Skip to content

Demostrata masive të PAME në dhjetëra qytete

Date:
tet 6, 2014
sygkentrosi_syllalitirio_anergia_athina14

Masive në vëllim dhe impuls tubimet e PAME (Frontit Militant Mbarpunëtor) në Athinë, Pirea, Selanik, dhe në dhjetra qytete të tjera të Greqisë të Premten (3/10) dhe të Shtunën (4/10). Këto demosrtata përbërën një stacion në drejtim të demonstrates mbarëkombëtare të 1 Nëntorit në Sintagma (para Parlamentit), të cilën e bashkë-organizojnë me vendimet që morën në mbledhjet e tyre të përgjithshme, 417 Federata, sindikata dhe Qendra të Punëtore.

Të Shtunën 4/10 në Athinë, mijëra punëtorë, të papunë, të rinj, gra dhe pensionistë marshuan nga Omonia për në Sintagma, ku ndollet Kuvendi grek.

"Përballë sulmit të  kapitalit dhe qeverisë e vetmja rrrugë është organizimi i luftës, rezistenca mbi zgjerimin elastik dhe reduktimt të pagave, heqjen e të gjitha ligjeve anti-punëtore, mbrojtja e kontratave kolektive”,  theksoj ndër të tjera në fjalimin qëndror Vasili Petropoulos nga PAME. "Ne u bëjmë thirrje punëtorëve që ti japin votebesim fuqisë së tyre dhe lutërave të tyre, duke hapur kështu rrugën për përmbysjen. Në 1 Nëntor të fundoset Athina me punëtorë, me të rinj, me të papunë, me profesionistë, me fermerë-fshatarë, me pensionistë, duke pretenduar jetën që na takon dhe jo thërimet që duan të na shpërndajnë shërbëtorët e realizmit të BE-së dhe fitimeve të kapitalizmit. Ekzistojnë të gjitha kushtet për të jetuar një jetë  me të drejta, me bazë nevojat tona bashkohore. Të  marrim çështjen në duart tona. Dhe pas 1 Nëntorit, në bazë të së gjithë kësaj pune, përgatitemi për lëvizje dhe greva të mëdha, duke patur parasysh madhësinë e sulmit në përgjithësi, në çdo degë pune, në çdo vend  pune, me forcat e levizjes klasore në vijën e parë të luftës"

 Në demonstraten e Athinës mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), Dhimitri Kucuba. Në një deklaratën e tij për shtypin tha: "Mesazhi është një: Asnjë pritje, larg nga iluzionet që mbjellin sherret çorientuese dypartiake  brënda në Parlament. Tani të organizojmë luftën brenda nga sindikatat, me PAME, me organizatat e tjera bashkuese, me organizimin e  aleancës popullore, për të forcuar Partinë Komuniste të Greqisë kudo. Për  punësim të përhershëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë, për Marrëveshje Kolektive Pune, për paga të kënaqshme, jo më pak se 751 €, për rikthimin e pagës së  13-të dhe 14-të dhe të pensioneve, për të drejta sociale dhe sigurime për të gjithë punëtorët, për heqje taksash, për heqjen e të gjitha ligjeve anti-popullore dhe masave fiskale që mbysin kryesisht familjet popullore".