Skip to content

MBI SITUATËN NË GREQI DHE ROLIN ANTIPOPULLOR TË SYRIZA

Date:
korr 28, 2015
pame-ypoyrgeio-oikonomikon-6%281%29


• Përgjegjësitë e duartrokitësve

 Artikull i Jorgo Marinos
Anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Hyrje

Të Hënën, më 13 Korrik, qeveria SYRIZA -ANEL me mbështetjen e të gjitha partive borgjeze ranë dakord në Samitin e Eurozonës për një paket me masa antipopullore shumë të rënda, për një memorandum të tretë, i cili therr dhe ato pak të drejta të mbetura punëtore - popullore.

Të Mërkurën, 15 Korrik, qeveria "për herë të parë e majtë" miratoj në parlament me votat e partive borgjeze ND - PASOK – POTAMI, marrëveshjen e Samitit dhe paketën e parë për zbatimin e memorandumit të 3-të që ngarkon popullin me masa të reja, shumë të rënda tatimore dhe, heq të drejtat për dalje në pension. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) votoi kundër dhe paraqiti propozim për votim të hapur dhe jo të fshehtë, gjatë së cilës 32 kuadër të SYRIZA votuan "JO" , 6  “PREZENT” dhe një abstenim, duke thënë: "votëjmë kundër memorandumit të ri, por ... ne mbështesim me gjithë zemër qeverinë që e sjell".

Përvoja e pesë muajve me SYRIZA në qeverisje dëshmon se as nuk donte dhe as nuk mundesh të përgatiste popullin për konfrontim me memorandumet dhe me monopolet, greke dhe europiane, sepse pikërisht nuk kishte asnjë orientim për rezistencë dhe konfrontim. Për kundrazi, mashtrojë popullin se mund të hapte rrugë për ndryshime propopullore brënda aleancës së ujqërve, të BE-së.

Këto zhvillime përbëjnë shprehjen më oshëtime të dështimit të së ashtuquajturës  "e majta qeveritare" ose e "rigjeneruar",  të teorisë se BE-ja mund të ndryshojë karakterin e saj monopolist dhe antipopullor.

Vërtetohet vija e luftës e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) , qëndrimi i pa lëkundur dhe korrekt i Partisë, që hodhi poshtë pjesëmarrjen në të tilla "Qeveri të majta", të cilat në fakt janë qeveri të menaxhimit borgjez.

Në bazë të kësaj përvoje konkrete dhe duke tejkaluar "bombardimet" e mediave urbane, punëtorët në Europë dhe në gjithë botën kanë për detyrë të përpiqen të gjejnë të vërtetën dhe të përdorin zhvillimet në Greqi për të nxjerrë konkluzione të dobishme.

Të shqyrtojnë,  të studjoinë vijën e luftës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke shpuar muret e disinformacionit të forcave urbane dhe oportuniste të cilat jetojnë në botën e tyre të menaxhimit të barbarizmit kapitalist dhe punojnë sistematikisht për manipulimin e punëtorëve.
                   
CILA ËSHTË SITUATA REALE NË GREQI?
CILI ËSHTË ROLI I VËRTET I SYRIZA – PËR SE TREGOHET  PËRGJEGJËSIA E DUARTROKITËSVE TË SYRIZA?

Së pari, gjatë krizës kapitaliste, në kushtet e pasojave të dhimbshme që i solli klasës punëtore, shtresave popullore politika antipopullore e Partisë Liberale të ND dhe PASOK-ut socialdemokrat, filloi një reformë e thellë e sistemit politik borgjez.

U dobësuan partitë tradicionale borgjeze, që patën një rënie të madhe, dhe u forcuan SYRIZA dhe organizata kriminale -naziste "Agimi i Artë".

SYRIZA nga një parti e vogël oportuniste shpërtheu në rezultate të larta votimi në zgjedhjet e Qershorit 2012, dhe për herë të parë erdhi në pushtet në zgjedhjet e Janarit 2015 dhe formoi një qeveri me partinë e djathtë, nacionaliste ANEL,.

