Skip to content

SHPALLJE E ZYRËS SË SHTYPIT PËR VENDIMIN E PAPRANUESHËM ANTIKOMUNIST TË PARLAMENTIT UKRANEZ

Date:
pri 13, 2015
ktirio_4

KKE (Partia Komuniste e Greqisë) dënon në mënyrën më kategorike vendimin e papranueshme të parlamentit Ukrainez, që barazon komunizmin me fashizmin dhe ndalon veprimtarinë e komunistëve dhe përhapjen e ideve komuniste, ndërsa në të njëjtën kohë kalon në përligjin historik të fashistëve vendas, të ashtuquajturit "ushtria çlirimtare e Ukrainës".

Parlamenti i sotëm ukranez, siç dihet, vjen si rrjedhojë e zgjedhjeve të kryera në kushte dhune, mashtrimi, dhe lufte civile. Situatë, që mbizotërojë për shkak të ndërhyrjes së hapur të SHBA-së dhe BE-së në Ukrainë, në kontestin e konkurrencës së tyre me Rusinë.

Forcat politike që dolën në qeveri dhe përbëjnë shumicën në parlamentin e sotëm Ukranez, me këtë ligj kërkojnë të ndjekin si "model" rrugën e shteteve Baltike, ku për mbi 20 vjet zbatohen ligje të ngjashëme që barazojnë komunizmin me fashizmin, ndërsa vendasit fashistë të përligjuar historikisht paraqiten si "patriotë" dhe "demokratë", sepse luftuan kundër pushtetit sovjetik, në krahë të nazistëve.

Ky vendim ka mbështetjen ideologjiko-politike të SHBA-së dhe BE-së, siç dëshmohet edhe nga njoftime të tjera relevante të Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës.

Momenti që merret ky vendim nuk është i rastësishëm. Merret pikërisht në kohën e përkeqësimit të situatës socio-ekonomike të punonjësve, ku promovohen masa antipuntore - antipopullore që nuk janë braktisur, por fitojnë terren planet e vazhdimit të luftës civile në Juglindje të Ukrainës. Synon të mbjelli terrorin politik kundër atyre që rezistojnë ndaj qeverisë aktuale reaksionare të Kievit.

Qeveria SYRIZA - ANEL është e ekspozuar pasi ajo merr pjesë aktive në mbështetjen e qeverisë reaksionare të Kievit nga BE-ja, siç duket edhe nga "Konkluzionet e Këshillit Europian për marrëdhëniet me jashtë" (19 Mars 2015).

Partia Komuniste e Greqisë shpreh solidaritetin e saj ndaj komunistëve të Ukrainës dhe sigurinë e saj se lufta e popullit të Ukrainës, 70 vjet pas Fitores Antifashiste të popujve do ti sprapsi këto plane anti-komuniste dhe anti-popullore!



ATHINË 11/4/2015                                                                                                                                              ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË