Në 5 Maj 2015 në rajonin Donbas u mbajt takimi i partive dhe organizatave komuniste, për të shkëmbyer pikëpamje rreth situatës që është formuar në Ukrainën Juglindore dhe detyrat e komunistëve.
Takimi u mbajt me ftesë të Partisë Komuniste Punëtore të Rusisë dhe të Organizatës Komuniste Punëtore të Luganskit dhe në të morrën pjesë Partia Komuniste e Doneck, parti komuniste dhe punëtore nga disa Republika të caktuara të ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe përfaqësues të Partisë Komuniste të Greqisë dhe PK (Itali).
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në këtë takim, u përfaqësua nga Elisheo Vagjena, anëtar i KQ të KKE dhe Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënie Ndërkombëtare të KQ të KKE. Më poshtë paraqesim ndërhyrjen e KKE në mbledhjen e PK-ve në Donbas:
Në prag të 70-vjetorit të Fitores Antifashiste
"Ju falënderojmë shumë për ftesën për të marrë pjesë në takimin e sotëm të PK-ve dhe nga ky hap ne duam të shprehim, para së gjithash, solidaritetin tonë komunistëve të rajonit, të cilët aktivizohen në kushte veçanërisht të vështira dhe të pashembullta. Prania jonë këtu është një demonstrim në praktik i solidaritetit tonë.
Takimi ynë sot po mbahet në mes të dy datave të rëndësishme: Të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të klasës punëtore, e cila është e lidhur me luftërat e punëtorëve për të drejtat e tyre dhe pushtetin politik, dhe gjithashtu disa ditë para 9 Majit, ditës së Fitores Antifashiste. Këtë vitë plotësohen 70 vjetë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe nga Fitorja Antifashiste e Popujve.
Kush do ta priste disa dekada më parë këtu në territorin e ish BRSS-së, që arritje të tilla të mëdha sociale, si puna me të drejtë për të gjithë, arsimi falas, shëndetësia pa pagesë, sigurimi social, siguria për të ardhmen, dhe shumë gjëra të tjera, do të humbisnin për punëtorët? Kush do ta priste, para disa vitesh se këto zona do të ktheheshin në një epokë, ku do të gjëndeshin parlamente që do të ndalonin shpërndarjen e idealeve dhe simboleve komuniste, me të vërtetë, vetëm disa ditë para 1 Majit dhe 70 vjetorit të Fitores Antifashiste? Kush do të kishte pritur që ne do të gjëndeshim në një vend, në këtë truall, ku do të dëgjohesh edhe një herë zëri i artilerive e automatikëve dhe do të derdhesh gjaku lumë? Kush do ta kishte pritur që haptazi forcat fashiste do të bënin paradë në Kiev, duke gremisur përmendoret Sovjetike dhe se forca të ngjashme nga Rusia dhe shtete të tjera europiane do të mbajnë kongres në Leningrad, të cilën reagimi e ka riemëruar tani "Shën Petersburg"?
Për mbi-vlerësimin e rezultateve të Luftës së Dytë Botërore
Për shumë vite dhe në radhët e lëvizjet komuniste ndërkombëtare mbizotëronte mendimi i gabuar se Fitorja Antifashiste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndryshojë me vendosmëri korrelacionin e forcave mes forcave të kapitalit dhe të punës. Kjo pikëpamje u bazua në fitoren e BRSS, shfaqjen e vendeve socialiste në Europën Lindore, fitoren e revolucionit në Kinë, dhe formimin e shteteve të reja në vitet 1950 -1960 në Azi, në Afrikë dhe në Mesdheun Lindor, duke thyer prangat e sistemit kolonial dhe me përforcimin e marrëdhënieve ekonomike, politike dhe ushtarake të BRSS me këto shtete u mbi-vlerësua korrelacioni ndërkombëtar i forcave dhe u konsiderua se kjo është në favor të BRSS dhe të vendeve socialiste. Në të vërtetë ata vunë në dukje disa arritje të caktuara teknologjike, të tilla si arritjet e një arsenali bërthamor dhe raketa ndërkontinentale. Në fillim të viteve 1960, A. Gromiko, Ministër i Jashtëm i BRSS 1957-1985 dhe B. Ponomariof, anëtar i BP të PKBS dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PKBS 1955-1986, vlerësonin se: "Ndërtimi i raketave ndërkontinentale saktësi të lartë dhe raketa hapësirë, nisjen e satelitëve të parë dhe dërgimin e një raketë në Hënë, të gjitha demonstrojnë arritjet e mëdha të vendit sovjetik në sferat më të rëndësishme të shkencës dhe teknologjisë moderne, dhe ndër të tjera shkencës ushtarake. Shfaqja e raketave ndërkontinentale ka bërë pacenueshmërinë relative strategjike të SHBA-së një gjë të së kaluarës. Korrelacioni strategjik i forcave ka ndryshuar në favor të kampit socialist".[1]