Gjatë gjithë kësaj periudhe kjo parti futi në kurth punëtorët me skemën e rremë "memorandum -antimemorandum" duke fshehur se memorandumet janë pjesë e strategjisë së përgjithshme të kapitalit, shkeli mbi problemet akute të popullit, dha premtime të rreme se do ti lehtësonte dhe do të kënaqte kërkesat që pretendoheshin nga punëtorët.

Në këtë kontekst, premtoi se do të japi rritje të pagës minimale, do të rivendosë Marrëveshjet Kolektive të Punës, do të heqë tatimin e pronës së patundur, do të rrisë shumën e pataksuar, do të ndalojë privatizimet etj.

Pavarësisht nga parullat që përdori, në praktikë SYRIZA formojë një strategji socialdemokrate dhe e bëri të qartë që në fillim se do të menaxhojë kapitalizmin dhe se do ti shërbejë konkurrencës dhe rentabilitetit të grupeve monopoliste, se do të zbatojë strategjinë e BE-së, të cilën e quajti "shtëpi të përbashkët europane".

Së dyti, pas zgjedhjeve të vitit 2015, qeveria SYRIZA-ANEL  vazhdojë politikat antipopullore të qeverive së mëparshme. Më 20 Shkurt nënshkrojë një marrëveshje me BE-BQE-FMN (Trojkën) dhe ndërmori angazhime për njohjen dhe shlyerjen e borxhit që nuk e ka krijuar populli,  "shmangien e veprimeve të njëanshme", mos zbatimin e premtimeve para-zgjedhore dhe promovimin  e "ristrukturimit kapitalist".

Në negociatat që pasuan në Bruksel qeveria SYRIZA-ANEL  paraqiti si propozim një paketë masash shumë të rënda antipopullore ku përfshinin:

Ruajtjen e memorandumeve dhe në përgjithësi të gjitha ligjet në fuqi të ND-së dhe PASOK-ut, imponimin e shtimit të taksave, shqepjen e të drejtave të pensionit, privatizime e.t.j  me kosto 8 miliardë, kundër popullit. Ky propozim ishte i ngjashëm me propozimin e trojkës të cilës masat antipopullore që ajo propozonte vlerësoheshin rreth 8.5 miliardë. euro.

Polemikat në negociata dhe tërheqja e qeverisë SYRIZA-ANEL, në një moment, nuk kanë lidhje me promovimin e rezistencës për të mbrojtur interesat popullore, siç tregohet pa bazë nga disa parti jashtë Greqisë.

Mbi tryezë ishin interesat e monopoleve dhe mbi këtë bazë u shprehën kundërshtime të përgjithshme lidhur me përzierjen e menaxhimit të kapitalizmit, ecurinë e eurozonës dhe pozitën e Greqisë në këtë, (duke përfshirë këtu edhe Grexit), kontradiktat mes Gjermanisë dhe Francës, SHBA-së dhe Eurozonës, veçanërisht Gjermanisë për udhëheqjen në Europë.

Së treti, në këto rrethana, qeveria solli në kuvend, të Shtunën e 27 Qershorit, propozimin për referendum duke u përpjekur të futi në kurth popullin me një PO ose JO në paketën e re të masave antipopullore të Trojkës, duke refuzuar të vendosi në gjykimin e popullit propozimin e vet antipopullorë.

Partia Komuniste e Greqisë (brënda në kuvend), këmnguli që të vihet në referendum:
A) Propozimi i Trojkës.  B) propozimi i qeverisë.  C) propozimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për "SHKËPUTJE NGA BE-ja, HEQJEN E MEMORANDUMEVE DHE TË GJITHA LIGJEVE ZBATUES ANTIPOPULLOR NË FUQI".

Qeveria në mënyrë arbitrare nuk pranoi ta hidhte në votim propozimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me synim që të shantazhonte popullin dhe për të shfrytëzuar votën popullore si një aprovim ndaj propozimit të saj – të memorandumit të ri.
KKE rezistojë, denoncoi shantazhin dhe ngriti në gjykimin e popullit fletvotën e vet që tregonte:
"JO PROPOZIMIT TË BE-BQE -FMN.
JO PROPOZIMIT TË QEVERISË.
SHKËPUTJE NGA BE-ja ME POPULLIN NË PUSHTET ".

