Skip to content

JO memorandumit të ri "të majtë"

Date:
korr 11, 2015
pame-kinhtopoihsh-enantia-sto-neo-mnhmonio-46-1

Qeveria e "majtë" e SYRIZA dhe nacionalistët e ANEL, me mbështetjen e ND së djathtë, të PASOK-ut socialdemokrat (që qeverisnin deri në Janar 2015), të partis së qendrës "Potami", promovoi masat e reja antipopullore të papërballueshme mbi klasën punëtore dhe shtresat e tjera popullore.

Kështu vunë në darkën e 10 Korrikut në seancën Plenare të Parlamentit çështjen e dhënjes së "autorizimit" ndaj qeverisë për të negociuar një memorandum të ri, të tretë, me masa të reja antipopullore duke shtruar dilemën se ose të vazhohet politika antipopullore ose, falimentim të vendit dhe dalja nga eurozona.

Kryeministri Aleksi Cipra mbrojti memorandumin e tij, memorandumin-Cipra, duke thënë e duke argumentuar në thelb se masat antipopullore merren për të rifituar besimin e investitorëve dhe të tregjeve.

Propozimin e qeverisë e votuan në oren 5 të mëngjezit 251 deputetë, ndërsa unanimisht grupi parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) votoi kundër. Gjithsej ka pasur 32 vota kundër, 8 të bardha, 9 mungesa.

Këto zhvillime, të cilat zhveshin lakuriq dhe zbulojnë edhe një herë fytyrën e vërtetë të qeverisë  "së majtë-patriotike"  SYRIZA-ANEL,  janë "katapultë" edhe për qëndrimin e papranueshëm mbështetës, që i jepej nga jashtë vendit në muajt e fundit nga forca të ndryshme, madje edhe nga disa Parti komuniste dhe punëtore, gjoja në emër të "solidaritetit me Greqinë".

Duke folur në seancën Plenare të Parlamentit, në bisedën për dhënjen e "autorizimit" ndaj qeverisë për të nënshkruar memorandumin e tretë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE Dhimitri Kucuba, duke iu adresuar qeverisë i tha: "Ju gjithmonë keni qënë tifozë të imoralitetit politik, të oportunizëmit, ku në greqisht dhe pa e analizuar më thellë teorikisht thjesht do të thotë oportunizëm, aventurizëm.

Vetëm 10 ditë më parë, përsëri në këtë sallë, në diskutimin e propozimit për referendum, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në mënyrë të qartë ju kishte deklaruar se ju thërrisni popullin për të marrë pjesë në një referendum me një "po" dhe një "jo" që kishin dallim vetëm në shqiptim , sepse edhe "po"-ja edhe "jo"-ja janë baraz me pranimin e një memorandumi të ri, më të keq ndoshta se ato memorandumet që kemi njohur.

Ju sistemuat "jo"-në e popullit në "po"-në e memorandumeve të reja.

Diçka që u konfirmua një ditë pas nga referendumi, kur partitë e tjera politike dhe ato të "po"-së edhe ato të "jo"-së  u bashkuan dhe do të mbështesin një memorandum të ri i cili do të jetë akoma më i rëndë.

Ne ishim të bindur që në fillim se kjo do të ndodhte.

Jo sepse jemi fallxhor, por për shkak se strategjia që ju keni,  programi juaj,  pozicioni që mban drejt BE-së,  Eurozonës,  ndaj bashkësive kapitaliste në përgjithësi,  pozicioni që keni për rrugën e zhvillimit dhe sistemit që dëshironi ti shërbeni, me pashmangshmëri të çon të luftosh krah për krah me BE-në, BQE-në, FMN-në, kapitalin e madh, bashkë me grupet monopoliste, se si do të bëhet marrëveshje dhe ndarja e gjahut, se si do të shërbehen përfitimet e tyre, dhe si në fund të fundit, do të ulen të ardhurat popullore, si do të nënvlerësohet kostoja e fuqisë punëtore, si do ta shtrydhës popullin, që të kalojnë mirë zagarët e sistemit".

Sekretari i përgjithshëm i KQ të KKE, duke iu referuar dilemës së qeverisë  “marrëveshje antipopullore apo Grexit”, tha: "Edhe me "Memorandumin No-3" do të kemi falimentim të vërtetë të popullit, natyrisht, disi më të organizuar, do të kemi masa brutale antipopullore. Edhe me Grexit do të kemi varrfëri me shpejtësi, falimentimin e popullit me falimentim shtetëror, pa rrugëdalje, përsëri brenda mureve të BE-së, në rrugën kapitaliste dhe përsëri të njëjtën gjë.

Dhe këtu gjënden përgjegjësitë historike të të gjitha partive të tjera, sidomos sot të SYRIZA që qeveris, që e besoj populli.

Për të ekzistuar një dalje e vërtetë nga kriza, zhvillim në të mirën e interesave punëtore popullore, kërkohet organizim i popullit, përgatitjen e tij të gjithanshme, fjalë të pastërta, program dhe qëndrim të pastër, që të jetë i vendosur, që ai vetë, të gjënden në pushtet dhe në këtë mënyrë të organizohet ekonomia dhe shoqëria e re, jashtë dhe larg nga shoqatat imperialiste, me planifikim qëndror, me pronësi shoqërore me pasurinë e prodhuar nga klasa punëtore dhe populli jonë.

