Në një klimë shumë emocionuese u bë të Dielën e 7 Shtatorit, në ndërtesën e Drejtorisë së Pyjeve të Surgutit zbulimi i pllakës përkujtimore që na kujton se këtu në vitet '60 ishte drejtor Niko Zahariadhi, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë në periudhën 1931-1956. Në veprimtarinë, që e organizuan autoritetet lokale të rajonit autonom të Khanti-Mansinsk, në Siberi, morën pjesë delegacion i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë, të udhëhequr nga Aleka Papariga, anëtare e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë dhe kryetare e Grupit Parlamentar dhe Elisheo Vagjena, anëtar i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë, përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë.
Në ngjarje folën përfaqësues të autoriteteve lokale, biri i N. Zahariadhit, Aleka Papariga, dhe mori pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të PKPR (Partisë Komuniste Punëtor Ruse) dhe PKFR (Partisë Komuniste të Federatës Ruse).
Siç dihet, tre vjet më parë Konferenca Mbarëkombëtare e Partisë Komuniste të Greqisë për Esenë e Historisë të Partisë (Vëllimi i dytë, 1949-1968) rivendosi në Parti Niko Zahariadhin, udhëheqës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë në periudhën 1931-1956.
Në fjalimin e saj Aleka Papariga theksoi:
Fjalimi për Niko Zahariadhin nga ana e KQ
Nga Aleka Papariga anëtare e KQ të KKE
SORGKUT 7 Shtator 2014
Me respekt dhe emocion ndodhemi këtu ku Niko Zahariadhi jetoi për shumë vjet, në internim dhe i përjashtuar nga Partia Komuniste e Greqisë, me akuza të rënda për dikë i cili ka shërbyer për 27 vjet si Sekretarit i Përgjithshëm i KQ. Këtu ku përfundoi me dhimbje jeta e tij e gjatë, plot me beteja historike, të kryera në mënyrë të vendosur për të drejtat e klasës punëtore, të popullit punëtor, më 1 Gusht të 1973. Por që nga vitit 2011 nuk e shoqëron më asnjë dënim, asnjë përjashtim ose dyshim, sepse në vitin 2011 u restaurua jo vetëm si anëtar i Partisë por dhe në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE, i liruar nga shpifjet dhe akuzat e pabazë.
Ne jemi këtu që të kujtojmë se tre vjet më parë Konferenca Mbarëkombëtar e Partisë Komuniste të Greqisë, pas bisedimeve në të cilat morën pjesë anëtarët e Partisë, dëgjuam mendimin e miqve dhe të simpatizantëve në ngjarjet publike, arritëm, me një shumicë votash dërrmuese, në një vendim që shumë kanë qën duke pritur dhe e prisnim së bashku për vite me rradhë. Është vendimi që të rivendoset Niko Zahariadhi siç vurëm në dukje.
Ky vendim që është një fryt i një studimi kolektivë dhe afatgjata kërkimor historik të të gjitha arkivave historike në dispozicion për ne, duke mos e eliminuar, por zbut trishtimin tonë për faktin se Niko Zahariadhi mbeti në internim, për shumë vite, këtu në Sorgkut larg nga shokët e tij, pa detyra në punë, kontribut në Partinë Komuniste të Greqisë.
Këtu në këtë tokë, na kujtohet akoma edhe më fort, se si ai këmbëngulte se akuzat ishin të padrejta, të gabuara politikisht, këtu mund të marim në konsideratë dhimbjen e tij të thellë, dhimbje më të padurueshme që mund të ndjejë një komunist. Kundërshtari i klasë të ashpërson, të zemëron, të bën acal edhe kur të dhëmbin torturat e tij të tmershme. Por dhimbja psiqike kur partia që dashurove, që të nderojë dhe nderove, të jep padrejtësi, kjo dhimbje nuk mund të krahasohet me asnjë dhimje fizike.
Por Niko Zahariadhi kishte dhe ndërgjegje dhe guxim, gjer në momentin e tij të fundit të besonte te KKE, në socializmin shkencor, në atdheun socialist, mandati i tij ishte një: kurrë Mos bëni asnjë akt edhe nga ana e atij që është bërë padrejtësi, nuk duhet lënë hapësirë të goditet Partia, komunizmi, lufta për në socializëm.
