Skip to content

Forcimi i KKE shënon një rrymë pozitive ribashkimi

Date:
jan 26, 2015
syntagma-sygkentrosi-25

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të së Dielës 25 Janar, KKE (Partia Komuniste e Greqisë), mblodhi 5,5% , e përforcuar me 1% (+ 60 000 vota) në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2012, duke sinjalizuar rrymën pozitive të ribashkimit të forcave në KKE, një trend që ishte regjistruar edhe në euro-zgjedhje, në zgjedhjet rajonale dhe komunale, ndaj iniciativave të KKE në lëvizjen e punëtore.

• Partia Komuniste e Greqisë fitoi vendin e tretë në 11 zona elektorale: në zonën B të Pireut, të Samos, Lesvos, Lefkadhës, Zakynthos, Kefalonias, Korfuzit, Larisa, Trikala, Prevezës, Biotia.

• Partia Komuniste e Greqisë zgjedh 15 Deputetë (kishte 12).

• Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE Dhimitri Kucuba në një deklaratë të tij përshëndeti mijërat e punëtorëve të vendit tonë, të rinjtë dhe të rejat, që iu përgjigjën thirrjes së KKE dhe koontribuan sot në forcimin e saj, duke konfirmuar rrymën pozitive të ribashkimit me partinë, sidomos ata, që për herë të parë, votuan KKE, duke vlerësuar qëndrueshmërinë, efektivitetin, sakrificën e KKE.

• Në kutinë e votimit u shpreh hidhërimi dhe zemërimi i popullit ndaj partive ND dhe PASOK, të cilat e zhytën atë në varfëri dhe papunësisë gjatë viteve të krizës ekonomike. Shprehet kryesisht shpresa e reme se qeveria e re e SYRIZA mund të ndjeki një politikë pro-popullore.  Formimi i qeverisë  -vetë ose me bashkëqeverisje-  i SYRIZA do të eci në të njëjtat shina të euro-rrugës së vetme, të kërkesave të ulat, të detyrimeve dhe kompromiseve, të angazhimeve ndaj kapitalit të madh, të monopoleve,  BE-së dhe NATO-s.
• Negativ është fakti se një parti naziste mban norma të larta në trupin elektoral.



Më poshtë, ju paraqesim një tabelë me rezultatet të plota dhe tekstin e plotë të deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE:



DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË KQ TË KKE DHIMITRI KUCUBA
PËR REZULTATIN E ZGJEDHJEVE TË 25 JANARIT 2015

Duam së pari të përshëndesim mijërat e punonjësve të vendin tonë, të rinjtë dhe të rejat, që iu përgjigjën thirrjes së Partisë Komuniste të Greqisë dhe kontribuan sot në forcimin e saj, duke vërtetuar trendin pozitiv të ribashkimit me Partinë, rimëkëmbjen e votave të humbura, një rrymë që për herë të parë, filloi në zgjedhjet komunale dhe zgjedhjet rajonale të vitit të kaluar dhe vazhdoi në betejat e vogla dhe të mëdha të popullit tonë, në lëvizjen sindikaliste punëtore, dhe atë popullore më gjerë.

Sidomos ne duam të përshëndesim votuesit që votuan për herë të parë KKE, duke vlerësuar qëndrueshmërinë, efektivitetin dhe sakrificën e KKE.

Rezultati i përgjithshëm zgjedhor shpreh edhe përmes kutisë së votimit hidhërimin dhe zemërimin e popullit për partitë ND dhe PASOK, të cilët e zhytën atë në varfëri dhe papunësi gjatë krizës ekonomike.

Sigurisht, pasqyron në masë të madhe shpresën e rreme se qeveria e re e SYRIZA mund të ndjeki një politikë pro popullit. KKE vlerësonte më parë dhe vazhdon të vlerësojë dhe tani se përbërja e re e parlamentit dhe formimi i qeverisë - bashkëpunimi ose vetë-  e SYRIZA, në bazë të deklaratave zyrtare dhe qëndrimeve gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe para tyre, do të eci në të njëjtat linja të euro-rrugës së vetme, të angazhimeve për kapitalin e madh, të monopoleve, BE-së dhe NATO-s, me gjithë atë negativitet që sjell kjo për popullin tonë dhe vendin tonë. Përsëri shtresat popullore do ti paguajnë dëmet.

Është zhvillim shumë negativ që një parti naziste, me veprimtari specifike kriminale vrasëse, e ndrequr brënda nga mekanizmat e sistemit, e dëshmuar kundër interesave të popullit, ende ruan forca të rëndësishme në trupin elektoral.

Në përgjithësi, ne vlerësojmë se duhet forcuar edhe më shumë brënda në popull dhe në lëvizje linja e kundërsulmit dhe e sfidimit në kundështim me rrugën kapitaliste të zhvillimit, BE-në dhe politikën që mbështet këtë rrugë, me integrimin, pritjen pasive.

KKE do të forcojë përpjekjet dhe iniciativat e saj për problemet akute punëtore, popullore, me propozime tona për lehtësimin e të papunëve, të familjeve popullore, të të vetë-punësuarve, të fermerëve, studentëve dhe nxënësve.

Ne do të forcojë përpjekjet për rimëkëmjen e lëvizjes punëtore-popullore, për ndërtimin e aleancës popullore, që të vërtetohen shpresat dhe aspiratat e popullit dhe të divorcohet nga zgjedha e monopoleve.

Brenda dhe jashtë parlamentit, me fuqinë që na dha populli, do të japim beteja për të zbuluar në popull të gjitha planet anti-popullore që sajohen.

Ne do ti luftojmë me dinamike, nga pozita e opozitës militante punëtore-popullore sot, nga pozita e organizatorit dhe frymëzuesi i luftës së punëtoreve, të aleancës popullore, në luftën për mbijetesë dhe perspektivën e përbysjes totale.

Fuqi të shumtë për të gjithë. Ecim përpara, me dinamikë!

Ju urroj një mbrëmje të mirë. 

pinSq