Skip to content

Delegacion i Partisë Komuniste të Greqisë në demonstratën Ditës së 1Majit në Kiev

Date:
maj 4, 2015
kiebo-2

Përmes një klime represioni intensiv, provokativ dhe të policizuar u realizua tubimi i 1Majit të komunistëve dhe veteranëve të luftës anti-fashiste në kryeqytetin e Ukrainës. Solidaritet internacionalist shprehu delegacioni i KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), i përbërë nga J. Marino, anëtar i Byrosë Politike të KQ të KKE, dhe Eliseo Vagjena, anëtar i KQ dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE, që u gjendën në Kiev, mbas ftesës së Partisë Komuniste të Ukrainës.

 

Duke folur në këtë veprimtari, J. Marino vuri në dukje:

 

Të dashur shokë,

KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), mijëra anëtarë dhe miq të partisë dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), mijëra punonjës, shprehin solidaritetin e tyre internacionalist ndaj Partisë Komuniste të Ukrainës, ndaj komunistëve dhe komounisteve të vendin tuaj dhe me vendosmëri dënojnë anti-komunizmin, valën e përndjekjeve që organizohet me përgjegjësi të qeverisë, dhe të autoriteteve ukrainase.

 

Ne dënojmë ligjit anti-komunist nr.2558, i cili kohët e fundit kaloi në parlamentin e Ukrainës dhe kërkojmë anulimin e tij.

 

Sot ditën e 1Majit nderojmë luftën e klasës punëtore në mbarë botën.

 

Për pak ditë në 9Maj, nderojmë 70vjetorin e Fitores së madhe Anti-fashiste të Popujve.

 

Komunistet, Komunistët jemi krenarë për ideologjinë tonë, për vlerat dhe idealet tona, për luftërat tona për progres shoqëror, për të drejtat e popujve.

 

Këtë gjë nuk mund të shuaj asnjë forcë anti-komuniste. Nuk mund ta shuaj ligji i rrezikshëm anti-komunist i parlamentit Ukrainas që synon barazimin anti-historik të përbindëshit nazi-fashist i cili mban përgjegjësi për krime të tmerrshme, me ideollogjinë komuniste që synon çlirimin e klasës punëtore nga zinxhirët e shfrytëzimit dhe shtypjes kapitaliste dhe ishte udhëzuese për aktivitetin heroik të komunistëve.

 

20 milionë të vrarë dha Bashkimi Sovjetik në luftë për humbjen e Gjermanisë fashiste dhe të aleatëve të saj, Ushtria e Kuqe ngriti flamurin e kuq në Raichstag, në parlamentin Gjerman, dhe kjo nuk fshihet as nga autoritetet ukrainase, dhe as nga BE-ja e cila e ka bërë ideologji zyrtare anti-komunizmin.

 

Në Ukrainë, në kuadër të Bashkimit Sovjetik, u ndërtua socializmi dhe kjo është një ofertë e madhe për interesat e klasës punëtore, për popullit e saj. Brenda disa dekadave socializmi dha zgjidhje për problemet e mëdha që ruhen në kapitalizëm për shekuj me radhë. Sigurojë të drejtën për punë, shërbime sociale falas, siguroi të ardhmen e brezit të ri dhe këtë nuk mund ta fshijë dot kundër-revolucioni, histeria anti-komuniste, ndalimi i simboleve komuniste dhe i aktivitetit komunist.

 

Të dashur shokë dhe miq,

KKE që në momentet e para dënojë ndërhyrjet e SHBA-së dhe BE-së në çështjet e brendshme të Ukrainës, të cilat kontribuan në shpërthimin e luftës në rajonin e Donbas dhe dënojë veprimin e forcave fashiste, anti-komunizmin, synimin që të ndalohej Partia Komuniste dhe Ideollogjia komuniste, vandalizmet kundër monumentit të Leninit dhe monumenteve të tjera sovjetike anti-fashiste.

 

Këto çështje janë theksuar nga qëndrimet tona në Parlament, në Europarlament, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europian, me protesta dhe demostrata në ambasadën e Ukrainës në Athinë, si dhe me Deklarata të Përbashkëta me Partitë e tjera Komuniste nga mbarë bota. Dërgojë eurodeputet në gjyqin e Partisë Komuniste të Ukrainës,  dhe së fundi Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë, sh.Dhimitri Kucuba me një letër drejtuar Presidentit Porosenko kërkojë që të mos aprovojë ligjin anti-komunist.

 

Besojmë në solidaritetin ndërkombëtar, është një armë e fuqishme në duart tona.

 

Vazhdojmë në krahun e komunistëve të Ukrainës.

 

Hiqni duart nga komunistët!

Anti-komunizmi nuk do të kalojë.

 

 

 

 

 

 

 

04.05.2015