Skip to content

"SYRIZA Nr 2" dhe përpjekja e re për të mashtruar popullin

Date:
gush 27, 2015
LAE

Filozofi i lashtë Herakliti thoshte: "Askush nuk futet dot dy herë në të njëjtin lumë", por disa grek të epokës moderne duken se janë injorant të kësaj thënie. Bëhet fjalë për disa forca politike që kohët e fundit u shkëputën nga SYRIZA dhe shpallën krijimin e një partie të re,  Bashkimin Popullor (LAEN). Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, në lidhje me këtë zhvillim, theksoi se "i njëjti skenar nuk duhet të përsëritet në kurriz të popullit. Në çdo rast, përsëritja është zakonisht më e keqe se filmat e parë.

 

Sistemi po përdor "Rezervën e tij të majtë"

Që të kuptojmë zhvillimet më të fundit politike në Greqi, ja vlen të përmendim disa fakte në lidhje me historinë e SYRIZA-s.  SYRIZA u formua si një bashkim i grupeve të ndryshme oportuniste me bazë celulën e Synaspismos-it (SYN), d.m.th të atyre që ikën nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në dhjetveçarin e 90-ës, të ndikuar nga idetë e Gorbaçovit, pasi ata më parë ishin përpjekur, por pa sukses, për të arritur social-demokratizimin dhe vetë-likuidimin organizativ të Partisë Komunuste të Greqisë (KKE). Me këto forca u bashkuan edhe ata që ishi larguar më parë nga KKE (në 1968-ën), nën ndikimin e rymës oportuniste euro-komuniste.

Programi Synaspismos-it (SYN) ka qenë gjithmonë një program për menaxhimin social-demokrat, nëpërmjet reformave.

Nga fillim i viteve 2000 dhe më pas, sidomos pas bashkimit me ta të grupeve të ndryshme (Troçkiste, maoiste etj) dhe transformimin e SYN në SYRIZA, ky program social-demokratik u vesh me një pështillje "radikale", "anti-sistemike", "lëvizjesh". Diçka që u përforcua pas vitit 2010, me shpërthimin e krizës ekonomike kapitaliste. Nënshkrimi i marrëveshjeve anti-popullore (memorandumeve) të qeverive të PASOK-ut dhe ND-së me organizmat imperialiste (BE, FMN, BQE), e cila u shoqëruan me masa të ashpra anti-popullore, solli dhe pajtimin e SYRIZA-s me linjën e paqartë të "anti- memorandumit". Në të njëjtën kohë, rënia e shpejtë e PASOK-ut socialdemokrat çoi në thithjen e shumë kuadrove të kësaj partie nga SYRIZA. Dilema e rremë "memorandum-antimemorandum" i lejuan SYRIZA-s të rrëmbejë ide, të mashtrojë forca popullore, duke i premtuar popullit se është e mundur të lirohen nga masat e ashpra anti-punëtore por brenda kuadrit të BE-së dhe me rrugën kapitaliste të zhvillimit, duke promovuar kërkesën për reduktimin e një pjese të borxhit të shtetit, pra në thelbin ata pranuan se borxhi i krijuar nga qeveritë e plutokracisë duhet të paguhet nga populli.

Në kontekstin e ripërbërjes së skenës politike në vitin 2012, SYRIZA u mbështet nga një pjesë e klasës borgjeze dhe rriti jashtëzakonisht forcën e saj zgjedhore, duke arritur fitoren në zgjedhjet e Janarit 2015. Formoi qeveri me një parti tjetër, ANEL-in, i cili baza e tij vjen nga partia konservatore ND-së dhe ka tendenca nacionaliste.

Pas 6 muajsh qeverisjesh të SYRIZA-ANEL, populli grek erdhi ballë për ballë me një memorandum të ri, të 3-in, i cili përfshin masa të reja antipunëtore-antipopullore.

 

Slloganet e "Majta" në shërbim të kapitalit

Nëse diçka është vërtetuar në mënyrën më të dukshme nga zhvillimet e muajve të fundit në lidhje me SYRIZA-n dhe qeverisjen e tij borgjeze, ajo është falimentimi i plotë i politikës që pretendon se mund ti shërbejë njëkohësisht edhe monopoleve por edhe popullit. Se ajo mundet, me anë të një qeverie borgjeze, brenda Bashkimit Europian dhe aleancave imperialiste dhe në kushtet e barbarizmit kapitalist, ti shërbejë interesave popullore. Me firmosjen e koalicionit qeveritar SYRIZA-ANEL, të cilët u treguan pasardhës të denjtë të qeverive të koalicionit ND-PASOK, u votua edhe me votat e partive të tjera borgjese (ND, PASOK, Potami) masakra e re e popullit grek, e familjeve puntore popullore.