Zhvillimet përgënjeshtruan në mënyrë tragjike këto vlerësime. Në vendimin e Kongresit të 18-të të KKE për socializmin përmbahet vlerësimi i mëposhtëm: " Që nga të dyja pjesët e lëvizjes komuniste (në pushtet ose jo) u mbivlerësua fuqia e sistemit socialist dhe u nënvlerësuar dinamika e rindërtimit të kapitalizmit pas luftës". [2]
Në terrenin e mësipërm “lulëzuan” qëndrime utopike, politikat oportuniste në lidhje me "kalimin paqësor", "faza të ndërmjetëshme", "rrugë jo kapitaliste të zhvillimit", për "sistemet e sigurisë" ndërkombëtare dhe rajonale, "e drejta ndërkombëtare", "demokratizimit" të bashkësive imperialiste, si e BE-së, përgjithësime pacifiste në lidhje me "shpërbërjen e NATO-s", pa u ngritur çështja e daljes së çdo shteti nga ajo etj, të cilat për fat të keq, ende ndikojnë ndaj PK-ve. Akoma dhe tani, që roli i OKB-së është zbuluar, e cila nganjëherë vepron në mënyrë aktive në mbështetje të agresionit imperialist në qoshe të ndryshme të planetit dhe në raste të tjera mbetet një "spektatore", për shkak të mprehjes së kontradiktave ndër-imperialiste, si ajo e rastit të krizës në Ukrainë. Këto kontradikta mprehen vitet e fundit, sidomos në zona me vlerë strategjike, si p.sh është Ukraina e cila, përbën një "kufi" i ri midis bashkësive imperialiste të NATO-s dhe BE-së në njërën anë dhe të Rusisë dhe bashkësive ekonomike dhe politike-ushtarake që formon ajo nga ana tjetër.
Për shkaqet e konfliktit në Ukrainë
Ja pse, vlerësimi ynë është se zhvillimet që shpalosen këtu, në rajonin e Donbas-it, kanë rrënjët e tyre në përmbysjen e socializmit dhe shpërbërjen e BRSS-së. Konflikti i tanishëm në Ukrainë është duke u zhvilluar në terren të kapitalizmit. Mjetet e prodhimit janë bërë përsëri pronësi private, ato kalojnë nga një grup biznesi në tjetërin, e cila në kushtet e kapitalizmit monopol janë të lidhura “mish e thua” me shtetet kapitaliste, dhe madje kanë mbështetjen e bashkësive të shteteve kapitaliste. Në këtë kuadër ne pamë ndërhyrjen e hapur të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s në Ukrainë, në kontekstin e konkurrencës së tyre me Rusinë mbi kontrollin e lëndëve të para, rrjeteve të tubacionit, rrugëve të transportit dhe pjesëve të tregut. Një antagonismë që zhvillohet me çdo mjet, me të gjitha mjetet: politike, diplomatike, ekonomike akoma edhe ushtarake. Ne nuk harrojmë thënien leniniste "se lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera të dhunshme". Rrjedhimisht, SHBA-ja dhe BE-ja nuk patën asnjë hezitim të mbështeten te Ukraina, d.m.th të financojnë dhe trajnojnë, akoma edhe forcat fashiste.
Qëndrimi i KKE
Partia Komuniste e Greqisë, që nga momenti i parë, denoncoi ndërhyrjen imperialiste në Ukrainë, anti-komunizmin, përdorimin e përbindëshit fashist, i cili ashtu si atëherë ashtu dhe tani është një krijim i sistemit kapitalist, doli nga zorrët e sistemit, dhe nuk është diçka e huaj nga ajo siç duan të na bindin. Fashizmi përdoret si “majë thike” e pushtetit kapitalist kundër lëvizjes punëtore dhe gjithashtu si mjet i klasës borgjeze për të integruar, në përpjekjet e saj për të arritur qëllimet gjeopolitike, në kuadër të forcimit të pozitës së saj në "piramidën" globale imperialiste. Kjo nuk do të thotë se SHBA-ja dhe BE-ja, të cilat mbështesin qeverinë reaksionare të Kievit madje dhe forcat fashiste, siç është "Sektori i Djathtë", janë fashistë dhe se "eksportojnë fashizmin". Ata mbështesin forca të tilla, jo vetëm në Ukrainë, por edhe më parë në vendet baltike. Ata gjithashtu mbështetën forca të tilla në të kaluarën, p.sh. Mbështetja Britanike ndaj diktaturës së Metaksas në Greqi. Ata e bëjnë këtë në mënyrë që të shërbejë planet e tyre kundër konkurrentëve të tyre.
KKE denoncoi pjesëmarrjen, fillimisht të qeverisë ND-PASOK dhe pastaj më vonë të qeverisë SYRIZA-ANEL, në planet e euro-natoike në rajon, të cilat përfshijnë sanksionet kundër Rusisë.
Partia jonë, përveç kësaj, ka shprehur solidaritetin e saj me komunistët e Ukrainës, të cilët persekutohen. Ajo denoncoi legjislacionin anti-komunistë. Bëri demonstrata masive dhe protesta në ambasadën e Ukrainës në Athinë. Ajo ngriti këto çështje në europarlament dhe në parlamentin kombëtar.
Edhe më tej, ajo ka shprehur solidaritetin e saj me popullin e Ukrainës, i cili është i ballafaquar me një luftë me mijëra viktima. Ne theksuam se dilema e vërtetë për popullin e Ukrainës nuk është të zgjedhi mes dy bashkësive kapitaliste ndërshtetërore. D.m.th mes bashkimit kapitalist ndër-shtetëror të Europës, BE-së, ose bashkimit ndër-shtetëror kapitalist të Euroazisë, e cila është duke u themeluar nga Rusia. Në vlerësimin tonë, këto bashkësi nuk formohen që ti shërbejë interesave punëtore - popullore, por për të avancuar interesat e kapitalit. Sigurisht, që kapitalistët mund të grinden mes tyre. Një pjesë mund të vlerësojë se interesat e saj do të shërbehet më mirë me anë të integrimit të vendit në BE dhe një pjesë tjetër të besojë se rentabiliteti i saj do të shërbehet duke lidhur vendin me Bashkimin Euroaziatikë. Kapitalistët mund të kenë dilema të tilla dhe kundërthënie përkatëse. Megjithatë, kjo nuk është çështje që i intereson punëtorëve. Ne theksuam në deklaratat tona, se punëtorët, kanë “flamurin” e tyre, interesat e tyre, të cilat nuk përkojnë me interesat e ndonjë pjese të klasës borgjeze ose force imperialiste. Interesat e klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore gjenden në socializimin e mjeteve të prodhimit, në planifikimin qendror të ekonomisë, në pushtetin punëtor. Ky është “flamuri” i tyre, të cilin ata nuk duhet kurrë që ta ulin poshtë, por me forcë ata ta mbrojnë. Veçanërisht këtu, në terrenin e ish-Bashkimit Sovjetik, ku punëtorët përjetuan arritjet e mëdha, historike të socializmit, dhe e dinë se çfarë do të thotë e socializëm, ku edhe mediat borgjeze pranojnë në sondazhet e opinionit kur shtrohet pyetja "kur keni jetuar mirë ?", shumica e madhe deklaron se ata jetonin më mirë në vitet e socializmit. Dhe kjo ndoll pavarësisht nga shpifjet dhe balta hedhur ndaj socializmit, jo vetëm nga politikanët ukrainas, si kryeministri Jaceniuk, por edhe nga Rusët, si gazetari Svanitze, i cili ka programe shumë-orëshe në televizionin shtetëror Rus me shikim të madhë.
Mbi situatën në Donbas
Ne i kuptojmë shumë mirë rreziqet për popullin e zonës në Donbas dhe zonave të tjera të Ukrainës, nga urrejtja dhe hakmarrja e asaj pjese të klasës borgjeze që qeveris në Kiev dhe mbështetet nga SHBA dhe BE që kërkon të eliminojë çdo forcë politike që pengon integrimin në BE dhe në NATO, akoma edhe pakicat kombëtare dhe gjuhësore, sidomos ato që konsiderohen se kërkojnë një aleancë me Rusinë kapitaliste.
Në të njëjtën kohë ne shohim se strukturat e reja të pushtetit, të cilat janë formuar në të ashtuquajturat "Republikat Popullore" janë borgjeze, si dhe marrëdhëniet e prodhimit mbeten kapitaliste. Ne konstatojmë se pushteti është transferuar nga oligarkët ukrainas në borgjezinë vendase, e cila është e lidhur ngushtë me Rusinë. Si vepruan këta? Është karakteristike se qeveritë e reja të Republikave Popullore në Doneck dhe Lugansk vazhdojnë të dërgojnë në Ukrainën Qëndrore dhe Perëndimore karbonitin e nxjerrë nga minierat e Donbasit. Edhe pse populli i republikës së Donbas-it mbeti pa thëngjill gjatë dimrit, ata furnizonin territoret të cilat janë të kontrolluara nga Kievi. Taksat nga ndërmarrjet që punojnë dhe veprojnë ende në Donbas janë dhënë në Kiev. Përveç kësaj, pronarët e ndërmarrjeve mblidhnin taksat e luftës nga punëtorët e ukrainës Jug-Lindore, për të ashtuquajturat operacionin kundër terrorizmit!
