Më 4 qershor 2015 në kuadër të Kongresit 22-të të AKEL-it u realizua takim ndërkombëtar me temë; "Kërcënimet e fashizmit dhe forcave reaksionare në epokën e imperializmit dhe të luftërave". Në takim merrte pjesë Jorgo Marinos, anëtar i BP të KQ të KKE (Partisë Komuniste të Greqisë). Më poshtë ju paraqesim fjalimin e tij;
Të dashur shokë dhe shoqe,
Dëshirojmë që të falënderojmë AKEL-in për ftesën në këtë Takim Ndërkombëtar, të shprehim solidaritetin tonë ndaj popullit Qipriot dhe për ta siguruar ata se KKE do të vazhdojë të qëndrojë në krahë të tyre, në luftën për interesat dhe nevojat e tyre në mënyrë që të hapet rruga për një zgjidhje në lidhje me çështjen e Qipros që do të zhduki pasojat e pushtimit dhe do të përjashtonte mundësitë aventuriste konfederale dhe përçarjeje.
Të dashur shokë,
Ne kohët e fundit nderuam 70 vjetorin e fitores antifashiste të popujve dhe është e nevojshme për të punuar me këmbëngulje për të mbrojtur të vërtetën historike, për ndriçimin e rolit të sotëm të PK-ve në luftën e popujve dhe kontributin vendimtar të Bashkimit Sovjetik, të socializmit, në humbjen e fashizmit.
Kemi detyrë të përballemi me antikomunizmin, me qëndrimet anti-historike të BE-së që kërkon të barazojë nazizmin me komunizmin dhe mbështet qeveritë borgjeze që legjitimojnë forcat fashiste, ndalojnë veprimtarinë e Partive Komuniste, ideologjinë komuniste dhe simbolet, si në vendet Baltike, në Ukrainë, dhe në përgjithësi në vendet ish-socialiste në Europën Qendrore dhe Lindore.
Apologjetët e kapitalizmit paraqesin demokracinë parlamentare borgjeze si një realitet "të shëndoshë" social-politikë, që në disa momente shfaq një "anomali" në aspektin e menaxhimit.
Ky aspekt s’ka asnjë lidhje me të vërtetën. Këto qasje, që shkëputin fashizmin dhe luftën nga natyra shfrytëzuese e kapitalizmit, ligjet dhe kontradiktat që e përshkojnë atë, e nxjerin sistemin kapitalist të pa fajshëm, nxitin iluzione dhe konfuzione që të çarmatosin lëvizjen punëtore-popullore.
Është e vërtetuar në praktikë se kapitalizmi është përgjegjësi për vuajtjet e popujve, për luftërat, krizat, fashizmin, për refugjatët dhe migracionin.
Përvoja historike fakton se fashizmi, përbën një formë ushtrimi të pushtetit të monopoleve, mbron pronësinë kapitaliste mbi mjetet e prodhimit, rentabilitetin e një pakice, shfrytëzimin e njeriut nga njeriu. Shfrytëzon sidomos pasojat e dhimbshme të krizës kapitaliste, shkel mbi varfërinë dhe papunësinë, shfrytëzon problemet e shtresave të shkatërruara mikro-borgjeze, tkurjen e partive parlamentare borgjeze, nxit nacionalizmin dhe përdor të gjitha mjetet për të asimiluar forcat popullore.
Këtë gjë konfirmon dhe ecuria e organizatës kriminale, naziste e "Agimit të Artë" në Greqi që mbështetet nga disa senksione të kapitalit dhe kumbiset te shteti borgjez. Antikomunizmin e ka si Bibël, nxit racizmin dhe organizon aktivitete kriminale, për ti dhënë grushte lëvizjes punëtore-popullore.
Fashizmin nuk mund ta përballojë sistemi kapitalist që e lind, as shteti borgjez dhe as të ashtuquajturat «frontet antifashiste» përmes së cilave shplajnë përgjegjësitë e tyre partitë e sistemit.
Siç shkruante Brecht; "Fashizmi nuk mund të luftohet veç se si kapitalizëm në formën e tij më brutale dhe shtypëse".
