Koment i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë)
Në të njëjtën kohë që janë në zhvillim takimet dhe diskutimet ndërkombëtare të bashkëqeverisë së re greke SYRIZA-ANEL, në prag të hapjes zyrtare të negociatave me "partnerët europianë" dhe "huadhënësit", nga disa forca jashtë vendit promovohet "fushatë solidariteti ndaj popullit grek dhe qeverisë së Majtë".
Megjithatë, nëse dikush shikon objektivisht kushtet reale dhe ngjarjet do të vëj re se në fokusin e negociatave gjëndet mënyra se si populli grek do të vazhdojë të paguaj me kosto të lartë në kurriz të tij një borxh që nuk e ka krijuar ai, se si do të sigurohet konkurrenca e grupeve të biznesit, si do të vazhdohen "reforma" (të cilat, siç tha kryeministri A. Cipra gjatë takimit të tij me Presidentin Francez F.Oland, përbëjnë një objektiv për qeverinë, dhe se nuk ia imponon dikush), se si do të sigurohet valut-parash e freskët për rimëkëmbjen e kapitalit.
Kujtojmë se koalicioni SYRIZA - ANEL e ka bërë të qartë se do të ketë një program të ri në marrëveshje me huadhënësit. Se do të përmbushi të gjitha angazhimet ndaj “sorave të tregjeve”, e cila do të thotë shlyerje të borxhit nga populli. Sepse lufton për shpëtimin e "shtëpisë tonë të përbashkët europiane", dmth të BE-së e cila është një bashkim imperialist. Se do të përmbushi "detyrimet" ndaj NATO-s. Dhe është karakteristike votimi pro i qeverisë së re për sanksionet e BE-së kundër Rusisë, të njëjta me ato që kishte aprovuar qeveria e mëparshme, si dhe vërtetime ndaj Izraelit, për vazhdim të bashkëpunimit.
Pra, kur SYRIZA dhe “aleatët” e tij jashtë vendit, flasin “për fund të kursimit”, në të vërtetë kjo ka të bëjë me mbështetjen e kapitalit dhe vazhdimin e "jetës së farfër" të popullin, për nevojën e së cilës foli ministri i ri i financave J. Varufaki. Punonjësit do të vazhdojnë të jetojnë me skamje, me të drejtat dhe nevoja të ulta, madje edhe nëse zbatohen ato masat e pakta për menaxhimin e varfërisë ekstreme, që premton bashkeqeveria SYRIZA - ANEL.
Në asnjë mënyrë, punëtorët e vendeve të tjera nuk duhet të bëhen duartrokitës të një negociate e cila është në kundështim me interesat e punëtorëve të Greqisë. Të një fushate që për të cilën angazhohen forcat e "Partisë së Majtë Europiane", dhe "disfatues" të tjerë të luftës së klasave, siç është Partisë Komuniste e SHBA-së. Punëtorët në vendet e tjera duhet të qëndrojnë në solidaritet me lëvizjen klasore punëtore-popullore, e cila i bën thirrje që të merren të gjitha ato që ka humbur punëtori dhe shtresat e tjera popullore në periudhën e krizës, për sigurimin e të drejtave dhe nevojave të tyre bashkëkohore, për tu formuar kushtet që të ndryshojë klasa në pushtet.