Kjo fletvotë u qarkullua në vendet e punës, në lagjet popullore, jashtë qendrave të votimit në ditën e referendumit, ndërsa njëkohësisht, KKE,  i bëri thirrje popullit për të rezistuar me çdo mënyrë për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj memorandumeve të reja.

Në kushtet e dilemave dhe shantazheve të rreme, KKE i tregojë popullit se që të dyja, edhe PO-ja edhe JO-ja, do të përdoren për të imponuar masa të reja antipopullore.

Ky vendim është një trashëgimi e madhe për popullin tonë, për të vazhduar luftën me bazë interesat e veta.

Një pjesë e rëndësishme e popullit tonë rezistojë. Hodhi në kutinë e votimit fletëvotën e KKE, votojë të bardhë ose votë të pavlefshme - (më shumë se 350 000, 6%) - një pjesë e punonjësve ndoqi rrugën e mospjesmarjes.

KKE nuk vuri objektiv numerik në referendum, qëndrimi i Partisë ishte ishte një qëndrim parimor politik, i dha mesazhin politik popullit që të mos dorëzohej ndaj asnjë dileme shantazhuese, qoftë nga trojka qoftë dhe nga qeveria dhe partitë e tjera politike borgjeze.

Katër, një ditë pas referendumit, më 6 Korrik, zhvillimet vërtetuan me mënyrën më karakteristike qëndrimet dhe linjën e luftës së KKE dhe i lanë lakuriq fare partitë që festuan bashkë me SYRIZA jashtë vendit ose i dërguan mesazhe mbështetëse kryeministrit grek.

Një ditë pas referendumit me iniciativën e Kryeministrit Cipra dhe pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, u bë një takim i liderëve politikë dhe e spastruan edhe më tej peizazhin.

SYRIZA, ANEL, ND, PASOK dhe POTAMI, dmth të gjitha partitë borgjeze, nënshkruan një deklaratë të përbashkët që ndër të tjera përmënd si në vijim: "Vendimi i fundit i popullit grek, nuk përbën një urdhër për konfrontim, por një urdhër për vazhdimin dhe forcimin e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje shoqërore të drejtë dhe ekonomikisht të qëndrueshme .... ", duke vërtetuar kështu se të gjitha partitë borgjeze janë të gatshëme të nënshkruajnë një marrëveshje, një memorandum të ri me trojkën kundra popullit.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE sh. Dhimitri Kucuba kundështojë, e ndau qëndrimin e tij dhe pas takimit të liderëve politik deklarojë mes të tjerash: "Ne shprehëm qartë, edhe një herë, pikëpamjet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si për vlerësimet rezultatit të votimit, si dhe kryesisht për problemet e mëdha që përjeton populli grek në këtë aleancë ujqërish të BE-së, me një politikë që të çon vazhdimisht dhe rrit jorrugëdaljet për popullin, për të ardhurat e popullit, për ecurinë e vendit, për ecurinë e popullit tonë tërësisht.

Vërtetohet, edhe një herë, se nuk mund të ekzistojnë negociata propopullore, pro-punëtore brenda mureve të BE-së, në kuadërin e rrugës kapitaliste të zhvillimit. ... ..nuk ka autorizuar askush ndonjë që të shkojë për të nënshkruar memorandume të reja, masa të reja të dhimbshme për popullin tonë".

Së pesti, pas referendumit qeveria SYRIZA-ANEL dërgojë në Mekanizmën Mbështetëse Europiane (ESM) kërkesë për program kreditorë 3-vjeçar rreth 50 miliardë euro, me Marrëveshje të re Kreditore dhe me një Memorandum të ri.

Të Premten, më 10 Korrik qeveria i dorëzojë Trojkës (BE, BQE, FMN) Paketë të papranueshme me masa të reja të rënda antipopullore – Memorandum të 3-të tashmë me kosto më shumë se 12 miliardë Euro !!!.  D.m.th, 4- 5 miliardë më shumë mbi paketën që bisedonte para referendumit.