Këto fjalët e fundit të tij tregohen jashtëzakonisht të kohës:
"Partia Komuniste e Greqisë ishte dhe mbetet partia ime dhe askush nuk mund ta goditi dhe ta ngjeshi duke përdorur emrin tim. [...] Partisë Komuniste e Greqisë kalojë shumë trazira dhe furtuna, por për ta ç’rrënjosur njeri nuk mundi për shkak se kjo do të thotë të shkulësh popullit vetë. [...] Këtë letër unë e shkruaj për të mbyllur gojën e të gjithë atyre që tani do të ulërasin"
Ne të gjithë e dimë rrugën e jetës të Niko Zahariadhit. Duke respektuar kohën si dhe arsyen kryesore që ne jemi këtu, dëshiroj nga KQ të kufizohem në disa nga çështjet e shumta dhe të rëndësishmet që ekzistojnë, të shpjegojmë se pse u vonua restaurimi i tij, pse u restarurua. Gjëja më e rëndësishme është të mos harrojmë konkluzionet kolektive që dalin nga kjo dramë historike partiake.
Me siguri që u vonua restaurimi i tij, por për shumë vite dhe sidomos nga vitet 1973 - 1974 dhe më pas kishin ndryshuar disa gjëra në Parti, qëndrimi ndaj Zahariadhit ishte në të vërtetë e ndryshme nga udhëheqja e partisë dhe nga shumë anëtarë të partisë dhe jo vetëm.
Udhëheqja e Partisë nga viti 1973 e tutje ka pasur një qëndrim të ndryshëm ndaj Niko Zahariadhit, e kuptonte se duhej të fillonte procesin e restaurimit, nëpërmjet shqyrtimit kolektivë të periudhës historike që i përkiste, dhe jo si një person i vetëm por si sekretar i KQ të KKE.
Nga viti 1974 e tutje që partia ariti të ligjërohej, duke treguar disa momente të rëndësishme nga veprimtaria e Niko Zahariadhit, sidomos gjatë pushtimit, në kontekst të përpjekjeve të bëra nga Partia, pas 27 viteve të ilegalitetit, të kërkojë të çmohet rezistenca kombëtare që u përndoq pas luftës së Dytë Botërore në Greqi. Për të vlerësuar kontributin e luftëtarëve të njohur dhe të panjohur të cilët kontribuan të ngritet roli udhëheqës i Partisë, e cila ishte furnizuesja kryesore e sakrificave grekë të Luftës së Dytë Botërore.
Kujtojnë se në një periudhë të vështirë për Partinë dhe të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, në vitin 1991, kur të gjithë akuzonin socializmin-komunizmin, kur PK-të nxireshin me mënyra të shpejta jashtë ligjit, kur të tjera parti vetë-shpërbëheshin, Partia Komuniste e Greqisë mori iniciativën për të transferuar trupin e tij në Greqi, na Sorgkut në një varr të përhershëm në Athinë.
Sigurisht mbeteshin akoma pyetje të pazgjidhura pa përgjigje, ishin të panjohura, në përgjithësi, faqe rreth çështjesh së Niko Zahariadhit që çuan në përjashtimin e tij, në internimin e tij politik.
Pas vitit 1991 kemi filluar këtë përpjekje. Që në fillim e kemi bërë të qartë se shqyrtimi i çështjesh Zahariadhi do të realizohej me një mënyrë që nuk mund të mohohet historikisht, nuk do të ishte një qëndrim emocional as poshtë konsideratave. Nuk do të ishte një restaurim i thjesht sepse shumë ushtronin presjon për diçka të tillë, ajo do të ishte një restaurim i lidhur absolutisht me historinë e Partisë, siç ishte e lidhur në mënyrë të përkryer jeta e Zahariadhit me KKE dhe Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste.
Ese e Historisë së KKE, Vëllimi 2-të që i përket periudhës 1949-1968 përmënd: "Hulumtimet historike është e nevojshme të shqyrtuojë personalitetin kryesor të Niko Zahariadhit dhe në formulimin e strategjisë dhe të funksionimit të KKE në kushtet e kohës së tij. Është antishkencore që të hiqen nga kërkimet kushtet historike të zhvillimit dhe pjekurisë së KKE, kushtet zhvillimit dhe maturimit të N. Zahariadhit si një udhëheqës komunist."
