Fjalimi i Partisë Komuniste të Greqisë
Konferenca e 37-të Ndërkombëtare Teorike-Politike e Pragës:
"Shtrmbërimet anti-komunist për shkaqet, ecurinë dhe rezultatet e Luftës së Dytë Botërore,
rreziku i ngjitjes së re të fashizmit".
Të dashur shokë,
Dita që Flamuri i Kuq, flamuri i shtetit të parë socialist, Bashkimit Sovjetik, u ngrit triumfisht në Reichstag, nga Ushtria e Kuqe që kishte shpartalluar pjesën më të madhe të ushtrisë gjoja të pathyeshme të Gjermanisë naziste do të mbetet një nga epikat popullore më të mëdha.
KKE(Partia Komuniste e Greqisë) nderon të gjithë ata dhe ato që dhanë jetën e tyre ose u sakatosën, në fushat e betejës dhe në ilegalitet për të dërrmuar përbindëshin fashist që lindi kapitalizmi. Partive komuniste, në gjithë botën, që udhëhoqën luftën çlirimtare kombëtare.
Të gjithë ata që luftuan me armë apo me thirrje, që mbajtën qëndrim heroik në burgjet dhe në dënimin me pushkatim. Ndaj të vdekurve të panumërt nga uria, me viktimat e parë dhe më të shumtë fëmijët. Ata milionave njerëz që janë torrturuar në kampet e tmerrshme të përqendrimit dhe vdekjes, dhe të çdo hapësire tmerri, ku shfrytëzimi i njeriut nga njeriu arriti në nivele të poshtra me mospërfillje absolute të ekzistencës njerëzore.
Ne nderojmë dhe e mbrojmë nga deformimi kontributin e jashtëzakonshëm të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). Bashkimi Sovjetik mbajti barrën më të rëndë të luftës. Ajo kishte kontributin vendimtar me kosto kolosiale.
Për këtë e meriton pranimin dhe mirënjohjen, e të gjithë atyre që nderojnë fitoren anti-fashiste, Bashkimi Sovjetik, populli i saj, Ushtria e Kuqe, Partia Komuniste e Bolshevikëve që ishte udhëheqëse e luftës kolosale, rinia e saj KOMSOMOL-i. Si një nderim minimal, ndaj kësaj epike të pavdekshme, e kanë për detyrë të gjithë të dënojnë përpjekjet e njollosjes ndaj saj që vazhdimisht bëjnë organet dhe mekanizmat e klasës borgjeze, të kapitalizmit.
Fitorja e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj, me udhëheqës I. V Stalinin, u arrit për shkak: Të rolit të pushtetit punëtor sovjetik për themelimin dhe organizimin e mbrojtjes së blinduar të Bashkimit Sovjetik. Në avantazhet që ofron socializimi i mjeteve të prodhimit dhe planifikimi qendror i ekonomisë. Në rolin protagonist të masave popullore, me forcë udhëheqëse klasën punëtore. Në rolin e Partisë Komuniste si pionjere revolucinare punërore. Ky është një mësim i madh historik për të tashmen dhe të ardhmen e lëvizjes revolucionare.
Do të ishte e pamundur shpëtimi i Bashkimit Sovjetik në qoftë se ai nuk kishte kaluar, nga 20 vjetët nga fundi i luftës civile që pasoi pas Revolucionit të tetor, një distancë të madhe në rrugën e zhvillimit me vetëdije të planifikimit social-ekonomik dhe kulturor të ndërtimit socialist.
Epopia sovjetikë ka trashigimtarë të gjithë ata që luftojnë për vendosjen e socializëm - komunizmit. Nuk klasifikohet në qeveritë e tipit Putin, shtylla të imperializmit rus që shfrytëzojnë 9 Majin për të blinduar ideologjikisht rirestaurimin kapitalist në BRSS, duke e vënë në kontrabandën e ideve sakrificën e miliona komunistëve dhe komunisteve duke fshehur cilët dhe pse krijuan triumfin sovjetik.
KKE është krenare që ishte frymëdhënësja, organizatorja dhe donatorja kryesore e rezistencës së madhe të EAM-it në popullit tonë.
Lëvizja Nacional- çlirimtare e vendin tonë, lufta e armatosur e ELAS-it, është një nga më masivet e vendeve të pushtuara. Të gjitha lëvizjet nacional- çlirimtare, njësitet partizane, kishin kontributin e tyre të rëndësishëm më në krye Partitë Komuniste.
Ne frymëzohemi dhe edukohemi nga historia në mënyrë që me një maturim më të madh dhe gatishmëri të përballojmë detyrat e tashme dhe të ardhme.
KKE i drejtohet klasës punëtore, klasave të varfra popullore dhe veçanërisht të rinjve dhe të rejave dhe i fton ata që të kërkojnë dhe të studiojnë të vërtetën, faktet dhe shkaqet që çuan në luftëra botërore dhe rajonale, ngritjen dhe mbizotërimin e nazi-fashizmit në disa shtete.