Ndër masat e memorandumit të 3-të dhe të tmerrshëm janë dhe shkurtimet e reja dramatike në paga dhe pensione, përbysje negative në marrëdhëniet e punës, një raund i ri me shumë taksa, shkurtim të shërbimeve shëndetësore, arsimore dhe mbrojtjes sociale, privatizime të reja, si dhe fishekun e fundit në kokën e fermerëve të varfër dhe të vetë-punësuarve. Dhe në të njëjtën kohë memorandumet e mëparshme dhe 400 ligjet zbatues anti-popullor nuk janë prekur dhe gjënden në zbatim.

Përballë këtij falimentimit të ri të stilit socialdemokrat në këto pak muaj, diçka që Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e kishte parashikuar me saktësi dhe e kishte paralajmëruar popullin, është e qartë që sistemi politik borgjez ka nevojë për të krijuar barriera të reja për të penguar radikalizimin e popullit.

Kështu që, skenari që u shpalos nga viti 2012 deri në vitin 2014 me SYRIZA-n, tani përsëritet në Greqi me të sapoformuarit e "Bashkimit Popullor" të P. Lafazanit, i cili deri kohët e fundit ishte Ministër i Energjisë në qeverinë SYRIZA-ANEL.  Ky grup parlamentar, me këtë emër, që u shfaq të premten e 21/8 pas tërheqjes së 25 deputetëve nga SYRIZA, synon të jetë shenja paralajmëruese e një formacioni politik të ri - pengesë për ata të majtë, militantë, radikalë të cilët në vitet e mëparshme kanë pasur iluzione për SYRIZA-n, qeverinë e tij dhe mundësinë për të hapur rrugën për një perspektivë pro-popullore për vendin. LAEN-i promovon si rrugëzgjdhje kthimin në monedhën kombëtare dhe haptazi ripërsërit qëndrimet dhe propozimet e neo-Keynsianizmit, që SYRIZA i kishte përdorur në vitet e fundit për të nxitur iluzione për një menaxhim të majtë pro-popullor të kapitalizmit.

 

Kampjonë në mashtrim

Kjo çarje në SYRIZA është kryer nga forca që mbanin poste ministrash kryesorë në qeverinë e SYRIZA-ANEL dhe zbatuan me saktësi pikërisht ato që parashikonin dy memorandumet e mëparshëme dhe pranuan pa u ndier të gjitha vendimet që përgatiste memorandumi i 3-të dhe më i dhimbshmi.

Këto forca që kishin ekzistuar më parë brenda në SYRIZA si "Platforma e majtë" e saj, e pranuan marrëveshjen e qeverisë me BE, BQE dhe FMN më 20 Shkurt, e cila parashikonte zbatimin e të gjitha masave anti-punëtore të 2 memorandumeve të mëparshëm dhe përbushjen e të gjitha kërkesave të kapitalit të madh.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ata pranuan propozimet e qeverisë ndaj Trojkës për një memorandum të ri me masa të rënda anti-punëtore. Është tregues fakti që ata nuk e rrëzuan qeverinë e SYRIZA-ANEL para se të miratonte memorandumin barbar, ata vazhdonin të vërtetonin me çdo mënyrë se e mbështesnin qeverinë pavarësisht se nuk ishin dakort ... deri sa Kryeministri Cipras shpalli ai vetë dorëheqjen e qeverisë së tij ...

Këto forca heshtën kur qeveria e SYRIZA-ANEL i premtonte SHBA-së dhe NATO-s një bazë të re ushtarake në detin Egje, heshtën dhe kur qeveria e tyre organizonte stërvitje të përbashkëta ushtarake me SHBA-Izrael, heshtën edhe kur u votua për vazhdimin e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sdëgjoheshin fare edhe kur ministri i Mbrojtjes deklaroi se vendi do të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet imperialiste të NATO-s dhe BE-së.

Tani ata paraqiten si  "çupa të mashtruara që kan humbur virgjërinë" ... dhe si përfaqësues të vërtetë të "radikalizmit" të SYRIZA-s dhe do marrin pjesë në zgjedhje në 20 shtator në mënyrë të pavarur.

 

Një Greqi kapitaliste me një monedhë kombëtare

Por, çfarë propozon kjo forcë politike? Nëse SYRIZA deri më tani ka premtuar se Greqia do të mbahet në eurozonë, LAEN-i flet për "një dalje të rregullt nga euro, nëse është e nevojshme". Por në asnjë mënyrë nuk e paraqesin çështjen e daljes së vendit nga BE-ja dhe nga rruga e zhvillimit kapitalist. Pse LAEN-i është duke folur për një "dalje nga euro, nëse është e nevojshme"? Siç sqaron kreu i LAEN-it, P. Lafazanis, duke i shkelur syrin kapitalit, një dalje e tillë do të ndodhë në rast se ekonomia kapitaliste e ka nevojë në se i duhet asaj që të fuqizohet. Gjithashtu, LAEN-i ripërtyp një sërë masash të njohura neo-Keynsiane për të menaxhuar sistemin e p.sh. "Shtetëzimin e bankave në mënyrë që ato të luajnë një rol zhvillimor", duke argumentuar kështu se bankat mund të bëhen “institucione bamirëse” që do të japin para të ngrohtë shtetërore për të mbështetur rimëkëmbjen e shumëlavdëruar kapitaliste. Në këtë mënyrë mbjell iluzione në popull, duke i fshehur ligjet bazë mbi të cilat evolon ekonomia kapitaliste, e cila vazhdimisht kërkon "sakrifica" të reja nga punëtorët, reduktimin e të drejtave sociale dhe të punës, të të ardhurave popullore me qëllim rimëkëmbjen e profitabilitetit të kapitalit.

