Skip to content

Negociatat greke dhe ''vijat e saj të kuqe''

Date:
mar 11, 2015
sygkentrosh-syntagma-11

Qeveria e re greke vazhdon bisedimet e saj me huadhënësit e huaj (BE, BQE, FMN), dmth me trojkën e njohur, që tani e kanë "pagëzuar" dhe e quajnë "tre institucionet".  Kuptimi i dhënë nga mediat ndërkombëtare, por edhe nga vetë qeveria, është se ajo kërkon një menaxhim të ndryshëm të krizës në Greqi, në të njëjtën kohë që "institucionet" ushtrojnë presion mbi qeverinë greke. Kjo e fundit gjithmon smbrapset dhe pretendon se bënë "manovrime", sepse, sipas fjalëve të Kryeministrit, A. Cipra, "në betejën e Europës ne kishin vendosur kurthe (...) me qëllim që të na zënë frymën nga ana financiare dhe të përmbysin qeverinë. Ç’do gjë e kishin gati që të na shtynin në katastrofë, duke çuar në katastrofë vendin (...)".

 Në të njëjtën kohë, Ministri i Financave, J. Varufaqi, ka deklaruar se manovrat dhe smbrapsjet e qeverisë greke kanë dhe disa "vija të kuqe të holla", pas të cilave nuk ka ndërmend të shkojë qeveria greke. Është interesante të shohim cilat janë ato?

 Pra, sipas fjalëve të ministrit,  "vijat e kuqe të holla" gjënden në zgjidhjen e "tre ekuacioneve me tre të panjohur". Siç shpjegoi vetë ai:

- Duhet siguruar tepricë primare që "nuk vret ekonominë private",

- në vartësi të strukturimit të borxhit (çfarë, kujt dhe kur duhet poguar),

- dhe kjo është gjithashtu në përputhje me kërkesën që investimet të jenë më shumë se të ardhurat (dmth, kapitali të mos ngecë stok, por të investohet).

Të mësipërmet, vërtetojnë se e vetmaj "vijë e kuqe" e koalicionit qeveritar SYRIZA - ANEL nuk është tjetër përveç mbështetjes të rimëkëmbjes kapitaliste. Sepse që të tre "x" e panjohur, që qeveria vë në tre ekuacionet, kanë përmbajtje:

Në lidhje me investimet na tregon se pa krijuar një mjedis për investime nuk ka asnjë përmirësim. Dhe se investime nuk do të ekzistojnë nëse nuk u jepet "vend" kapitalistëve të shkelin. Dmth nëse nuk jepet para nga shteti, përjashtime nga taksat, nëse nuk është formuar mjedis investimesh që kërkon shtetin partner më shumë "të dobishëm" me investitorët privat, nëse nuk trajtohen çështje që lidhen me reduktimin e ashtuquajturës "jo kosto page" etj
Në ekuacionin për tepëricat i panjohuri "x" do të thotë, ndër të tjera, promovimin e masave (nga bashkëqeveria SYRIZA-ANEL) që përshkruhen në memorandumet e nënshkruar më parë nga qeveria e "djathtë", dhe lidhen me shkurtime në rekrutim të punonjësve në bashki, shkurtime në buxhetin e përgjithshëm vjetor për spitalet, ngrirjes në bazë të marrëveshjes me "institucionet" për shkurtime të reja për shpenzimet publike në Arsim, Shëndetësisë, Mbrojtje, komunat, shpërblime sociale, transport etj.

Në ekuacionin me borxhin qeveria kërkon nga populli për të vënë dorën më thellë në xhepin e tij, për një borxh që ai nuk është përgjegjës.

Në të njëjtën kohë qeveria shfaq si "patriotizëm" forcimin e saj për të promovuar këto akse që harrojnë të përmendin humbjet e mëdha që përjetuan shtresat popullore në periudhën e krizës dhe premtojnë disa thërrime të pakta për lehtësimin e varfërisë ekstreme, siç tregon dhe Projekt-ligji i qeverisë që u dorëzua kohët e fundit.
Programi qeveritar nuk thotë asnjë fjalë në lidhje me pagën mesatare që është ulur 25% në vitet e fundit, për rritjet e mëdha në taksa, direkte dhe indirekte, që tashmë paguajnë punëtorët, për reduktimet e mëdha në paga dhe pensione, për rritjen kostos së jetesës. Shtresat popullore humbën gjatë krizës pothuajse 50% të standardit të tyre të jetesës.

Pra, me ç’mënyrë, atëherë, në qoftë se përfundimisht evolojnë negociatat e qeverisë SYRIZA-ANEL me huadhënësit, programi që do të zbatojë qeveria nuk do të çojë në shërimin e humbjeve të mëdha që patën shtresat popullore në vitet e fundit.

Negocimi i qeverisë ka të bëjë me kushtet e financimit të klasës sunduese të brëndëshme. Reduktimi tepricës primare, për të cilën bëhet i tërë ky debat, do të përkthehet në financime të reja për kapitalin, e cila do të marrë termin modern "e rindërtimit produktiv".

Në të kundërt, qeveria e ka ngritur si një "detyrë patriotike" pagesën e taksave, që kishin imponuar qeveritë e mëparshme ndaj punëtorëve dhe shtresave të tjera popullore. Sigurisht që aksionerët e grupeve monopoliste, me 140 miliardë Euro jashtë shtetit vazhdojnë akoma edhe një herë të lihet të paprekur. Pronarët e anijeve do të vazhdojnë të paguajnë taksa shumë të pakta. Madje industrialistët, në emër të "rritjes së aftësisë konkurruese të ekonomisë kombëtare", presin financime të reja nga qeveria e SYRIZA-ANEL. Me rezultat që përsëri shtresat popullore do të mbajnë barrën e krizës kapitaliste, rimëkëmbjen e ekonomisë që të futet në "binarët" e zhvillimit kapitalist.

"Patriotizmi" i qeverisë është, për të shumtin herë, forcimi i klasës sunduese në luftën e saj me pjesët e tjera. Në këtë "luftë" të padrejtë populli i varfër, si të jet me fituesit, si të jet me të mundurit, do të vazhdojnë të vuaj nga, papunësia, varfëria, heqja e të drejtave sociale të tij.

 Zgjidhja për popullin punonjës nuk është një marrëveshje e re midis qeverisë dhe "tre institucioneve", e cila do të vazhdojë të zbatojë ligjet antipunëtore – antipopullore, që tashmë janë aprovuar, dhe do të plotësohen me të reja, siç angazhohet ti nxisë qeveria. Zgjidhja nuk gjëndet në pazaret me "partnerët" e BE-së dhe FMN-së (shih SHBA), që kryhen gjoja për "fundin e kursimit", por në fakt kanë të bëjnë me zgjerimin e kufizimeve për financim shtetëror të kapitalit vendas, për mbështetje shtetërore të rimëkëmbjes kapitaliste.

Zgjidhja qëndron në forcimin e luftës për të rimarrë ato që kanë humbur punonjësit në vitet e fundit, për përmbushjen e nevojave bashkëkohore popullore. Kjo është "vija e kuqe" për punonjësit, e cila presupozon konflikt dhe  thyerje si me "partnerët", bashkësitë imperialiste, të tilla si BE dhe NATO, por edhe me ata që mbajnë në duart e tyre pushtetin e vërtet dhe mjetet e prodhimit, me kapitalin.