Në 26 Qershor 2015 në shumë qytete të mëdha të Greqisë KKE (Partia Komuniste e Greqisë) realizoi demostrata masive kundër masave të reja antipopullore dhe marrëveshjeve me huadhënësit, që përgatit qeveria SYRIZA-ANEL.
Duke folur në sheshin qendror të Athinës, jashtë parlamentit, Dh. Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE, tha ndër të tjera:
"Populli duhet ti thotë një "jo" të madhe marrëveshjes, " jo " falimentimit të vazhdueshëm të popullit grek, "jo" partive të rrugës së vetme europiane dhe pushtetit kapitalist. Të përgatitet për pushtetin e tij të vërtetë.
Bashkë me KKE të luftojë, të bllokoj të gjitha masat antipopullore, në rrugë dhe në vendet e punës.
SYRIZA u bë qeveri duke i mashtruar kërkesat puntore popullore. Tani përpiqet të mashtrojë përsëri popullin, duke e shtrembëruar dhe interpretuar votën e popullit sipas interesit të saj.
Pesë muaj pas zgjedhjeve, qeveria po përgatitet ti dërgojë popullit llogarinë e masave të marrëveshjes së re e cila është një litar i vërtetë në qafën e familjes popullore e cila është gjakosur dhe vazhdon të gjakoset për borxhin, që të vazhdojë të rrjedhi gjak për BE-në, për rentabilitetin e monopoleve, nëse nuk vendos të kalojë në kundërsulm, në rrugën e shkëputjes dhe të kundështimit me BE-në, me monopolet.
Nga populli grek duhet të refuzohen edhe propozimet e huadhënësve të - "tre institucioneve" por edhe propozimet e qeverisë Cipra 47 + 8 faqe, sepse njëra është më barbare se tjetra, gijotinë e vërtetë për popullin.
Si qeveria SYRIZA - ANEL ashtu dhe partnerët e tyre Europianë dhe FMN-ja, me ndërhyrje edhe të SHBA-së, nuk kanë hequr dorë nga përpjekja për të shpëtuar Greqinë kapitaliste përmes BE-së kapitaliste".
Duhet të theksohet se në orët e para të mëngjesit të 27 Qershorit kryeministri A. Cipra ka kaluar në shpallje referendumi, me pyetjen se nëse populli e pranon ose jo rekomandimet e huadhënësve.
Në ndërhyrjen e tij, në stacionin televiziv Mega, menjëherë pas thirrjes së Kryeministrit, Jani Gjoka, anëtar i KQ të KKE dhe përgjegjës i Zyrës së Shtypit, tha:
"Qëndrimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është i qartë. JO-në që duhet të thotë populli grek duhet të jetë kundra të dyja propozimeve. Edhe ndaj propozimit të kreditorëve, edhe ndaj propozimit të qeverisë prej 47 faqesh të cilën e ka plotësuar edhe me faqe të tjera këto ditë.
Që të dyja propozimet përmbajnë masa - gijotine në kurriz të popullit.
Referendumi ka karakteristikat e një shantazhi ndaj popullit dhe synon të bëj popullin bashkëfajtor të planeve antipopullore dukë i kërkuar atij të zgjedhi mes ujkut dhe çakallit.
Ti jepet fund përrallave për gjoja respektim të vullnetin popullor. Populli në vitet e mëparshme luftojë, u gjakos kundër memorandumeve dhe ligjeve zbatues. Dhe këtu e pesë muaj tani, qeveria , jo vetë që s’ka hequr asnjë ligj, jo vetëm që e mban të paprekur komplet kuadrin e mëparshëm, por , po i propozon dhe masa të reja huadhënësve.
Qeveria thotë se propozimi i kreditorëve është jashtë kufijve të mandatit popullor. Po propozimi i vetë qeverisë a qëndron brenda kufijve të mandatit popullor?
Qeveria e gënjeu popullin grek. I premtoi se mundej të çlirohej nga memorandumet dhe kursimet brënda kuadrit të BE-së dhe të rrugës kapitaliste të zhvillimit dhe tani përpiqet të menaxhojë kolapsin e këtyre premtimeve parazgjedhore.
Populli ti thotë jo që të dyve me të gjitha mënyrat dhe në të gjitha mjeteve që disponon. Të refuzojë edhe planet e huadhënësve edhe planin e qeverisë. Të çojë shtatin e tij dhe të pretendojnë të vetmen zgjidhje reale për interesat e veta, e cila është shkëputje me BE-në dhe me rrugën e aktuale të zhvillimit".
27.06.2015
