Çdo ditë që kalon ndërsa "valët" e propagandës euforike, që në mënyrë metodike kultivojë qeveria, që nga dita e parë pas zgjedhjeve dalë-ngadalë po largohet, dhe dalin problemet reale të punëtorëve që jo vetëm që nuk u lehtësuan, por në shumë raste bëhen edhe më keq.
Tani, bëhet më e qartë në më të shumtit se nuk mjafton vetëm ndryshimi i qeverisë për të ndryshuar jetën e punëtorit, të të papunit, të vetëpunësuarit, të pensionistit. Të nesërmen, gjënden përsëri këtu punëdhënësit, që ashtu si para zgjedhjeve vazhdojnë të sillen ndaj punëtorëve dhe kërkesave të tyre me të njëjtën mënyrë të pandryshueshme.
Është këtu BE-ja dhe të gjitha traktatet reaksionare të saj, duke filluar që me Traktatin e Themelimit të saj, të Mastrihtit. Mbeten të gjitha ligjet anti-popullore që u miratuan në vitet e fundit, në emër të trajtimit të krizës. Po vinë masa të reja anti-popullore për të cilat negocion këtë periudhë qeveria e re e "majtë" me BE-në. Këto përfshijnë: Rritje të mëtejshme në normave të taksave në llojet e konsumit të gjerë popullorë, privatizime në porte dhe aeroporteve, përkeqësim të kushteve të pensiondhënies për punëtorët, shkurtime të përfitimeve sociale, etj
KKE (Partia Komuniste e Greqisë) thotë se përgjigjja e punëtorëve ndaj problemeve akute duhet të jetë qëndrim militarizmi. Dhe tashmë, siç do të shikoni edhe më poshtë, komunistët janë të parët në luftë, me qëllim që lëvizja punëtore, popullore të rindërtohet dhe të dali në luftë kundër masave anti-popullore, për restaurimin e të ardhurave që shtresave popullore ja kan prerë, në linjë sfidimi me BE-në dhe kapitalin.
| |
FRONTI MILITANT I STUDENTËVE (MAS) ka zhvilluar në mujan Mars shumë demonstrata në qytete të ndryshme të Greqisë me kërkesa që të jenë Publike dhe falas - ushqimi - streha - udhëtimi - librat – konsumimi i materialeve shkollore, ndërtim të konvikteve të reja në përgjegjësi të shtetit, ndihmë qiraje. Kthimi të 50% të buxhetit për AIE – TEI (Univeristet dhe Shkolla te Larta Teknike) që është "prerë" vitet e fundit. Të hiqet komplet kuadri ligjor reaksionar i BE-së për Universitetet.
Rekrutim të mësuesve, arsimtarë të përhershëm në punë dhe punonjës administratate. Arsim të Lartë Unik, ekskluzivisht publik dhe falas. Shkenca dhe Kërkimet të jenë në favor të nevojave popullore dhe jo për fitimet e monopoleve. Diplloma të jetë kusht i vetëm për punë.
|
| |
26/03/2015
Përqëndrim në Qendrën Punëtore dhe marshim nëpër rrugët e qytetit, kryen Organizatat Bashkëpunëtore të Pensionistëve në Patra.
Pensionistët kërkojnë: Të hiqen tani të gjitha ligjet anti-punëtore, anti-sigurimi, dhe taks-mbytës. Të rivendosen të gjitha të drejtat e tyre që u janë therur, i pagave, i mjekësisë dhe barnave dhe të drejtat sociale. Rimarrje të të gjitha shkurtimeve të pensioneve. Shëndetësi - kujdes shëndetësor ekskluzivisht publik dhe falas.
Më 1 Prill të gjithë pensionistët do të kryejnë demostrata në të gjitha qytetet kryesore të vendit.
