Skip to content

PËR IMPERIALIZMIN DHE PIRAMIDËN IMPERIALISTE

PËR IMPERIALIZMIN DHE PIRAMIDËN IMPERIALISTE QËNDRIM I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË NË KONFERENCËN E 9-të NDËRKOMBËTARE "LENINI DHE EPOKA BASHKOHORE"
Date:
pri 7, 2015
Captura-de-pantalla-2010-02-08-a-las-07.41.191

KKE (Partia Komuniste e Greqisë) ka një përvojë të pasur ku konfirmon absolutisht pozitën leniniste mbi lidhjen që ekziston midis imperializmit --si fazë më të lartë të kapitalismit-- dhe të oportunizmit brënda në lëvizjen punëtore, një çështje kjo që natyrisht nuk i intereson vetëm Greqisë por dhe të gjitha vendet kapitaliste. Nuk është e rastësishme që thelbi ekonomik i imperializmit që është monopoli me karakteristikat njohësë të tij nënvlerësohet ose mënjanësohet edhe nga partitë komuniste që janë bashkuar me oportunizmin ose më parë por dhe sidomos pas fitores së kundërrevolucionit në vendet socialiste. 

Në këtë intervenimin tonë do të synojmë të paraqesim disa pozita themelore të qasjes leniniste të KKE për imperializmin, i cili ka një vlerë të veçantë në luftën kundër oportunizmit.

1.

Termi imperializëm është bërë shumë i modës kohët e fundit, në Europë dhe në Greqi nga forca që nuk e përdornin kaq shumë ose kaq lehtë në vitet e mëparshme. Problemi është se imperializmin e paraqesin si diçka të ndryshme dhe të veçantë nga kapitalizmi, si një pikpamje politike të shkëputur nga baza ekonomike, pozit që e ka mbështetur me militarizëm babai i oportunizmit Kauçki. Oportunizëmi, ndër të tjera, tregohet, i paaftë për tu modernizuar, dhe ripërtyp Kauçkin, zhytet tërësisht në argumente anti-shkencor, me qëllim ai vëzhgon sipërfaqen, dhe jo thelbin. Nuk ka interes dhe për këtë arsye nuk mund të vëzhgojë figurën e përgjithshme të ekonomisë kapitaliste botërore në marrëdhënie e saj ndërkombëtare reciproke. Kush nuk dëshiron që të kuptojë thelbin ekonomik të imperializmit dhe në këtë bazë të shikojë strukturën ideologjiko-politike, si përfundim ai e shfajëson, e mbështet, ushqen me iluzione masat punëtore popullore që ka kapitalizëmi të mirë dhe të keq, menaxhimi i mirë dhe i paefektshëm borgjez. Përfundimisht oportunizmi dëshiron shoqërie kapitaliste gjoja pa devijime, pagëzon devijime vetë ligjet e ekonomisë kapitaliste dhe pasojat e tyre. Fsheh nga popujt thelbin klasor të luftës, dhe e kritikon atë nga pikpamja morale për shkak të pasojave tragjike, nxit iluzione se kapitalizmi mundet të garantojë paqen në qoftë se autoritetet vendosin barazinë dhe lirinë, konsultim politik midis shteteve ndërluftuese kapitaliste, për të vënë rregulla në konkurrencën brënda-kapitaliste.

2.

