Intervistë e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ në revistën Jakobine
1) Në ç’shkallë pret mbështetje partia juaj në zgjedhjet e ardhshme?
Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i tha të vërtetën popullit, e paralajmëroi që herët në lidhje me rrjedhën e zhvillimeve, parashikoi përfundimin e një qeverie të SYRIZA-s. Paralajmëroi se programi i SYRIZA-s dhe shpalljet e Selanikut përcaktonin kompromisin, marrëveshjen me BE-në dhe me memorandumin e ri të turpshëm. Ky program ka qënë që në lindjen e tij antipopullor, i veshur me disa slogane të majta. Tashmë, pas miratimit të memorandumit të 3-të nga qeveria e "majtë" e SYRIZA-s, bashkë me ND-në liberale, PASOK-un socialdemokrat, partinë Potami "të qendrës", ANEL-in nacionalistë, ekzistojnë dhe fakte të pa mohuara, dëshmi që nuk hidhen dot posht që vërtetojnë se, në kuadrin e BE-së dhe të rrugës së vetme kapitaliste, asnjë qeveri nuk mund të ushtrojë politikë pro-popullore. Kapitalizmi dhe bashkësitë e tij ndërkombëtare, të tilla si BE-ja, nuk ndryshojnë karakter me negociata, referendume të gjoja qeverisë së majtë. Cila do qeveri që aktivizohet në terrenin e ekonomisë kapitaliste është e detyruar të respektojë ligjet e hekurta antipopullore që imponojnë shtrydhjen e popullit që të forcohet konkurrenca, rentabiliteti, investimet e kapitalit.
Për më tepër, dhe këto 7 muajt e fundit, pas zgjedhjeve të Janarit, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) luftojë e pa lëkundur masat antipopullore dhe njëkohësisht propozoi rrugën e zhvillimit, që i intereson dhe i takon ekskluzivisht popullit. Luftojë shkaqet e vërteta të memorandumeve që janë vetë strategjia e BE-së dhe e kapitalit, që të kapërcehet kriza ekonomike kapitaliste me fusha të reja përfitimi për kapitalin, me rroga edhe më të ulëta. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ështe e vetmja parti në parlament që paraqiti projekt-ligj për të hequr memorandumet dhe 400 ligjet zbatuese antipopullorë. Me përgjegjësinë e të gjithë anëtarëve të SYRIZA - edhe të atyre që tani u shkëputën dhe krijuan "Bashkimin Popullor" , dmth SYRIZA nr 2 - ky projekt-ligj nuk erdhi kurr për diskutim dhe votim. Partia jonë organizoi me vendosmëri luftën, për masa të drejtpërdrejta ndihme për popullin, për solidaritetin, për eliminimin e ligjeve antipunëtore - antipopullore, rimarrjen e humbjeve, përmbushjen e nevojave bashkëkohore, në kundërshtim me BE-në, kapitalin dhe pushtetin e tij.
Pra, si përmbledheje, ne besojmë se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) duhet të forcohet më shumë edhe në zgjedhjet e Shtatorit, pa vënë objektiva konkrete numerike. Kjo për shkak se në të njëjtën kohë që sistemi politik borgjez "pjell" parti të reja politike, dmth nën kushtet reformimit të përgjithshëm të sistemit politik borgjez, nuk do të ndihmonte pranimi i objektivave numerike elektorale nga ana jonë. Objektivi politik i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është përforcimi i gjithëanshëm në të gjitha fushat, politike, ideologjike, organizative, në lëvizje, elektorale. Sidomos tani, që populli i provojë të gjitha llojet e qeverisjes borgjeze (socialdemokrate, të djathta, të majta), dhe siç shënojmë edhe në parullën tonë: "Ata i provove ... Tani ekziston zgjidhja me KKE në rrugën e përbysjes".
2) Në cilët sektorë brenda lëvizjes sindikaliste ka partia juaj ndikimin më të madhë?
Përgjigje: KKE ka lidhje të rëndësishme, historike dhe gjaku me klasën punëtore, me lëvizjen e saj sindikaliste. Komunistët e kanë detyrë politike, që shkruhet edhe në Statutin e Partisë të marrin pjesë aktivisht në sindikatat e tyre. Në Greqi, ndryshe nga shtetet e tjera, struktura e sindikatave është unike, dmth nuk ka konfederata në bazë të bindjeve politike, por dy konfederata sindikaliste në sektorin privat dhe atë publik. Kjo nuk do të thotë se në radhët e lëvizjes sindikaliste nuk kryet luftë e ashpër ideologjike-politike. Brënda lëvizjes sindikaliste përplasen dy linja: Nga njëra anë, linja e "dialogut social", e bashkëpunimit të klasave, dmth e përuljes së klasës punëtore, që shprehet nga shumicat e sindikatave qeveritare dhe e punëdhënësve, dhe nga ana tjetër, linja e bashkimit klasor dhe e luftës. Në këtë linjë kryesojnë komunistët, dhe këtë linjë e shpreh në Greqi gjatë 16 viteve të fundit PAME.
P.A.ME. (Front Militant Mbarpunëtor) është një Front, i cila kërkon të ketë në radhët e tij forcat më të gjallëruara, militante të lëvizjes sindikaliste punëtore.
PAME ka karakteristika gjithë Greqinë dhe hedh peshë në të gjithë degët, pa përjashtim, në sektorin e prodhimit, në sektorin Privat dhe Publik. Marrëveshja e përbashkët e këtyre forcave është të ndjekin linjën e luftës kundër kapitalit, kundër Bashkimit Europian dhe Qeverisë. Të jenë kundërshtarë të imperializmit dhe të luftrave të tij.
