të disorientojnë disa forca të ndryshme nacionaliste borgjeze «të rymës anti-Memorandum», parulla të cilat në kohë të ndryshme i kanë pranuar dhe forcat e SYRIZA. Por, si një zgjedhje e vetëdijshme, një zgjedhje strategjike e kapitalit të çdo shteti, dhe të Greqisë, me qëllim forcimin e pozicionit të tij ekonomik dhe politik. Bashkësitë ndërshtetërore që formohen në kuadër të globalizimit kapitalist gjithnjë e në rritje, që do të thotë ndërthurje të pjesëve gjithnjë e më të mëdha të borgjezisë të vende të ndryshme, zhvillim të marrëdhënie midis tyre, ndërvarësi të ekonomive kapitaliste, dhe si pasojë, të shteteve kapitaliste. Mardhënie ndërvarësie të pabarabarta, të cilat natyrisht që do jenë të pabarabarta, sepse ato formohen në bazën e zhvillimit të pabarabartë, marrëdhënie të cilat formohen me kriter fuqinë ekonomike dhe politike. Ky është elementi karakteristik si i bashkesive ndërshtetërore kapitaliste, si edhe i tërësisht rrjetit të marrëdhënieve ndërshtetërore, të cilat formohen në sistemin imperialist botëror. KKE mbështet se këto marrëdhënie mund të thyhen, të përbysen vetëm me shkëputjen e vendit nga bashkësitë ndërshtetërore kapitaliste dhe shkëputje nga rruga e zhvillimit kapitalist, dhe jo me meremetime dhe mballosje siç kërkon SYRIZA.
Siç del e qartë nga qëndrimet e SYRIZA kjo parti kundështon vetëm «udhëheqjen gjermane në BE dhe Eurozonë», por jo kontrollin e buxheteve, mjafton që ajo të bëhet nga «organe të legjitimuara». Nëse p.sh. bëhet nga Euro-parlamenti s’prish punë, sepse thotë se është i vetmi institucion i BE-së i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Sidoqoftë, koncepte si «demokracia» dhe «sovraniteti» kanë një «parashënjë» konkrete shoqërore, në bazë të klasës që ndodhet në pushtet. Demokracia borgjeze nuk është asgjë tjetër se dominim klasor, diktatura e borgjezisë me mantel parlamentare dhe drejtësia që e përbën është drejtësi borgjeze. SYRIZA është bartës i një përceptimi mikroborgjez, aklasor për liri dhe demokraci. Ushtron kritik në këto çështje nga këndvështrimi i «pluralizmit mikroborgjez». Injoron dhe errëson de facto natyrën e kufizuar të arritjeve demokratike klasore në kapitalizëm. Fsheh faktin se burimi i autoritarizmit është politika që shërben borgjezinë, e cila njëkohësisht është e lidhur ngushtë me zbatimin e vendimeve të BE-së. Me qëndrimin e tij në përgjithësi për BE-në mbi Politikat e Përbashkëta, përkrah krijimin e mekanizmave ndërshtetërore të represionit të BE-së, që objektivisht kanë për qëllim goditjen e lëvizjeve anti-imperialiste. Në kritikën e tij fsheh rolin e këtyre mekanizmave që të mos cënohet BE-ja (Juropoli, Juroxast, Fronteksi, Shengen, etj).
Karakteri «i referendumit», por, pse dhe për kë?
SYRIZA nga që sheh se vetë BE-ja ka humbur terren dhe ka krijuar indinjatë dhe pakënaqësi në pjesë të gjera punëtorësh, kërkon të vëjë të tjera dilema të rreme përpara euro-zgjedhjeve dhe zgjedhjeve lokale, thotë se do ti japi një natyrë «referendumi për politikat dhe partitë që çuan vendin në gjëndjen e sotme». «Ligjërim apo jo të politikës që zbaton qeveria».
SYRIZA thotë se do të mbështesë pjesët e «shëndetshme» të kapitalit, pra edhe arsyeja e referendumit që kërkon është se cila pjesë e kapitalit do të forcohet në fazën e rimëkëmbjes. Cilat sektorë industrie do të financohen. Me të vërtetë, nga kush?
Kërkon «referendum» se si punëtorët, familjet popullore do të ngushtohen gjithsesi edhe më shumë: Me zgjatjen e shlyerjes së borxhit (që kërkon nga huadhënësit e huaj qeveria) apo, siç kërkon SYRIZA një qethje të re të borxhit.
SYRIZA deklaron angazhimin e tij ndaj BE-së, që me «qeverisjen ekonomike» vendos «memorandume të pafund» për popujt. Kështu që, «referendumi» që kërkon është që t'i japi populli të drejtën, që ai mund të garantojë rrugën e vetme europiane dhe zbatimin e memorandumeve të vazhdueshëm të BE-së. Se ai mund të menaxhojë më mirë varfërinë e tyre dhe mjerimin. Për të mashtruar punëtorët se propozimi i tij do të sjellë mirëqenie popullore.
SYRIZA kërkon referendum pro një «qeverie të majtë». Njëkohësisht, zhvillimet në Francë, Itali, Qipro dhe vende të tjera tregojnë se qeveritë «e majta» dhe «të qendrës së majtë» nuk janë asgjë tjetër veç se «rezerva e majtë» e rrugës së zhvillimit kapitalist.
KKE vë në dukje se me kritere të tjera duhet të shkojnë punëtorët në votime në Maj.
Duhet të shkojnë me kriter që të ndëshkohen të gjith ata që me gënjeshtra, terrorizëm dhe mbjellje iluzionesh në të gjitha vitet e mëparshme, akoma dhe tani, përpiqen të bindin se mund të ketë zhvillim pro-popullor për popullin grek dhe popujt e tjerë të Evropës brënda rrugës së zhvillimit kapitalist dhe të BE-së.
Me kriter ndërtimin e një opozite të fortë punëtore-popullore, rindërtimin e nevojshëm të lëvizjes punëtore-popullore, të Aleancës Popullore për luftën kundër politikës anti-popullore, të BE-së dhe partive të rrugës së vetme europiane.
Me kriter të forcohet lufta për një Greqi të prosperitetit popullor, të shfrytëzimit të të gjithave kapaciteteve prodhuese të vendit, të solidaritetit dhe bashkëpunimit me të gjithë popujt, në kundështim me kufizimet e Bashkimit Evropian, të shfrytëzimit kapitalist dhe të padrejtësisë.
Me kriter që të hapet rruga për socializimin e monopoleve, fshirjen e njëanshëme të borxhit, shkëputje nga BE-ja. Për të marë popullit pushtetin e tij, duke u bërë protagonisti i zhvillimeve në favor të tij.
Me këto kritere punëtorët duhen të shfrytëzojnë zgjedhjet e Majit, dhe duke hedhur poshtë dilemat e rremedhe pseudo-referendumet, duke kontribuar në një kthesë të korrelacionit në favor të popullit, me përforcimin e KKE- Partisë Komuniste të Greqisë._