Oportunizmi, reformizmi përsërit me stil të ri ose të vjetër, të plakur dhe të vjetërsuar nga jeta vetë  nocionin se imperializmi barazohet me sulme ushtarake në një vend, me politikën e ndërhyrjeve ushtarake, bllokadave, me  përpjekje për të ringjallur Politikat e vjetëra koloniale. Në Europë për oportunistët imperializmit barazohet me Gjermaninë dhe me konceptin siç thonë ata dogmatik autoritar liberale. Politika amerikane me presidencës e Obamës është konsideruar si përparimtare, për shkak të mosmarrëveshjeve të veçanta të menaxhimit të krizës kundër Gjermanisë konkurruese. Ose e konsiderojnë imperialiste vetëm për Amerikën Latine. Progresive konsiderohen çdo përpjekje e klasës borgjeze për shembull e Francës, e Italisë për të përballuar konkurrencën me kapitalizmin gjerman. Oportunizëmi në Greqi ka pozitë themelore se vendi gjëndet nën pushtimin gjerman, transformohet ose është transformuar në një koloni me kryehajduten z.Merkel, dhe kreditorët. Rivali kryesor përveç vetë Gjermanisë vlerësohet edhe treshja e përfaqësuesve të BE-së të Bankës Qëndrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që inspektojnë dhe kanë rol në menaxhimin e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm, të deficiteve buxhetore. Akuzojnë klasën borgjeze dhe partitë qeveritare të vendit si tradhtarë, anti-patriotë, të robëruar dhe servil ndaj Gjermanisë, kreditorëve apo bankierëve. Sigurisht, që tani që SYRIZA, një forcë e re e socialdemokracisë, mori përsipër menazhimin e qeverisë, nuk ka asnjë problem të negociojë me trojkën, Gjermaninë dhe të nënshkruaj me ta marrëveshje të reja anti-popullore.

3.

Disa përdorin në mënyrë arbitrare vlerësimin e Leninit në veprën e tij të famshme IMPERIALIZMI FAZA MË E LARTË E KAPITALIZMIT, që një pjesë e vogël, një numër shumë i vogël shtetesh, vjedhin shumicën e madhe të shteteve në botë. Dmth imperializmi përkon me një numër shumë të vogël të vendeve, të cilat llogariten në gishtat e një dore, dhe të gjitha shtetet e tjera janë të nënshtruara, të shtypura, koloni,  të pushtuara për shkak të nënshtrimit ndaj konceptit liberal.

 

Dhe sot shtetet që janë në krye, në kariget e para të sistemin ndërkombëtar imperialistë (shfaqet dhe me skemën e piramidës për të reflektuar nivelet e ndryshme që kapin vendet kapitaliste) janë të pakta, madje edhe një grusht vendesh mund të thotë dikush, sipas shprehjes leniniste. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha shtetet e tjera kapitaliste janë viktima të shteteve të fuqishme kapitaliste, se borgjezia në shumicën e vendeve është e përkul ndaj presionit, pavarësisht interesin e saj të përgjithshëm, se është korruptuar. Se lufta e popujve duhet të ketë drejtimi anti-gjerman në Europë, dhe në kontinentin amerikan vetëm anti-SHBA. Nuk është e rastësishme që oportunistë në Greqi shfaqin si një shembull pozitiv për të përballuar krizën Brazilin dhe Argjentinën, vlerësojnë politikën Obama.

 

Këmbëngulja e tyre se nuk ka piramidë imperialiste dmth nuk ka sistem imperialist ndërkombëtar (por vetëm një numër shumë i vogël shtetesh mund të karakterizohen si imperialiste kryesisht për shkak të pozitës të tyre hegjemonike dhe të mundësisë për të marë vendim ose për nisjen e një lufte lokale ose të përgjithshme), për disa nuk është aspak e rastësishme apo një produkt i pikpamjeve të gabuara,  por një pozitë e vetëdijëshme. Nga kjo lind dhe dëshira e tyre për të ndërmarrë përgjegjësi qeveritare të menaxhimit borgjez. Si nën titullin e "rrugëdaljes së vendit nga kriza", e "të shpëtimit të popullit nga kriza humanitare", të "rivendosjes së sovranitetit të vendit", por madje dhe për... "zhvillimin e forcave prodhuese, përmes kapitalizmit shtetëror".

 

Kështu, në praktikë, disa e disa mbrojnë ekzistencën e një faze midis kapitalizmit dhe socializmit, me një synim të qartë, nga njëra anë për të siguruar dorëheqjen e klasës punëtore për të luftuar për pushtet punëtor dhe nga ana tjetër për të premtuar në të ardhmen e largët dhe të papërcaktuar se kapitalizmi përmes reformave do të transformohet në mënyrë paqësore dhe pa sakrifica nësocializëm, në "socializëmin" e tyre, i cili shpesh parashikon bashkëjetesë të pronës kapitaliste me disa forma të vetë-menaxhimit.

