Skip to content

Vizitë e Dh. Kucuba në Kubë

Date:
tet 27, 2014
koyba-synanthsh-1

Delegacion i KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba, vizitoi Havanën në periudhën e 20-23 Tetor 2014, pas ftesës së Partisë Komuniste të Kubës. Në delegacioni e Partisë Komuniste të Greqisë, e cila arriti në Kubë të Hënën në mbrëmje, gjithashtu morën pjesë Elisheo Vagjena, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ dhe Dhimitri Karajani, anëtar i Bordit Redaktues i "Rizospastit".

Delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë pati mundësinë të zhvillojë një sërë takimesh me kuadër të Partisë Komuniste të Kubës, që përfunduar më 23 Tetor me takimin me Salvadhor Valdes Mesa, anëtar i Byrosë Politike të K.Q të PK të Kubës dhe zv/kryetar i Këshillit Shtetëror të Qeverisë së Kubës.

Takimi u zhvillua në selinë e KQ të Partisë Komuniste të Kubës, në Sheshin e Revolucionit. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi përvojën nga lufta e dy partive në këto dy shtete, me detyrë primare punën ideologjiko politike dhe forcimin organizativ të Partive Komuniste.

B. Mesa fillimisht përcolli vlerësimin e madh të Partisë Komuniste të Kubës për kontributin të Partisë Komuniste të Greqisë si për solidaritetin e qëndrueshëm ndaj Kubës, ashtu dhe për kontributin e saj në luftën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Në vazhdim, iu referua detyrave të vështirë dhe komplekse që për të përballuar PK e Kubës në këtë periudhë, tre vjet pas përfundimit të Kongresit të 6-të dhe të Konferencës Kombëtare dhe nevojën për të luajtur rolin pionjer ideologjikopolitik, si dhe nevojën që gjeneratat e reja të njohin traditat luftarake të Ishullit të Revolucionit dhe të bëhen të rinjtë vazhdues të denjë.

Nga ana e tij, Dh. Kucuba nënvizojë vlerat e mëdha që ka këmbimi i përvojave që pasuron aktivitetin dhe përvojën e të dyja partive, theksoi solidaritetin e fortë të Partisë Komuniste të Greqisë ndaj PK të Kubës dhe popullit kuban dhe u referua në aspekte të luftës së lëvizjes punëtore - popullore në Greqi dhe në prioritetet që vë Partia në organizimin e klasës punëtore, të së rinjëve dhe të grave nga shtresat popullore.

Më parë delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë u takua me Hose Ramon Balager Kavrera, anëtar i Sekretariatit të KQ të PK të Kubës dhe kryetar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, gjatë së cilës u bë një shkëmbim i gjerë i pikëpamjeve mbi zhvillimet në dy shtetet dhe për çështje ndërkombëtare. Pati takim me anëtarë të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të PK të Kubës, të udhëhequr nga Oskar Marines Kordoves, Zv/Kryetar i Departamentit, ku u diskutuan çështje bashkëpunimi të dypalshëm, si dhe përparimi në Takimin e ardhshëm Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore që do të mbahet nga mesi i Nëntorit në Ekuador.

 Akoma delegacioni i  Partisë Komuniste të Greqisë pati takim me zv/Kryetarin e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, përgjegjës për çështjet e Amerikës Latine, Horhqe Arias, si dhe me anëtarë të Komisionit të Përhershëm për promovimin dhe zbatimin e udhëzimeve për politikën ekonomike dhe sociale të Partisë dhe të Revolucionit që vendosi Kongresi i fundit i 6-të i PK të Kubës.

 Gjatë qëndrimit të saj në Kubë delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë u takua me kryesinë e Institutit Kuban të Miqësisë së Popujve (ICAP) si dhe me të afërmit e 5 heronjve Kubanë, tre prej të cilëve (Herardho Ernandes, Ramon Labanino, Antonio Gerero) janë ende të burgosur në SHBA.

Së fundi, vizituan Monumentin e Hose Marti në Sheshin e Revolucionit dhe Shkollën Latinoamerikane të Mjekësisë.