Në të njëjtën ditë, në një debat në Kuvënd, qeveria kërkoi dhe mori nga partitë borgjeze, ND -PASOK dhe POTAMI mbështetjen dhe autorizimin e tyre për të nënshkruar marrëveshjen antipopullore –memorandumin e 3-të.

Ndërsa në mëngjesin e të Hënës së 13 Korrikut, Kryeministri Cipra ra dakord në Samitin e Eurozonës për kredi të re prej 83 Miliardë Euro dhe për një paketë-memorandum të re shumë të rrezikshëm, që me të vërtetë therr edhe ato pak të drejta punëtore – popullore që kanë mbetur.

Shembujt e mëposhtëm janë tipike :

Ruajtja e ENFIA-s dmth e Tatimit në pasuri të patundshme dhe të masave të tjera të rënda fiskale të ND-së dhe PASOK-ut që kanë sjellë miliona familje popullore në vuajtje dhe më shumë rritje të normës së taksave e tatimeve në vlerën e shtuar (TVSH) duke transferuar ushqimet e paketuara dhe llojet e tjera të konsumit popullorë në normën më të lartë prej 23%, eliminimin e lirimit nga taksat për fermerët, rritje të madhe të TVSH-së në ishuj, etj.

Propaganda e qeverisë se po rrit tatimin e kompanive të mëdha të biznesit dhe të pronarëve të anijeve është e pabazë. Kjo është një pikë uji në oqean. Përjashtimet nga taksat për pronarët e anijeve, dhe në përgjithësi të kapitalit të madh ruhen akoma.

Ruajtje të, të gjitha masave të anti-sigurimit shoqëror për shkurtimin e pensioneve, rritje të moshës së daljes në pension, heqjen e kontributit të pronarëve në sigurimet shoqërore, dhe për më tepër edhe masa të reja shtesë për të hequr pensionin e parakohshëm që ka mbetur për dalje në pension në 67 vjeç, heqjen e ndihmës për pensionistët me pensione shumë të ulëta, rritjen e kontributit për punonjësit për sigurime shoqërore, konsolidim të arkave të pensionit me të drejta barazimi rumbullakosje për së poshtëmi, duke shqyrtuar masa shtesë shumë të ashpra në emër të qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve.

Ruajtjen e nivelit "mesjetarë" që mbizotëron në vendet e punës, ngrirje të Marrveshjes Kolektive të Punës, ruajtjen e shkurtimit të pagave dhe për më tepër masa të reja antipunëtore në emër të përshtatjes me udhëzimet e BE-së për zgjerimin e marrëveshjeve individuale mes punonjësve - punëdhënësve, përforcim të mënyrës së punësimit të përkohshëm, të marrëdhënieve elastike të punës.

Zbatim të Veglave të organizatës imperialist OECD (të cilën qeveria e konsideron si një partner strategjik të saj) i cili parashikon liberalizimin e profesioneve, heqje e pushimit të së Dielës, etj.

Ruajtjen e privatizimeve të deritanishme dhe nxitjen për të tjera, në porte, 14 aeroporteve rajonale, të hekurudhave, të kompanisë së menaxhimit të gazit natyror etj.

Krijimin e mekanzmave për hipotektim dhe shitjen të pronës publike, në mënyrë që të mblidhen 50 miliardë Euro për shlyerjen e borxhit etj.

Krijimin e tepricës primare 1% në vitin 2015, 2% në vitin 2016, 3% në vitin 2017, 3.5% në vitin 2018 dhe  zbatimin e një mekanizme automatike të shkurtimit të pagave, pensioneve, shpenzimeve sociale nëse ekziston devijim nga këto objektiva.

Qeveria e SYRIZA-ANEL për të nxitur popullin që ti pranojë këto masa, përdori, siç përdori ND dhe PASOK, të njëjtën dilemë shantazhuese: Memorandumit të ri të ashpër apo një falimentim shtetëror për mes një Grexit?

