Nuk u deshën shumë mbledhje të NATO-s që qeveria "e majtë - patriotike" e SYRIZA-ANEL të futej në klimë.
Ministri i Jashtëm i qeverisë SYRIZA-ANEL, N. Koxias, nga Atalia e Turqisë, i kapur dor për dore me skifterët e tjerë të NATO-s këndoi "We Are the World". (Ne jemi bota), për një botë më të mirë për fëmijët .." siç thonë dhe vargjet e këngës që këndonin ata.
Siç shkruhet nëpër reportazhe, N. Koxias hiqte dhe vallen. D.m.th ishte protagonisti në paraqitjen e NATO-s si e virgjër...
Përshtatja e qeverisë, në një protagoniste kryesore të propagandës NATO-ike, të vetë barbarisë imperialiste, nuk duhet të befasojnë. Në çdo rast, Ministri i Jashtëm, N. Koxias, dhe qeveria e tij kanë punuar shumë për të konfirmuar në këto pak muaj se ata do të punojnë për interesat e klasës borgjeze. Kjo është bërë e dukshme nga ekzistenca e bazave të SHBA-NATO-s në Sudha, Aktio dhe gjetkë që do të vazhdojnë të papenguara të jenë baza sulmuese për të derdhur gjakun e popujve, kudo ku interesat e imperialistëve e kërkojnë. Kjo është gjithashtu e qartë nga pjesëmarrja e Greqisë në stërvitjet e gjera ushtarake në partneritet me SHBA dhe Izraelin. Kjo është e qartë nga pjesëmarrja e vendit në planet ushtarake të BE-së në Ukrainë, Afrikë, Lindjen e Mesme etj.
Si me BE-në ashtu dhe me NATO-n qeveria zbaton strategjinë e saj, me pretekstin e "luftës kundër xhihadistëve" dhe të "mbrojtjes së popullsisë krishtere", diçka që e fut vendin dhe popullin grek me rreziqe të mëdha. Kjo është demonstruar edhe nga pagesa e 500 milionë dollarëve për përmirësimin e avionëve, të cilat përdoren në bashkëpunim detarë me NATO-n, një sasi kjo e dyfishtë e shumës që është parashikuar nga ligji i qeverisë për përballimin e ashtuquajturës "krizë humanitare", dmth për lehtësimin e pasojave më ekstreme të varfërisë.
Përveç kësaj, ministri i Mbrojtjes së qeverisë SYRIZA-ANEL, P. Kamenos, ofroi ti lëshojë një ishull grek në Egjeun Juglindor SHBA-së, në mënyrë që të transformohet në një bazë të re Airore luftarake.
Pra, nuk ka pse të befasohet dikush! Le të hidhen poshtë dhe ato iluzionet e fundit që mbeten ... Qeveria SYRIZA-ANEL me dinjitet përfaqëson klasën borgjeze dhe BE-në, dhe thekson përmes këngës se "Ne jemi .... (edhe) të NATO-s".
Mijëra demonstrues kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj gjithë kësaj, përmes pjesëmarrjes së tyre në 17/5 në marshin vjetor të 35-të të paqes (42 kilometra) nga Marathona në Athinë, që u organizua nga "Komiteti Grekë për Recensionin dhe Paqen Ndërkombëtare" (EEDYE).
Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE, duke marrë pjesë në këtë ngjarje dha këtë dekleratë për mediat.
«Qeveria brënda tre muajve e gjeti kohën dhe paranë për të nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Lockheed, me vlerë 500 milionë dollarë, për mirëmbajtjen e avionëve të plakur për nevojat e NATO-s.
Ministrat e qeverisë e gjejnë kohën për të kënduar dhe vallëzuar, ata gjejnë kohë për të thënë se baza në Sudha do të zgjerohet, se një bazë e re e NATO-s duhet të ndërtohet në një ishull të Egjeut, ata gjejnë kohë për të thënë se forcat e armatosa të vendit tonë janë në dispozicion për ndërhyrjet imperialiste të SHBA dhe NATO-s në rajonin e Mesdheut. Megjithatë ata nuk gjejnë kohë për të zgjidhur problemet e popullit, për të hequr memorandumet dhe ligjet e aplikueshme.
Në të kundërtën, ata janë duke u përgatitur për një marrëveshje të re të turpshëme, me masa të reja anti-popullore, duke shantazhuar popullin me dilema të rreme dhe mashtruese, me synim që t'i bëjë bashkëfajtorë të linjës së tyre politike.
Marshimi i sotëm i Marathonës, si dhe mobilizimet e tjera militante dhe aktet e rezistencës, të cilat janë duke u kryer në vendin tonë në këtë periudhë, tregojnë rrugën – si historikisht ashtu dhe në aspektin e përmbajtjes së tyre- të cilat çdo militant duhet të ndjekë, çdo person me dëshira pozitive, kundër luftërave imperialiste dhe ndërhyrjeve, kundër BE-së dhe NATO-s, kundër monopoleve dhe pushtetit të tyre".
- Shikoni videon e KNE (Rinis Komuniste të Greqisë) për pjesëmarrjen e N.Koxias në "korin" e NATO-s dhe deklaratat e P. Kamenos. Videoja përfundon me parullën: " As tokë, e as ujë për vrasësit e popujve".
-Shikoni fotografi nga marshimi i 35-të i Marathonës.
20.05.2015