Për Majin e vitit 1945, një simbol i fitores anti-fashiste të popujve, ushqejnë urrejtje të pashuar bashkësitë ndërshtetërore, të gjitha llojet e institucioneve të vërtetuara, që shërbejnë kapitalizmin. Ata bëjnë të pamundurën për të fshirë nga kujtesa, shtrembërojnë përmbajtjen e saj, kthejnë në të kundërt të vërtetën historike. Kjo përbën një element i propagandës së tyre antisocialiste – antikomuniste, për të fshehur ndërlidhjen organike që ka shëmtira e nazi - fashizmit me kapitalizmin monopolist dhe me përgjegjësitë e mëdha të partive borgjeze dhe socialdemokrate. Në krye të kësaj fushate të pistë e të metoduar gjëndet Bashkimi Europian.
Qëllimet e tyre duhen të dështojnë. Kundra tyre e kanë për detyrë të gjënden klasa punëtore dhe shtresat popullore, shkencëtarët, intelektualët, të gjitha ata njerëz që nuk e pranojnë deformimin e historisë dhe antikomunizmin. Të gjithë ata që e dinë se njohja e historisë dhe konkluzionet shkencore që vinë si rjadhojë nga ajo përbëjnë në të vërtetë një mjet për të kuptuar dhe për të realizuar luftën fitimtare të popujve dhe të të rinjëve kundër rrjetit të hekurt të diktaturës së monopoleve dhe tmerrit të luftërave imperialiste. Për të vënë një fund definitiv mitrës që i gjeneron dhe terrenit që i ushqen.
Këtë përcakton detyra që të mbrohen popujt dhe gjeneratat e reja nga kërcënimet e mëdha që lindin antagonizmat e mprehura imperialiste, krizat kapitaliste, jo-rrugëdaljet e mëdha të kapitalizmit plak që kalbet.
KKE me ndjenjë përgjegjësie dhe këmbngulje mbron të vërtetën historike dhe shfaq mësimet nga lufta heroike e popujve dhe e lëvizjes komuniste. E trajton si një detyrë të saj primare studimin në mënyrë sistematike, shfrytëzimin e konkluzioneve nga luftrat e lëvizjeve revolucionare në formulimin e strategjisë së saj. Tregon me guxim gabimet dhe dobësitë, si të vetat ashtu dhe të lëvizjes. Zbukurimet janë një diçka e huaj për komunistët. Kritikën dhe vetë-kritikën tonë e ndajnë oqeane nga sulmi shpifës ideologjik i armiqëve të KKE dhe të lëvizjes revolucionare, por dhe nga lartësimi dhe fjalët e shtrëmbërta të oportunizmit. Motivet dhe aspiratat tona lëvizin në drejtim diametralisht të kundërt.
Me përvojën e një shekulli, lufte dhe sakrifice për popullin dhe për socializmin, Partia Komuniste e Greqisë thekson nevojën e frontit të pa lëkundur ideologjik - politik kundër çdo forme të diktaturës së kapitalit, siç është edhe nazi-fashizmi.
Fashizmi lind nga zorrët e sistemit kapitalist dhe jo thjesht si rezultat i një formulari menaxhues p.sh i politikave neoliberale siç mbështesin oportunistët dhe forcat socialdemokrate në Europë. Përbën një formë ushtrim pushteti të monopoleve. Edhe ai e mbështet pronësinë kapitalist në mjetet e prodhimit, shfrytëzimin e njeriut nga njeriu. Veçanërisht në kushte të krizës kapitaliste, varfërisë, papunësisë dhe rënjes së partive qeveritare borgjeze, klasa borgjeze përdor me shumë mënyra partitë naziste, si kulla pararoje të avancuara në shërbim të interesave të saj. Përdor aktivitetin borgjez, me nacionalizmin ekstrem dhe gjoja "solidaritetin", hedh rrjete për integrimin e forcave popullore, ndaj të papunëve, ndaj shtresave të shkatruara mikroborgjeze.
KKE me argumente zbulon në popull se klasa borgjeze dhe shteti kapitalist përdhosin ose mënjanojnë akoma vetë dhe demokracinë borgjeze, parlamentarizmit borgjez dhe legjitimitetin, që ata vetë kanë vendosur. Kur interesi i tyre e kërkon dhe e konsiderojnë të nevojshme, kryejnë junda ushtarake dhe politike, në pezullim edhe të ligjeve të tyre, për tu rritur represjoni shtetëror dhe çdo llojë forme tjetër e dhunës dhe e represionit, pezullime, të çdo lirie poilitike dhe sindikaliste.
Për përballimin e shpifjeve antikomuniste
Imperializmi përpiqet për të zhdukur kontributin e Lëvizjes Komuniste të fshehi arritjet e sistemit socialist. Ata po bëjnë të pamundurën për të emancipuar generatat e reja me propagandën e zezë, për ta nënshtruar atë masivisht në krimet e tij të sotme.
