Të dashur shokë dhe shoqe,
Falenderojmë PK të Ekuadorit që strehon Takimin e 16 Ndërkombëtar dhe përshëndesim PK që marin pjesë.
I shprehim solidaritetin tonë internacionalist popullit të Ekuadorit, popujve të Amerikës Latine, komunistëve dhe lëvizjeve popullore të cilat përballen me represion shtetëror, sulmet anti-komuniste dhe persekutimet.
Vërtetojmë dëshirën tonë për të shtuar përpjekjet për lirimin e tre luftëtarëve kubanë të cilët mbeten ende të burgosur në SHBA.
Të dashur shokë dhe shoqe,
Vetë zhvillimet theksojnë se ne kemi shumë punë për të bërë.
Kapitalizmi bëhet më agresiv dhe i rrezikshëm kundër popujve, shënohet nga sulmi i gjithanshëm në të drejtat, punëtore popullore, të krizës dhe luftërave imperialiste.
Detyrat e komunistëve janë shumë të rëndësishme dhe është e detyrueshme të shkëmbejmë rregullisht përvojë nga zhvillimi i luftës në çdo vend, dhe të intensifikojmë përpjekjet për të koordinuar veprimin dhe të vendosim baza për të forcuar Lëvizjes Komuniste Ndëkombëtare.
Është e njohur se kriza e mbi-akumulimit, e super-prodhimit të kapitalit që u shfaq e koordinuar në 2008, në shumë shtete, shpreh anarkinë e prodhimit kapitalist, kontradiktat e saj, mprehjen e kundërshtim kryesore ndërmjet karakterit shoqëror të prodhimit dhe të punës dhe përvetësimin kapitalist të rezultateve të saj, në terenin e pushtetit të monopoleve, të pronësisë kapitaliste të mjeteve të prodhimit.
Domethënë realiteti tregon se baza e krizës nuk është njëra formë apo tjetra e menaxhimit borgjez. Kriza nuk është një produkt i "neoliberalizmit", ose i "aktivitetit të pakontrolluar të bankave", siç thonë forcat e oportunizmit, Partia e së Majtës Europiane (PME) në Europë. Këto pretendime mashtrojnë popujt, shfaqësojnë sistemin kapitalist dhe ligjet e tij ekonomike, kultivojnë iluzione se ekzistojnë forma pro-popullore të menaxhimit, privilegjojnë versionet socialdemokratike.
Në Greqi, gjatë krizës kapitaliste shfaqet sulmi i gjithanshëm ndaj klasës punëtore, shtresave popullore, të rinjve, me pasoja të dhimbshme në paga, në pensione, ndaj të drejtave të punës, dhe të drejtave shoqërore-sigurimi.
Papunësia tejkalojë 30% të fuqisë punëtore.
Gjatë krizës, qeveria e PASOK-ut socialdemokrat, fillimisht, dhe në më pas në vazhdim koalicioni i Partisë Liberale të Demokracisë së Re dhe të PASOK-ut, imponuan masa të rrënda anti-popullore të cilat ishin miratuar para krizës në Bashkimin Europian (B.E) dhe në shtabet e kapitalit, nxitin ristrukturimin kapitalist me qëllim të ulin çmimin e fuqisë punëtore, të forcojnë konkurrencën dhe rentabilitetin e bizneseve të mëdhenj.
Fakti është se megjithë shkatërrimin e forcave prodhuese dhe kapitali, pavarësisht pritjeve që janë kultivuar në B.E, madje edhe në shtetet e fuqishme kapitaliste, të tilla si Gjermania, Italia, Franca, shënohet recesion akoma dhe rënie e ekonomisë.
Sulmi anti-popullor shfaqet në të gjitha shtetet europiane pavarësisht nëse ato kanë nënshkruar memorandume me B.E-në dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, pavarësisht nga niveli i deficiteve dhe borxhit.
Shtabet borgjeze, përpiqen të bllokojnë popujt në njërën apo në tjetrën përzierje menaxhimi, në ekonominë politike "kufizues" osë "urgjente", ç’varoset keinsianismi, prezantohen doktrina të provuara anti-popullore si të reja. Përfundimi kryesor është se çdo përzierje e menaxhimit borgjez, madje edhe në kushtet e rritjes së ekonomisë ka kriter fitimet e monopoleve, masat kundër popujve do të vazhdojë.
Në rrugën e menaxhimit nuk ecin vetëm partitë tradicionale borgjeze, por dhe neo-socialdemokrate, me rrënjë oportuniste si SYRIZA në Greqi.