Të gjitha të tjerat janë eksperimente të skaduara të menaxhimit  socialdemokrat, të qeverive dhe menaxhimeve gjoja të majta të sistemit, brenda mureve, që të vetmen gjë që bëjnë pasi shpresat e përkohshme dhe pritjet e rreme që mbjellin e çojë popullin në zhgënjime të reja, lëvizjen punëtore në tërheqje, në reaksionimin e forcave popullore, deri reaksione ekstreme".

Duke iu referuar bllokimit të "problemit grek" në kontradiktat ndër-imperialiste, Dh. Kucubas vuri në dukje: "Na keni paraqitur disa herë si rival të vetëm të "egërin" Soible, i cili përfaqëson një pjesë të rëndësishme të kapitalit gjerman, dhe si miq të Greqisë disa herë SHBA-në, FMN-në, Francën tani, duke u fokusuar në çështjen e ristrukturimit të borxhit shtetëror.

Miqtë e popullit nuk janë as kapitalistët amerikan, as francez, as kapitalistët gjerman. Të gjithë kërkojnë therrjen e të ardhurave dhe të drejtave të popullit. Rivalitetet e tyre bëhen në territorin e krizës kapitaliste dhe pabarazinë e thellë që përshkon thelbin e Eurozonës. Konkurojnë SHBA-të dhe Gjermania për hegjemoni në Europë, FMN, Franca dhe Gjermania për të nesërmen e Eurozonës. Pjesë e kapitalit vendas, industrialë, bankar dhe padronët e vaporëve përfshihen në këtë luftë.

Sa më shumë të angazhohesh në këtë lëmsh të rrezikshëm të kontrasteve të mëdha, të gjitha perspektivat alternative do të jenë të tmerrshme, si të flasim për marrëveshje – memorandum antipopullor, ashtu dhe po të flasim për falimentim shtetëror ose Grexit, madje edhe një luftë të mundshme në rajon".

Për zhvillime të mëtejshme, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE vuri në dukje:

"Pavarësisht nga kompromisi i përkohshëm, mbetet tendenca e fortë për përjashtim shtetesh, jo vetëm për Greqinë, por për të gjitha vendet me borxhe shumë të mëdha, edhe për ato shtete që gjënden në pragun e Eurozonës.

Mos zgjedhi popullin se si do të falimentojë, me euro apo me dhrahmi.

Për të dhënë një zgjidhje përfundimtare në favor të popullit kërkohen sfidim i vërtetë, e cila nuk ka të bëjë fare me sfidën karikaturë, që pretendojnë disa forca brenda SYRIZA,  të cilat mbrështesin vetëm daljen e Greqisë nga euro dhe vetëm kaq.

Ata që argumentojnë - disa forca të SYRIZA,  dhe disa forca nacionaliste, forca reaksionare nga një kënd tjetër - se dalja e Greqisë nga eurozona, me një monedhë më të nënvlerësuar do të nxisë konkurrencën dhe zhvillimin, me pasoja pozitive për popullin, gënjejnë me vetëdije.

Greqia kapitaliste me një monedhë kombëtare nuk përbën një sfidim në favor të popullit dhe çdo forcë politike që argumenton një qëllim të tillë si një zgjidhje, ose si një objektiv i ndërmjetshëm për ndryshime rrënjësore -siç është "platforma e Majtë" e SYRIZA, ose  ANTARSYA, por dhe të tjerë, të djathtë ekstremë, forca fashiste në Europë objektivisht luajnë në lojën e pjesëve të kapitalit.

Pra ne nuk zgjedhim nëse do të falimentojmë me euro apo me dhrahmi, me zhvlerësim të brendshme apo të jashtëm.

Prandaj nuk zgjedhim as Memorandum as Grexit.

Sepse ekziston alternativa tjetër, nëse shkojmë në drejtim të sfidimit me BE-në, kapitalin dhe pushtetin e tij.

Ne mund të heqim për shembull angazhimet e komunitetit që ulin prodhimin vendas që nga sheqeri dhe mishi, gjer te ndërtimi i anijeve dhe një sërë gjërash të tjera.

Mund të shfrytëzojmë kontradiktat ndërmjet qendrave imperialiste dhe të ketë marrëveshje reciproke të dobishme ndërkombëtare nga Greqia e pushtetit popullor, që do të jetë e shkëputur nga BE-ja dhe NATO.

Mund të hapim rrugën për përmbushjen e nevojave popullore në qoftë se ne do të shkojmë për socializimin e monopoleve, të mjeteve të prodhimit, me planifikimi qendror shkencërisht, të ekonomisë në mbarë vendin".

Së fundi, Dh. Kucubas vuri në dukje se KKE i bëri thirrje popullit punonjës të organizojë kundër-sulmin në rrugë dhe në vendin e punës kundër-masave të zjarrit që përbahen.

Të shënojmë se më herët, në mbrëmjen e 10 Korrikut Fronti Militant Mbarpunëtor (PAME) realizojë në Athinë dhe në qytete të tjera demonstrata të mëdha kundër memorandumit të tretë ("të majtë") me masa antipopullore. Në tubime morrën pjesë sindikata, Komitete Popullore, Shoqata dhe Grupe të Gruas, Shoqata dhe Komitete Militante të të vetëpunësuarve dhe zanatçinjve të vegjël, nxënës dhe studentë, të gjithë ata që, me masat e koalicionit qeveritar demtohen për të shumtin herë, formuan tubime dhe bërtitën "Gjer këtu! Ekziston një rrugë tjetë, që i intereson popullit".

Dh. Kucubas në demostratën e PAME në Athinë, shënojë: "Nuk ka më kohë për të humbur. Populli punonjës tani duhet të organizojë luftën, pretendimet e tij, të organizojë aleancën popullore".