"Qendrat" imperialist fshehin se luftërat e padrejta dalin nga zemra dhe venat e sistemit kapitalist, se nuk ndollin për shkak të disa Manjakëve, siç e paraqesin ata shpesh Hitlerin dhe Musolinin. Në të kundërt Bashkimi Sovjetik duke e zhdukur shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, kishte hequr dhe motivin e pjesëmarrjes në ndarjen dhe rindarjen e botës. Pikërisht për këtë arsye, Bashkimi Sovjetik ishte i vetmi i shteteve pjesëmarrëse që zhvillojë një luftë të drejtë.
Fshehin tërësisht se Lufta e Dytë Botërore rindezi shpresat e forcave kundër-revolucionare në Bashkimin Sovjetik, të cilët e panë si një rast të madhë për të restauruar kapitalizmin dhe u bënë aleatë me Gjermanët.
Fshehin se krimet kundër njerëzimit nuk kanë kryer vetëm forcat e "Boshtit", por edhe qeveritë e shteteve borgjeze "demokratike". Krimin më të madh, masiv dhe rënqethës e kreu SHBA-ja, kur pa u patur asnjë arsye ushtarake hodhën bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki në (6 dhe 9 Gusht 1945).
"Qendrat" anti-komuniste sajojnë gënjeshtra të mëdha, falsifikojnë dhe nuk hezitojnë të përdorin dhe akuza, shpifje - provokime të shtabeve naziste që të baltosin BRSS-në! Një shembull tipik është e ashtuquajtura "masakra e Katin-it". Institucione dhe qeveri të BE-së dhe shteteve të tjera akuzojnë BRSS-në, ndërsa ekzekutimi i oficerëve Polakë u bë, në bazë të argumenteve të gjetur, pas vjeshtës së vitit 1941 ku rajonin e kishin pushtuar nazistët. Por është dhe e njohur se truri i propagandës naziste Gjebels-i në ditarin e tij njihte se Gjermanët e kryen krimin, plumbat që u gjetën ishin gjermanë dhe jepte udhëzime që ajo të fshihet dhe të vazhdohet fushata propagandistike shpifëse kundër Bashkimit Sovjetik .
Bashkimi Europian (BE) si forcë ballore në histerinë anti-komuniste, vendosi ditën e 9 Majit si "Ditë e Europës", duke eliminuar "Ditën e fitores së popujve"! Nuk është aspak e rastësishme që dëbimin e trupave Gjermane nga Ushtria e Kuqe dhe çlirimin e Europës Lindore e quajn pushtim! Në Gjermani dhe në Austri dezertorët e ushtrisë Gjermane, të cilët dezertuan te kundërshtarët kryesisht te Ushtria Sovjetike, në thelb i konsiderojnë "turp kombëtar"!
BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin aksionet për restaurimin dhe drejtësinë historike të shteteve fashiste të Baltikës dhe të Ukrainës, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore u bashkuan me nazistët. Ata i pagëzuan si "luftëtarë të demokracisë", sepse ata luftuan kundër Ushtrisë së Kuqe dhe pushtetit sovjetik. Dhe ndërsa janë të njohura krimet e fashistëve të "legjioneve të SS" të ashtuquajturës "Ushtrisë Çlirimtare të Ukrainës" dhe organizatave të tjera të ngjashme, ata i paraqesin te brezat e reja si "patriotë" dhe "demokratë"! Në Baltikë, propaganda zyrtare arriti gjer në atë pikë sa që paraqesin kampet e përqendrimit si "qendra riedukimi"!
Kohët e fundit BE-ja dhe SHBA-ja në kontestin e konkurrencës së tyre me Rusinë ndërhynë në mënyrë të hapur në zhvillimet në Ukrainë për të përmbysur qeverinë e zgjedhur. Ata nuk hezituan të mbështesin akoma dhe forca fashiste për të promovuar planet e tyre gjeopolitike.
Kontributi i Partisë Komuniste të Greqisë në Fitoren antifashiste
Më 28 Tetor 1940 Italia fashiste i shpalli luftën dhe hyri në Greqi nga territori i Shqipërisë. Diktatura e Metaksa – Gliksburg shprehte pushtetin e klasës borgjeze në bashkëpunim me Anglinë, me pëlqimin e partive borgjeze që i dhanë votëbesim dhe tolerancë qeverisë Metaksa. Kryengritja e popullit dhe heroizmi në fushën e betejës në Pindho ndërprenë përkohësisht pushtimin.
KKE që në fillim gjëmojë rezistencën ndaj sulmuesit, pavarësisht nga fakti se ishte e plagosur rëndë nga diktatura e Metaksas, me mijëra anëtarë të saj në burgje dhe internime. Me letrën e Parë të hapur, e cila u botua më 2 Nëntor 1940, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë, Niko Zahariadhi nga burgu i Sigurimit të Athinës ku mbahej, i bëri thirje popullit grek për të dhënë të gjitha forcat e tij në këtë luftë, duke vënë në dukje se "triumfi për popullin punonjës dhe konkluzioni për luftën e sotme, duhet të jetë dhe do të jetë, një Greqi e re e punës, e lirisë, e shpenguar nga çdo varësi e huaj imperialiste, me një kulturë të vërtetë mbarpopullore". Pasuan akoma dy letra të N. Zahariadhit, në të cilat me saktësi e karakterizon si luftë imperialiste dhe bënte thirrje që popull - ushtri të përmbysnin qeverinë dhe të marrin në dorë mbrojtjen e kufirit me mbështetje në Bashkimin Sovjetik. Këto letra nuk panë atëherë dritën e publikut, sepse arritën nga spiunët, që Zahariadhi nuk i njihte, në duart e Sigurimit.
Gjithashtu Komunistët e burgosur që në fillim kërkuan çburgosjen që të luftojnë në front, por diktatura e Metaksas refuzoi dhe më pas i dorëzojë ata te pushtuesit Gjermanë.
Më 27 Prill 1941 trupat gjermane hynë Athinë dhe vendi u gjend nën pushtimin e trefishtë të Gjermanisë Italisë dhe Bullgarisë. Një pjesë e botës politike borgjezë zgjodhën bashkëpunimin e hapur me pushtuesit. Një pjesë tjetër u arratis, së bashku me Pallatin mbretëror jashtë vendit (Kajro dhe Londër), duke marrë me vete shuma të mëdha të rezervave të arit qeveritar. Një pjesë e tretë, që qëndrojë në Greqi, abstenojë nga lufta, duke ndjekur në mënyrë oportuniste për zhvillimet e ardhshme, ndërsa një tjetër pjesë që ndërmori për të bërë luftë rezistence, bashkëpunonte me pushtuesit për të gotitur EAM- ELAS-in dhe KKE.
KKE dha të gjitha forcat e saj për të organizuar rezistencën ndaj pushtuesit. Një grusht komunistësh të cilët ishin të lirë dhe të tjerët që u aratisën nga burgu filluan luftën për të rritur rezistencën në kushtet e vështira të pushtimit të trefishtë por dhe kundër disfatizmit dhe pritshmërisë që nxisnin në popull forcat borgjeze. Përbëri frymëzuesin kryesor, udhëheqës dhe donator i Rezistencës EAM-ike. Dha në këtë luftë bijtë e saj më të mirë. Me iniciativën e saj menjëherë pas fillimit të Pushtimit u krijuan Frontin Kombëtar Punëtor Çlirimtar (EEAM- 16 Korrik 1941) dhe në 27 Shtator 1941 EAM-i. Në EAM u bashkua shumica dërrmuese të klasës punëtore dhe e shtresave popullore.
EAM-i organizoi rezistencën popullore dhe shpëtoi popullin nga uria, ELAS-i zhvilloi luftë të armatosur shumë të rëndësishme. U krijuan embrione të pushtetit popullor në zonat e çliruara (Vetëqeverisje, Drejtësi Popullore). U ushqye rezistenca kulturore popullore. Më 10 Mars të 1944 u betua Komiteti Politik Nacional Çlirimtar (PEEA, organin qendror politik administrator i zonave të çliruara.
Organizojë zgjedhje në situatë okupimi (23 Prill 1944), ku u zgjodh "Këshilli Kombëtar" me qëndër Korisiadhën (30 Prill 1944). Në këto zgjedhje votuan për herë të parë gratë dhe të rinjtë nga mosha 18 vjeç. Morrën pjesë gati 1.800.000 votues. Vini re, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1936 kishin marrë pjesë 1.000.000 votues, pasi nuk i njihej e drejta e votës gruas.
Falë aktivitetit të EAM-it nuk është dërguar as një punëtor të punonte në fabrikat Gjermane, me përjashtim të atyre që kishin kapur peng gjermanët. Falë EAM-it nuk u dërgua as edhe një për të luftuar kundër Bashkimit Sovjetik ndërsa ELAS-i smbrapësojë 8 der në 12 divizjone të armikut.
Mijëra komunistë dhe EAM-itë të tjerë dhanë jetën e tyre. Kesariania, Kurnovo, Akronafplia, Koqinjaja, Haidhari, Ai-Strati baza ushtarake "Pavlo Mela" janë vetëm disa nga vendet e sakrifisës.
Përbën sfidë dhe akt përdhosje të shfaqi SYRIZA emërimi i saj në pushtetin qeveritar si një përligjje të luftës së EAM-it, kur ai është vazhdues i politikës së mbrojtjes së klasës borgjeze dhe të pushtetit të saj, në lidhjen e vendin në organizma imperialiste dhe aleanca të tilla si NATO, BE , dhe SHBA, kur të gjithë e dinë se EAM-i dhe ELAS-i u përleshën dhe të armatosur me imperializmin për të drejtën e popullit. Nuk mund të ekzistojë asnjë krahasim ndërmjet luftës heroike të EAM-ELAS-it me menaxhimin e sotëm të "majtë" të kapitalizmit nga ana e SYRIZA-s.
Kjo luftë masive popullore nuk mundi të arrijë në një fitore përfundimtare.