Në PAME marrin pjesë Federata nga sektorë të ndryshëm punëtorësh, punonjësish dhe pensionistë, Qendra Punëtore, qindra Sindikata primare, zyrtarë të zgjedhur të sindikatës, Komitete Militante punonjësish dhe Komisjone Koordinuese. Veprimtaria e PAME shtrihet kudo në industri dhe në arsim, në ndërtim dhe transport, në turizëm, në tregti dhe banka etj. PAME ka sot forca të fuqishme pothuajse kudo, sidomos në sektorin privat të ekonomisë. Mban shumicën p.sh. në federatën e ndërtimit (më e madhja në Greqi), në degën e ilaçeve, në robaqepsi- tekstile, në longistë, Pije-Ushqim, letër-shtypshkronjë, forcë të madhe në Metal, Ushqim -Turizëm, tregti, në pushtetin lokal, në punonjësit privatë, në telekomunikacion. Mban shumicën në shumë Qendra Punëtore (dmth në bashkimet e sindikatave territoriale), si dhe ka forca shumë të fuqishme në qendrat më të mëdha punëtore të Athinës, të Pireut dhe Selanikut.
3) Sa anëtarë-kuadro aktiv vlerësoni që keni? Deri në çfarë mase ka partia juaj mbështetje në lëvizjen studentore etj.
Përgjigje: Siç e dini në rreth 100 vjet ekzistence të partisë sonë, në periullën më të madhe kishim persekutime, burgime, ekzile, tortura, ekzekutime. Ne tani mund të veprojë në kushte e demokracisë parlamentare, por nuk harrojmë se edhe kjo është një nga format e diktaturës së kapitalit, i cili përdor shumë forcë dhe mekanizma për të shtypur lëvizjen punëtore - komuniste. Prandaj, ne nuk e shikojmë të duhur të tregojmë numrin e anëtarëve dhe të kuadrove tanë. Megjithatë, ne mund të informojmë lexuesit tuaj që në zgjedhjet e fundit në Janarit 2015-ës Partia jonë mori 338,000 vota, ose 5.5%, zgjodhi 15 deputetë në parlamentit kombëtar. Në zgjedhjet e fundit për parlamentin europiane mblodhi 349,000 vota, ose 6.1% dhe zgjodhi dy deputetë në Parlamentin Europian (Europarlament).
Për sa i përket lëvizjes studentore, çdo vit mbahen zgjedhjet për këshillat e klubeve studentore. Në vitet e fundit "Panspoudhastiki" blloku zgjedhor që mbështet nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), rinia e KKE, paraqiti një rritje të vazhdueshme dhe këtë vit doli forca e dytë, grumbullojë 19% në Universitetet e Larta (AEI) dhe 22% në Universitetet Teknike (TEI).
4) Si e trajtojë partia juaj Lëvizjen e Shesheve (të indinjuarit) dhe çfarë mendimi ka për përbërjen sociale të shumë prej këtyre lëvizjeve sociale që u shfaqën në vitet e para të krizës?
Përgjigje: E ashtuquajtura "lëvizja e shesheve", e cila vet-përcaktohej si një lëvizje e "jo-partiakëve" u reklamua shumë nga grupet e Mediave borgjeze, që i përkasin kapitalistëve. Logjika e saj në çështjet e demokracisë, rezultojë të paktën si një hipokrizi, si dhe synimi i tyre për të bashkuar popullin gjoja përtej klasave, duke treguar një përmbajtje të trubullt anti-memorandumi. Në praktikë qëndrimi "jashtë partitë", "jashtë Sindikatat" nga sheshi ishte krejtësisht një qëndrim reaksionar. Pra, në të njëjtën kohë që i kundërviheshin memorandumeve dhe masave të tmerrshme, nuk flisnin fare kundër qeverisë, BE-së dhe forcave politike që pajtoheshin me këtë politikë. Në vend të kësaj, ata flisnin në përgjithësi për politikanët, që i karakterizonin si "tradhëtarë", duke futur kështu edhe KKE në një thes me forcat borgjeze, dhe sindikatat klasore me ato sindikata që ndjekin një politikë kompromisi. Jo rastësisht kjo lëvizje u shfrytëzua, ndër të tjerë, edhe nga fashistët e "Agimit të Artë", të cilët panë "klientelën" e tyre zgjedhore të rritet shumë pas shfaqjes së kësaj lëvizje, e cila e "lërojë" tokën ideologjike-politike, që të hedhin "farën" ideologjike reaksionare të mashtrimit fashist organizata kriminale e Agimit të Artë.
Në përbërjen e saj sociale, kjo lëvizjeje, i drejtohej shtresave mikro-borgjeze që shkatërrohen dhunshëm në kushtet e krizës kapitaliste, ose edhe ndaj disa pjesëve të klasës punëtore që janë politikisht të prapambetura si dhe elementëve lumpen. Por u mbështet, nga disa pjesë të klasës borgjeze, nga mediat borgjeze, që transmetonin "lëvizjen e shesheve", lëvizje të tjera dhe të ngjashme, të tilla si "lëvizje e patates së lirë", që synonin ç’orientimin e punëtorëve, largimin e tyre nga lëvizja e organizuar klasore që ka orientim kundër monopoleve, kapitalizmit dhe BE-së. Që të mos arrin të kuptojnë shtresat popullore dhe të luftojnë kundër përgjegjësve të vërtetë dhe shkaqeve të krizës kapitaliste, që të mos e shohin alternativën e vetme për popullin, që propozon Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe që gjendet në socializimin e mjeteve të prodhimit, fshirjen e njëanshme të borxhit, planifikim qendror të ekonomisë, shkëputje nga bashkësitë e imperialiste BE dhe NATO, me popullin në pushtet.
5) Si e vlerëson partia juaj përvojën nga pjesëmarrja në qeveri në vitin 1989? Pse atëherë partia juaj ka marrë pjesë në një qeveri borgjeze me ND-në? Çfarë ka ndryshuar në analizën e partisë që nga ajo kohë?
Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka përvojë nga një lloj i veçantë pjesëmarrjesh në dy qeveri të njëpasnjëshme në vitet 1989-1990, në rastin e parë me partinë liberale (ND) dhe në të dytin së bashku me socialdemokracinë (PASOK). Pjesëmarrja në këto qeveri u bë për arsye shumë specifike. Atëherë, pas zgjedhjeve asnjë parti nuk mund të krijonte një qeveri të shumicës dhe nëse bëheshin përsëri zgjedhje do të shuhesh një skandal ekonomiko-politik, që kreu i këtij skandali - sipas aktakuzës – përmendej kryeministri Socialdemokrat dhe kuadro të tjerë të PASOK-ut.
Partia jonë u dëmtua nga kjo pjesëmarrje, edhe pse natyra e këtyre dy qeverive -që ishin kalimtare për zgjedhjet që sapo vinin- nuk u angazhua në detyrime të dëmshme, por megjithatë një pjesë e popullit – e drejtuar nga socialdemokracia- i atribuan partisë politikë të padrejtë. Kemi pasur dëme në vota, por gjëja më kryesore nuk ishte ky fakt, por fakti se u zhvillua (në një kohë kur oportunizmi kishte ngritur kokë brenda partisë) perceptimi se nuk është një çështje parimore pjesëmarrja e partisë në një qeveri borgjeze. Por edhe më e keqe ishte perceptimi përhapur se në disa momente shumë të mëdha, kur sistemi politik borgjez has pengesa, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) duhet të vëjë mënjanë strategjinë e saj dhe ta mbështesë forma qeverie në logjikën e të ashtuquajturës program minimum, i cili në fakt, dhe në të gjitha rastet, nuk i shkakton plasaritje sistemit politik borgjez, por për kundrazi, i jep atij mundësinë që të rigrupojë forcat e tij.
Kohët e fundit, nga mesi i vitit 2012 , u ushtrua shumë presion te KKE që të paranojë opsionin e pjesëmarrjes në një qeveri të "majtë", siç u quajt, me forca të oportunizmit që papritmas morrën forcë të madhe parlamentare, si rezultat i zhvendosjes së socialdemokracisë në kushtet e rritjes së varfërisë, për shkak të krizës ekonomike kapitaliste që shpërtheu në Greqi dhe në Eurozonë. Rritja e shpejtë parlamentare e oportunizmit nuk u bë vetëm për shkak të pakënaqësisë së madhe popullore, por në kombinim dhe e udhëhequr –nga një numër i madh i drejtuesve të socialdemokracisë dhe të mekanizmave të tyre– transferim masiv të votave. Në trasferimin e forcave në oportunizëm (SYRIZA) kontribuan dhe disa pjesë të klasës borgjeze që e shikonin nevojën për të krijuar një pol tjetër, të ri të socialdemokracisë para se masat punëtore ti qepeshin një radikalizmi të vërtetë.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kishte vlerësuar atëherë se qeveria SYRIZA përfundimisht do t'i shërbejë BE-së, NATO-s dhe kapitalit të madh, siç dhe ndodhi. Patëm humbje të rënda elektorale, për shkak të refuzimit tonë për të mbështetur një qeveri të tillë dhe madje të marrnim dhe pjesë për shkak se një pjesë e votuesve tanët shkuan te partia oportuniste, sepse ata preferuan një zgjidhje më të drejtpërdrejtë politike, siç e mendonin ata. Ata thanë që të provonin "të Majtën për herë të parë", me parullat joshëse që u vërtetuan fjalë boshe.
Çfarë u vërtetua në praktikë? Që qeveria "e majtë" SYRIZA, e cila kishte me vete dhe pjesën "patriotike", nacionalistët e ANEL-it, jo vetëm që nuk i hoqi masat e mëparshme antipopullore, por shtoi edhe të reja në kurrizin e popullit, me memorandumin e tretë. Për më tepër, u tregua një aleate besnike e imperialistëve, e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Arriti gjer aty sa që i propozoi SHBA-së dhe NATO-s një bazë të re ushtarake në Egje (në ishullin Karpathos), diçka që nuk e kishte guxuar ta bënte asnjë nga qeveri e krahut të djathtë, për shkak të protestës popullore që do të shkaktonte kjo gjë. Për të gjitha këto "Platforma e Majtë" e SYRIZA-s, që tani u përça dhe bëri SYRIZA-n Nr 2, nën emrin "Bashkim Popullor" nuk ka sjellë asnjë kundërshtim thelbësor, por për kundërazi. Kuadro nga poste qeveritare p.sh. Ministri i Energjisë, zv/ministri i Mbrojtjes, etj mbështetën zbatimin e masave antipopullore, projektimin e të rejave, ashtu dhe lidhjen e më tejshme të vendin në "qerren" e SHBA-NATO.
Si konkluzin, sot ka më shumë të dhëna që qeveria në kuadrin e sistemit kapitalist, e formuar në bazën të përgjithshme të votimit, nuk mund të jetë pikënisje për një qeverisje në dobi të klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore. Nuk mund ti detyrojë kapitalistët që të ata të pranojnë plagë në përfitimet e tyre në favor të punëtorëve, sidomos kur sistemi kapitalist është në një fazë që vështirësohet të arrijë riprodhimin e zgjeruar kapitalist me të njëjtën mënyrë që e realizonte në të kaluarën. Komunistët në kushtet e kapitalizmit kërkohet të jenë një forcë e pa tundur opozitare punëtore – popullore, brenda dhe jashtë Parlamentit që të forcohet lufta klasore dhe të grumbullohen forca punëtore - popullore për përmbysje. Domethënë, të mos i zvarriten nga pas çdo menaxhimi qeveritar borgjez. Sepse për sa kohë që një qeveri menaxhon fatin e popullit dhe të vendit, e bllokuar në prangat e BE-së dhe të rrugës së zhvillimit kapitalist, që e ka ngrenë bukën e tij dhe tashmë kalbet, do të çonte vazhdimisht dhe në qeveri të reja antipopullore, pavarësisht nga inicialet e tyre ( e "majtë" apo "e djathtë").
