Me një tubim të madh mijëra njerëz nga çdo cep i Greqisë dërguan mesazh lufte dhe kërkese për jetën që u takon, mesazh vendimtar për një shoqëri tjetër, ku klasa punëtore do të gëzojë pasurinë që ajo vetë e prodhon.
Në Demostratën e madhe Mbargreke, që u zhvillua në Sindagma, jashtë parlamentit, të Shtunë, më 1 Nëntor, me iniciativë e Frontit Mbarpunëtor Militantin (PAME), morën pjesë me vendime të mbledhjeve të tyre, mbi 1000 organizata të lëvizjes punëtore popullore (federata punëtore sektoriale dhe qendra punëtore, sindikata punëtore, komitete militante, sindikatat dhe organizata bujqësore-fshatare, shoqata të të vetë-punësuarve, bashkime studentësh dhe nxënësish, shoqata të grave, organizata të pensionistëve, komitete popullore, etj).
Në Athinë mbritën dhjetëra mijëra njerëz me autobuze, si nga Greqia e epirit, ashtu dhe nga Kreta, nga ishujt e Egjeut dhe të Jonit, të cilët u mblodhën fillimisht në 9 pika të ndryshme të kryeqytetit grek. Nga atje filluan me marshim që të arrijnë në sheshin Sintagma përpara parlamentit, i cili u duk i vogël të nxënte të gjithë protestuesit (shënim. Shiko formën e rrugëve të zëna nga protestuesit).
Sekretariati Ekzekutiv i PAME, në një shpallje të veçantë të tij përshëndeti popullin e panumërt që fundosi qendrën e Athinës, duke vënë në dukje se në këtë demostratë morën pjesë më shumë se 100.000 veta, një lumë i madh punëtor-popullor që përmbyti rrugët kryesore të Athinës.
Duke folur në demostratë, Jorgo Pero, anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të PAME, solli përpara çështjet që lidhen me papunësinë, duke theksuar se «asnjë i papunë nuk mundet të përballojë i vetëm varfërinë dhe papunësinë». Njëkohësisht ftojë punonjësit që të ndalojnë rrëmbimin e mundin tonë, grabitjen e të ardhurave popullore! Të kërkojnë rritje të konsiderueshme kudo, në paga dhe pensione.
Siç shënojë folësi: «Kërkesat që duhet të shtrojë sot lëvizja punëtore - popullore duhet të jenë sulmuese, të ecin drejt plotësimit të humbjeve dhe të shprehin nevojat tona bashkëkohore. Kërkesa të tilla që të munden të qëndrojn në këmbë dhe të themelohen duhet të jenë të lidhura paralel me sfidimin e angazhimeve dhe politikat e BE-së, të memorandumeve, mospranim të borxhit që nuk e krijuam ne».
Ai theksoi se «detyra jonë që të rezistojmë ndaj "realizmit" të kufijve rezistues të ekonomisë që kanë propozimet e qeverisë dhe të partisë së parë opozitare, të cilët përshtatin kërkesat tona në nevojat e kapitalit. Na thonë se nëse nuk ka padronë, në se nuk ka përfitime, ne nuk do të mundemi të jetojmë, do të shkatërrohemi. Kështu që duhen mbrojtur interesat e tyre, përfitimet e tyre. Por ne themi se mund të jetojmë edhe pa padronë. Se prodhuesit e pasurisë jemi ne dhe te ne duhet të kthehet».
Duke filluar me demostratën masive mbargreke mbresëlënëse, fillon beteja për suksesin e grevës mbarpunëtore në 27 Nëntor.
Demostrata mbarëgreke, miratoi dy rezoluta, duke iu përgjigjur solidaritetit internacional që morrën protestuesit nga dhjetra sindikata të jashtëme. Rezoluta e parë i përket solidaritetit tonë klasor ndaj klasës punëtore të Turqisë, me rastin e krimit të ri të punëdhënësve në krahinën e Karaman të Turqisë. Rezoluta e dytë i bën thirrje «të gjitha organizatave sindikaliste, të gjitha organizatave të lëvizjes popullore që me rezoluta, shpallje, mesazhe solidariteti dhe me nisma të tjera të shprehin masivisht denimin e tyre ndaj burgosjes barbare dhe të padrejtë të 5 Patriotëve Kubanë. Të forcojmë lëvizjen e solidaritetit për lirimin e tyre».
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë)
Me deklaratë të tij nga demostrata mbarëgreke në Sindagma, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba, shënoj:
«Që të mos kemi më vite të humbura, që të përballojmë talljet, çorientimin, politikën anti-popullore të qeverisë, lojrat e ndryshme dy-partiake, një rrugë ka: E tregon sot demostrata madhështore e PAME, ajo që fillojë me nismë nga PAME në të gjithë vendin dhe që e përqafuan me pjesëmarrjen e tyre më shumë se 1000 organizata të punëtorëve në sektorin privat dhe publik, të të vetë-punësuarve të qyteteve, të fshatarëve, të të rinjve, të studentëve, të nxënësve dhe të grave. Kjo është rruga, kjo është zgjidhja. Rezistencë, luftë, aleancë popullore që të ekzistojë punë e qëndrueshme dhe e përhershme për të gjithë dhe për të gjitha, që të hiqet taks-grabitja, që të kemi rikthim të humbjeve të viteve të mëparshme në paga, në pensione, në të gjitha të drejtat sociale, në sigurimet sociale.
Rruga që hap me këtë iniciativë të PAME duhet të ndiqet edhe në ditët e ardhshme. Fund më ndaj iluzioneve, nuk ka shpëtimtar të rinj. Duhet ti kthejmë shpinën atyre që premtojnë gjoja zgjidhje të reja qeveritare, mesinjve të rinj, të cilët do të na çojnë në poshtërsira të reja anti-popullore. Rinovojmë që sot, që nga ky moment, takimin tonë më 27 Nëntor, për grevën e madhe te mbarpunëtore mbarëgreke, për tubime të mëdha grevuese dhe demostrata që do të zhvillohen në ato ditë. Organizojmë luftën tonë, secili në postin e tij, në çdo vend pune, në çdo lagje banimi dhe vënde arsimi, në mënyrë që të hapim një rrugë për interes të popullit dhe të mirës së vendit».