KKE, pavarësisht kondributit të saj, nuk ishte mjaftë e përgatitur strategjikisht-politikisht për të ngritur çështjen e marrjes së pushtetit punëtorë si rezultat i luftës rezistenciale dhe fitore të luftës popullore. Nuk arriti të krijonte kushtet e një procesi që do të mundej, të paktën në aspektin e faktorit subjektiv, të çonte në fitore, në pushtetin punëtorë.
Lufta kundër nazi-fashizmit u shkëput nga nevoja e luftës për pushtet punëtorë.
Shkaqet më të thella në dobësinë e KKE
Shkaqet më të thella, të cilat nuk e lejuan Partinë Komuniste të Greqisë për të bërë ato zgjedhje që do t'a çonin luftën dhe lëvizjen e armatosur popullore drejt pushtimit të pushtetit punëtorë rjedhin si nga kontradiktat që ka pasur në strategjinë e saj ashtu dhe nga ajo e Internacionales Komuniste. Problemet e unitetit ideologjik dhe strategjik u shfaqën gjatë gjithë rrjedhës së Internacionales Komuniste mbi karakterin e revolucionit, karakterin e luftës që po vinte pas ngjitjes së fashizmit në Gjermani dhe qëndrimin ndaj socialdemokracisë. Shpërbërja e Internacionales Komuniste (Maj 1943) pavarësisht problemeve të unitetit që ka pasur ajo dhe pavarësisht nëse ajo do të mundesh të mbahej ose jo, i hoqi Lëvizjes Ndërkombëtare Komuniste qëndrën dhe mundësinë për të përpunuar në mënyrë të koordinuar strategjinë revolucionare për transformimin e luftës kundër imperializmit dhe pushtimit të huaj në një luftë për pushtet, si një detyrë unike që i përkiste çdo PK-je në kushtet e vendit të vet.
Strategjia problematike e fazave që ka pasur në periudhën 1941 - 1944, u mbështet në vendimin e Plenumit të 6-të të Komitetit Qendror (1934), në vendimet e IK (Kongresit të 7-të) dhe të Kongresit të 6-të të KKE në vitin 1935. Kjo linjë strategjie është shprehur në Konferencën e 2-të Mbargreke (1942) si dhe në Deklaratat Programore "Shtet popullor dhe Socializëm". Mbi këtë bazë u bënë zgjedhjet e gabuara politike të Marrëveshjeve dhe Libanit dhe të Kazertës nga udhëheqja e KKE, e cila kishte ndër të tjera elementin e kompromisit me forcat borgjeze.
Në përgjithësi në Perëndimin kapitalist PK-të nuk formuan strategjinë e transformimit të luftës imperialiste apo të luftës çlirimtare në një luftë për marrjen e pushtetit. Strategjia e lëvizjes komuniste nuk e vlerësojë faktin se kontrasti kapital - punë përfshihej në karakterin e luftës së armatosur antifashiste - çlirimtare për një numër vendesh, në mënyrë që të shtronte në rendin e ditës çështjen e pushtetit, që nga momenti që socializmi dhe perspektiva komuniste përbëjnë alternativën e vetëme ndaj barbarizmit kapitalist.
Lufta formojë kushte të intensifikimit të madh të kontradiktave klasore në brënëdi të shumë shteteve, megjithatë, lufta antifashiste çojë në përmbysjen e pushtetit borgjez vetëm në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, falë mbështetjes vendimtare të lëvizjeve popullore nga ana e Ushtrisë së Kuqe.
Ringjallje e fashizmit
Duke nderuar 70 vjetorin e fitores antifashiste të popujve Partia Komuniste e Greqisë fton punëtorët, pensionistët dhe të rinjtë në Greqi të dënojnë dhe të izolojnë me vendosmëri Agimin e Artë nazistë dhe kriminal. Është mbartës i ideologjisë reaksionare e njohur si nacionalsocializëm, dmth përzierjen e ideve dhe slloganeve utopike të socializmit mikroborgjez me nacionalizmin. Ka si modele të saj Hitlerin, regjimet fashiste që therrën popujt dhe njerëzimin, batalionet e sigurimit bashkëpunëtorët e forcave pushtuese jundën e viteve 1967 - 1974. Ajo promovon antikomunizmin e përunjur dhe urrejtjen ndaj lëvizjes punëtore - popullore. Kryen dhe organizon vepra penale kundër saj, ndërlidhet me seksione të aparatit shtetëror dhe veçanërisht me forcat e represionit është e ndërthurur me mafien dhe cikle të tjera kriminale. Fuqizohet drejtpërdrejtë nga seksione të kapitalit.
Vrasja e 34 vjeçarit Pavlo Fisa në Keracini, sulmi ndaj anëtarëve dhe kuadrove të KKE në Perama përbëjnë një vazhdimësi të dhjetëra sulmeve vdekjeprurëse mbi emigrantët, mikroprofesionistëve, punëtorëve, të rinjve, zbulon fytyrën e vërtetë penale të Agimit të Artë.