U përsërit e njëjta dilemë që u tha edhe me Memorandumin 1, dhe me Memorandumin 2, dhe çdo herë që qe për të marrë një kësht. Çdo herë populli duhet të zgjedhi të keqen më të "vogël", e cila përfundimisht të çon në të keqen më të madhe.

Akoma dhe tani, që është bërë e qartë politika e antipopullore e SYRIZA, Cipra përpiqet për të nxitur shpresa të rreme duke pretenduar se marrëveshja përfshin rregullimin e borxhit (të cilin e rriti me kredin e re) dhe të ashtuquajturën "paketën e zhvillimit". Ndërsa është e njohur se borxhi në çdo rast, e paguan populli dhe "paketat" do të drejtohen përsëri drejt grupeve të mëdha monopoliste ekonomike që do të kenë përfitime të shumta.

 

Së gjashti, nuk janë vetëm këto, politika antipopullore e qeverisë SYRIZA-ANEL shprehet edhe në politikën e jashtme.

Qeveria greke brenda 5 muajve i dha mbështetje të fortë NATO-s, SHBA, aksit Euro-Atlantikë.

Jo vetëm që i mbajti, por u angazhua që të forcojë bazat AmerikanoNatoike në Sudha, trurin e ndërhyrjeve imperialiste dhe luftërave në rajon, Aktion (Radarin Fluturues), komandat në Selanik, në Larisa etj.

Shpalli se në konsultim me SHBA-të do të instalojë bazë të re të NATO-s në detin Egje, në ishullin Karpathos.

Me pozicion zyrtar të qeverisë u angazhua për të siguruar forcat e armatosura dhe baza ushtarake për luftëra të reja imperialiste në rajon, në emër të përballimit me Xhihadistët dhe "mbrojtjen e popullsive të krishtere".

Merr pjesë në stërvitjet ushtarake me SHBA-të dhe Izraelin dhe përmirëson marrëdhëniet ushtarake, politike dhe ekonomike me shtetin e Izraelit i cili vazhdon pushtimin e tij dhe godet brutalisht popullin Palestinez.

E ashtuquajtura "politika shumëdimensionale" me Rusinë dhe Kinën, me BRICS-at, kryhet nga perspektiva e promovimit të interesave të grupeve monopoliste për përmirësimin e pozitës së tyre në fushën e shahut të energjisë, në kontekstin e antagonizmave të përgjithshme imperialiste, duke e ngatëruar popullin tonë në aventura të reja.

 

DISA KONKLUZIONE

Përmes këtij zhvillimi punëtorët në Europë dhe në gjithë botën mund të nxjerin mësime të rëndësishme për zhvillimet në Greqi, të dënojnë forcat politike që mbrojnë rrugën kapitaliste të zhvillimit dhe Bashkimin Europian, Bashkimin imperialist ndërshtetëror.

Komunistët dhe komunistet, punëtorët dhe punëtoret, e kanë për detyrë të shqyrtojnë zhvillimet në bazë të fakteve.

Të vlerësojnë qëndrimin e dhjetëra Partive Komuniste që u përpoqën të analizojnë me kriter klasor zhvillimet në Greqi dhe duke respektuar parimin e Internacionalizmit Proletar kontribuan në mbështetjen e luftës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), duke botuar materialet informuese të saj dhe intervistat e ngjashme, shkruajtën artikuj dhe kundërluftuan konfuzionet që kultivonte  SYRIZA dhe PME-ja (Partia e së Majtës Europiane).

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) falënderon shumë dhjetrat e Partive Komuniste dhe dhjetrat e Rinive Komuniste në të gjithë botën që shprehën me shumë mënyra solidaritetin e tyre dhe qëndruan në krahun tonë në luftën e partisë tonë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Falenderojmë punonjësit dhe punonjëset, sindikatat dhe organizatat e tjera të lëvizjes popullore nga jashtë që mbështesin luftën e lëvizjes klasore në Greqi.

Partia jonë do të vazhdojë të japë luftë të ashpër dhe të nderojë besimin e tyre.