Fashizmin mund ta përballojë vetëm lufta e organizuar e klasës punëtore, aleanca popullore, zhvillimi i luftës së klasave, që do të ketë synim ti japë fund pushtetit të monopoleve, sistemit kapitalist.
Të dashur shokë dhe shoqe,
Zhvillimet në Lindjen e Mesme, në Afrikën Veriore, Mesdheun Lindor, Ballkan dhe Ukrainë janë shumë alarmante.
Kriza kapitaliste ka çuar në mprehje e konkurrencës së monopoleve, në mprehje të kontradiktave midis shteteve kapitaliste dhe aleancave imperialiste për kontrollin e tregjeve, të burimeve të energjisë dhe rjeteve të transportit energjitik.
Kjo është baza e ndërhyrjeve dhe e luftërave imperialiste dhe qeveritë borgjeze nuk mund të trubullojnë ujërat duke përdorur pretekste të ndryshme për të justifikuar ndërhyrjet dhe luftërat e reja.
Vatra të nxehta në rajonin tonë na kanë vënë në rendin e ditës rrezikun e një konflikti të përgjithësuar ushtarak.
Në Greqi, qeveria aktuale SYRIZA-ANEL ndjek rrugën e qeverive të mëparshme, ajo në përgjithësi i ruan masat anti-popullore, është duke përgatitur një marrëveshje të re-memorandumi me Komisionin, BQE-në dhe FMN-në (Trojkën) dhe e koklavit më shumë vendin në ingranazhet e NATO-s dhe BE-së, në antagonizmat imperialiste për interes të klasës borgjeze, duke avancuar të ashtuquajturën "Ngritjen Gjeo-strategjike".
Kryeministri pohoi se pjesëmarrja e Greqisë në NATO dhe BE është e pa diskutueshme.
Ministri i Jashtëm ra dakort me vendimet e samitit të fundit të NATO-s në Antalia kundër Rusisë dhe për përmirësimin e pozitës së Turqisë e cila vazhdon të provokojë në Egje. Ai udhëhoqi vallëzimin së bashku me sorrat e NATO-s. Qeveria miraton qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së dhe përpiqet të justifikohet për pjesëmarrjen në luftërat imperialiste me pretekstin e përballjes me Xhihadistët dhe «mbrojtjen e popullsisë së krishtere».
Ministri i Mbrojtjes u shpreh se qeveria është e gatshme të sigurojë forcat e armatosura dhe bazat ushtarake që të lehtësojë NATO-n në luftën kundër "terrorizmit". Përfaqësuesi i qeverisë konfirmoi deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes se qeveria do të diskutojë me SHBA-në për instalimin e një baze të re të NATO-s në një ishull të Egjeut.
Stërvitjet ushtarake me SHBA-në dhe Izraelin vazhdojnë, bëhet fjalë për doktrinën e mbrojtjes Greqi-Qipro-Izrael, zbukurohet roli i Izraelit i cili vret popullin palestinez.
Ky është material konkret nga ku duhen të dalin në pah shumë konkluzione të dobishme.
Ç’do bllokim brenda planeve të klasës borgjeze çarmatos lëvizjen punëtore-popullore, e dënon atë të jet e burgosur në terrenin që lind luftërat, në terrenin e paqes me pistoletën e monopoleve në kokë të popujve.
Partia jonë lufton për mbylljen e bazave AmerikanoNatoike, për kthimin e forcave ushtarake greke që kan ikur jashtë shtetit, kundër përfshirjes së vendit në luftërat imperialiste. Për shkëputjen nga NATO dhe BE, me popullin në timonin e pushtetit.
KKE, mbështet se lufta për mbrojtjen e kufijve, të të drejtave sovrane nga pikëpamja e klasës punëtore, dhe shtresave popullore, është e pandarë nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit, për socializmin.
Rrugë e vështirë, por kjo mund të forcojë luftën dhe të përgatisë klasën punëtore, shtresat popullore që të përgjigjen në zhvillimet komplekse që kemi para nesh.
05.06.2015