Nevojë për popullin është që të heqi qafe të gjitha qeveritë antipopullore dhe politikat e tyre, ta marri ai vetë pushtetin. Ne luftojë për një lloj më të lartë të organizimit të ekonomisë dhe të gjithë shoqërisë. Me pronësi socialiste, planifikim qendror, kontroll nga punëtorët. Është e pa diskutueshme që atëherë Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të ishte protagoniste në qeverisjen e vendit.
6) Çfarë mendimi ka partia juaj për eurozpnën, është në favor të largimit nga euro, madje edhe nëse është vetëm për të vënë Greqinë në një pozitë më të mirë për të ndjekur një transformim më radikale socialist?
Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka një propozim politik, me bazë dhe të argumentuar, që bazohet dhe mbështetet mbi kosmoteorinë shkencore të marksizëm-leninizmit. Është e qartë, se një Greqi e pushtetit punëtor, popullor, për të cilën ne luftojmë, jashtë nga BE-ja dhe NATO, ku mjetet e prodhimit do të jenë të socializuara, dmth do të jetë pronë popullore, ku ekonomia do të veprojë në bazë të planifikimit të përbushjes së nevojave bashkohore të popullit, dhe jo me bazën të përfitimit kapitalist, do të ketë monedhën e saj popullore, dhe jo euron. Megjithatë, kjo është diçka krejtësisht e ndryshme nga ajo që propozojnë disa pjesë të klasës borgjeze në Greqi në BE, dhe në Gjermani, të cilët haptazi diskutojnë tërheqjen e mundshme të Greqisë, ndoshta edhe të disa vende të tjera nga eurozona dhe të kthehen në monedhë kombëtare. Çfarë do të sinjalizojë sot për punëtorët dhe për shtresat e tjera popullore kthimi në një Greqi kapitaliste me një monedhë kombëtare? Kjo do të thotë falimentim i popullit, përkeqësimin e shpejtë të jetës së tij. Kush do të përfitonte nga kjo? Përsëri, si sot dhe me euron, do të përfitonin disa pjesë të klasës borgjeze, p.sh, ata të cilët janë kujdesur për të transferuar depozitat e tyre jashtë shtetit, ose ata që besojnë se do të rikthehen normat e shpejta të përfitimit nga një kthim në monedhë kombëtare.
Pra, kjo është një dilemë false, dhe shantazhe, dilema euro apo dhrahmi, me të cilën përpiqen të lënë të paprekur rrugën e zhvillimit kapitalist, e cila, qoftë me euro, qoftë me dhrahmi, çon në krizë, papunësi, varfëri, por pasuri dhe privilegje për disa. Pra nuk përbën rrugëdalje për popullin dhrahmia që dëshirojnë Shoible, Le Pen-i, Soros-i, euroskeptikët Britanikë, si dhe disa fashistë të tjera në Europë, të tilla si Agimi i Artë në vendin tonë, sepse populli do të vazhdojnë të sakrifikojë nevojat e veta në altarin e konkurrencës së monopoleve, të cilat do të vazhdojnë ti mbajnë në duart e tyre çelësat e ekonomisë. Pse, kjo nuk po ndodh dhe në shtetet e tjera kapitaliste që kanë monedhë kombëtare (Bullgaria, Rumania dhe vende të tjera), ose marrin pjesë në aleanca të tjera? Në të gjitha vendet kapitaliste, brënda apo jashtë Eurozonës, të drejtat popullore po shkojnë drejt greminës, ku godet kriza kapitaliste. Dallimi i atyre që i shkelin syrin monedhës kombëtare, nga ata që thonë se është rrugë e vetme Eurozona, është se të parët i bëjnë thirrje popullit të sakrifikohet për rimëkëmbjen kapitaliste nëpërmjet një monedhe të nënvlerësuar –të brëndëshme dhe të jashtëme- , ndërsa këta të dytët, të deri tanishmit në qeveri, me masa të zhvlerësimit të brendshëm të monedhës, prandaj kanë nevojë për një ose më shumë memorandume brenda Eurozonës.
Këto të mësipërmet vlejnë edhe për SYRIZA-n Nr 2, i quajtur Bashkimi Popullor, i cili mbron të njëjtën pronë dhe pushtet kapitalistë, si të tjetër. Ata rrëfejnë se e duan monedhën kombëtare si një mjet të zhvillimit antipopullor kapitalist.
Ka, sigurisht disa grupe të tjera të vogla majtiste në vendin tonë, siç është ANTARSYA, që paraqesin daljen nga euro, së bashku me disa masa të ndryshme të menaxhimit Keynsian si një "shakallë" të një rruge të transformimit radikal socialist. Le të pyesim veten, a është e mundur që rekrutimi me një version borgjez, me një zgjedhje të klasës borgjeze, që ka të bëjë me monedhën dhe masa për menaxhim kapitalist, të japi një shtytje për ndryshime radikale shoqërore? Sipas mendimit tonë, në asnjë mënyrë. Asnjë përzierje e menaxhimit borgjez nuk mund të parandalojë shpërthimin e krizës kapitaliste, as të heqi shfrytëzimin kapitalist. Përmbysja e barbarizmit kapitalist nuk kalon nëpërmjet një ndryshimi të thjeshtë në monedhë apo në përzierje (Merkel apo Obama?) të menaxhimit kapitalist.