Me të vërtet, në kushtet e presionit të fortë që u ushtrua nga mekanizmi ideologjikë borgjez dhe ndërhyrja e forcave oportuniste, është fakt shumë i rëndësishëm manifestimi masiv i Solidaritetit Ndërkombëtar. Kjo është një kontribut në luftën tonë të përbashkët, është një përvojë e vlefshëme e cila do të japë fryte në vitet e ardhshëme.

Njëkohësisht, komunistët dhe komunistet, punonjësit dhe punonjëset është e detyrueshme të analizojnë me kujdes dhe të dënojnë forcat e oportunizmit dhe në përgjithësi forcat që fshehën gjatë gjithë kësaj periudhe pozicionet e KKE dhe u rrjeshtuan në një krah me SYRIZA, duke zbukuruar elementin politik klasor-antipopullor të SYRIZA, karakterin e saj socialdemokrat.

Rol veçanërisht të rrezikshëm në manipulimin e punëtorëve përmbushi PME-ja,  "Partia e së Majtës Europiane" ku në pozicionet socialdemokrate të SYRIZA  pa strategjinë e vet të shndruar të menaxhimit urban, pozitat e veta për integrimin në BE.

Ishte e pritshme.

Problemi i madh është me disa P.K që u shndruan në duartrokitës të SYRIZA, e paraqesnin si një forcë që rezistonte ndaj BE-së, duke e fshehur se kjo parti është një përkrahëse e aleancës së ujqërve Europian dhe NATO-s, administrator të sistemit barbarë kapitalist.

Këto forca përshëndetën "JO"-në e referendumit, por fshehën që pas kësaj del "PO"-ja e SYRIZA në memorandumin e ri, me masa të reja që vazhdojnë ti rrjedhin gjakun popullit tonë.

Dezinformuan punëtorët në vendet e tyre. Lidhën qëndrimin e qeverisë Greke me mbrojtjen e "sovranitetit popullor", por fakti thekson se nuk mund të jetë dominues populli i cili është i rrethuar nga shantazhe të forcave borgjeze, i cili është i uritur,  i papunë, viktimë e kapitalizmit dhe kapitalistëve që kanë pushtetin dhe pronësinë e mjeteve të prodhimit, që plaçkitin pasurinë e prodhuar nga punëtorët.

Qëndrimi i këtyre partive u objektivisht u drejtua kundër luftës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe funksionojë kundër interesave të klasës punëtore, të shtresave popullore në Greqi, në çdo vend, sepse mbështetja e socialdemokracis së re forcon armikun e punëtorëve, kultivon iluzione dhe konfuzione.

Nuk ka asnjë justifikim. Përgjegjësitë janë të mëdha. Partitë që fshehën qëndrimet e KKE, organizuan manifestime mbështetjeje për SYRIZA dhe përshëndetën socialdemokracinë, tani mbetën lakuriq.

Në praktikë, p.sh. manifestimet në Paris, Romë, Bruksel, Lefkosi, Lisbonë dhe në qytete të tjera u përdorën nga SYRIZA si një alibi  "e majtë"  për të forcuar pozitën e saj, të paraqitet si "Shpëtimtare" dhe të imponojë ndaj punëtorëve grekë masa të reja të dhimbëshme antipopullore.

Për këto çështje nuk flasim për herë të parë. Pasojat e efektit oportunist në linjat e lëvizjes komuniste, pasojat e kundër-revolucionit vazhdojnë të jenë të dhimbshme.

Partia jonë, siç dihet, e ka shprehur konstante (për shumë vite) solidaritetin e saj internacionalist, madje edhe te P.K që sot radhiten me kundërshtarët e saj politikë. KKE ndjek pozitën e parimeve dhe kështu do të vazhdojmë.

Por për zgjedhjet e P.K që u bashkuan me anën e Socialdemokracisë duhet patjetër të hapet debati në Lëvizjen Europiane dhe Ndërkombëtare Komuniste dhe të dalin konkluzione.

Kushdo që humb busullën klasore, revolucionare i drejtohet greminës, edhe nëse mbajnë emrin komunist, edhe pse në mënyrë tipike i referohet socializmit.

