Skip to content

Intervistë e Eliseos Vagjena, anëtar i KQ dhe përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ në gazetën «Unsere Zeit», të PK Gjermane

Date:
tet 2, 2015
13

Në gjithë Europën njerëzit diskutojnë për zhvillimet politike në Greqi. Por pjesëmarrja në zgjedhjet e 20 Shtatorit mezi arriti në 57%. Pse kaq shumë votues qëndruan në shtëpitë e tyre?

Përgjigjuni: Mos-pjesmarrja në shumicën e saj shpreh pakënaqësinë ndaj sistemit politik borgjez, ndjenja indinjatë, frustrimi, të cilën e shtojë qeverisja 7muajshe e SYRIZA – ANEL në seksione të punëtorëve dhe të rinisë, duke dhënë ndjenjën se "asgjë nuk bëhet", "asgjë buk ndryshon". Sigurisht, mos-pjesmarrja, që ka ndikuar në forcën elektorale të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), nuk përbën qëndrim aktiv kundështimi dhe kontrasti me gjendjen aktuale dhe ndaj shkaqeve që e lindin.

Për më tepër, mos-pjesmarrja është i lidhur me vështirësinë e transportit për një pjesë të njerëzve që përballen me probleme të rënda varfërie. Në këtë drejtim kanë përgjegjësi qeveritë e deritanishme që nuk kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar, siç ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Partia Komuniste e Greqisë (KKE).

Ne u bëjmë thirrje atyre që zgjodhën mos-pjesmarrjen, të mendojnë se të gjitha betejat e vogla dhe të mëdha, së bashku dhe me ato të zgjedhjeve, mundet dhe duhet të shfrytëzohen për të patur çarje në bilancin e tanishëm negativ të forcave, të përqëndrohen forca me qëllim përmbysjen e përgjithshme.

SYRIZA si parti qeveritare të paktën u përpoq të reagojë ndaj kërkesave për kursim nga BE-ja. A nuk është pozitive që mbetet Cipra kryetar i qeverisë?

Përgjigje: Partitë nuk gjykohen nga deklarimet e tyre, por nga veprat e tyre. Cipra dhe SYRIZA nuk negociuan për interesat e popullit, por për interesat e grupeve të bisnesit, që donin "para të freskët" për të rritur rentabilitetin e tyre. Ai bëri një marrëveshje 100% antipopullore, që përfundimisht çoi në memorandumin e 3-të, që e votojë së bashku me ND, PASOK, POTAMI, i cili përfshin masa të dhimbshme anti-punëtore dhe anti-popullore, duke mbajtjur në fuqi 2 memorandumet e mëparshme dhe mbi 400 ligjet zbatues antipopullor. Tani, me mbështetjen edhe të partive të tjera borgjeze, orientohet që të transferojë parlamentin në një "thertore" për ato pak të drejta puntëtore, popullore që kanë mbetur.

Agimi i Artë fashist ndërkohë ka një trup votuesësh të qëndrueshëm, edhe pse udhëheqja e partisë është në gjyq, edhe pse nuk e fshehin se pranojnë terrorizmin kundër të majtëve dhe emigrantëve. Si e shpjegoni ndikimin e fortë të fashistëve?

Përgjigje: Rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve shpreh pritjen pasive dhe konservatorizmin e një pjesë të madhe të popullit. Një element negativ është fakti se Agimi i Artë nazist e kriminel ( që është i lidhur me aparatin shtetëror, shkel mbi varfërinë dhe papunësinë), ka formuar një ndikim të qëndrueshëm politik. Përgjegjësi të mëdha kanë të gjitha partitë e tjera, që nga partia në pushtet SYRIZA, partia kryesore e opozitës ND, por edhe partitë e tjera të opozitës, të cilët nuk luftuan në thelb, politikiksht dhe haptazi në periudhën parazgjedhore, por edhe më parë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të vazhdojë të çojë flamurin e luftës kundër nazizmit -fashizmit dhe përfaqësuesve të tyrë të sotëm në Greqi, që helmojnë ndërgjegje popullore, organizojnë bataljone bastisjesh, çojnë institucine për punësim me paga skllavi, pavarësisht përpjekjeve për shfaqje më "legale", për shkak të përndjekjeve gjyqësore që janë në zhvillim.