Kundërsulmi i lëvizjes punëtore mund të bëhet vetëm me linjën e sfidës me BE-në, kapitalin dhe pushtetin e tij. Kërkon që të humbasin, si flamuratrët e euros, ashtu dhe flamurtarët e dhrahmisë që errësojnë kundërshtarin e vërtetë të popullit, dhe të klasës punëtore.
7) Çfarë marrëdhënie ka partia juaj me PK të tjera «zyrtare» në kontinent, veçanërisht me Partinë Komuniste Portugeze, e cila duket më e gatshëme të bashkpunojë me Bllokun në lidhje me qëndrimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përballë LAEN-it, për shembull?
Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) sot mban marrëdhënie me dhjetra parti komuniste dhe punëtore. Kontribuojë dhe do të vazhdojë të kontribuojë në realizimin e Takimit Ndërkombëtar të partive komuniste dhe punëtore, që filluan nga Athina dhe u organizuan shumë herë nga partia jonë. KKE mbështet si veprimtaritë e përbashkëta të PK-ve, që vendosen në takimet ndërkombëtare, ashtu si dhe sistemin e informimit të shpejtë të tyre http://solidnet.org . Për më tepër, partia jonë merr një seri iniciativash në nivel rajonal, në Ballkan, Mesdheun Lindor, Europë, ku kohët e fundit me iniciativën tonë u themelua "INICIATIVA e Partive Komuniste dhe Punëtorëve për studimin, trajtimin e çështjeve europiane dhe koordinimin e veprimtarisë së tyre» - http://www.initiative-cwpe.org . Në këtë "Iniciativë" komuniste Europiane përfshihen 29 parti komuniste dhe punëtore të europës. Përveç kësaj, revista jonë teorike "Inspektimi Komunist", së bashku me revista teorike të 10 partive botojnë bashkërisht "Inspektimin Komunistë Ndërkombëtare» - http://www.iccr.gr
Sigurisht, që vetë këto nisma nuk mund të kapërcejnë dallimet serioze ideologjike dhe politike që ekzistojnë në radhët e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, të cilën nuk e fshehim se në dekadat e fundit po kalon një krizë serioze ideologjike-politike. Sipas mendimit tonë kjo krizë do të kapërcehet në drejtimin e mbrojtjes së marksizëm - leninizmit, në drejtimin e mbrojtjes së kontributit të BRSS dhe të vendeve të tjera socialiste dhe të nxjerrjes njëkohësisht të konkluzioneve të dobishme bashkohore nga ecuria e tyre, në përgjithësi të lëvizjes komuniste, në linjën e mbështetjes militante të determinizmit të revolucionit dhe të ndërtimit socialist, të internacionalizmit proletar. Në këtë drejtim është e nevojshme krijimi i një poli PK, të cilat do të mbrojnë marksizëm-leninizmin dhe strategjinë revolucionare. Sigurisht që kjo nuk përjashton bashkëpunimin e partisë tonë me PK me të cilat kemi dallime serioze ideologjike-politike, për çështje të luftës kundër NATO-s, kundër forcave imperialiste, kundër anti-komunizmit, për çështjet e solidaritetit etj.
8) Ekzistojnë elementë progresivë brënda borgjezisë greke?
Përgjigje: Shumë PK në të kaluarën, pa e përjashtuar edhe Partinë tonë, kanë zgjedhur aleancë politike dhe me forca të klasës borgjeze, ato që përcaktoheshin si "të menduarit kombëtarisht", si dallim me ato të ashtuquajtura "mercenarë të të huajt" ("të shiturat"), ose bënin ndarjen në klasë borgjeze "monopoliste" dhe "jo-monopoliste" , duke synuar aleancë me këtë të fundit. Në Kongresin e 18-të të partisë sonë, në vitin 2009, kemi vlerësuar se një dallim i tillë është i gabuar, nuk qëndron. Sigurisht që, brënda klasës borgjeze ekzistojnë dallime dhe shpesh herë konflikte të dhunshme brënda-kapitaliste për përzierjen e menaxhimit borgjez, të politikës fiskale, për aleancat ndërkombëtare të saj, etj. Megjithatë, këto dallime brenda klasës borgjeze nuk kanë të bëjnë me punonjësit.
Ne vlerësojmë se politika e grabitjes së vendeve më të dobëta dhe braktisjes së sovranitetit nuk rrjedhin nga imoraliteti politik i ndonjë pjese të klasës borgjeze, as çështjen e nënshtrimit apo frikës nga ana e klasës borgjeze të vendit. Kjo është një çështje që lind nga pozicioni i saj në tregun kapitalistë ndërkombëtar, nga pozita ekonomike dhe politiko-ushtarak në sistemin imperialist ndërkombëtar. Kjo ka të bëjë me ndërvartësinë e pabarabartë, me asimetrinë kapitaliste që karakterizon sistemin imperialist. Kështu, klasa borgjeze ndjehet se ajo nuk trajtohet në mënyrë të barapartë nga partnerët e saj më të fortë, e di se nuk mund të bëjë dhe ndryshe, sepse ndër të tjera, aleanca me partnerin e fortë i siguron asaj një mbrojtje të fuqishme politike brenda vendit kundër kërcënimit të mprehjes së luftës së klasave.
Për më tepër, klasa borgjeze ose ndonjë pjesë e saj është e pamundur të mbrojë të drejtat e saj sovrane për të mirën e popullit, por vetëm e vetëm për interesat e veta. Dhe nëse e shikon të nevojshme, ajo do ti injorojë rdhe interesat e e veçanta të saja si balancë për të mos e humbur pushtetin e saj, për ta mbajtur atë aq kohë sa të jetë e mundur.