Kjo parti, përpiqet të krijojë përshtypje jashtë shtetit dhe të duket si një forcë radikale, edhe këtu në Amerikën Latine.
Por, në praktikë janë mbështetës të zhvillimit kapitalist, të Bashkimi Imberialist Europian dhe të strategjisë së tij, është pro qëndrimit të Greqisë në NATO dhe i jep vërtetime SHBA-së, forcave të kapitalit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Politika që mbështet forcimin e konkurrencës dhe rentabilitetit të kapitalit, nuk ka asnjë lidhje me përmbushjen e nevojave popullore dhe me rimarrjen e humbjeve të puntorëve gjatë krizës, riciklon papunësinë dhe menaxhon varfërinë.
Në të kundërt, KKE (Partia Komuniste e Greqisë) po përpiqet për organizimin e luftës punëtore, popullore, duke mbështetur luftën e lëvizjes klasore, të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) dhe të bashkimeve të tjera militante në fshatarësi, në të vetëpunësuarit e qytetit, te gratë dhe te të rinjtë, ballafaqohet me forcat e kapitalit, të politikave anti-popullore të qeverive dhe të B.E-së, kontribuon në organizimin e rezistencës, duke luftuar që të rimarrin punëtorët humbjet që pësuan gjatë krizës, për kundërsulmin popullor, aleancën popullore sociale, kundër monopoleve , kapitalizmit.
Lufta e përditshme e Partisë Komuniste të Greqisë në fabrika, biznese, industri, lagjet popullore nuk kufizohen në formimin e kushteve sa më të mira për shitjen e fuqisë punëtore.
Por, lidhet me përpjekjen e riorganizimit të lëvizjes punëtore, forcimin e orientimit klasor të sindikatave, të aftësisë së tyre për të bashkuar forca punëtore në konflikt me kapitalin, me përfaqësuesit e tij politikë dhe me sindikatat punëdhënëse-qeveritare të cilat janë bartës të bashkëpunimit klasor dhe të çarmatosjes së punëtorëve, kanë përgjegjësi të madhe për smbrapsjen e lëvizjes punëtore.
Partia jonë intensifikon përpjekjet e saj që klasa punëtore, klasa udhëheqëse e shoqërisë të ndërtojë aleancën e saj me shtresat popullore, për të forcuar luftën antimonopoliste-antikapitaliste.
Kohët e fundit, më 1 Nëntor disa mijëra punëtorë dhe punëtore, forca popullore dhe të rinj morën pjesë në një protestë të madhe mbarëgreke që organizojë Fronti Militant Mbarpunëtor (PAME) në Athinë, në bashkëpunim me bashkime të tjera militante të fshatarësisë, të grave, të të vetëpunësuarve në qytet, të studentëve-nxënësve, kundër sulmit të kapitalit, politikave anti-popullore të qeverisë dhe B.E-së.
Morrën pjesë me vendim të tyre mbi 1000 sindikata dhe organizata të tjera të lëvizjes popullore. Një numër i konsiderueshëm i sindikatave që aty nuk ka shumicën PAME morrën pjesë në demostrat.
Të dashur shokë,
Gjatë krizës kapitaliste intensifikohet agresioni imberialist, shtohen rivalitetet ndër-imperialiste.
Në Mesdheun JugLindor vazhdon ndërhyrja imperialiste në Irak dhe Siri me maskën e re të luftimit të "Shtetit Islamik", të xhihadistëve.
Turqia jo vetëm që mban të pushtuar një pjese të madhe të Qipros por mohon sovranitetin e ishullit dhe të Greqisë, shkel kufirin, shkel të drejtat sovrane. Konkurrenca për kontrollin e hidrokarburanteve në rajon intensifikohet.
Izraeli vazhdon sulmin vrasës mbi popullin palestinez dhe ka mbështetjen e SHBA-së dhe B.E-së që inkriminojnë rezistencën popullore si terrorizëm, barazojnë "agresorin" me "viktimën".
Në Ukrainë ndërhyrja e B.E-SHBA dhe NATO-s dhe hypja e forcave reaksionare madje dhe fashiste në udhëheqjen shtetërorë dhe qeveritare të vendit, konkurrenca e përgjithshme e forcave Euro-Atlantike me Rusinë ka krijuar një situatë shpërthyese.
Këto zhvillime, intensiteti i antikomunizmit, pretendencat për ndalimin e P.K të Ukrainës, ndalimi i P.K në Europë dhe në rajone të tjera të botës, kërkojnë përforcim të vigjilencës dhe të solidaritetin ndërkombëtar.
100 vjet nga Lufta e Parë Botërore dhe 75 vjet që nga Lufta e Dytë Botërore, rreziku i konfliktit të përgjithësuar ushtarak është i madh.
