Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon ndalimin e Partisë Komuniste të Kazakistanit, i cili u vendos kohët e fundit nga autoritetet e Kazakistanit, me vendimin e gjykatës dhe nën pretekstin se ata nuk përbushin numrin e nevojshëm të anëtarëve (nga 40 000 anëtarë që duhen ata kanë 38 000).
Në vitet e fundit aktiviteti i Partisë Komuniste të Kazakistanit ishte shpesh her objektiv për autoritetet e Kazakistanit, dhe i kanë imponuar partisë vendime të ngjashme si pezullim të përkohshëm të partisë, kur partia ka shprehur mbështetjen e saj ndaj grevës së punëtorëve të industrisë së naftës në qytetin Zanaozen, ku e shtypën në mënyrë të përgjakshme autoritetet, por edhe për pjesëmarrjen e partisë në koalicion të organizatave opozitare në vitet 2011-12.
Ky vendim i ri, i cili «në mënyrë të pakthyeshme» ndalon veprimtarinë e Partisë Komuniste të Kazakistanit, ka për qëllim të parandalojë veprimtarinë politike të komunistëve, si dhe zbritjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në kushte kur kriza ekonomike kapitaliste në Kazakistan është përkeqësuar dhe pritet të rritet edhe shumë sulmi mbi të drejtat punëtore – popullore. Jo rastësisht, ky vendim antikomunist u kombinua me miratimin e një ligji të ri "për sindikatat" , me të cilin imponohet kontroll më i rreptë ndaj sindikatave nga punëdhënsit dhe autoritetet, ndërsa prokuroria themelojë përndjekje ligjore për ata që marrin pjesë në "greva të paligjshme" dhe "tubime të paligjshme" për "krijimin e sindikatave dhe të partive të paregjistruara", etj.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj ndaj komunistëve të Kazakistanit, dënon poshtërsirën e re anti-demokratike dhe anti-komuniste të autoriteteve të Kazakistanit dhe kërkon anulimin e ndalimit të Partisë Komuniste të Kazakistanit.
ATHINË 2015/01/09 ZYRA E SHTYPIT e K.Q të KKE