Si përfundim, klasa borgjeze ato që kishte për ti dhënë njerëzimit u a dha për disa shekuj. Është e kotë të kërkojë dikush për thërrime "progresiste" në klasën borgjeze, e cila tani është 100% parazite dhe pushteti i saj përbën "burimin" e krizave dhe të luftërave. Jetojmë në epokën e nevojës së kalimit nga kapitalizmi në socializëm, sepse parakushtet materiale janë të pjekura për organizimin socialist të prodhimit dhe të shoqërisë. Dhe këtë gjë nuk mund ta ndryshojnë përbysjet kundër-revolucionare të dekadave të fundit. Shekulli ynë do të jetë një shekull i revolucioneve të reja sociale.
9) Cili është programi minimal KKE dhe cilat janë kushtet minimale për pjesëmarrjen e partisë në një koalicion të gjerë të majtë?
Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që nga viti 1996 (në kongresin e 15-të), ka ecur përpara dhe e ka kapërcyer logjikën e "shkallëve" drejt socializmit, që jepnin në kohërat e kaluara programe minimale.
Ne vlerësojmë se kohës së kalimit nga kapitalizmi në socializëm nuk i përshtaten pozicione politike që zënë në grackë klasën punëtore në menaxhimin borgjez me formën e fazës së ndërmjetme midis kapitalizmit dhe socializmit, nuk përshtaten mbështetje politike ose pjesëmarrje në njërën ose në tjetrën qeveri të menaxhimit borgjez që paraqiten me etiketë të "majtë" apo "progresiste". Pushteti do të jetë borgjeze, kapitaliste apo punëtorë. Mjetet e prodhimit do të jenë pronë kapitaliste apo shoqërore. Zgjidhje që lëvizin "brenda mureve" të sistemit, pavarësisht nga synimet, jo vetëm që nuk përbëjnë forma të afrimit të zgjidhjes socialiste, por favorizojnë përjetësimin e kapitalizmit, i jepin kohë atij, dhe kultivojnë iluzione tek punëtorë.
Sot Partia jonë ka një program të miratuar nga Kongresi i fundit i 19-të (2013). Në këtë program vlerësojmë se: "Populli grek do të të çlirohet nga prangat e shfrytëzimit kapitalist dhe të bashkësive imperialiste, kur klasa punëtore me aleatët e saj do të realizojë revolucionin socialist dhe të vazhdojë me ndërtimin e socializëm - komunizmit.
Objektivi strategjik i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është marrja e pushtetit revolucionar punëtor, diktatura e proletariatit, për ndërtimin socialist, si një fazë të papjekur e shoqërisë komuniste.
Ndryshimi revolucionar në Greqi do të jetë socialist".
Vini re gjithashtu se: " Forcat lëvizëse të revolucionit socialist do të jenë klasa punëtore si një forcë udhëheqëse, gjysëmproletarët, shtresat e shtypura popullore të të vetëpunësuarve në qytet, fshatarësia e varfër që goditen nga monopolet, prandaj kanë një interes objektiv nga heqja e tyre, nga heqja e pronës kapitaliste, nga përmbysja e pushtetit të saj, ata kanë interes nga marrëdhëniet e reja të prodhimit".
Me bazë të më sipërmet, ne mendojmë, se është e kuptueshme se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk ndjek linjën politike e "Aleancave të Majta" nuk ka iluzione parlamentare në lidhje me rolin e qeverive të "majta". Historia na mëson se logjika e reformave dhe refuzimin e rrugës revolucionare, refuzimi i revolucionit socialist përbën një tërheqje të dhimbshme dhe mohim të elementi më themelor që e karakterizon një Parti Komuniste.
Pra, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) , vepron në drejtimin e përgatitjes së faktorit subjektiv në perspektivën e revolucionit socialist, edhe pse periudha e manifestimit është e përcaktuar nga kushtet objektive, nga situata revolucionare.
Sot në kushtet e situatës jo-revolucionare partia jep përparësi në rindërtimin e lëvizjes punëtore, për t'u bërë të aftë të përmbushi nevojat e luftës së klasave, që klasa punëtore të përmbushi rolin si një klasë pioniere e shoqërisë, bartësja e ndryshimit revolucionar.
Riorganizimi i lëvizjes punëtore do të thotë sindikata, të fuqishme masive që do të luftojë në drejtim klasor, të mbështetura mbi punëtorët dhe punonjësit, në rini, gratë, emigrantët me procese kolektive që do të sigurojnë pjesëmarrjen në marrjen dhe zbatimin e vendimeve. Forcimi i PAME në grumbullimin klasor në lëvizjen punëtore, ndryshimi i bilancës së forcave kundër palëve reformiste, oportuniste, kundër sindikatave të punëdhënësve – qeveritare, bartëse të bashkpunimit shoqëror.
Organizata të fuqishme të Partisë në fabrika, në kompanitë tregëtare me strategji të rëndësishëme.
Lëvizja punëtore, me militarizëm dhe e organizuar të luftojnë për çdo problem të klasës punëtore në bazë të nevojave bashkëkohore duke arritur kapacitet dhe orientim konflikti me forcat e kapitalit për përmbysjen e shfrytëzimit kapitalist, duke fituar një nivel të lartë të bashkimit klasor.
Klasa punëtore, me aktivitetin e saj pararojë, të bëhet protagoniste në çështjen e ndërtimit të aleancës Popullore që i jep përgjigje pyetjes se si do të organizohet lufta e kundërluftimit të masave brutale antipunëtore – antipopullore, për të organizuar kundërsulmin popullorë.
Aleanca Popullore shpreh interesat e klasës punëtore, të gjysëm-proletarëve, fshatarësisë së varfër dhe të të vetë-punësuarve, të rinisë dhe të grave nga shtresat punëtore popullore në luftën kundër monopoleve dhe pronës kapitaliste, kundër integrimit të vendit në bashkësi imperialiste. Aleanca Popullore është shoqërore dhe ka karakteristika të lëvizjes me linjë kundështimi dhe përmbysje.