Cila është filli që lidh këto zhvillime, cilat janë shkaqet e vërteta të ndërhyrjeve imperialiste dhe të luftërave?
Në thelbin e imperializmit i cili është faza më e lartë e kapitalizmit (dhe jo vetëm shprehje e një politike të jashtme agresive) janë monopolet, grupet e mëdha ekonomike që konkurrojnë për zgjerim të biznesit të tyre, për kontrollimin e tregjve, të burimeve natyrore dhe tubacionet e energjisë dhe kjo shprehet edhe në nivel ndërshtetëror.
Kjo është regjistruar në vatrat e vjetëra dhe të reja të tensionit dhe luftës. Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera, të dhunshme.
Komunistët kanë përgjegjësi të madhe për të ndriçuar, të udhëheqin klasën punëtore, shtresat popullore, për të kapërcyer kurthe të ndryshme që i vënë klasat borgjeze dhe bashkësitë imperialiste, të organizohen dhe të tregojnë fuqinë e tyre.
Çdo sbrapsje e P.K nga luftën e pavarur politike, çdo përfshirje në kontraste dhe plane mbrënda borgjezisë, pjesëmarrje në qeveri të menaxhimit borgjez, ka pasoja të dhimbshme në kurriz të popullit.
Lufta masive kundër planeve imperialiste është e nevojshme të eci sëbashku me organizimin e luftës për të çrrënjosur shkaqet që lindin luftrat, përmbysjen e barbarizmit kapitalist.
KKE ka aktivitet të pasur kundër luftërave imperialiste, ndërhyrjeve dhe kërcënimeve, por nuk kënaqet me kaq.
Linja e luftës që vuri kongresi 19-të i partisë sonë, në 2013, ka një kuptim të gjerë dhe të vë në dukje se "në çdo rast, çfarëdo formë që të marri pjesëmarrja e Greqisë në luftën imperialiste, KKE duhet të jetë gati për të udhëhequr organizimin e pavarur të rezistencës punëtore-popullore, që ajo të lidhet me luftën për të humbur klasa borgjeze, si ajo e brendshme ashtu dhe ajo e huaj si pushtuese".
Të dashur shokë,
Fakti se strategjia e P.K, drejtimin themelor i luftës së tyre, përcaktohen nga karakteri i epokës sonë.
Kjo përcakton karakterin e revolucionit dhe forcat lëvizëse të saj, vijën bashkuese, politikën e aleancës, punën ideologjikopolitike në klasën punëtore që lufta e saj të drejtohet për përmbysjen e shkaqeve të shfrytëzimit.
Zhvillimi social është duke lëvizur drejt një niveli më të lartë dhe nuk mund të tërhiqet sepse ndërmjetësojë kundërrevolucioni dhe përmbysja e socializmit në Bashkimin Sovjetik dhe në shtetet e tjera socialiste.
Gjatë gjithë historisë ka pasur konflikte të mëdha sociale, fitore dhe humbje të çdo here klasave udhëheqëse, ka pasur kthime mbrapa, por ajo që gjykoj është determinizmi i përgjithshëm i zëvëndësimit të së vjetrës nga sistemi i ri social-ekonomik.
Kapitalizmi u zhvillua, grumbullimi dhe centralizimi i kapitalit çoi në lindjen e monopoleve, në shoqëritë aksionare, u poqën kushtet materiale për të ndërtuar shoqërinë e re socialiste. Këto përbëjnë elemente kryesore për përpunimin e strategjisë revolucionare të kohës sonë me çështje qendrore karakterin socialist të revolucionit dhe zgjidhjes së kontradiktës themelore kapital-punë.
Strategjia e "fazës së ndërmjetme" midis kapitalizmit dhe socializmit, është duke lëvizur në terrenin e sistemit shfrytëzues, pushteti dhe mjetet e prodhimit mbeten në duart e borgjezisë, mbetet shfrytëzimi kapitalist dhe anarkia.
Kjo strategji ka shkaktuar vonesë në luftën e lëvizjes komuniste, është një element i krizës së saj, të çon në mbështetje ose pjesëmarrje në qeveri borgjeze, në kërkim të qeverive të "majta" menaxhuese borgjeze, pasojat janë shumë negative.
Faktor subjektiv, P.K dhe klasa punëtore, "edukohen" në zgjidhje që janë brenda kufinjëve të kapitalizmit, humbitet kohë e çmuar.
Për fat të keq kjo gjë nuk kuptohet. Bartës të pikpamjeve të tilla arrin gjer në atë pikë sa të fajësojnë pozitën për domosdoshmërinë e socializmit si sektarizëm.