Duke ekzaminuar rastin e Niko Zahariadhit njihnim që në fillim se kemi para nesh për t'u përballur me një problem: ndarjen e disa komunistëve apo ish-komunistëve, nëpërmjet atyre që e adhuronin dhe atyre që e urrenin, ose gjithsesi thonin se roli i tij ishte i dëmshëm. Ne e hodhi poshtë këtë dallim për shkak se nuk ishte shkencore, objektive, fshehur shumë gjëra thelbësore, ishte mbi të gjitha i cekët. Edhe sot ndarja mbijeton dhe riprodhohet kryesisht nga historianë të rinj që mbështesin sistemin kapitalist nëpërmjet historisë. Gjithashtu, nga të tjerë që injorojnë ngjarjet specifike historike dhe situata të veçanta, funksjonojnë metafizikisht, nuk e marrin në konsideratë as zhvillimet e fundit që kanë rrënjë dhe burim në të kaluarën.
Dhe më kryesorja ekzistojnë adhurues hipokritë të Zahariadhit që qëllimisht e kapin pjesërisht ofertën e tij, një pjesë nga fjalimet e tij, për të justifikuar kompromisin e tyre, duke i projektuar ato si opsione të Niko Zahariadhit që në fund të fundit nuk ishin personale, ato ishin kolektive dhe në të vërtetë ishin lidhur me zgjedhjet strategjike të LKN-së (Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare). Të tjerë përdorin rastin tragjik të Niko Zahariadhit për të goditur socializmin, për të argumentuar se kjo luftë është e kotë dhe e padobishme, se është e preferueshme që të jeshë një amator komunist në kapitalizëm.
Disa madje thonë, të tjerët me qëllim, me vetëdije dhe të tjerë sepse nuk kërkojnë dhe nuk thedhësojnë në ngjarjet historike që Zahariadhi u përjashtua nga konkurrentë për postin e sekretarit, se duan që të argumentojnë se në të gjitha partitë, gjoja, ndodhin të njëjtat gjëra, se mosmarrëveshja është rreth karriges.
Ata harrojnë, se "karrigia" në KKE është e mbushur me gjëmba, kundërshtari përpiqet ta sharojë atë, statusi i anëtarit të KKE nuk është një jetë e marrëdhëniesh publike, fushatë elektorale, është përveç se e bukuri dhe tepër e vështirë, jo vetëm në kohëra të vështira por dhe në këto që konsiderohen si kohëra të qeta.
Nuk ndoqëm as rrugën e nihilismite për Zahariadhin që u bë në të kaluarën dhe në mënyrë të padrejtë për të, deri në vdekjen e tij tragjike, por as mënyrën e idealizim, gjithashtu nuk kemi të drejtë të idealizoj as historinë e KKE, pavarësisht faktin se kurrë KKE nuk tradhtojë, kurrë nuk u përkul, pavarësisht nëse ajo dha qindra e mijëra viktimave në luftën e klasës punëtore, dhe do të vazhdojë të japë, sa të jetë e nevojshme dhe kur është e nevojshme.
Konferenca Mbarëkombëtare e KKE vlerëson pozitivisht kontributin e N. Zahariadhit si një udhëheqës komunist dhe e rikthen nga akuzat shpifëse që e shoqëronin për shumë vite opsionet oportuniste të djathta të Pleniumit të Gjerë të 6-të (1956) dhe Pleniumeve të tjera të KQ, si dhe të përfundimkërkimeve të tjera të 1964 dhe 1967.
Oferta më e madhe e N. Zahariadhit konsiston pikërisht në atë që gjer më sot i a mohojnë armiqtë dhe miqtë e pasinqertë, oportunistë: Krijimin dhe veprimin e Ushtrisë Demokratike Greke (DSE), ngjarjes më kryesore në historinë e luftës së klasave në Greqi gjatë shekullit të 20-të.
Kjo zgjedhje nuk ishte arbitrare, ishte e nevojshme, kundërshtari imponojë këtë zgjedhje që nga momenti që ai kishte vendosur të mos jetonte asnjë komunist Greqi, që nga momenti që fuqitë fituese imperialiste kundër boshtit fashist gjerman, organizonin sulmin e ftohtë dhe luftën e nxehtë në Europë dhe në mbarë botën. Pas Luftës së Dytë Botërore kemi rritje të dhjetëra luftërave lokale deri më sot për të cilat fajtori është një, imperializmi.