Së fundi, LAEN-i flet për "fshirjen e pjesës më të madhe të borxhit në mënyrë që vendi të mund të marrë frymë", në këtë mënyrë edhe këta pranojnë, si partitë e tjera të sistemit, se populli ka përgjegjësi për borxhin dhe duhet ta paguaj.

Kuadrot e LAEN-it gjithashtu i referohen si model "shteteve të tjera jashtë euros që shumë mirë ecin". Cilat vende përmënd kreu i partisë së re oportuniste Lafazanis? Britaninë, Danimarkën, të cilat nuk janë në Eurozonë, diçka që nuk i pengon ata të shkatërrojnë të drejtat punëtore - popullore, ndërsa kuadro të tjerë të LAEN-it sjellin si shembull Fronti Kombëtar të Le Pen-it në Francë, industrialistët Italianë, një pjesë të kapitalit Gjerman ...

Çfar lidhje kanë popujt e këtyre shteteve, populli i Greqisë dhe shpresa për përbushjen e nevojave të tyre, me qëllimet e shfrytëzuesve të tyre që pasqyrohen me propozime politike për monedhë kombëtare, të veshur me "mantelin" e radikalizmit në mënyrë që të gënjejnë dhe të fshehin përmbajtjen e vërtet të tyre anti-popullore? Kjo dilemë false e re "euro apo dhrahmi"  ka për qëllim të fshehi nga populli që çështja themelore është rruga e kapitalit dhe e pushtetit të tij, është pjesëmarrja në sistemin imperialist dhe në BE. Populli me këto duhet të përballet. Dhe jo të bashkohet me pjesën e kapitalit që flirtojnë me idenë e një monedhë kombëtare, të një aleance tjetër monetare.

 

Përpjekjet e reja për të mashtruar popullin duhet të dështojnë

Përpjekja për tu ngritur një SYRIZA Nr-2, tani që ikën çdo dyshim në lidhje me rolin e të parit, nuk duhet të gjejë asnjë mirëpritje nga populli, i cili i ka përjetuar tashmë përgënjeshtrimet e dhimbshëme të pritjeve. Nuk ka më vend për zhgënjime të reja, për humbje të kohës së vlefshme, e cila do të jetë në kurriz të popullit.

Populli ka përvojë,  mund të nxjerrë konkluzione. Nuk duhet të mashtrohen përsëri. Nuk mund të ekzistojë zgjidhje në favor të popullit brenda sistemit kapitalist, me ndërrime qeverish të menaxhimit borgjez. Nuk mund të ketë zgjidhje pa thyerje me rrugën e zhvillimit kapitalist dhe sistemin imperialist. Populli nuk duhet të mashtrohen nga ata që kanë për prioritet dhe si qëllimin të tyre kryesor rindërtimin prodhues të ekonomisë kapitaliste, dhe në të vërtetë i ka shërbyer shumë këtij qëllimi nga poste qeveritare. Të gjithë ata që i shkelin syri një pjese të kapitalit që janë të flirtim me idenë e Greqisë kapitaliste me një monedhë kombëtare, nuk mund të ndjekin një rrugë të ndryshme veç se ajo që të çon në falimentimin popullor. Nuk ka rëndësi nëse kjo kryhet nëpërmjet një memorandumi apo jo. Nuk ka rëndësi nëse kjo kryhet brenda Eurozonës ose jashtë saj. Është e rëndësishme që të prishet përpjekja që do kërkon të vëj në kurth popullin përmes një zgjidhjeje në favor të kapitalit.

Populli, shtresat e varfra popullore që kanë një qëndrim radikal, nuk duhet që të lejojnë veten të bëhet edhe një herë spektatorë në të njëjtën shfaqe, të përjetojnë zhgënjime të reja. Sot, ata munden, si në luftën e përditshme në vendet e punës ashtu dhe në lagjet punëtore dhe për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme të vendosin shpresat e tyre me sigurinë më të madhe më shumë se kurrë te Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Ti besojnë se kurrë nuk i tradhëtojë dhe kurrë nuk ka munguar nga lufta për mbrojtjen e interesavetë tyre. Sepse është e vetmja forcë që ka një propozim me të vërtetë real, alternativë shpresëdhënëse për rrugëdalje, akset e së cilës janë shkëputja nga BE dhe NATO, fshirje të njëanshme të borxhit dhe socializimin e pasurisë që ka ky vend, me popullin në pushtet.

Artikull i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

27/08/2015