4.

Historia tregon se monopoli si rezultat i përqendrimit të kapitalit, si ligji themelor i fazës moderne të kapitalizmit është një trend i përgjithshëm në të gjithë botën dhe se mundet të ekzistojë dhe në krahë të formave prokatapitaliste të ekonomisë dhe të pronës. Shfaqja e monopoleve dhe zhvillimi i tyre, zgjerimi dhe depërtimi i tyre nuk  ndodh njëkohësisht në të gjitha vendet, dhe madje as në vendet fqinje, por me siguri bëhet me të njëjtën mënyrë, me eksportin e kapitalit që dominon mbi eksportin e mallrave. Shfaqja dhe fuqizimi i monopoleve edhe në qoftë se ato janë të kufizuara në disa sektorë në nivel kombëtar, përfundimisht shkaktojnë anarki në përgjithësinë e prodhimit kapitalist me karakteristikë kryesore shekullin e 20-të dhe deri më sot të mospërputhjes së zhvillim mes të prodhimit industrial dhe atij bujqësor, mospërputhjen e zhvillimit midis sektorëve të industrisë. Politika grabitëse, bashkangjitjet, shndërrime shtetesh në protektorate, ose politikat e përçarjes së shteteve nuk rrjedhin nga imoraliteti politik nga ana e e imperialistit të fuqishëm, as çështje varesie ose frike nga ana e klasës borgjeze të vendit që pranon vartësitë, është çështje eksporti kapitali dhe e natyrshëme në pabarazinë e kapitalizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

5.

Greqia është një nga shembujt karakteristikë që me siguri ka një vlerë universale sepse ky fenomen nuk është grek. Vendi ynë ka aftësi të mëdha prodhuese por u zhvilluan në mënyrë selektive gjat kohës së zhvillimit kapitalist, ndërsa integrimi i vendit në BE dhe në përgjithësi marrëdhëniet me tregun kapitalist botëror çuan në kufizime më të mëdha përdorimin e burimeve të brendshme të tij. Shkurtimisht ne theksojmë se Greqia ka burime të konsiderueshme vendore të energjisë, pasuri të konsiderueshme minerale, prodhime industrie, artizanale dhe bujqësore, të cilat mund të mbulojnë një pjesë të madhe të nevojave popullore. Por dhe prap ende Greqia jo vetëm si pasojë e krizës por e të gjithë procesit të integrimit në piramidën imperialiste, është degraduar akoma më shumë, është e varur nga importet, ndërsa produktet greke mbeten të pashitura dhe varrosen.

 

Ashtu si Kauçki edhe oportunizmi modern e ndan kapitalin në seksione të veçanta, përmbledh peshën e kritikës në një njërën formë të tij nga tjetra

 

 Kujtojmë se për Kauçkin armik përbën një pjesë e kapitalit, ai industrial, i cili me politikë imperialiste sulmon qëllim primar zonat bujqësore, dhe në këtë mënyrë krijohet një çekuilibër në mes të zhvillimit të industrisë dhe të prodhimit bujqësor. Pothuajse të njëjtat mbështesin edhe oportunistët modernë, që i përmbledhin kritikat e tyre kundër sistemit bankar, bankierëve, kapitalit bankar, pa natyrisht -ndërsa shfaqen si marksisë- qasjen e kapitalit bankar me atë industrial. Pabarazitë që ndodhin edhe në vendet e fuqishme e të zhvilluara kapitaliste midis sektorëve të ndryshëm ia përgjegjësojnë iracionalizëmit ose prirjes spekulatore e cila është jo e ndërgjegjëshme sipas tyre, sepse ata bëjnë dallim midis fitimit dhe spekulimit.