Sot,përmblidhet mbi bazën e luftës së përbashkët të PAME, përmbledhjes klasore në lëvizjen punëtore, të PASY në fshatarësi, të PASEVE në të vetëpunësuarit, të MAS për nxënës – studentë, të OGE për gruan.
Lufton për pagat, pensionet, për sistem shëndetësor vetëm publik dhe falas, në arsim, mirëqënie, për çdo problem punëtor – popullor.
E mbron idenë se lufta për rrugëdalje pro-popullore nga kriza është e lidhur ngushtë me shkëputjen nga BE-ja, fshirjen e njëanshme të borxhit.
Lufta për shkëputje nga BE-ja është e lidhur me luftën kundër pushtetit të monopoleve dhe luftën e klasës punëtore dhe të aleatëve të saj për pushtetin punëtor – popullor.
Aleanca Popullore miraton socializimin e mjeteve të koncentruara të prodhimit, planifikimin qendror, kontrollin punëtor - shoqëror.
Grumbullimi i shumicës së klasës punëtore me Partia Komuniste të Greqisë (KKE) dhe tërheqjen e segmentëve pionierë të shtresave popullore do të kalojnë nga disa faza. Lëvizja punëtore, lëvizjet e të vetë-punësuarve në qytet, dhe të fshatrëve, dhe forma e shprehjes së aleancës së tyre, të Aleancës Popullore me synime antimonopoliste – antikapitaliste, me veprimtarinë pioniere të forcave të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në kushte jo-revolucionare, përbëjnë një parabërje përgatitje për formimin e frontit revolucionarë punëtor - popullor në kushte revolucionare.
Në kushtet e situatës revolucionare, fronti revolucionarë punëtorë - popullor me të gjitha format e aktivitetit të tij mund të bëhet qendra e kryengritjes popullore për përmbysjen e diktaturës së klasës borgjeze, për të dominuar institucionet revolucionare që do të marrin në duart e tyre organizimin e ri të shoqërisë, themelimin e pushtetit punëtorë revolucionarë që ka si bazë njësinë prodhuese, shërbimin social, njësinë administrative, kooperativën produktive.
Atëherë mund të zbatohet propozimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për PUSHTETIN POPULLOR ME SOCIALIZIMIN E MONOPOLEVE - SHKËPUTJEN NGA BE-ja – FSHIRJEN E NJËANSHME TË BORXHIT, që përbën propozimi i vetëm realistë dhe shpresëdhënës që mund ti japi një fund definitive memorandumeve dhe sakrificave që nënshtrojnë popullin mbi altarin e rrugës kapitaliste të zhvillimit.
Realizimi i kësaj rruge varet nga vullneti popullor. Rruga e kundështimit me BE-në dhe FMN-në, kapitalin vendas dhe të huaj, kalon detyrimisht nga bashkimi me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).
• Kjo është e vetmja alternativë rrugëdalje e vërtetë për popullin, e aftë për të shfrytëzuar dhe zhvilluar edhe më tej mundësitë produktive të vendit në favor të popullit. Greqia ka kushte (prodhimi industrial dhe bujqësor, resurse minerale, potencial punëtor dhe shkencor të aftë) për të prodhuar produktet më të shumta që ka nevojë populli. Dhe nga këtu të krijojë marrëdhënie reciproke të dobishme me shtete të tjera. Këto aftësi nganjëherë i kufizojnë, apo edhe i shfrytëzojnë shtrembërt, nganjëherë minohen masivisht sepse janë në vartësi të fitimit kapitalistë, në zhvillimin e pabarabartë kapitalistë, në angazhimet e BE-së.
• Shfrytëzimi i tyre ka nevojë për çlirimin nga prangat e pronës dhe pushtetit kapitalist. Ky është propozimi i vetëm që mund të sigurojë punë të përhershme dhe të qëndrueshme për të gjithë, shërbime publike në Arsimi, Shëndetësi, Mirëqenie dhe vetëm falas.
• Kjo është e vetmja rrugë, që parandalon pjesëmarrjen e vendit në planet e rrezikshëme ushtarake të NATO-s, SHBA-së dhe BE-së që i drejtohen kundër popujve, është e vetmja rrugë që të mos mbleksemi në lëmshin e kontradiktave imperialiste që grinden egrër mes tyre se si të ndajnë rrugët e naftës dhe të gazit natyror, rrugë që kan qenë gjithmonë të shtruara me gjakun e popujve.
• Një kurs i tillë përbysjesh nuk do të jetë i vetëm dhe i shkëputur, siç pretendojnë të gjitha partitë e tjera që mbrojnë kapitalizmin. Ajo do të mbështetet në luftën dhe solidaritetin e popujve të tjerë, lëvizjeve dhe vendeve që do të ecin në të njëjtën rrugë.
Sot, mund të krijojhen kushte më të mira organizative, rimdërtimi të lëvizjes punëtore, forcimi të aleancës popullore. Mund të ekzistojnë plasaritje në bilancin e tanishëm negativ të forcave që ekzistojnë në Greqi dhe ndërkombëtarisht.
Arrin që populli të shfrytëzojë përvojën e tij, dhe ta bëjë fuqi lufte për përmbysje.
Pra, ekziston mënyra dhe planifikimi që të bëhet në praktikë propozimi jonë, dhe të mundet populli punonjës të jetojë më mirë, ashtu siç duhet, siç e meriton ai sot, në bazë të aftësisë që ka shoqëria. Dhe kjo rrugë kalon nëpërmjet ndërtimit të një aleance të fortë, të madhe popullore sociale, që do të luftojë kundër masave të reja antipopullore dhe do të ketë busull të pa tundur luftën kundër monopoleve dhe kapitalizmit. Krijimi dhe fuqizimi i saj mundet edhe sot të ndihmojë për të ndryshuar korrelacion negativ të forcave, për të forcuar organizatën, militarizmin, shpirti luftarak të klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore, kundër servilizmit dhe fatalizëmit, kundër nënshtrimit të popullit ndaj menaxhuesve të barbarisë kapitaliste të vjetër e të rinj.