Këtë konfirmon përvoja historike dhe në këtë rrugë gjënden forcat që përdorin shpifjen e sektarizmit për të fajësuar luftën revolucionare, për të fshehur tërheqjen e tyre nga parimet e Marksizëm-Leninizmit, në përzgjedhjen e menaxhimit urban.

Zhvillimet e fundit kanë hapur çështje serioze që do të diskutohen akoma më tej.

Partitë socialdemokrate p.sh. si lloji i SYRIZA dhe i PODEMOS punojnë për manipulimin e klasës punëtore, për të siguruar menaxhimin kapitalist me parulla pseudo të majta.

Në praktikë, me shembullin e SYRIZA u dëshmua edhe një herë se të ashtuquajturat "qeveritë e majta" përbëjnë formë menaxhimi dhe riprodhimi të shfrytëzimit kapitalist, kultivojnë iluzione, çarmatosin forca popullore dhe çojnë në forcimin e forcave konservatore, në rikthimin e qeverive të krahut të djathtë. Shembujt e "qeverive të majta" në Francë, në Itali, Qipro, Danimarkë, por edhe në vendet e Amerikës Latine konfirmojnë këtë vlerësim.

Pozicioni që paraqitet si një zgjidhje populiste për të zëvendësuar monedhën euro p.sh. me dhrahminë në Greqi, një pozicion që e mbështesin disa grupe të ndryshme të majta dhe kuadro të SYRIZA që votuan kundër memorandumit të tretë në parlament, është "pluhur në sytë" e punëtorëve. Vetëm monedha nuk mund të zgjidhi asnjë problem në të mirë të popullit. Shfrytëzimi kapitalist do të vazhdojë dhe ajo që përcakton zhvillimet është cila klasë shoqërore ka pushtetin dhe mjetet e prodhimit në duart e saj.

Përpjekjet për të interpretuar zhvillimet me qëndrime që e paraqesin Greqinë si një "koloni" nuk kanë bazë objektive, ajo fshin objektivat dhe interesat e klasës borgjeze, nuk merr parasysh zhvillimin e pabarabartë kapitalist dhe marrëdhëniet e pabarabarta mes shteteve kapitaliste.

Zgjedhja mbizotëruese e klasës borgjeze është në qëndrimin e Greqisë në NATO-BE dhe lëshimi i  të drejtave sovrane është një zgjedhje e ndërgjegjshme me qëllim mbrojtjen e kapitalizmit dhe i shërben interesave të monopoleve brenda aleancave imperialiste.

Përqendrimi i vëmendjes në qëndrimin e Gjermanisë, përpjekja për të interpretuar zhvillimet me të ashtëquajturën "grusht shteti i Soibles" errëson thelbin e rivaliteteve ndër-imperialiste, interesat që përplasen.

Zgjedhja e qeverisë së SYRIZA-ANEL për të zgjedhur aleatë p.sh. në SHBA dhe në Francë nuk është e lidhur me interesat e popullit por me interesat e grupeve monopoliste, duke e vënë në telashe edhe më shumë popullin tonë , dhe duke e futur atë në lëmshin e antagonizmave imperialiste.

Tipike janë deklaratat e fundit të kuadrit të SYRIZA dhe zv.kryetarit të qeverisë i cili deklarojë se: "Ne duhet të falenderojmë publikisht qeverinë e SHBA-së dhe presidentin Obama, sepse pa kontributin dhe këmbënguljen e tij që marrëveshja të përfshinte dhe çështjet e borxhit edhe horizont zhvillimi, ne mund dhe të mos kishim arritur"

LUFTA E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

KKE tërhoqi përpara duke pasuruar strategjinë e saj në bazë të kërkesave bashkohore të luftës së klasave, duke tejkaluar "fazat e ndërmjetme" të menaxhimit të sistemit shfrytëzues dhe variacionet e ndryshme të ruajtjes së demokracisë borgjeze, duke mbrojtur determinizmin e revolucionit dhe ndërtimit socialist.