Lenini në veprën e tij "nën flamurin e huaj" duke iu referuar "kohës sonë", që fillon me Luftën e Parë Botërore dhe që u vërtetua nga Revolucioni Socialist i Tetor të 1917, vë klasën borgjeze "në të njëjtën pozit", që ishin feudalët, flet për epokën e imperializmit dhe lekundjet imperialiste.
Ne jetojmë në këtë epokë, të kalimit nga kapitalizmi në socializëm dhe duhet të hapet një debat i gjerë në lidhje me strategjinë që përputhet me kohët tona.
Kongresi i 19-të i KKE vlerësojë se dy dekadat e fundit u zhvilluan edhe më shumë kushtet materiale që ishin të pjekura për socializmin në Greqi. U zgjeruan dhe u përforcuan marrëdhëniet kapitaliste në prodhimin bujqësor, në Arsim, Shëndetësi, Kulturë, Sport, Media. U bë përqendrim më i madh i punës pagë dhe kapitalit në përpunim të prodhimit, në tregti, në Ndërtim, Turizëm. Me heqjen e monopolit shtetëror në Telekomunikacion, në segmente monopoliste të Energjisë dhe të Transportit u zhvilluan firma të kapitalit privat.
Punë paga është rritur ndjeshëm si përqindje në tërësi të punësimit.
Mbi këtë bazë, KKE arriti në përfundimin se populli grek do të të çlirohet nga zinxhirët e shfrytëzimit kapitalist dhe të bashkësive imperialiste, kur klasa punëtore me aleatët e saj do të kryej revolucionin socialist dhe të vazhdojë për të ndërtuar socializmëm - komunizmin.
Ndryshimi revolucionar në Greqi do të jetë socialist.
Forca lëvizëse e revolucionit socialist do të jetë klasa punëtore si forcë udhëheqëse, gjysëmproletarët, shtresat e shtypura, e të vetë-punësuarve në qytet, fshatarësia e varfër.
KKE vepron në drejtim të përgatitjes së faktorit subjektiv për perspektivën e revolucionit socialist, edhe pse periudha e shfaqes varet nga krijimi i situatës revolucionare (të sipërmit të mos të munden dhe më poshtëmit të mos të duan të qeverisen si më parë), e cila është çështje objektive.
Udhëzime bazë që i përgjigjen nevojës për përgatitjen e partisë dhe të lëvizjes punëtore popullore është forcimi i KKE dhe KNE (Rinisë Komuniste të Greqisë), rindërtimi i lëvizjes punëtore, aleanca popullore.
Aleanca Popullore shpreh interesat e klasës punëtore, të gjysëmproletarëve, të të vetëpunësuarve dhe të fshatarësisë së varfër, të të rinjëve dhe të grave të shtresave punëtore popullore në luftën kundër monopoleve dhe pronës kapitaliste, kundër integrimit të vendit në bashkime imperialiste.
Është sociale dhe ka karakteristikat levizjeje me drejtim antimonopolist, antikapitalist.
Partitë që kanë një linjë të tillë përfshihen në organet dhe linjat e aleancës nëpërmjet kuadrove dhe anëtarëve të tyre, anëtarët e rinisë së tyre, që zgjidhen në organet e lëvizjes dhe aktivizohen në organizatat popullore dhe jo si një parti që përbërëjnë pjesë aleance. Kjo vlen edhe për partinë tonë.
Lëvizja punëtore, lëvizjet e të vetë-punësuarve në qytete dhe e fshatarëve dhe forma e shprehjes së aleancës së tyre (Aleancë Popullore) me objektiva antimonopoliste - antikapitaliste, me veprimtarinë pioniere të forcave të KKE, në kushte jo-revolucionare, përbën parapërgatitje për formimin e frontit revolucionar punëtor në kushte revolucionare.
Të dashur shokë,
KKE analizon me kujdes proceset që zhvillohen në Amerikën Latine, zhvillimin e lëvizjes punëtore, popullore.
Mbështet përpjekjet e Kubës kundër embargos të SHBA-së dhe vazhdimin e të gjitha llojeve të sulmeve, dënon përpjekje që imponojnë grushte shteti, të zgjidhjeve reaktive.
Shpreh solidaritetin e saj te luftëtarët Kolumbian të FARC.
Njëkohësisht, konsiderojmë të nevojshme të ndalemi në disa çështje duke marrë pjesë në debatin që është hapur në Lëvizjen Ndërkombëtare Komuniste për çështjet të vlerës strategjike.
