Skip to content

Intervistë e Jorgo Marinos, anëtar i BP të KQ të KKE, në gazetën UZ e Partisë Komuniste Gjermane

Date:
jan 9, 2015
kke dictatorship

 

UZ: Zhvillimet e fundit në Greqi çojnë drejt zgjedhjeve parlamentare në 25/1. Si do të veprojë KKE në këtë luftë elektorale? Do të jetë KKE në gjendje të përballojë me sukses polarizimin e pritur rreth skenarit të dyshuar “pro”  apo  “kundë BE-së?

Jorgo Marinos: Polarizimi që përshkruat në pyetjen tuaj (për BE-në) nuk është i pritshëm, sepse të dyja partitë kryesore që luftojnë për të formuar qeverinë e ardhshme (ND dhe SYRIZA) ngrenë dolli për BE-në. Madje Kryetari i SYRIZA, A. Cipra, ka deklaruar në mënyrë të qartë se: "Ne i përkasim Perëndimit, BE-së dhe NATO-s. Këto nuk i kontestojmë". Pra, polarizimi që do të pritet do të jetë, nga njëra anë frika që është kultivuar nga ND-ja, se nëse linja politike aktuale anti-popullore nuk ndiqet atëherë do vijë katastrofa, dhe nga ana tjetër shfrytëzimi i indinjatës popullore dhe iluzionet menaxhuese, që kultivohen nga SYRIZA, i cili pavarësisht nga përqindjen e larta zgjedhore të tij nuk ka kontribut në zhvillimin e luftrave punëtore.

Partia jonë, me beteja të rëndësishme dhe punë dritëdhënëse masive tregon tek punëtorët, se çdo formulë e menaxhimit borgjez që do pasohet brenda kuadrit të BE-së, të NATO-s, të rrugës së zhvillimit kapitalist, nuk do të jetë në interes të punëtorëve dhe të shtresave të tjera popullore. Zgjidhja qëndron në forcimin e KKE kudo, edhe në parlament, që të fuqizohet lufta popullore dhe të hapet rruga për ndryshime radikale.

UZ: Mediat në Gjermani flasin në mënyrë alarmuese rreth kolapsit të Greqisë nëse e "majta radikale", domethënë SYRIZA fiton zgjedhjet. BE-ja tashmë po ndërhyn në fushatën elektorale. Çfarë pritje keni për vijën politike qe pritet të ndjekë Aleksi Cipra.

Jorgo Marinos: Ata në Gjermani mund të flasin në mënyrë alarmuese, siç bën në Greqi partia në qeveri, ND-ja, megjithatë, seksione të tjerë të borgjezisë shprehin në mënyra të ndryshme, dhe haptazi mbështesin një qeveri të mundshme të SYRIZA-s.

Shikoni, dy partitë (ND-SYRIZA) kanë dallime, që shprehin dallimet ekzistuese edhe brenda shteteve të Eurozonës dhe ndërmjet seksioneve të grupeve monopole, të kalasës borgjeze, të biznesmenëve. Një pikëpamje, e cila për momentin është dominuesja në Komision, në BE, në Gjermani, fletë për një linjë politike të kufizuar, vazhdim të masave shtrënguese, në mënyrë që çdo shtet të dali nga kriza dhe Eurozona në përgjithësi të mos rrëshqasi në krizë. Në anën tjetër, ekziston mendimi që flet për një linjë politike ekspansioniste, gjithashtu, edhe Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, foli për relaksim fiskal në mënyrë që të rrisë likuiditetin për të siguruar valutë në disa biznesmenë për investime, dhe siç pretendojnë, të "marri frymë" ekonomia, siç mbështet dhe SYRIZA. Veç se këto para nuk do shkojnë tek populli, por në seksione të ndryshme të plutokracisë, të monopoleve.

Pra, për sa SYRIZA konkurron me ND-në se cili do përforcojë më mirë rentabilitetin e kapitalit,  "konkurrencën" e ekonomisë, shlyerjen e borxhit, nuk mund të ketë shpresa për një linjë politike pro-popullore nga një qeveri e SYRIZA e cila është transformuar në një parti e socialdemokracisë. Jeta ka treguar se "qeveritë e majta", si në Greqi, ashtu dhe në Europë, u bënë "urrë kalimi" për politika më të "djathta".

UZ: Kë rrugë propozon KKE për vendin në lidhje me borxhin dhe BE-në?

Jorgo Marinos: KKE ka vërtetuar se për borxhin nuk e ka fajin populli, por kapitali dhe qeveritë e tij. Shkurtimisht për borxhin përgjegjës është hyrja e vëndit në KEE dhe BE, e cila shkatërrojë sektore tradicional të ekonomisë, si dhe rruga i zhvillimit kapitalist në tërësi, sepse shteti mori hua që të shërbejë profitabilitetin e kapitalit dhe tani është duke u bërë thirrje punëtorëve për të paguar borxhin. Ne i bëjmë thirrje popullit të mos ta njohi borxhin.

Përveç kësaj, ne vërejmë se si plani i ND-së për "zgjatjen" e shlyerjes së borxhit, të cilin këtë plan tani e pranojnë edhe kuadrot e SYRIZA, si dhe qëllimi zyrtar i SYRIZA dhe FMN-së në lidhje me një "qethje" të borxhit në mënyrë që të bëhet "i përballueshëm" nuk e çlirojnë popullin nga kjo barrë e padurueshme financiare, nuk e çojnë në një rifitim të humbjeve qe kanë pësuar të ardhurat e popullit nga shpërthimi i krizës kapitaliste, as nuk vë një frenë ndaj vazhdimit të masave anti-popullore.