Partia jonë shfrytëzojë  vijën luftarake antikapitaliste -antimonopoliste, vijën e përqendrimit dhe përgatitjes së forcave punëtore-popullore për përmbysjen e kapitalizmit, për pushtet punëtor-popullor, për socializëm, duke hedhur poshtë bashkëpunimin me Partinë Socialdemokrate të SYRIZA dhe çdo pjesëmarrje në qeveri të menaxhimit urban.

Dha një përgjigje vendimtare në zgjedhjet e vitit 2012, duke vazhduar, në kushte të vështira, pavarësinë ideologjike - politike dhe luftën masive në bazë të nevojave bashkëkohore të familjeve punëtore - popullore.

Ajo dha betejën e zgjedhjeve të vitit 2015, rriti forcën e saj dhe shfrytëzon 15 deputetët të grupit të saj parlamentar për të nxjerë në sipërfaqe problemet e popullit, duke paraqitur propozime të rëndësishme ligjore, si ajo për eliminimin e memorandumeve dhe ligjeve implementues që qeveria refuzon ta diskutojë në parlament këtu e pesë muaj.

Shfrytëzon grupin e saj Europarlamentar në krah të punëtorëve, duke arritur nivel të ri të ndërhyrjeve të forta politike pas largimit nga GUE / NGL e cila është bërë një aneksi e PME-së.

Vazhdimësi e kësaj lufte politike është qëndrimi krenar i KKE në referendumin e fundit në të cilën zbuloi politikën antipopullore të qeverisë SYRIZA-ANEL, të Trojkës dhe partive borgjeze që mbështesin "me çdo kusht në BE", duke paraqitur propozimin e vet në popull.

Partia jonë ndërhyn me vendosmëri në zhvillimet politike, kundërlufton vështirësitë dhe dobësitë dhe punon pa pushim në vendet e punës, brënda në lëvizjen punëtore - popullore, përparimtare në luftërat e klasës punëtore, të fshatarësisë, të shtresave të mesme, të rinisë, vazhdon veprimtarinë e saj internacionaliste, forcon marrëdhëniet e saj me dhjetra P.K në mbarë botën dhe përpiqet për të diskutuar përvojën e saj me komunistë dhe komuniste, me forca përparimtare të punës jashtë vendit.

Detyrat janë shumë serioze. KKE hedh peshë në organizimin e rezistencës së punëtorëve kundër marrëveshjes antipopullore të qeverisë SYRIZA -ANEL, që të rriten pretendimet dhe të zhvillohet lëvizje këmngulëse që do të kërkojë masivisht kthimin e humbjeve, kënaqësinë e nevojave bashkëkohore.

Lëvizja klasore, PAME (Fronti Militant Mbarpunëtor) dhe grupimet e tjera militante shkallëzojnë protestat masive, çojnë përpjekjet për të organizuar lëvizjen e solidaritetit për të mbështetur ata që vuajnë nga papunësia dhe varfëria, mbështetjen e pensionistëve, të punëtorëve që qëndrojnë në rradhët e bankave për të marrë një pjesë të vogël të pensioneve për shkak të aforfesë mbi këmbimet bankare.

Me komitete militante në vendet e punës, fabrika, spitale, supermarkete, në shërbime, duke mobilizuar 'komitete popullore' në lagje.

Këto janë mjete të vlefshme për forcimin e luftës së popullit.

Në këtë rrugë vazhdojmë dhe i bëjmë thirrje klasës punëtore, shtresave popullore që të miratojnë masivisht dhe me vendosmëri propozimin politik të KKE për organizimin sa më të mirë të punëtorëve dhe punëtoreve, zhvillimin e lëvizjes punëtore, për të forcuar aleancën popullore mes klasës punëtore , fshatarësisë, shtresave të tjera të varfëra popullore, në mënyrë që të forcohet lufta për ndryshime të thella, radikale. Për socializimin e monopoleve, me planifikimin qendror shkencor të ekonomisë, shkëputjen nga NATO - BE dhe zhvillimin e marrëdhënieve reciproke të dobishme me shtetet e tjera dhe popuj, me fshirje të njëanshme të borxhit, me klasën punëtore, populli tonë me të vërtetë në pushtet.

 

 28.07.2015