|
| |
21/3/2015 Fort u dëgjua në mëngjesin e të Shtunës në Athinën Perendimore kërkesa e popullit të zonës për shëndetësi të kualitetit të lartë publik, falas, për të gjithë popullin. Qindra protestues, me parulla si "jepni para për Mirëqenie - Shëndetësi, krizen ta paguaj plutokracia" dhe "Pa spitale popullin e lënë që të pasurohet kapitali", iu përgjigjën thirrjes së komiteteve popullore, sindikatave dhe organizatave të rajonit që morrën pjesë në demostrat si dhe në marshim. |
| |
19/3/2015
DEMARSHIM I SINDIKATAVE NË MINISTRINË E PUNËS, kryen sindikatat që përfshihen në Front Militant Mbarpunëtor (PAME) duke kërkuar masa mbrojtëse për të papunët (të tilla si kujdesi shëndetësor pa terma dhe kushte për të papunët) e cila nuk përbën prioritet as të kësaj qeverie. Delegacioni i sindikatave u takua me Ministrin e Punësimit. Edhe këtë herë, nga ana e udhëheqjes politike të Ministrisë nuk u dha absolutisht asnjë zgjidhje, jo vetëm në përgjithësi të kërkesave që shtruam, por as në njërën prej tyre. |
| |
15/3/2015 Mesazh luftarak dhe vendimtar për vazhdimin dhe intensifikimin e luftës kundër politikës së BE-së, që e mbështet edhe qeveria e re, dërguan bujqit e vegjël dhe të mesëm. Ata morën pjesë masivisht në protestën e madhe për festimin luftarak të përvjetorit të 105-të të kryengritjes së qirxhinjëve të Thesalisë të Kilelerit. Aktivitetin e organizoi Komiteti Koordinues i blloqeve në Gjith greqinë, të dielën, në vendin e revoltës së qirradhënësve të Thesalisë. Bashkimi Militant i Mbarbujqëve (PASI), në deklaratë të saj theksojë se qeveria edhe mund të ketë ndryshuar, por është duke vazhduar me të njëjtin intensitet të gjitha politikat anti-bujqësore - anti-popullore që çojnë me saktësi matematikore në varfëri dhe shkulje të bujqëve të mesëm të varfër. |
| |
12/3/2015 KARDHITSA. Federata e Shoqatave Bujqësore të Kardhicës (EOASK), që bën pjesë në PASY realizojë mobilizimin masiv bujqësorë në zyrën e Tatimeve. Bujqit janë ankuar në lidhje me sulmin e taksave ndaj tyre dhe shtruan kërkesat e tyre të cilat janë jo tatim gjer në 20.000 euro për familjen rurale, sivjet të mos paguajnë fermerët taksën e 13% që nga euro e parë, të mos mbahen kundër pagesat e borxhit, të jepet kthimi i taksës që është paguar për naftë në vitet 2013 dhe 2014. |
| |
14/3/2015 Të Shtunën, 14 Mars ishte Ditëveprimi kundër punës së papaguar, për punonjësit në firmat private shëndetësore. Me iniciativën e Shoqatës së Personelit në Klinikat Private, Azile, Laboratore, Qëndra Diagnostike dhe degëve të ngjashme në Athinë dhe të Sindikatës së Punonjësve në Shëndetësinë Private në Pirea, u kryen aksione në klinika ku punonjësit mbeten të papaguar për një kohë shumë të gjatë. |
| |
11/3/2015 Mobilizim i bërë nga punonjësit në 12 anijet e kompanisë "NEL", ndaj të cilëve kompania kishte pa paguar disa muaj punëtorët. Një mobilizim i ngjashëm u bë edhe në ishullin Samos nga Qendra Punëtore aty. Mobilizimi u bë nga klubet klasore të punonjësve detarë që marrin pjesë në PAME (Frontin Militant Mbarpunëtor). |
|
8 Mars 2015. Me aktivitete të pasura masive, debate dhe iniciativa kulturore nderuan 8 Marsin Klubet dhe Grupet në Federatën e Grave të Greqisë (OGE) në të gjithë vendin, duke treguar se lufta për barazi dhe emancipim të gruas shkon së bashku me luftën kundër shfrytëzimit kapitalist, në sfidim me Bashkimit Europian, kapitalin dhe pushtetin e tyre, për socializmin. |
| |
Me mobilizime grevore sindikatat në bizneset e kompanive të telekomunikacionit «Forthnet», «Wind» dhe «Vodafone» pretenduan nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive, heqjen e statusit të punës "me qira" dhe tërheqjen e shkurtimeve të personelit.
|
| |
Përsëri në grevë tjetër 48-orëshe kaluan punonjësit në firmën e «Riciklimit të Përgjithshëm SA» në qytetin e Janinës, duke kërkuar rrogat e dy muajve që nuk i kishin marrë, si dhe rimarrjen në punë të kolegut të tyre, nënshkrim të kontratës pa afat për ata që punojnë me kontrata dy-mujore, marrje masash për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës. |
| |
Mobilizim organizuan Komitetet Militante të Taksive (PASEVE) për taks-grabitjen dhe litarin e grupeve monopoliste që shtrëngohet rreth të vetëpunësuarve. |
| |
Me grevë 24-orëshe dhe përqendrim në Ministrinë e Brendshme dhe Reformës Administrative, punonjësit e Bashkisë së Peramës mbrojtën vende punës të 14 kolegëve të tyre me aftësi të kufizuara, të cilët rrezikohen të gjënden në rrugë në Prill kur mbaron dhe kontratat e tyre. |
30.03.2015