Lufta e DSE nuk ka të bëjë me kundërshtimet e rënduara vetëm në Greqi, nuk ishin të inportuara, nga këto rrjedhon se ishite dhe internacionaliste se kishte të bënte përveç borgjezisë vendase dhe të aleatit të ri imperialist, të SHBA-së. Ajo ishte dhe mbetet një luftë që la depozita revolucionare me vlera të larta.
Niko Zahariadhi bëri një përpjekje serioze që kjo luftë të marri në karakterin socialist të revolucionit në Greqi. Në kushtrimin e N. Zahariadhit zotëron gjithashtu, qëndrimi i vendosur i tij në krijimin dhe zhvillimin e organizatave partiake të KKE në Greqi, në çfarëdo kushte. Ky angazhim tij nuk ka rënë veç nga represioni i tmerrshëm i shtetit borgjez. Ndërtimin e partisë nuk e shikonte si një qëllim në vetvete, por si një faktor që së bashku me vigjilencën revolucionare, rruajtjen e KKE, do të ndihmonte që të rritej çdo mundësi, edhe me e dobta, për të hapur edhe sado një reze të vogël, për veprimin legal të KKE, në aktivitetin e saj rreth problemeve të prehta të popullit.
Në Ese zë një pozicion të veçantë kondributi i tij në ndërtimin e organizatave të partisë në të gjitha rrethanat.
Referencë e veçantë është bërë në Konferencën e 3-të të KKE më 10-14 Tetor 1950.
Për fat të keq, përpjekjet e kuadrove të partisë me në krye Zahariadhin për të bashkuar radhët e saj, për militantizëm maksimal dhe jo për përulje ndaj presionit të kundërshtarin u hodhën poshtë atëherë nga një pjesë e kuadrove si "regjim anormal brëndapartiak" për të cilën, mbante përgjegjësi siç pretendonin ata N. Zahariadhi. Përbëri një moment kritik përmes të cilës doli problemi i njohur i ngjarjeve të Taskendhit, në pleniumin e 6-të dhe 7-të të vitit 1956 dhe 1957 njëkohësisht, ku N. Zahariadhi u kritikua për anti-sovietizëm, një kategori e cila ishte 100% e pa bazë. Kjo kategori në krahë të kategorive të tjera të pa baza i përshtatej oportunistëve, të cilët shfaqeshin vetëm si anti-zahariadhas, sollën në pozicion të vështirë Niko Zahariadhin se si të trajtojë çështje në territorin sovjetik që i përkisnin KKE, lëvizjen greke, kur në të njëjtën kohë mijëra anëtarë dhe kuadro të partisë, ende fëmijë të vegjël gëzonin mikpritjen dhe solidaritetin e përzemërt të popullit sovjetik, mernin edhe ata pjesë në ndërtimin e socializmit.
Ne komunistët dhe komunistet grekë, për vite tani jemi edukuar nga Partia jonë që të mos falim asgjë, të ushtrojmë kritikë edhe te parti të tjera komuniste, por kemi mësuar mbi të gjitha të shohim përgjegjësitë tona në radhë të parë dhe pastaj të gjykojmë faktorët negativë ndërkombëtarë të cilët sigurisht edhe ato luajtën rolin e tyre.
Niko Zahariadhi, siç është e njohur u dorëzua nga autoritetet greke te gjermanët dhe ishte i burgosur në Dakau për 4 vjet, kështu që ai ishte larg nga trajtimi i strategjisë së ndjekur nga KKE në luftën nacional-çlirimtare dhe nënvlerësimin e nevojës për ta lidhur atë me kalimin për në socializëm. Megjithatë, kritika që i ushtron Konferenca Mbarëkombëtare Niko Zahariadhit është që me kthimin e tij në Greqi dhe, ndërsa ajo ishte çliruar, duhet të kishte filluar një përpjekje kolektive për vlerësimet e gabimeve që ishin bërë. Nuk mund të vazhdosh një drejtim, ose ta ndryshosh atë, nëse e shikon atë, të nevojshme pa nxjerë përfundime për të djeshmen akoma edhe për të pardjeshmen.