 

Oportunistët  dhe partitë nacionaliste në Greqi shajnë se borgjezia, shteti grek dhe partitë borgjeze janë jopatriotike, tradhtare. Në fakt borgjezia e vendit tonë si dhe partitë e saj e njohin shumë mirë se edhe me kushte jo të barabarta, është më i preferueshëm integrimi në një bashkim imperialist sepse vetëm në kështu mund të pretendojnë pjesë nga shpërndarja e byrekut, por të shpresojnë dhe për një mbështetje të jashtme civiloushtarake në rastin se fillon e merr flakë lufta e klasave. Të proftasin, ta shtypin lëvizjen me ndihmën e strukturave ushtarake të BE-së dhe të NATO-s. Patriotizmi i klasës borgjeze identifikohet me mbrojtjen e sistemit të kalbur kapitalist.

 

Në kushtet ku kontradiktat ndëriperialiste dhe botërore çojnë në një konfrontim luftarak, atëherë klasa borgjeze e Greqisë duhet të zgjidhë anën e cilit imperialist të fuqishëm, me cilën aleance imperialiste do të luftojë për shpërndarjen e tregjeve, duke shpresuar që të përfitojë edhe ajo sikur edhe një pjesë e vogël.

 

Klasa borgjeze është e pamundur të mbrojë të drejtat e sovranitetit në interes të popullit. Dhe në qoftë se është e duhur ajo do të injorojë dhe interesa të veta në qoftë bëhet fjalë për këmbim që të mos humbasi pushtetin e saj, për ta mbajtur pushtetin sa më shumë të jetë e mundur.

6.

Kur Lenini flet për një pjesë të vogël të vendeve që grabisin një numër të madh vendesh tregon me shumë shembuj madje dhe me detaje, një shumëllojshmëri të formave grabitjeje që ka të bëjë me shtete koloniale, gjysmë-koloniale dhe jo-koloniale. Në kulmin e piramidës gjëndet një numër i vogël i shteteve,  sepse kapitali financiar (një nga pesë veçoritë kryesore të kapitalizmit në fazën e tij imperialiste si bashkim bankar me kapital industrial) përhap rrjetin e saj në të gjitha vendet e botës.

 

Qëndrimi  për një "grushtë vendesh", identifikon format të ndryshme të marrëdhënieve midis vendeve kapitaliste të cilat karakterizohen nga pabarazia, ky është kuptimi i piramidës që tregon ekonominë globale kapitaliste.

 

Mbi të gjitha, Lenini bën të qartë se imperializmi është kapitalizmi monopol, është ekonomia globale kapitaliste, është prologu i revolucionit socialist në çdo vend.

 

Lenini sqaron karakteristikat e imperializmit: Përqendrim i prodhimit dhe kapitalit, bashkim i kapitalit bankar me atë industrial dhe krijimin e oligarkisë financiare, eksporti i kapitalit, formimi i bashkësive ndërkombëtare monopoliste. Imperializmin në marrëdhëniet ndërkombëtare e lidh drejtpërdrejtë me shfaqjen e kapitalit financave në fazën imperialiste të kapitalizmit dhe nevojën imperative të tij për të zgjeruar vazhdimisht territorin ekonomik dhe jashtë kufinjvë  kombëtarë, me synim që të zhvendoset konkurrenti. Zhvendosja e konkurrentit mund të bëhet më e lehtë me kolonizimin, por dhe me shndërrimin e një kolonie të një shteti të pavarur politik në mënyrë që të iki nga mesi vendi kapitalist-metropoli dhe në vend të tij të vihet një tjetër pushtet kapitalist i zhvilluar përmes eksportit të kapitalit, investimeve të huaja direkte. E rëndësishëme dhe absolutisht e dëshmueshme është qëndrimi i ndryshëm i Anglisë koloniale dhe i Gjermanisë si fuqia imperialiste në rritje.

7.

