Skip to content

1 Maj 2015 Dita e Punëtorëve. Zgjidhja gjëndet në luftën e klasave!

Date:
maj 4, 2015
syntagma-1-mah-12

Këtë mesazh dërguan dhjetëra mijëra punëtorë të cilët morën pjesë në mobilizimet e grevës të Frontit Militant Mbarpuntor (PAME) në 76 qytete, praktikisht në të gjithë Greqinë. Bashkë me ata u gjëndën dhe të vetë-punësuarit, gratë dhe të rinjtë, duke treguar vendosmërinë e tyre që të mos jepet asnjë tolerancë ndaj vazhdimit të politikës anti-popullore, që promovohet përmes negociatave të koalicionit qeveritar SYRIZA – ANEL me Eurozonën dhe FMN-në. 

Madhështorë ishte dhe mobilizimi për ditën e 1 Majit në Athinë, në sheshin Sindagma jashtë  parlamentit grek. Nga hapin i tubimit Jorgo Perro, anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të PAME, vuri në dukje ndër të tjera: "Përshkallëzimi i luftës sonë është një detyrë primare për hapat tonë të mëtejshme. Përgatitemi. Me procese masive kolektive, mbledhje të përgjithshme, mobilizime, mbledhje, diskutime, marrim masa për të rritur shtatin e klasës sonë, që të përgjigjet me milicizëm ndaj çdo lloj kontrate dhe masash në të ardhshmen. 

Përgatitemi për grevë përgjigje ku do të ketë karakteristika vendosmërie dhe masive. Luftojmë për pagat e punonjësve, për Marrveshje Kolektive Pune. Motoja dhe qëllimi ynë: Rritje e pagave, të kthehen ato që na morrën tani. Restaurim tani të Marrëveshjes Kolektive të Punësimit! Nga reduktimet e viteve të fundit, të vendosura me ligje anti-punëtore, qeveritë i dhane si dhuratë  punëdhënësve 14bn euro! Na çuan në varfëri dhe në borxhe. Nuk i falim, ne i kërkojmë dhe duam që të na i kthejnë". 

Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë), i cili mori pjesë në tubimin e PAME në Athinë, deklarojë për mediat: "E vetmja rrugë realiste, e sigurt dhe premtuese për popullin tonë sot është rruga që çon në rrugëdalje nga memorandumet dhe ligjet zbatuese. Është rruga që të çon në zhvillimin e luftës së klasës, për pagat e punonjësve për Marrëveshje Kolektive Pune. Është rruga që të çon kundër BE-së, kapitalit dhe pushtetit të tij. Ky është mesazhi sot i 1Majit të Kuq Punëtor".  

 

 

04.05.2015