Shfaqja e Agimit të Artë dhe rritja e ndikimit të saj në Greqi u zhvillua në kushtet e krizës së thellë e të zgjatur kapitaliste ekonomike, ku ra ndjeshëm ndikimin e partive që për dekada ishin "shtylla" të sistemit politik borgjez në një periullë ku lëvizja nuk është rindërtuar në drejtim antikapitalist - antimonopolist. Agimi i Artë shfrytëzojë ritorinë e paqartë të "anti-memorandumit", që e përdor edhe SYRIZA "e majtë", duke maskuar shkaqet e vërteta të krizës dhe të sulmit të egër mbi të drejtat popullore, rolin e BE-së, etj që të arrijë demagogjia fashiste të ketë dëgjues dhe mbështetje. U mbështet mbi sloganet e njohur për "Kleptokracinë", për "fajdexhinjtë " , për "politikanët vjedhacak". Gjithashtu gjeti hapësirë dhe mbulim në veprimtari të ndryshme ku llogjika mbizotëruese ishte slogani reaksionar dhe mashtrues "jashtë partitë, jashtë sindikatat". Agimi i Artë forcohet nga antikomunizmi dhe urrejtja që nxit sistemi ndaj luftës punëtore - popullore. Ajo përfitojë nga shfaqja e teorisë reaksionar të "dy anëve ekstreme". Nga demagogjia dhe ideologjitë raciste të partive borgjeze për çështjen e migrantëve, e cila është lindur - kultivuar nga luftërat imperialiste dhe ndërhyrjet, të zhvillimit të pabarabartë dhe të ndërkombëtarizimit të tregut kapitalist. Ushqehet nga kalbësia e sistemit kapitalist, nga udhëzimet e BE-së që barazojnë fashizmin me komunizmin dhe kërkon që të merren masa kundër "ekstremizmit" dhe "radikalizmit" ..
Arrestimet dhe gjyqet e udhëheqësve dhe drejtuesve të Agimit të Artë për sulmet vrastare nuk duhet të qetësojnë popullin dhe lëvizjen. Askush nuk duhet të harrojë shfaqjet e shumta provokative dhe zbukurimet që pati nga një pjesë të madhe e mediave, si dhe përpjekjet për shfrytëzim të saj në planet e ndryshme për reformimin e sistemit politik. Përgjegjësi të madhe ka ndërmarrë koalicioni qeveritar SYRIZA - ANEL sepse kuadër që nga të dyja partitë kultivojnë tolerancë ndaj Agimit të Artë me pretekse të ndryshme parlamentare.
Agimi i Artë dhe veprimtaria e saj naziste nuk trajtohen me teori "kushtetuese", "parlamentare", harqe "demokratike", të një funksionimi gjoja më të mirë të demokracisë borgjeze, që propozojnë, në një mënyrë apo një tjetrën, forca të tjera politike të tilla si SYRIZA , PASOK "Lumi", etj.
Shteti reaksionar borgjez, Nazizmin, nuk mund dhe nuk do që ta përballojë rrënjësisht, por as aleancat e ashtuquajtura 'fronte anti-fashiste" aleanca punëtore – popullore në bashkëpunim me forcat politike borgjeze. Atë mund ta përballojë vetëm aleanca popullore, zhvillimi i luftës së klasave, e cila do të ketë si synim t'i japë fund pushtetit të monopoleve, sistemit kapitalist. Vetëm lufta masive dhe zgjedhja e popullit dhe e rinisë mund të deligjitizojë dhe zhduki në masë Agimin e Artë, një herë e përgjithmon në popull.
Dhe e nëvizojmë dhe sqarojmë se është tjetër gjë kur mund të biesh dakord për një çështje ose një tjetër me forcat borgjeze dhe oportuniste në përballimin e organizatave fashiste, dhe tjetër gjë aleanca me ta. Sepse një aleancë nuk është e mundur të mos marri parasysh angazhimet strategjike të çdo force shoqërore dhe politike.
Po sjell disa shembuj .. Para zgjedhjeve të fundit u vendos pezullimi i financimit shtetëror ndaj "Agimit të Artë" fashist. Në këtë vendim ranë dakord të gjitha partitë politike në vend, edhe KKE, për shkak të aktiviteteve kriminale të Agimit të Artë. Për tu bërë diçka e tillë nuk u duajt "aleancë anti-fashiste", por vullnet politik.
Për fat të keq ky vullnet nuk ekzistojti kur Partia Komuniste e Greqisë e kërkojë gjatë periullës së zgjedhjeve komunale dhe rajonale (2014), në eurozgjedhje (2014), si dhe gjatël zgjedhjeve kombëtare (2015), që të mos i jepet kohë televizive Agimit të Artë, që të helmojë me ideologjinë kriminale të saj ndërgjegjen e punëtorëve. Ja vlen të përmendet se të gjitha partitë e tjera politike (të djathta, socialdemokratike, "të majta", duke përfshirë këtu edhe SYRIZA-n) mbajtën qëndrim kundër propozimit të KKE, në emër të "ruajtjes dhe brojtjes së demokracisë".
Për më tepër, duhet theksuar, qëndrimi i veçantë dhe i rrezikshëm i Kryetares së Parlamentit, e cila është kuadro e njohur e SYRIZA-s, dhe avancon një seri veprimesh për përligjërimin e Agimit të Artë, duke thënë p.sh. se funksionimi i parlamentit është problematik nëse prokurori nuk ka dhënë leje që të janë të pranishëm në parlament deputetët fashistë, të cilët janë në paraburgim dhe në pritje të gjykimit për vrasje, sulme dhe aktivitete të tjera kriminale. Në të njëjtën kohë partia e SYRIZA-s, sa herë që atij i përshtatet dhe i intereson e ngre dhe flamurin e të ashtuquajturës luftë "anti-fashiste".
Na lejoni dy fjalë shkurtimisht për ringjalljen e fashizmit në Ukrainë: Partia jonë vlerëson se konflikti në Ukrainë shpërtheu në territorin e kapitalizmit dhe i përket shkakut të intervenimit të hapur të SHBA-së, BE-së në punët e brëndshme të Ukrainës, në kontekstin e konkurrencës së ashpër të tyre me Rusinë për pjesë të tregjeve, të lëndës së parë, për rrjetet e transportit. Në këtë kontekst, SHBA-ja dhe BE-ja skanë pasur asnjë problem, për të promovuar interesat e tyre gjeopolitike të mbështeten madje edhe në forca fashiste.
Duke hapur një parantezë le të themi se ky nuk është një fenomen i ri. Ne e dimë për shembull, se në vendin tonë Britania e Madhe nuk kishte asnjë problem që në Greqi të bëhej aleate me regjimin fashist të Metaksas (1936-1940) për promovimin e planeve të veta gjeopolitike. Kjo gjë nuk e bëri Britaninë forcë fashiste të asaj kohe. Dhe nga ky këndvështrim duket se sa bajate është ideja e "fashizmit të eksportuar" që mbështesin disa shokë, duke thënë se SHBA - BE "eksportojnë" fashizmin, në botë, duke përfshirë edhe Ukrainën.
Në lidhje me rajonin e Donbas. Ne i kuptojmë shumë mirë rreziqet për popullin e rajonit nga rreziku dhe urrejtja e asaj pjese të klasës borgjeze që qeveris në Kiev, dhe mbështetet nga SHBA dhe BE dhe kërkon të shtypi çdo forcë politike që vë pengesa për integrim në BE dhe NATO, dhe madje akoma edhe minoritetet kombëtare dhe gjuhësore, veçanërisht ata që konsideron ajo se synojnë aleancë me Rusinë kapitaliste. Strukturat e pushtetit, që u formuan aty janë borgjeze, si dhe kapitaliste mbeten dhe marrëdhëniet e prodhimit në pjesën e ashtuquajtur "RP" (Republikë Popullore). Gjithashtu vëmë re se në rajonin e Donbasit pushteti u zhvendos nga oligarkët ukrainez në borgjezët vendas, të cilët janë të lidhur ngushtë me Rusinë. Kështu, është karakteristike se qeveritë e reja të RP të Doneck dhe Lugansk vazhduan të dërgojë në Ukrainën qëndrore dhe perëndimore qymirin e nxjerë nga minierat e Donbasit. Populli i republikave të Donbasit mbeti pa qymyr në dimër, por furnizonte territoret e kontrolluara nga Kievi. Taksat nga kompanitë që ende punojnë në Donbas gjithashtu jepen në Kiev. Dhe përveç kësaj, pronarët e bizneseve merrnin nga punëtorët e Ukrainës Jug-Lindore taksa për luftën – për të ashtuquajturën operacionin anti-terrorist!
Të gjithë të mësipërmet tregojnë edhe një herë se pushteti ose do të jetë në duart e klasës borgjeze ose në duart e klasës punëtore. Nuk ka ndonjë pushtet të ndërmjetshëm "të majtë", "patriotik", "anti-fashist". Partia jonë shpreh solidaritetin e saj ndaj luftës së punëtorëve në Donbas, në përgjithësi në Ukrainë, dhe vlerëson se kjo luftë nuk mund të hyjë nën "flamurin e huaj", por duhet të ngrejë flamurin e vet: të socializimit të mjeteve të prodhimit, të planifikimit qendror të ekonomisë, të pushtetit punëtor, të socializmit.
Të dashur shokë,
Partia Komuniste e Greqisë shpall nevojën që të mos shkëputet lufta kundër fashizmit, e mbrojtjes së të drejtave punëtore dhe arritjeve popullore, nga lufta kundër monopoleve, kundër shfrytëzimit kapitalist dhe pushtetit të tij, të mos shkasi në aleanca me forcat borgjeze dhe oportuniste, që synojnë të shpëtojnë formën parlamentar në ushtrimin e diktaturës kapitaliste. Duhet të jetë i palëkundur angazhimi në synimin e pushtetit punëtor, të mos ndryshojë shina përbajtje dhe objektiv Aleanca Popullore si një aleancë sociale me drejtim luftarak antimonopolist –antikapitalist, si një opozitë punëtore - popullore kundër pushtetit borgjez. Vetëm kështu ka perspektivë lufta popullore.
