Në 5 Korrik 2015 u krye në Greqi referendumi me pyetjen nëse qytetarët janë dakort apo jo me propozimin për marrëveshje, që ka depozituar BE, FMN dhe BQE, ky propozim përbën një vazhdim të masave antipopullore, që arrijnë deri në 8 miliardë euro.
Shumica qeveritare SYRIZA – ANEL e refuzuan propozimin e KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) për të vënë në referendum të popullit grek edhe projekt-marrëveshjen e vet qeverisë, si dhe çështjen e heqjes së ligjeve antipopullore që kanë kaluar në vitet e fundit, dhe çështjen e shkëputjes nga BE-ja. Njëkohësisht, qeveria shpjegoi se vota "JO" në referendum përkthehet nga qeveria greke si një votë miratimi ndaj projekt-marveshjes së saj me BE-në, FMN-në dhe BQE-në, ku gjithashtu brenda 47 + 8 faqesh përmban masa të ashpëra antipunëtore - antipopullore rreth 8 miliardë euro.
Në këto kushte KKE i bëri thirrje punonjësve që tu kthejnë shpinën, me të gjitha mjetet e përshtatshme që ata kanë në dispozicion, dilemave të rreme, që viheshin në referendum, ndërsa ata që shkuan në qendrat e votimit forcat e KKE (jashtë qendrave të votimit) shpërndanin fletat e veta të votimit që shkruanin:
• JO PROPOZIMIT BE - FMN – BQE
• JO PROPOZIMIT TË QEVERISË
• SHKËPUTJE NGA BE-ja, ME POPULLIN NË PUSHTET
Natyrisht, kjo fletëvotimi, ishte kuptuar se do të dalë e pavlefshme, por bashkë me "të bardhën" dhe mospjesmarrjen përbën një rrymë politike sfiduese të opsioneve si të qeverisë SYRIZA-ANEL, ashtu dhe të organizmave imperialiste, me të cilët ajo negocion për nevojat e kapitalit në Greqi.
Duhet të theksohet se në referendum, së bashku me partitë e koalicionit (SYRIZA-ANEL) dhe në favor të "JO"-së dolën edhe fashistët e "Agimit të Artë", si dhe grupime nacionaliste dhe grupe majtiste politike tjera të vogla, si ajo e ANTARSYA.
Nga ana tjetër, në favor të "PO"-së, të cilët deklaruan se përkthehet në depozitim për "qëndrimin e vendit në BE me çdo lloj flijimi" ishte e krahu i djathtë opozitar i ND-së, PASOK-u socialdemokrat, të cilët qeverisën deri në Janar 2015, partia POTAMI, KIDISO (e ish-kryeministrit J. Papandreu) dhe forca të tjera më të vogla politike borgjeze.
Rezultatet përfundimtare u formuan si më poshtë:
Në deklaratat e tij të para, pas shpalljes së rezultatit, Dh. Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE, përshëndeti ato mijëra popull të cilët iu përgjigjën thirrjes së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), që të mos dorëzoheshin ndaj dilemave shantazhuese. Të gjithë ata që hodhën fletëvotën e Partisë Komuniste të Greqisë, përkatësisht një propozim të cilin qeveria e refuzoi që ta hedhi në votim në Kuvend, duke i hequr të drejtën popullit tonë për ta votuar masivisht në kutinë e votimit.
Ai vuri në dukje se kundër çështjes së diskutueshme të referendumit – të vjasur, një pjesë e popullit arriti të kapërcejë bllokimin dhe mashtrimin, i dha një përgjigje të parë, me votë të pavlefshëme, por edhe me të bardhën, ndërsa shumë zgjodhën të mos merrnin pjesë në këtë proces.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE duke i u drejtuar veçanërisht atyre që zgjodhën JO-në, duke besuar se kjo mund të ndalojë kursimet, ose besojnë se i përgjigjen me këtë mënyrë masave antipopullore, ndaj memorandumeve, u kërkoi atyre që të mos qetësohen, të mos mbështesin përpjekjet e qeverisë për ta kthyer këtë JO në një PO për marrëveshje të reja antipopullore. Ai theksoi se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i u ndër dorën për betejat e së nesërmes, kundër përkeqësimit të jetës së tyre.
KKE një thirrje të ngjashme i drejtojë edhe atyre që zgjodhën PO-në, nën presionin e punëdhënësve të mëdhenj, nën frikën e bankave të mbyllura, për pagën e tyre, pensionin, dhe per kursimet e tyre të vogla.
KKE vëren se negocimi, që premtoi kryeministri A. Cipras, në bazë të propozimit të tij, të çon pashmangshmërisht në një memorandum të ri, akoma dhe më të keq.
Vërtetohet nevoja e lëvizjes, populli tonë, për të miratuar masivisht dhe me vendosmëri propozimin KKE për dalje nga kriza në favor të interesave popullore. KKE do të jetë përparimtarja e të gjitha luftrave të popullit tonë edhe në periudhën e ardhshme, duke përforcuar që nga dita tjetër, që të nesërmen, linjën luftarake antimonopoliste - antikapitaliste, bashkimin me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).
06.07.2015