Në këtë proces ka nevojë për një KKE fortë KUDO, në Parlament dhe - mbi të gjitha - në vendet e punës, në fabrikat e mëdha, në lagjet popullore, në fshat, në vendet e rinisë.
KKE është e vetmja forcë që mund të jatë mbështetësja në luftën e popullit kundër varfërisë, papunësisë, ndaj jetës së degraduar brenda dhe jashtë Eurozonës, me euro apo me monedhë kombëtare.
KKE është e vetmja forcë në kundështim me shfrytëzimin dhe pushtetin kapitalist. Është forca që mund të çojë në të ndryshmin e vërtetë, jo vetëm alternativë, por një lloj organizimi superiorë të ekonomisë dhe të së gjithë shoqërisë. Me pronësi sociale, planifikim qendror, kontroll punëtor. Këto janë kushtet për çlirimin të vërtetë nga kthetrat e tregjeve, të kapitalit, për fshirjen e njëanshëme dhe të plotë të borxhit, për shkëputjen nga zinxhirët e BE-së.
10) Në ç’mënyrë, u shfrytëzua nga Agimi i Artë lëvizja e shesheve (të indinjuarit), ishte thjesht një çështje e shfrytëzimit të lëkundjeve të paqartë të shtresave të mesme? Do të ishte e mundur që "përmbajtja e pacaktuar anti-memorandum" në këtë kontekste të sinjalizonte se kjo lëvizje do të mundesh të politizohej për të fituar një linjë më radikale?
Përgjigje: Në këto tubime të shesheve, është një bisedë e madhe që ta karakterizojmë këtë fenomen si "lëvizje", mbizotëruan parullat e pa qarta anti-memorandum, të cilat fshehin se memorandumet ishin strategjia e kapitalit dhe e BE-së. Pikërisht këtë shfrytëzojë Agimi i Artë, siç kemi vënë në dukje dhe më sipër. "Sheshet" ishin një aktivitet që u shty nga mediat borgjeze, kundër lëvizjes së organizuar sindikaliste klasore.
Një pjesë e popullit, që morën pjesë në këto sheshe, jo vetëm që nuk u ndriçua për sa i përket shkaqeve të krizës kapitaliste, por u gjënd në konfuzion të plotë, të cilën gjithashtu e shfrytëzuan, forca, të tilla si Agimi i Artë fashistë. Urrejtja kundër çdo gjëje të organizuar politike dhe sindikaliste, që dominojë në mënyrë të qartë, nuk e favorizojë fitimin e masave popullore, që bënin pjesë aty, në një drejtim më radikal.
Megjithatë, duhet të theksohet, se në të njëjtën periudhë, lëvizja punëtore dhe popullore kishte zhvilluar veprime të rëndësishme, me greva të mëdha, pushtim rrugësh, dhe ndërtesa publike, etj, por Mediat, vendore edhe të jashtme, këmbëngulnin në reklamimin e "lëvizjes së shesheve" që ishte një lëvizje pa "fishekë" për sistemin. Dhe kjo ndodhi pavarësisht nga fakti se shumica e masave të popullit që morën pjesë në demostratat e PAME-s (Frontit Militant Mbarpunëtor) dhe të grupimeve të tjera të Aleancës Popullore, në më të shumtin e rasteve, kanë patur shumëfishin e popullit nga ato që kishin sheshet.
11) Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka pasur një marrëdhënie të mirë me rrjetet të solidaritetit që u shfaqën në këtë periudhë, apo aplikon një analizë të ngjashme?
Përgjigje: Komunistët në Greqi marrin pjesë aktive në aktivitete të ndryshme solidariteti në sindikata, në Komitete Popullore, të cilat tani ekzistojnë pothuajse në çdo vend pune, në çdo lagje, për të mbështetur praktikisht të gjithë ata që kanë nevojë të vërtetë për ndihmë, të ndihmojnë punonjësit të qëndrojë në këmbët e tyre. Komitetet popullore p.sh. qëndruan në solidaritet me ata që DEI (Korporata Publike e Energisë Elektrike) u preu korrendin për borxhe. Ata bërën ndërhyrje dhe u vunë përsëri korendin në shtëpitë e tyre. Sindikatat dhe komitetet popullore mblodhën, dhe ende mbledhin dhe shpërndajnë, ushqime dhe ilaçe. Veçanërisht i rëndësishëm ishte p.sh. organizimi i solidaritetit në disa muaj greve të punëtorëve të çelikut. Shumë qendra punëtore dhe komitete popullore kanë ngritur shkolla falas për fëmijët e të papunëve, që të ndihmojnë në përparimin e tyre në shkollë. Ndërhyrje janë bëra në drejtoritë e spitaleve publike, për pacientët që duhet të operohen dhe nuk kanë të paguajnë etj.
Në të njëjtën kohë ne jemi të kundër ndaj strukturave, të cilat shfrytëzohen si "zëvendësuese" ndaj strukturave të Shëndetit - Mirëqenies publike dhe falas nën përgjegjësinë e shtetit. Për shembull, struktura të Shëndetit publik që bënin - edhe pse rudimentare - kontrolle parandaluese për një numër sëmundjesh, u mbyllën dhe në vend të tyre, dolën programe që i zbatojnë bashkitë së bashku me kompani biznesi dhe OJQ-të (Organizata Jo Qeveritare). Për fat të keq, roli të tillë të poshtër, rol të "Kalit të Trojës" kundër kërkesave të lëvizjes popullore për shërbime sociale publike falas, luajtën forcat e SYRIZA-s, kryesisht përmes Bashkive.