Kriza e fundit ekonomike ka acaruar antagonizmat kontradiktat midis shteteve kapitaliste dhe aleancave të ndryshme imperialiste të tyre të cilat bëhen gjithnjë e më agresive kundër popujve me synim forcimin gjeopolitikë të tyre, ndarjen e tregjeve, kontrollin e burimeve dhe rrugëve të transportit energjitik. Mprehje e kontradiktave dhe ndërhyrjeve të shkallëzuara imperialiste dhe luftërat, në Ukrainë, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Ballkan, etj përshkruajnë gjithnjë e më dëndur kërcënimin e një lufte të përgjithësuar si në rajonin tonë të gjerë, ashtu dhe në botë.
Kundër luftës imperialiste në një situatë të komplikuar që krijohet p.sh në Mesdheun Lindor, Ballkan, në Lindjen e Mesme, nga pikpamja e kontradikta të brendshme dhe të jashtme, qëndrimi i KKE shprehet me qëndrimin e saj të qartë: Lëvizja popullore nuk duhet të bjerë në grackën e synimeve të klasës borgjeze greke apo të ndjeki opsione të ndryshme të mundshme, pjesë të diversifikuara, partish dhe institucionesh të saj në dipolin luftë imperialiste - paqe imperialiste.
Lufta për mbrojtjen e kufirit, të së drejtave sovrane të Greqisë nga perspektiva e klasës punëtore dhe të masave popullore, është e pandashme nga lufta për përmbysjen pushtetit kapitalist.
Për më tepër, ne komunistët, që bazohemi në analizimet tona mbi teorinë e socializmit shkencor, e dimë shumë mirë se lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera dhe konkretisht me mjete të dhunshme! Lufta lind në territorin e konfliktit ndërmjet interesave të ndryshme ekonomike, që përshkojnë gjithë sistemin e kapitalizmit. Ja pse, sado që lufta në kushtet e kapitalizmit është e pashmangshme, (ashtu si kriza ekonomike, papunësia, varfëria, etj), në të njëjtën kohë nuk është një fenomen natyror! Kjo është një fenomen social, se është e lidhur me natyrën e shoqërisë në të cilën ne jetojmë. Një shoqërie që si "gur themeli" të saj ka fitimin e atyre që zotërojnë mjetet e prodhimit. Monopolet dhe pushteti i tyre lindin luftën imperialiste! Përfundimisht, lufta jonë për një shoqëri ku mjetet e prodhimit do të jenë pronë popullore (dhe jo pronë e një pakice), ku ekonomia do të funksionojë e projekt-centralizuar dhe e kontrolluar nga vetë punëtorët, me qëllim që të përmbushen nevojat popullore, (dhe jo rritjen e fitimeve të kapitalistëve), është e lidhur pa shkëputje me luftën kundër luftës imperialiste, kundër "paqes" së imponuar nga imperialistët me "pistoletë në kokë" që përgatit luftëra të reja imperialiste.
Megjithatë, ky vërtetimi ynë, se sa të ekzistojë kapitalizmi do të ekzistojnë edhe kushtet që gjenerojnë luftën, aspak nuk do të thotë fatalizëm, ose disfatizëm! Në të kundërt! I bëjmë apel klasës punëtore të vendit tonë, popujve të rajonit tonë dhe u theksojmë se interesat e tyre përkojnë me luftën e përbashkët antikapialiste-antimonopoliste, për shkëpuje nga organizmat imperialiste, të heqjes së bazave të huaja ushtarake dhe bërthamore, kthimin e trupave ushtarake nga misionet imperialiste, manifestimin e solidaritetit ndaj çdo populli që lufton dhe synon të gjejë rrugën e tij të zhvillimit. Për tu shkëputur vendi ynë nga planet imperialiste dhe luftërat. Për të kryer edhe në praktikë moton: "As tokë, as ujë ndaj kriminelëve të popujve!" Kjo është lufta e përditshme! Një luftë me qëllime specifike, që komunistët e zhvillojmë të përbashkët, dhe jo të shkëputur nga lufta për pushtet!
Sepse ende mbeten të kohës qëndrimi i Leninit, ku vë në dukje se "sloganet e pacifizmit,të çarmatimit ndërkombëtar në kushtet e kapitalizmit, të gjykatave të arbitrazhit etj, nuk janë vetëm utopi reaksionare, por përbëjnë një mashtrim të hapur ndaj punonjësve, ku synojnë çarmatosjen e proletariatit dhe shkëputjen e tij nga detyra e çarmatosjes së shfrytëzuesve.
Vetëm revolucioni, proletar komunist mund të nxjerë njerëzimin nga jorrugëdaljet që krijoi imperializmi dhe luftërat imperialiste. Çfarëdo që të jenë vështirësitë e revolucionit dhe dështimet e mundshme të përkohshme të saj, ose valët e kundër-revolucionit, fitorja përfundimtare e proletariatit është e pashmangshme".1
__________________________
1 V. I. Lenin: «Programi i Partisë Komuniste të Rusisë (B)»,
«Veprat», bot. «Epoka Bashkohore», V.38, fq.421