Ndarja përsëri e botës edhe në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të ku referohet Lenini bëhej në mes vendeve më të fuqishme kapitaliste, por në lojën e shpërndarjes nuk ishin aspak neutrale, pasive të gjitha shtetet e tjera kapitaliste. Vendet e fuqishme kapitaliste ndajnë jo vetëm kolonitë por dhe vendet jo-koloniale, ndërsa në krah të vendeve koloniale të mëdha janë kolonitë vogëla përmes të cilave fillon zgjerimi i ri kolonial. Madje përmënden dhe shtete të vogla që mbajnë koloni, kur kolonitë e mëdha nuk bien dakort me njëra-tjetrën në ndarjen.

 

Madje Lenini ka theksuar se politika koloniale ekzistonte edhe në shoqërinë para-kapitaliste, por ajo që e dallon politikën kapitalist koloniale është se ajo bazohet te monopoli. Thekson se marrëdhëniet e shumëllojshme midis shteteve kapitaliste në periudhën e imperializmit bëhet sistem i përgjithshëm, përbëjnë pjesë e të gjitha marrëdhënieve në ndarjen e botës, shndërrohen në kllapa të zinxhirëve të operacioneve të kapitalit financiar botëror. Dhe në periudhën kur i referohet Lenini aq më tepër sot marrëdhëniet vartëse dhe grabitje të lëndëve të para shfaqen edhe kundër vendeve  jo-kolonive, dmth vendeve me pavarësi politike.

 

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe krijimi i një sistemi socialist ndërkombëtar u realizua me domosdoshmëri bashkimi maksimal i imperializmit kundër forcave të socializëm-komunizmit dhe u intensifikua agresioni i tij. Nën ndikimin e bilancit të ri të forcave fillojë me ritme të shpejta shpërbërja e perandorive koloniale, franceze dhe angleze. Shtetet më të fuqishme kapitaliste u detyruan që të njohin pavarësinë e shteteve kombëtare, nën goditjet edhe të lëvizjeve kombëtare për pavarësi që gëzojnë mbështetjen shumanëshme dhe solidaritetin e vendeve socialiste, të lëvizjes punëtore dhe komuniste.

 

Periudha e pasluftës një seri e vendesh nuk u bashkuan plotësisht në grupimet ushtarako-politike dhe ekonomike të imperializmit se ata kishin mundësinë për të rritur marrëdhëniet ekonomike me vendet socialiste, pavarësisht nga fakti se balanca e forcave mbeti në favor të kapitalizmit. Vërtetohet edhe një herë shumëllojshmëria e marrëdhënieve, ndërvarësitë, dhe angazhimet në tregun global kapitalist.

 

Në 10 vitet e fundit të shekullit të 20-të, situata ka filluar të ndryshojë. Vendet më të pjekura dhe më të fuqishme kapitaliste, të cilat janë në krye të piramidës, ndjekin një politikë të ndryshme pro-monopoliste, veçanërisht nën ndikimin e krizës ekonomike kapitaliste të periudhës 1973.  Strategjia moderne e mbështetjes së përfitimit kapitalist, në kushte e rritjes së konkurrencës dhe ndërkombëtarizimit të shpejtë braktis recetat neokensiane që ishin të dobishme sidomos për vendet që kishin pësuar dëme nga lufta. Evolojnë në privatizime të gjëra, forcohet eksporti i kapitalit, tkur dhe gradualisht heq koncesione që kishte bërë veçanërisht në sektorin social, në mënyrë qël të frenojë lëvizjen punëtore që ndikohej nga arritjet e socializmit dhe veçanërisht për të blerë një pjesë të klasës punëtore dhe shtresave të mesme shoqërore.

 

Kjo duket dhe nga fakti se politika moderne pro-monopoliste ka karakter global,  nuk i përket një formë afatshkurtër të menaxhimit por zgjedhje strategjike, ndërsa merren masa anti-punëtore, anti-popullore për të trajtuar normën e fitimit që është në rënie, në pothuajse të gjitha vendet, jo vetëm në BE, por dhe më gjerë nga ajo, gjer në Amerikën Latine. Masat që synojnë eliminimin e arritjeve punëtore, merren si nga qeveritë liberale ashtu dhe nga ato socialdemokrate, nga qendra e majtë ashtu dhe nga qendra e djathtë.

8.