Në Amerikën Latine masat të gjera popullore që u indinjuan nga politikat anti-popullore të qeverive liberale dhe socialdemokrate, e besuan votën e tyre te forca politike, të cilat reklamuan zbutjen e varfërisë, folën për pavarësinë dhe sovranitetin e këtyre shteteve, me kulm përballimin e marrëdhënies së pabarapartë dhe varësse nga SHBA-ja.
Si e vlerësojmë situatën?
Së pari, në këto shtete nuk mund të heshtet fakti se pushteti politik dhe mjetet e prodhimit mbeten në duart e borgjezisë, kriter i zhvillimit është fitimi, mbetet regjimi i shfrytëzimit të njeriut nga njeri.
Kjo është çështje kryesore. Qeveritë e "progresivizmit", me ndryshim nga një shtet në tjetrin, menaxhojnë sistemin kapitalist. Disa marrin masa për lehtësimin e forcave popullore nga varfëria ekstreme si dhe sigurimin e një nivel minimal të shërbimeve sociale në mënyrë që të riprodhohet forca e punës e cila mbetet mall tregu. Disa prej këtyre shtetëzojnë disa biznese private, veçanërisht në fushën e energjisë dhe pasurisë minerale.
Megjithatë, ky element nuk përbën ndryshim radikal, bëhet në kontekstin e marrëdhënieve të përgjithshme kapitaliste të prodhimit dhe pronësi dhe prona shtetërore (kolektiva kapitaliste) nuk ndryshon natyrën shfrytëzuese të sistemit.
Bisnese shtetërore dhe shërbime të disi të zgjeruara sociale jetuam në qeverisiet (veçanërisht) socialdemokratike në shumë vende kapitaliste të Europës, por shkalla e shfrytëzimit të klasës punëtore ishte e lartë, krizat nuk u shmangën.
Së dyti, me ruajtjen e bazës ekonomike kapitaliste ruhet anarkia në prodhim, formohen kushtet për shfaqjen e krizës kapitaliste, me rritje të papunësisë, me zgjerim të mjerimit relativ dhe absolut, eliminim të çdo të drejte që janë fituar në periudhën e mëparshme.
Veprimi i ligjeve ekonomike të kapitalizmit çuan kohët e fundit në shpërthimin e inflacionit në Argjentinë, në Venezuelë, etj, në nivele shumë të larta, me rezultate uljen e fuqisë blerëse të familjeve popullore. Diferenca mes rritjes së produktivitetit dhe pagave reale rritet.
Pretendimet për ulje të përqindjeve të varfërisë nuk mund të mbulojë vetë problemin e varfërisë së përhapur, shkaqet që gjenerojnë dhe e riprodhojnë, kapitalet e akumuluara të cilat janë në duart e kapitalistëve.
Për më tepër, programe për ulje të varfërisë zbatohet dhe në shumë shtete kapitaliste për të shmangur shpërthime, për manipulim të klasës punëtore.
Sipas mendimit tonë, P.K janë të detyruara që të punojnë me këmbëngulje, pa lëkundje, për të pajisur klasën Punëtore, që të bëhet e aftë dhe të pretendojë pasurinë që vetë ajo prodhon dhe asaj i përket.
Brazili është fuqia e 6-të botërore kapitaliste.
Zotëron industri të fortë dhe prodhim bujqësor, infrastrukturë të rëndësishme, burime minerale, burime energjitike. Ka një klasë punëtore e cila është e shumtë në numër.
Kapitali monopolist zgjeron aktivitetin e tij veçanërisht në Amerikën Latine, në Afrikë, në shumë zona të globit, merr pjesë në konkurrencën ndër-imperialiste ndërkombëtare duke shfrytëzuar edhe pjesëmarjen e Brazilit në BRICS.
100 grupe biznesi dominojnë në industri, në nxjerjet minerale, në sektorin agro-ushqimor, në sistemin financiar, në tregti, shërbime, me fitime të larta.
Në këtë shtet, 53 milionë jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe 23 milionë në mjerim ekstrem absolut.
5% e të pasurve zotërojnë të ardhura më të larta se 50% e më të varfërve.
Gjithashtu, zhvillimet në Argjentinë edukojnë se sa utopike është kultivimi i iluzioneve për politikë pro-popullore në kapitalizëm.
Grupe të rëndësishme monopoliste, vendase dhe të huaja, kontrollojnë të gjithë sektorët dinamikë të ekonomisë, p.sh, në industrinë e çelikut, automjeteve, përpunime ushqimore etj.