KKE ka arritur që të ruaj përqindjen elektorale të Janarit, por në në shifra absolute, mori 35,000 vota më pak. Në betejën elektorale kishte vënë në epikendër që sfidimi me kapitalizmin është i nevojshëm dhe se një e ardhme socialiste është e mundur. Ishte kjo e drejtë?

Përgjigje: Shikoni, në këto zgjedhje  SYRIZA i "majtë" ka humbur rreth 300,000 vota, e djathta ND ka humbur 200.000 vota, aleati qeveritar i SYRIZA-s nacionalistë e ANEL-it humbën 100,000 vota, etj .. Këta në programet dhe pozicionet e tyre nuk flisnin për socializmin, por morën më pak vota. Partitë të tjera, të tilla si "Bashkimi Popullor", e cila u ndërtua nga forcat e SYRIZA,  duke propozuar një program Keynsian, socialdemokratik, me "zgjidhje" rikthim në monedhën kombëtare u mbytën dhe nuk e kapën pragun zgjedhor të 3%.

Ballafaqimi ideologjikopolitik është i ashpër dhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE) çdo ditë, në çdo betejë politike (edhe në zgjedhje), e ka për detyrë ti thotë popullit të vërtetën, të ngrejë propozimin e saj politikë për pushtetin punëtor – popullor, me socializimin e monopoleve, planifikim qendror dhe shkëputje nga BE dhe NATO, për të ndriçuar punëtorë dhe për të formuar kushtet për përmbysjen e barbarizmit kapitalist, duke hapur rrugën, duke kontribuar në pjekjen e faktorit subjektiv.

Çdo formë e menaxhimit borgjez të çon në politikë antipopullore. Prandaj, nevoja e socializmit është një çështje qendrore dhe del nga jo-rrugëdalje e mënyrës kapitaliste të prodhimit, e cila gjeneron krizat, papunësinë, varfërinë dhe luftërat. Lind nga fakti i ekzistencës së kushteve materiale për krijimin e shoqërisë së re, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.

Qeveria e re menjëherë do të vazhdojë zbatimin e Memorandumit të 3-të. Si do të ndihmojë KKE në organizimin e rezistencës?

Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka ruajtur 5.5% dhe rizgjodhi 15 deputetët në Parlament, promovojë qëndrimet e saj nëpër fabrika, në vendet e punës, në lagjet popullore, fitoi punëtorë të rinj. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) korrekte në ato që tha edhe para zgjedhjeve, nuk do të mbështesë dhe as ska për ti dhënë tolerancë qeveris së re. Ne do të shfrytëzojmë forcat e mbledhura, që patëm në këtë fazë, për të bërë atë që i premtuam popullit, të ekzistojë një opozitë e fortë punëtore – popullore në Parlament, por mbi të gjitha në lëvizje, që të forcohet Aleanca Popullore, e cila do të luftojë sot për çdo problem popullor dhe njëkohësisht do të përcaktojë rrugën e perspektivës, të konfliktit të përgjithshëm me monopolet dhe kapitalizmin. Do të synojmë, përmes rindërtimit të lëvizjes punëtore – popullore, shumica punëtore – popullore, të rinjtë e tyre,  pavarësisht votës ose qëndrimit me mos-pjesmarrjen e tyre në zgjedhje, të mos e ulin kokën ndaj masave antipopullore, të mos përkulen ndaj qeverisë dhe opozitës borgjeze që pretendon se morrën mbështetjen e tyre për zbatimi e memorandumit. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të luftojë për emancipimin politik të forcave punëtore – popullore në drejtim të luftës së klasave për përbysje._

 

 

02.10.2015