Restaurimi kapitalist i ka dhënë mundësinë imperializmit për të imponuar valën e re të sulmit të tij me rezistencën më të vogël, me ndihmën e oportunizmit që është forcuar, ndërsa tregje të reja u formuan në vendet ish-socialiste. Rezultati ishte të lehtësohet ndërmjet forcave kryesore bashkëveprimi kundër socializmit, e cila sillte në shkall të dytë kontraston mes tyre. U ndez një raund të ri i kontradiktave ndër-imperialiste për ndarjen e tregjeve të reja, me rezultat operacionet luftarake në Ballkan, në Azi, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Në këtë luftë morën pjesë edhe shtete që nuk janë të integruara në bashkësi imperialiste ndërshtetërore, argument që vërteton se sistemi imperialist, si një sistem global ekziston, në të bashkohen të gjitha vendet kapitaliste, madje edhe vendet e vonuara dhe me mbeturina të formave para-kapitaliste të ekonomisë. Fuqitë kryetare janë në krye të saj, mes tyre ekziston konkurrencë e ashpër dhe çdo marrëveshje që ata nënshkruajnë ka karakter të përkohshëm.

 

Në fund të shekullit të 20-të kishte tre qendra imperialiste siç u zhvilluan kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, Komuniteti Ekonomik Europian i cili më pas u bë Bashkimi Europian, SHBA-ja dhe Japonia. Sot qendrat imperialiste janë shtuar, ndërsa u shfaqën edhe forma të reja të aleancës si aleanca me epiqendër në Rusi, aleanca e Shangait, Aleanca BRICS, aleanca MERCOSUR etj.

 

Politika imperialiste nuk ushtrohet vetëm nga vendet kapitaliste të kreut por dhe nga shkallët e poshtëme, madje edhe nga ata që kanë varësi të forta nga më të mëdhenjtë si forcat rajonale, lokale. Për shembull fuqi e tillë sot është Turqia në rajonin tonë, Izraeli, vendet arabe, dhe forca të tilla nëpërmjet të cilave kapitali monopolist zë territor të ri është në Afrikë, Azi, Amerikë Latine, kështu ekziston fenomeni i varësisë dhe ndërvarësi.

9.

Varësia dhe ndërvarësia e ekonomive sigurisht që nuk është e barabartë, ajo përcaktohet nga forca ekonomike e çdo vendi por edhe nga disa elementë ushtarakopolitike, në varësi të lidhjeve të veçanta të aleancës.

 

Sa do që disa vende udhëheqin globalizimin kapitalist, në ndarje, nuk pushojnë edhe ata që jetojnë nën statusin e ndërvarësisë së vendeve të tjera. Në Europë, psh Gjermania mund të jetë një forcë lidere, por eksportet e kapitaleve dhe mallrave industriale varen nga aftësia e absorbimit të shteteve europiane.

 

Ecuria e ekonomisë së SHBA-së në masë të madhe varet nga Kina por dhe nga interesat kontradiktore në BE, beteja dollar, euro, gen është e dukshme.

 

Shtohen shtetet satelite të forcave të larta imperialiste, vende rajonale kapitaliste luajnë një rol të rëndësishëm në aleancën politike dhe ndërlidhëse të njërës ose tjetrës forcë të piramidës. Kontradiktat ndër-imperialiste ekzistojnë në çdo formë aleance, dhe të gjitha këto marrëdhënie të ndryshme që përshkojnë të gjitha vendet kapitaliste të botës pa përjashtim përbëjnë piramidën imperialiste.

forta nga më të mëdhenjtë si forcat rajonale, lokale. Për shembull fuqi e tillë sot është Turqia në rajonin tonë, Izraeli, vendet arabe, dhe forca të tilla nëpërmjet të cilave kapitali monopolist zë territor të ri është në Afrikë, Azi, Amerikë Latine, kështu ekziston fenomeni i varësisë dhe ndërvarësi.

 

10.