Nuk kundështohet shpjegimi i dhënë nga vetë ai më vonë Niko Zahariadhi se, nuk foli për linjën e gabuar të politikës së Partisë kur ai u kthye në Greqi, për shkak se nuk ka dashur të bënte të zgjuarin, por edhe për shkak se një ndryshim i papritur i strategjisë së KKE mund të çonte në përçarjen të Partisë dhe të EAM-it, pasi partia nuk ishte gati për të pranuar këtë rivlerësim dhe ndryshimin e linjës dhe madje kur zgjedhje të tilla i kishin bërë edhe parti të tjera, në bazë të kushteve në vëndet e tyre. Konkluzioni që del është se N. Zahariadhi ishte i detyruar ti vendoste pikëpamjet e tij dhe ti mbështeste ato, pa domethënë kjo se ai me siguri do të bindë, duke pasur parasysh se vija politike e KKE përmbante të gjitha kontradiktat e strategjisë së lëvizjes komuniste ndërkombëtare. Në hezitimin e tij gjithashtu ka luajtur një rol dhe fakti që Bashkimi Sovjetik kishte përparë saj, vështirësi të mëdha brënda si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Përpjekja e tij ishte e nevojshme, ishte gjithashtu një periudhë kur kundërshtari kishte nxjerë dhëmbët, ka patur më shumë prova kryesisht vrejtje të dukshme në lidhje me mënyrën se si do të shkonin gjërat pas luftës së dytë botërore. Filloj të bëhej më e qartë se imperializmi do të bënte kundërsulm, dhe pjesë e kundërsulmit do të ishte ushtrimi i një presioni të paparë ideologjik ndaj partive komuniste, në lëvizjen punëtore, për të integruar, dhe për të frenuar zgjerimin e socializmit në Europë.
Në vitin 1953 Niko Zahariadhi kontribuojë në formimin e strategjisë së saktë të Partisë me planin e programit të miratuar nga Plenumi i 4-të i Gjerë i KQ (12-14 Dhjetor 1953), u vendos strategjia analitike e KKE. Plani, duke specifikuar natyrën e revolucionit në Greqi si socialist, prap riprodhonte argumente që nuk çonin në përfundime të sakta.
Për fat të keq u merruam për shumë vite nga vështirësia që të interpretojmë si Parti përse në Greqi u vonua industrializimi që kishte ndikim negativ edhe për pozicionin e Greqisë në sistemin imperialist. Pranë kësaj dobësie u kultivuan edhe të tjera, duke arritur kulmin me vendimin për shpërbërjen e organizatave partiake të KKE në Greqi, e cila u bë pas përjashtimit të Zahariadhit, një vendim që barra peshonte dhe ndoshta peshon akoma në veprimin tonë në Greqi.
Nuk do të zgjerohemi në çështje të tjera më tej. Përmëndëm disa çështje ku Zahariadhi u akuzua padrejtësisht, dhe çështjet për të cilat ai vetë mund të ndihmonte, nëse jo për të parandaluar gabimet, në atë shkallë ku për arsye ndërkombëtare dhe të brendshme ishte e vështirë, të paktën në një luftë që do të shpëtonte shumë komunistë nga e keqja e vazhdueshme e oportunizmit. Për vetë Partinë dhe KQ ishte një kurs shumë i vështirë kërkimor, për të rivendosur karakterin e saj revolucionar që mbajti shumë vite. Ja cila është arsyeja pse ne u vonuam për të rivendosur Niko Zahariadhin, ja pse restaurimi i tij është bërë me kritere objektive.
Konferenca Mbarëkombëtare e Partisë që e analizojë edhe në nivel individual, në kontekstin e përgjegjësisë kolektive, rastin e Niko Zahariadhit, ka një kufi deri në vitin 1968. Gjatë shkrimit të vëllimit të tretë të historisë do t'i japim vazhdimësi dhe rastit Zahariadhi deri në vdekjen e tij në vitin 1973. Gjithmonë të mbështur në të gjitha arkivat e vlefshme partiake dhe jopartiake, gjithmonë me të dhëna, pa subjektivizëm. Është e sigurtë, që ç’fardo gjë e re që të dali për vitet deri në vdekjen e tij, nuk do të ndryshojë ofertën e madhe të Niko Zahariadhit, mësimet që ofrohen nga rivendosja e tij.