Qeveritë e Argjentinës ristrukturuan borxhin e lartë që u rrit gjatë peridhës (dhe më pas) të krizës së 2001, por këtë e pagojë, e paguan populli që nuk ka asnjë përgjegjësi dhe që nuk ka përfituar nga krijimi i borxhit.
Vija politike bazë e qeverisë është mbrojtja dhe forcimi i kapitalit të Argjentinës kundër konkurrentëve të saj, në Amerikën Latine dhe në sistemin imperialist ndërkombëtarë, shkalla e shfrytëzimit të klasës punëtore është rritur.
Qeveria po promovon marrëveshje të mëdha ekonomike me Kinën, me Rusinë por edhe me grupe monopoliste të SHBA-së, të tilla si e famshmja "CHEVRON" për shfrytëzimin e depozitave të pasura argjilore energjike (vaca muerta).
Ne po flasim për Brazilin dhe Argjentinën duke vënë në dukje se situata e klasës punëtore, e shtresave popullore në shtetet e tjera të Amerikës Latine me pozita më të ulëta në piramidën imperialiste, ku edhe këtu qeverisin qeveri "të majta", është edhe më keq akoma.
Trajtimi i këtyre problemeve kronike, duke siguruar të drejtën për punë, shërbime falas Shëndetësore, arsim që e arriti Kuba, në një zhvillim pas Revolucionit, tregojnë domosdoshmërinë e socializmit, të pushtetit punëtorë.
Argumenti për të ashtuquajturën ndryshime pozitive të korrelacionit të forcave në favor të popujve dhe të P.K në Amerikën Latine nuk reflekton realitetin. Pjesëmarrja mbështetja e qeverive të "majta" dobëson proceset radikale, forcon pozitën e socialdemokracisë, ka ndikim negativ ndaj P.K.
Në Europë, parti, me tituj P.K, në Francë dhe në Itali kanë marrë pjesë në qeveri të "majta" dhe "të qendrës së majtë". Përvoja është e dhimbshme. Lëvizja punëtore shkoi shumë vite prapa, u zbatua politikë e ashpër anti-popullore, këto qeveri morrën pjesë në ndërhyrje imperialiste, lëvizja komuniste u ngarkua me përgjegjësi dhe pakorektësi.
Këto "eksperimente" falimentuan, u bënë urë dhe në qeveri u kthyen forcat konservatore, partitë e krahut të djathtë që përdorën zhgënjimin popullorë, për të imponuar politika të repta anti-popullore.
Koncepti i "progresivizmit" por edhe analiza që zbukuron natyrën e bashkësive ndërshtetërore është pjesë e të ashtuquajturës "socializmi i shekullit të 21", përmes të cilit tentohet manipulimi i popujve (sidomos) të Amerikës Latine.
Bëhet fjalë për bartës të qëndrimit oportunist për "humanizimin" e kapitalizmit, adhurojnë parlamentarizmin, minojnë luftën revolucionare. Mundohen që nga momenti i parë i paraqitjes së tyre, të shpifi për socializmin shkencor, ndërtimin socialist në Bashkimin Sovjetik.
Utopia për demokratizim-transformim të shtetit borgjez, të pushtetit të monopoleve dhe promovimi i një ekonomie kapitaliste "të përzier" paraqiten si "modele" të reja të socializmit.
Në vendin e klasës punëtore, të klasës pararojë, e cila ka mision historik të përmbysi shfrytëzimin kapitalist, shfaqen si "subjekte revolucionare" një mozaik lëvizjesh me pozicione socialdemokrate, të menaxhimit keinsian të sistemit. Në vend të politikës së nevojshme për aleancë të P.K që do të kontribuojë në bashkimin dhe përgatitjen e forcave punëtore-popullore në drejtim antikapitalist - antimonopolist, na shfaqin bashkëpunimin e P.K me socialdemokracinë (e majtë).
Të dashur shokë,
KKE lufton për shumë vite kundër NATO-s, aleancës politiko-ushtarake e cila është dora e armatosur e imperializmin Euro-Amerikan dhe është përgjegjëse për dhjetra ndërhyrje, luftëra, grushte shteti. Partia jonë lufton në linjën e shkëputjes me popullin nikoqir në vendin e vetë.
Qëndrime që flasin për "shpërbërje" të NATO-s, të shkëputura nga lufta për shkëputje të çdo shteti, dobësojnë luftën kundër këtij mekanizmi vdekjeprurës.
KKE kundërlufton B.E-në, bashkimin ndër-shtetëror imperialist në Europë, me qëllim shkëputjen, me pushtetin dhe pasurinë në duart e popullit, me zhvillim të marrëdhënieve reciproke të dobishme me shtete dhe popujt e tjerë.
Partia jonë ka front të hapur në forcat borgjeze dhe oportuniste që lavdërojnë dhe e mbështesin rolin e B.E-së, si Partia e së Majtës Europiane (PME).
Problemi nuk është vetëm njëra politikë apo tjetëra anti-popullore e B.E-së, por thelbi klasor si një bashkësi i monopoleve kundër popujve.
Na pyesin disa shokë pse KKE u tërhoq nga "grupi i Majtë" i GUE / NGL.
Ne u themi këtyre shokëve se K.Q i partisë sonë vlerësojë se ky grup është shndruar në një grup euro-parlamentar i Partisë së Majtës Europiane, mbështet B.E-në, forca të saja kanë mbështetur ndërhyrjet imperialiste dhe luftëra p.sh në Libi dhe Siri, partitë si ajo DIE LINKE Gjermane, SYRIZA dhe të tjera, i shërbejnë anti-komunizmit, përfshihen në sulme kundër Bashkimit Sovjetik dhe të zhvillimit të tij historik, morrën pjesë në aktivite ku ushqenin sulme anti-Kubane.
KKE nuk bën pjesë në asnjë grup politik, grupi euro-parlamentar i saj ka aktivitet të dëndur brenda dhe jashtë Parlamentit Europian, ka bërë një numër të madh ndërhyrjesh është në dispozicio të Partive Komuniste dhe Punëtore. Ata që parashikuan izolimin e KKE dhe u përpoqën që të shpifnin mbetën të ekspozuar dhe kësaj rradhe.
Të dashur shokë,
Është hapur debati për BRICS dhe duhet të përgjigjemi një pyetje kyçe.
Cila është baza objektive, kriteret që përcaktojnë karakterin e BRICS, të bashkëpunimit ndër-shtetëror Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut?
Nga vetë të dhënat vërtetohet se bëhet fjalë për shtete kapitaliste, lidhje të rëndësishme në sistemin imperialist, me monopole të fuqishme që kontrollojnë ekonominë.
Element bazë janë marrëdhëniet anisometrikale dhe të pabarabarta. Konkurrenca e BRICS p.sh. me SHBA-në dhe B.E-në kombinohen me konkurrencën në mes të vetë shteteve të BRICS sepse p.sh janë të ndryshme aftësitë politike, ekonomike dhe ushtarake, por edhe synimet e Kinës dhe ndryshe të shteteve të tjera. Akoma dhe forca që mbështesin BRICS shqetësohen rreth ngadalësimit që vërejnë në ekonomitë e këtyre shteteve dhe kjo është vetëm njëra anë e zhvillimeve. Sepse në vazhdim është në pritje shfaqja e krizës e cila është në ADN-në e kapitalizmit.
Të dashur shokë,
Është hapur diskutimi në lidhje me natyrën dhe rolin e Bashkësive Ndër-shtetërore në Amerikën Latine. Për shembull, për "Bashkimin e Kombeve të Amerikës Jugore” (UNASUR), "Tregun e Jugut" (MERCOSUR), "Komunitetin e shteteve të Amerikës Latine dhe shteteve të Karaibeve (CELAC), ose dhe bashkime të tjera.
Fakti vërteton se bëhet fjalë për bashkime shtetesh kapitaliste ku pavarësisht nëse marrin pjesë shtete me qeveri që deklarojnë të majta, bazat janë grupet e mëdha ekonomike dhe interesat e tyre. Kjo është pika e fillimit të shkëmbimeve ekonomike tregtare që promovohen përmes shteteve anëtare por edhe në marrëdhëniet e tyre me vendet e tjera kapitaliste ose bashkime imperialiste.
Njëkohësisht, krijimi i një rrjeti sa e më të dendur të bashkësive ndër-shtetërore kapitaliste në rajon forcon mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet shteteve borgjeze në një proces që më së fundi kthehet kundër luftës popullore.
Në kuadrin e zhvillimit anisometrik dhe marrëdhënieve ndër-shtetërore të pabarabarta dallohet rolin dominues i Brazilit dhe i Argjentinës të cilat përdorin këto bashkime për të promovuar më shumë interesat e monopoleve.
Marrëdhëniet ndërmjet bashkësive të Amerikës Latine, të SHBA-së dhe B.E-së janë marrëdhënie konkurruese për të kontrolluar tregun, ndërsa njëkohësisht është dhe marrëdhënie bashkëpunimi eknomiko-politike.
Disa shokë problematizohen në lidhje me natyrën e "Aleancës Bolivariane për Amerikën" (ALBA), në të cilën merr pjesë Kuba.