Referenca jonë për piramidë nuk do të thotë që ne jemi dakord me qëndrimet e 'superimperializmit', siç na akuzojnë gabimisht disa e disa. E kundërta! Tregojmë gjithmon se brenda sistemit imperialist, që e shfaqim në një formë piramidale, vazhdojnë të rriten dhe të manifestohet kontraste të forta midis shteteve imperialiste, ndaj monopoleve për kontrollin e lëndëve të para, të rrugëve të transportit, pjesë të tregut etj. Borgjezia mund të formojnë një front të përbashkët për shfrytëzimin më efikas të punëtorëve, por gjithmonë do të mprehin thikat, kur vjen puna për të ndarë "plaçkën e grabitur" imperialiste.

 

Lenini si është e ditur mirë, kishte përdorur skemën e "zinxhirit". Skemën që ne përdorim çdo herë, jepet për të ndihmuar punëtorët që të kuptojnë realitetin e imperializmit, si një kapitalizëm monopolist, si kapitalizëm që kalbet dhe vdes, në të cilin çdo vend kapitalist është i integruar, mbi bazën e fuqisë së tij (ekonomike, politike ushtarake etj). diçka që sigurisht, është në kontrast të qartë me të ashtuquajturën "qasje kulturore" të imperializmit, e cila ashtu si Kauçki shkëput politikën e imperializmit nga ekonomia e saj. Siç nënvizon Lenini një qasje e tillë do të na çojë në vlerësim të gabuar se monopolet në ekonomi mund të bashkëjetojnë me një jo monopol, jo të dhunshëm, e jo mënyrë veprimi grabitqarë në politikë.

htohen shtetet satelite të forcave të larta imperialiste, vende rajonale kapitaliste luajnë një rol të rëndësishëm në aleancën politike dhe ndërlidhëse të njërës ose tjetrës forcë të piramidës. Kontradiktat ndër-imperialiste ekzistojnë në çdo formë aleance, dhe të gjitha këto marrëdhënie të ndryshme që përshkojnë të gjitha vendet kapitaliste të botës pa përjashtim përbëjnë piramidën imperialiste.

 

forta nga më të mëdhenjtë si forcat rajonale, lokale. Për shembull fuqi e tillë sot është Turqia në rajonin tonë, Izraeli, vendet arabe, dhe forca të tilla nëpërmjet të cilave kapitali monopolist zë territor të ri është në Afrikë, Azi, Amerikë Latine, kështu ekziston fenomeni i varësisë dhe ndërvarësi.

 

11.

Zhvillimi i pabarabartë bëhet edhe më i dukshëm jo vetëm ndërmjet vendeve të fuqishme kapitaliste në krahasim me ato më pak të fuqishëme, por edhe ndërmjet thelbit të më të fuqishëmve. Është karakteristike për Europën se forcohet hendeku mes Gjermanisë nga njëra anë dhe Francës - Italisë në anën tjetër. Por tipari më i rëndësishëm është rënia e dukshme në aksione të SHBA-së, BE-së dhe Japonisë në Produktin Ndërkombëtar Bruto. Eurozona nuk ruan më vendin e dytë, u zmbraps në të tretin, ndërsa vendin e dytë e zuri Kina. Rriten aksionet e Kinës, të Indisë në produktin botëror bruto, ndërsa të qëndrueshme mbeten aksionet e BRICS.

 

Në qëndrimet e Kongresit të 19-të të KKE theksohet se ndryshimet në korelacionin e forcave midis shteteve kapitaliste rrit mundësitë e ripozicionimin të përgjithshëm të Gjermanisë çështjen e marrëdhënieve Euro-Atlantike dhe të ripozicionimit të akseve imperialiste. Elementët përcaktues për këtë zhvillim janë nga njëra anë marrëdhëniet e ndërvarësore ekonomike SHBA-BE, nga ana tjetër, konkurrenca euro-dollar si monedh rezerva ndërkombëtare dhe forcimi i bashkëpunimit Rusi-Kinë.

12.

