Skip to content

Ujku nuk do të bëhet qengj!

Date:
maj 22, 2014
kke_sygentrosi

Forcimi i fletëvotimit që mbështeti Partia Komuniste e Greqisë në zgjedhjet lokale për këshillet e 13 Prefekturave dhe 300 Bashkive, në të cilat është e ndarë Greqia, të Dielën e kaluar dërgoi një mesazh pozitive dhe shpresëdhënës. Niveli mbarëkombëtar i "Laiki Sispirosit" me simbol karafilin e kuq, të cilën haptazi e mbështeti Partia Komuniste e Greqisë në të gjithë vendin (meqën se në zgjedhjet lokale nuk lejohen të marrin pjesë parti) grumbulloj gjithsej rreth gjysëm milion vota ose 8.8%, dmth ishte dy herë më e madhe se rezultati i Partisë Komuniste Greke në zgjedhjet parlamentare të Qershorit të 2012.

   Në të njëjtën kohë forcat qeveritare të ND-së , por kryesisht PASOK-u, fshehën kandidatët e tyre nën "ferexhenë" e "të pavarurit". Ndërsa përqindja që përqëndoj SYRIZA ishin më pak se ajo e vitit 2012.

Edhe pse përqindja e Partisë Komuniste Greke në zgjedhjet për Prefekturë është një në dorë, Partia ka bërë të ditur në thirrjen e saj: Asnjë pushim! Asnjë qetësim. Përpara gjëndet beteja e vështirë e eurozgjedhjeve të 25 Majit. Komunistët përballohen në këtë betejë me dilema shantazhi të cilat në mënyrë sistematike fliten nga koalicioni qeveritar dhe partia opozitare (SYRIZA), me synim të burgosin vetëdijen punëtorë - popullore brënda  menaxhimit të sistemit.

Por, ajo që i duhet popullit nuk është as "stabiliteti" që premton koalicioni qeveritar i partive ND - PASOK , që do të thotë stabilitet për politikën antipopullore. Partitë qeveritare janë duke investuar përsëri në frikë, dhe në shantazhe se në qoftë se kundërvotohen, vendi do të hyjë në aventura. Ata duan të fusin popullin ne kurthin e rrugës së sotme që në vitet e ardhshme të vazhdojnë falimentimin popullor. Ata gënjejnë, kur premtojnë lehtësim nëpërmjet daljes në tregje. Përsëri biznesmenët e mëdhenj dalin të fituar dhe jo populli, i cili vazhdon të rrjedhë gjak në emër të konkurrencës dhe të zhvillimit kapitalist.

 As, natyrisht, nuk është zgjidhje për punonjësit një ndryshimi qeveritar, brenda kuadrit të vendosur nga BE-ja dhe rrugën antipopullore të zhvillimit kapitalist që preferon  SYRIZA. Në masat aktuale antipopullore, të cilat merren në të gjithë BE-në do të shtohen edhe të tjera! Këtë të vërtetë  SYRIZA e fsheh. Investon në premtime të rreme, se gjoja BE-ja mund të ndryshohet, se populli, thot, mund të fitojë pa rezistencë, pa konflikt me zinxhirët e monopoleve dhe të BE-së.

Dallimet e SYRIZA-s nga ND-ja nuk e bien në kundërshtim me politikën antipopullore. Rruga e vetme europiane të cilës SYRIZA i përulet do të thotë pranim të angazhimeve të BE-së, besnikëri ndaj qëllimeve të konkurrencës. Akoma dhe eliminimin e 400 ligjzbatimeve në fuqi, përmes të cilave u shtua ofensiva antipopullore në 4 vitet e fundit, SYRIZA i përciell për në të ardhmen.

SYRIZA është i angazhuar në organizmat imperialiste. Kjo është arsyeja pse Presidenti i SYRIZA-s  kohët e fundit theksoi publikisht (në një intervistë me rrjetin televiziv ANTENA) se Greqia është me të vërtetë një vend «që i përket kuadrit perëndimor, BE-së, NATO-s dhe kjo nuk gjë është e padiskutueshme.» Ai pohon më tej se «kërkon konsensus social» pas zgjedhjeve kombëtare dhe se mund të bashkpunojë me forca të partive politike të koalicionit aktual në qoftë se "emancipohen" nga udhëheqja e tyre. Ra pra dhe gjethja e fundit e fikut të "majtë" të SYRIZA-s. Pra përbën një demagogji kur flet për përbysje.

 Si dhe partitë "e reja"  të tilla si  "Ulliri"  dhe  "Lumi",  e kanë prejardhjen nga socialdemokracia, bëhen me të njëjtat "materiale"  të vjetra dhe deklarojnë se  janë në dispozicion që të marrin pjesë në koalicion antipopullor qeveritar.

Punonjësit ftohen të izolojnë Agimin e Artë nazistë. Veprimtaria e tij kriminale rezulton nga ideologjia e tij naziste. Ka shumë dëshmi sot për të kuptuar çdo kush se janë çerat e intereseve të medhaja. Për këtë arsye sistemi i mbështet ata, për ti përdori kundra popullit. Në Ukrainë, NATO, SHBA-ja dhe BE-ja vunë përpara nazistët, omoideatët e Agimit të Artë,  për të gjakosur popujt.

Ajo që i duhet popullit është nje Parti Komuniste Greke të fortë. Populli nuk duhet të presi më. Si ujqërit nuk mund të bëhen qengja, ashtu dhe BE-ja nuk mund të bëhet propopuliste, dhe kështu që në rrugën e zhvillimit kapitalist nuk mund të ketë rimëkëmbje të plotë të së drejtave dhe arritjeve, asgjë e re nuk ka për të lindur nga sistemi politik borgjez i kalbur.