Të lartpërmendurat vërtetojnë, edhe një herë, se pushteti ose do të jetë në duart e klasës borgjeze, ose në duart e klasës punëtore. Dhe se nuk ekziston pushtet i ndërmjetshëm "i majtë", "patriotik" ose "anti-fashist".
Partia jonë shpreh solidaritetin e saj me luftën e punëtorëve të Donbas, dhe në përgjithësi në Ukrainë, dhe vlerëson se kjo luftë, ashtu si dhe lufta kundër fashizmit, për mbrojtjen e të drejtave punëtore dhe arritjeve popullore, nuk duhet të veçohen nga lufta kundër monopoleve, kundër shfrytëzimit kapitalist dhe pushtetit të tij, nuk duhet të rrëshqiti në aleanca me forca borgjeze dhe oportuniste që synojnë të ruajnë formën parlamentare të diktaturës kapitaliste. Duhet të jetë i pa tundur angazhimi në synimin e pushtetit punëtor, të mos ndryshojë drejtim përmbajtja e Aleancës Popullore si një aleancë sociale me drejtim luftarak antimonopolistë-antikapitalistë, si një opozitë punëtore-popullore kundër pushtetit borgjez. Vetëm në këtë mënyrë lufta e popullit ka perspektivën e saj.
Kjo nuk është çështje e lidhur me korrelacionin e forcave, por kjo është një çështje që lind nga domosdoshmëria e tanishme e socializmit, nga fakti se ne jemi në epokën e kalimit nga kapitalizmi në socializëm, e cila u inagurua nga Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit. Pavarësisht nga përbysjet kundër-revolucionare, karakteri i kohës sonë nuk ka ndryshuar, sepse kontradikta themelore e kapitalizmit mes kapitalit dhe punës mbetet, siç mbeten gjithashtu dhe të gjitha jorrugëdaljet sociale të kapitalizmit dhe se zgjidhja e vetme është përmbysja revolucionare e kapitalizmit. Sigurisht që duhet të marrim parasysh lidhjen korrelacionit të forcave, i cili sot është shumë negativ, por jo në mënyrë që të heqim dorë nga detyrat e PK, por në mënyrë që ne të përmirësojë argumentet dhe taktikat tona, të cilat duhet të jenë të lidhura në mënyrë integrale strategjinë tonë.
Për qëndrimin e komunistëve në kushtet e mprehjes së kontradiktave ndër-imperialiste
Sidomos sot, që kriza ekonomike ka mprehur konkurrencën dhe kontradiktat midis shteteve kapitaliste dhe aleancave të tyre të ndryshme imperialiste, të cilat janë duke u bërë gjithnjë e më agresive kundër popujve, për të përforcuar pozitën e tyre gjeopolitike, për ndarjen e tregjeve, për kontrollin e burimeve dhe rrugët e transportit të energjisë.
Është shumë e rëndësishme që të gjënden forca komuniste, siç ishte partia e Leninit, që nuk do të jenë me asnjë fuqi imperialiste. Forca komunisteqë do të gjënden në frontin e luftës për të drejtat e punëtore - popullore, kundër terrorit fashist dhe luftës imperialiste, kundër monopoleve dhe kapitalizmit. Që nuk do të bien në "kurthin" e mbështetjes të një fuqie imperialiste, pavarësisht nga pretekstet, ose "gropën" e pacifizmit. Sepse pozicionet e Leninit vazhdojnë të jenë të kohës i cili shënon se: " sloganet e pacifizmit, e çarmatimit ndërkombëtar në kushtet e kapitalizmit, të arbitrazhit, etj, janë jo vetëm një Utopi reaksionare, por përbëjnë mashtrim të hapur të punëtorëve, me qëllim që të çarmatosin proletariatin dhe ta devijojnë atë nga detyra e çarmatimit të shfrytëzuesit.
Vetëm revolucioni proletar, revolucioni komunist mund ta nxierri njerëzimin nga jorrugëdalja e krijuar nga imperializmi dhe luftërat imperialiste. Cilat do që të jenë vështirësitë e revolucionit dhe variantet e dështimit të përkohshëm, ose valët e kundër-revolucionit, fitorja përfundimtare e proletariatit është e pashmangshme". [3] _
________________________
[1] A. Gromiko - B. Ponomariof: "Historia e politikës së jashtme e BRSS-së", v.2, 1945-1985, fq.370.
[2] Vendimi i Kongresit të 18-të i KKE: "Vlerësime dhe konkluzione nga ndërtimi socialist gjatë shekullit të 20-të, me epiqendër BRSS-në", botimi i KQ të KKE, fq.80.
[3] V.I.Lenin «Programi i Partisë Komuniste të Rusisë (b)". Veprat, botimet “Koha Bashkohore”, v.38, fq.421
08.05.2015