Mendimi ynë është se elementi bazor që përcakton karakterin e ALBA është se bëhet fjalë për bashkim ndër-shtetëror që dominojnë shtetet kapitaliste dhe kjo nuk ndryshon nga që merrë pjesë Kuba.
Pas përmbysjes së socializmit në Bashkimin Sovjetik ngritet pozicioni për "botë multipolare", si kundërpeshë ndaj SHBA-së, duke lavdëruar BRICS dhe bashkësi të tjera ndër-shtetërore.
Përbën një pozicion që objektivisht mbështetet në vizionin aklasor të natyrës së shteteve të fuqishme kapitaliste, të vjetëra ose "në zhvillim", ku dominojnë monopolet, përmbushin një rol të veçantë në eksportin e kapitalit, pretendojnë një rol protagonist në rajonin e tyre dhe në rajonet më gjerë dhe kanë një post të rëndësishëm në sistemin imperialist.
Përballimi i "botës multipolare" si një mjet për sigurimin e paqes dhe të interesave të njerëzve është një ide e gabuar. Në realitet kjo pikpamje trajton si aleat kundërshtarin, fut në kurth forca popullore të zgjedhi imperialist ose bashkime imperialiste, bën dëm në lëvizjen punëtore.
Të dashur shokë,
KKE që në orët e parë të kundërrevolucionit përpiqet që të kontribuojë me të gjitha forcat e saj për të rindërtuar lëvizjen komuniste, për unitetin e saj në bazë revolucionare dhe të koordinimit të luftës.
Njëzet e ca vjet pas përmbysjeve anti-revolucionare kriza në Lëvizjen Komuniste vazhdon.
Perceptime borgjeze dhe oportuniste ndikojnë ose pranohen nga P.K duke riprodhuar krizën.
Nëse nuk bëhet prerje, dhe nuk përshtatet strategjia e lëvizjes komuniste në përqëndrimin dhe përgatitjen e forcave punëtore, popullore në luftë për përmbysjen e kapitalizmit, nëse nuk forcohet lufta kundër oportunizmit dhe nuk qartësohet se socializmi është e vetmja zgjidhje që mund të të përmbushi nevojat popullore, në vitet e ardhshme situata do të përkeqësohet.
Logjika e veçantive kombëtare përbëri mjetin e "Eurokomunizmit" për të mohuar determinizmin e revolucionit dhe të ndërtimit socialist dhe sot problemi shfaqet me argumente të njëjta dhe të ngjashme.
Sigurisht që secila P.K në shtetin e vetë ka përgjegjësi për të studiuar zhvillimin e kapitalizmit, strukturën sociale për të marrë masat e nevojshëm për përshtatjen e strategjisë dhe taktikës që të bëhet në mënyrë më efikase lufta e klasave.
Por është tjetër gjë kjo dhe një tjetër të përdoren "veçoritë", për të justifikuar zëvendësimin e rrugës revolucionare nga parlamentarizmi, të përulet socializmi në menaxhime të ndryshme të qeverisë borgjeze, siç bën p.sh Forumi i Sao Paulo dhe forcat e tjera.
Ndërtimi i socializmit është një proces unik, i cili fillon me pushtimin e pushtetit nga klasa punëtore që të formohet mënyra e re e prodhimit, i cili mbizotëron me heqjen e plotë të marrëdhënieve kapitaliste, të marrëdhënieve kapital - punë pagë.
Socializimi i mjeteve të prodhimit dhe planifikimi qendror janë determinizme të ndërtimit socialist, kushte të nevojshme për të përmbushur nevojat e popullit.
Të dashur shokë,
Pikpamjet e ndryshme për çështje të serioze kërkojnë diskutime të mëtejshme. Kjo është e padiskutueshme. Por, njëkohësisht, kemi detyrë të shfrytëzojmë çdo mundësi për të koordinuar veprimtarinë tonë.
Në këtë drejtim, Partia jonë ka dorëzuar propozim plan për veprimeve të përbashkëta e cila ndër të tjera përfshin:
• Mbështetje të luftës punëtore për të drejtat e punës, të drejtat sociale, demokratike të punëtorëve. Veprime të përbashkëta në 1 Maj. Ngritje të përvjetorit të 70-të të WFTU(Federatës Sindikaliste Botërore).
• Fushatë kundër antikomunizmit me përshkallëzim në 9 Maj 2015, dita e fitores anti-fashiste.
• Intesifikim të luftës kundër luftërave imperialiste. Solidaritet me popujt që ballafaqohen me kërcënime imperialiste, ndërhyrje dhe pushtime, fushatë kundër NATO-s, etj