Të gjitha të dhënat e mësipërme konfirmojnë dhe nga kjo pikpamje, se lufta jonë sot duhet të ketë drejtim, anti-antimopolist, anti-kapitalist, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë vetëm anti-imperialist me përmbajtjen e dhënë nga ana e oportunistëve, ku imperializmi krahasohet me politikën agresive të jashtme, me pabarazinë e marrëdhënieve, me luftën, me të ashtuquajturën çështje kombëtare të shkëputur nga shfrytëzimi klasor, nga marrëdhëniet e pronës dhe pushtetit.

13.

Oportunistët modern kur ata duan që theksojnë nevojën që borgjezia e tyre të mos jetë kushëriri i varfër me ndarjen e tregjeve, atëherë ata përmëndin çështjen kombëtare, por kur është fjala për çështjen e luftës për socializëm atëherë shpallin se socializmi ose do të bëhet global ose nuk mund të zhvillohet në një vend, e përjashtojnë fushën kombëtare për luftë, dmth përjashtojnë nevojën për intensifikimin e luftës së klasave, domosdoshmërinë e gatishmërisë së faktorit subjektiv, në kushtet e një situate revolucionare.

14.

Lufta për çlirimin e njeriut nga të gjitha format e shfrytëzimit, lufta kundër luftës imperialiste, është e pamendueshme që të ketë një zhvillim pozitiv, kur nuk kombinohet me luftën kundër oportunizmit. Pavarësisht nga fuqia politike e oportunizmit në çdo vend, ai nuk duhet të nënvlerësohet apo të gjykohet me kritere parlamentare, sepse rrënjët e oportunizmit gjënden në vetë sistemin imperialist, se borgjezia kur sheh se ajo fillon të mos mundet të menaxhojë dot çështjet e saj me stabilitet mbështetet në oportunizëm si një perceptim i përhapur, si një parti politike, në mënyrë që të fitojë kohë, për të rindërtuar sistemin politik borgjez, për të minuar rritjen e qëndrueshme të lëvizjes punëtore revolucionare.

15.

Përqendrimi i forcave, aleanca e klasës punëtore me klasat e varfëra popullore të të vetë-punësuarve nga vetë gjërat duhet të zhvillohet në një drejtim të vazhdueshëm antomonopolist antikapitalist, të drejtohet drej pushtimit të pushtetit nga punëtorët. Drejtimi Antimonopolist antikapitalist shpreh kompromisin e nevojshëm por shtytës midis interesit të klasës punëtore për të hequr të gjitha format e pronësisë kapitaliste, të mëdha, të mesme, të vogël dhe atyre  lekundese nga natyra e tyre (për shkak të pozitës së tyre në ekonomi kapitaliste) që kanë një interes të heqin monopolet, të socializojnë mjetet e centralizuara të prodhimit, ndërsa njëkohësisht mbajnë iluzione se kanë interes nga prona individuale e vogël, nuk mund të kuptojnë se jo vetëm interesat e tyre afatgjate por dhe interesat afatmesme mund të shërbehet nga pushteti socialist.

 

KKE në situatë jo revolucionare ka për qëllim jo vetëm që të parandalojë humbjet, jo vetëm për të fituar disa lëshime të përkohshme, por edhe të përgatisë faktorit subjektiv, dmth të partisë, të klasës punëtore dhe të aleatëve të saj për të kryer detyrat e saj strategjike i saj nën kushtet e situatës revolucionare. Në këto kushte, të cilat nuk mund të parashikohen paraprakisht, por duhet të merret parasysh thellimi i krizës ekonomike, intensifikimi i kontradiktave ndër-imperialiste që arijnë gjer në luftë, është e mundur të krijohen kushte të tilla dhe zhvillime në Greqi. Në kushtet e situatës revolucionare, rolin e gatishmërisë organizative dhe politike të pararojës së lëvizjes punëtore, i Partisë Komuniste, është vendimtar për bashkimin dhe orientimin revolucionarë të shumicës së klasës punëtore, veçanërisht të proletariatit industrial, duke fituar pjesë pioniere të shtresave popullore.

 

DEPARTAMENTI I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE TË KQ TË KKE