Atë që duhet të bëjë populli është të krijojë parakushtet, brënda në shoqëri, për të hapur rrugën për një fshirje të njëanshëme të borxhit, shkëputjen e Greqisë nga BE dhe NATO, krijimin e një ekonomie që do të veprojë e bazuar në nevojat e popullit, dhe jo për rentabilitetin e kapitalit. Për këtë duhet pushteti punëtorë-popullor. Rigrupimi i lëvizjes punëtore-popullore është një parakusht për këtë, si edhe formimi i Aleancës Popullore të klasës punëtore me shtresat e tjera popullore, diçka që mund të ndodhi nëpërmjet forcimit vendimtar të KKE.

UZ: KKE refuzon pjesëmarrjen në PME (Partinë e së Majtë Europiane). Cilat janë arsyet që ju çojnë në këtë qëndrim? A nuk ekzistojnë arsyet e favorshme të një bashkëpunimi të tillë?

Jorgo Marinos: KKE ka arritur 96 vjet aktiviteti të saj të pandërprerë. Nga themelimi i saj, partia jonë ka qenë dhe mbetet një parti internacionaliste. Me iniciativën e KKE, filluan para 16 vjetësh në Athinë Takimet Ndërkombëtare të Partive Komunistit dhe Punëtore. Në mënyrë aktive i përgjigjet ftesave ndërkombëtare të partive të tjera, ndërmerr iniciativa për të koordinuar veprimtarinë në nivel global dhe rajonal. Pra, dallimet tona me PME-në nuk janë të lidhura me çështjen nëse duhet të ketë një përpjekje për të koordinuar aktivitetin, por në cilin drejtim duhet të jetë ky koordinim.

Në mënyrë të veçantë, KKE konsideron se duhet të forcohet aktiviteti i përbashkët kundër luftës dhe ndërhyrjeve imperialiste, kundër rrugës kapitaliste, kundër masave anti-punëtore dhe anti-popullore, bashkësive imperialiste të BE-së dhe NATO-s, kundër çdo bashkimi imperialist. Qëllimi jonë duhet të jetë krijimi i një strategjie kohore revolucionare në nivel ndërkombëtar.

Kjo nuk mund të ndodhi nëpërmjet PME-së, e cila është themeluar në bazë të vendimeve të vetë BE-së. Të gjitha të ashtuquajturat "Partitë europiane" (përfshirë dhe PME-ja) në dokumentet e tyre detyrimisht pranojë dhe mbështesin "kondributin" imperialist të BE-së dhe marrin mbështetje të shumë anshme nga ajo.

KKE vë në prioritet një formë të re bashkëpunimi të partive komuniste dhe punëtore në nivel europian, në bazë të parimeve të pajtuara dhe të përbashkëta. 29 Parti marrin sot pjesë në "INICIATIVËN e partive komuniste dhe punëtore" që të studiojnë dhe të trajtojmë çështjet europiane dhe për të koordinuar veprimet e tyre". Këto janë partitë që nuk janë anëtarë ose anëtare të plota të PME-së dhe bazojnë veten në parimet e socializmit shkencor, të bashkuar nga vizioni i një shoqërie pa shfrytëzim të njeriut nga njeri, pa varfëri, padrejtësi sociale dhe luftëra imperialiste. Në të njëjtën kohë ne kemi një angazhim të qartë se luftojmë kundër BE-së, që është një zgjedhje e kapitalit dhe promovon masa të favorshme për monopolet, forcon karakteristikat e saj si një bllok imperialist ekonomik, politik dhe ushtarak kundër interesave të klasës punëtore, të shtresave popullore, rrit armatimet ushtarake të saj, intensifikon autoritarizmin, represionin shtetëror. Besojmë në të drejtën e çdo populli për të zgjedhur vetë rrugën sovrane të tij të zhvillimit, duke përfshirë të drejtën e shkëputjes nga varësitë e shumanshme të BE-së dhe NATO-s, të drejtën të zgjedhi socializmin.

Sipas mendimit tonë, çdo Parti Komuniste Europiane, që dëshiron të mbajë me të vërtetë misionin e saj historik, si një parti e klasës punëtore, e perspektivës socialiste, do të jetë e detyruar nga vetë zhvillimet që të zërë vendin e saj në frontin tonë të përbashkët kundër monopoleve, ndaj kapitalizmit dhe bashkësive të tij, si BE dhe NATO. Përndryshe, ajo do rrëshqasë, haptazi ose fshehurazi, në përjekjet e kota për "humanizimin" e BE-së dhe të kapitalizmit, do të humbasë identitetin e saj komunist. Dhe si pasojë do ti japi përgjigje të gabuar ndaj dilemave historike "Socializëm apo Barbarizëm?" dhe "Reformë apo Revolucion", që vjen nga revolucionarja Gjermane Roza Luksemburg në shkrimet e saj. Dmth do gjejnë veten e tyre në anën që është kundër interesave punëtore-popullore, ku sot aty ndër të tjerë gjëndet edhe PME-ja.

UZ: Ju urojmë çdo sukses në zgjedhjet dhe në luftrat që do sjelli 2015!