Skip to content

10 vjet nga vdekja e Harilao Floraki: Ishte udhëheqës popullor, sepse ishte komunis

Date:
maj 25, 2015
omilia-2

Në një atmosferë emocionale dhe me vendosmëri militante përfunduan aktivitetet e organizuara nga KQ i KKE (Partia Komuniste të Greqisë) me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Harilao Florakit. Veprimtaria e H. Florakit, Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE dhe më vonë President Nderi i KKE, e ka lënë shenjën e saj në historinë e betejave heroike të KKE. E gjithë jeta e sh.Harilao Florakit u identifikua me ecurinë e KKE.

Të Prëmten, u mbajt në Athinë, me pjesëmarrje të madhe të popullit dhe të rinisë, aktivitet politik qëndror, nderimi dhe kujtimi për Harilao Florakin. Folësi qendror ishte Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE. Ngjarja u mbajt në Qendrën Arsimore-Biblotekë "Harilaos Florakis", që KQ i KKE e ka krijuar si një qendër mbështetëse për shkencëtarët e rinj historianë dhe të gjithë ata punëtorë të cilët kërkojnë të vërtetën historike. Kjo qendër me materialet e saj shumëdimensionale arkivore strehoet në shtëpinë Harilaos Florakit:  Në këtë hapësirë u vendos ekspozita e organizuar me materiale fotografike dhe arkivore mbi jetën dhe veprimtarinë e Harilao Florakit në betejat e mëdha grevore në Athinën e okupuar, në Rezistencën Kombëtare të EAM-ELAS,  në Ushtrinë Demokratike të Greqisë, në burgje dhe në ekzil.

Memoriali politik për Harilao Florakin u mbajt të Dielën 24/5 në varrin e tij, në vendlindjen e tij, Paliozoglopi, Kardhica, në Greqinë Qëndrore.

Në veprimtarinë qëndrore politike të Prëmten në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dh. Kucuba, theksoi në lidhje me jetën dhe kontributin e H. FLorakit.

"Kur filloi kundërrevolucioni në vendet ish-socialiste, gjatë zhvillimit dhe më pas, në një periudhë kur akoma dhe udhëheqës të njohur të shumë Partive Komuniste u tërhoqën dhe e kthyen, sh. Harilao Floraki përbënte një nga përjashtimet e këtij rregulli. Ai qëndrojë në këmbë, mbrojti KKE, kundër atyre që u përpoqën për likuidimin e Partisë me ndihmën dhe pjesëmarrjen prapa skenës të forcave borgjeze.

Ai dha një kontribut vendimtar në të ashtuquajturën "Plenumin e gjerë të KQ" në vitin 1990, si dhe në Kongresin e 13-të të KKE (Shkurt 1991), atëherë kur u synua sulmi kryesor për të shpërndarë KKE në atë që atëherë quhej Synaspismos. Atëherë ishte kur partia jonë u sulmua nga brënda, në emër të "ripërtëritjes", që do të thoshte përshtatje të KKE me sistemin.

 Sh. Harilaos Floraki thoshte në mënyrë karakteristike:

"Çfarë rinovimi, shokë? Ka lloje-lloje rinovimi. Është rinovimi revolucionar që është i bazuar në parimet themelore të komunizmit. Është edhe rinovimi që kërkon të renë por jo brënda kuadrit të parimeve, por përtej tyre, dhe madje edhe kundër tyre... "

 Dh. Kucuba gjithashtu nënvizoi në fjalën e tij: "Harilao Flroaki ishte biri i KKE.  KKE dhe lufta e saj heroike e nxorën atë si udhëheqës, të cilin e vlerësojnë jo vetëm komunistet dhe komunistët, por dhe shumë punëtorë të cilët nuk pajtohen me ideologjinë e partisë sonë". Ai gjithashtu iu referua sulmeve të kryera nga përfaqësues të njohur të ideologjisë borgjeze, si dhe nga ana e oportunistëve dhe revizorëve të botëkuptimit komunist dhe ideologjik, të falsifierëve të Historisë, të cilët flasin shumë herë gjoja në emër të mbrojtjes së Harilao Florakit, dhe janë sot të grumbulluar te SYRIZA ose brenda komponentëve dhe rymave të saj, dhe vuri në dukje se "Ndjekin një polemikë dinake dhe hipokrite, të fshehur pas një mbrojtjeje të rreme të marksizëm-leninizmit dhe pozicioneve të vjetra programore të Partisë. Në shumë raste, siç o thoshte dhe vetë shoku Harilaos, "lavdërojnë të vdekurit që të varrosin të gjallët".

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE shtoi: "Zhvillimi i Teorisë revolucionare dhe politikës së një Partie është një parakusht për rikonfirmimin e vazhdueshëm të karakterit të saj komunistë, dmth të pararojës së saj ideologjike-politike. Kjo nuk do të thotë as kundështim me Historinë e saj, as stanjacion. Oportunistët, me vetëdije, nuk e pranojnë këtë marrëdhënie dialektike e djeshmja - e sotmja - e ardhmja. Me vetëdije ata mbajnë nga e kaluara çfarëdo të vjetër, çfarëdo që është testuar dhe solli rezultate negative. Oportunistët mbajnë nga e kaluara çfarëdo që përbën justifikim të kompromisit të tyre me pushtetin kapitalist, që arsyeton reformat e pretenduara në dobi të popullit dhe pjesëmarrjen e partisë së punëtorëve në aleanca për ushtrim të qeverisjes borgjeze me mbështetjen e lëvizjes popullore".

Në përfundim, Dh. Kucuba theksoi se: "Harilaos Floraki ishte një udhëheqës popullor, sepse ai ishte komunist. Vetëm kjo cilësi mund ti jepte të gjitha ato që i dha, vetëm kjo cilësi mundej ta bënte atë një udhëheqës popullor".  

 

 

25.05.2015