1 - Si e vlerësoni përgjigjen që dha populli në kutitë e votimit?
Përgjigje: Në këto zgjedhje pjesa më e madhe e popullit ka zgjedhur të mos marri pjesë që të shprehi me këtë mënyrë pakënaqësinë e tij. Për më tepër, populli u bllokua në dilemat e rreme dhe në polarizimin SYRIZA - ND, se "cili do të zbatojë më mirë" masat antipopullore që shkruhen në memorandumin e tretë. Mbizotërojë SYRIZA, i cili arriti të kultivojnë iluzione të reja, që pavarsisht nënshkrimit të Memorandumit me institucionet imperialiste (BE, BQE, FMN), mundet një qeveri e SYRIZA-s të menaxhojë më mirë qeverinë se sa ND-ja. Me këtë mënyrë SYRIZA bashkojë forca punëtore – popullore, që në vitet e mëparshme luftuan kundër masave anti-popullore, për një "shans të dytë" në pritje të një zbatimi gjoja "më të drejtë" apo më të "butë".
Ky rezultat pasqyron korrelacion negativ të forcave klasore, një tërheqje të lëvizjes punëtore popullore në kushtet e krizës së thellë ekonomike kapitaliste.
Në kushte të vështira dhe komplekse KKE i propozojë popullit politikën e saj e cila u diskutua më gjerësisht dhe në mënyrë më efektive në krahasim me fushata të tjera elektorale, mori 301.600 vota, ose 5.55% (nga 5.47% në Janar 2015) dhe mbajti 15 deputetët që kishte.
2 - Platforma e majtë e SYRIZA ka zbritur në zgjedhje me një formacion të ri, të quajtur Bashkimi Popullor (LAE), i cili nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor dhe ka mbetur jashtë parlamentit. Në çfarë tema kryesore dallohej programi zgjedhor i kësaj partie me kryetar P. Lafazanin? Pse nuk gjeti mbështetje?
Përgjigje: Partia LAE, e cila udhëhiqej nga ish ministrat e SYRIZA-s, e cila për gjashtë muaj zbatonte masa antipopullore, u përpoq të mashtronte forcat punëtore - popullore duke "ricikluar" argumentet që thoshte SYRIZA në Janar të 2015-tës. Propozoi një program socialdemokrat, me orientim gjoja "anti-memorandum", duke argumentuar se është e mundur të zgjidhen problemet e popullit duke u kthyer në monedhë kombëtare, përmes “zhvillimit” (kapitalist). Shumë mirë bëm që e karakterizuam SYRIZA Nr2, sepse qëndrimet e tyre nuk e sfidojnë sistemin kapitalist dhe BE-në. Vërtetohet se Greqia kapitaliste me një monedhë kombëtare nuk mund të jetë ideal i atyre që e konsiderojnë veten të majtë dhe radikal.
3 - Pavarësisht nga mos-pjesmarja e madhe e popullit mandatet që fitojë KKE nuk kanë ndryshuar. Në ç’aks qëndror do të lëvizin forcat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)?
Përgjigje: Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të përdori forcat e mbledhura që pati në këtë fazë, që të ekzistojë opozitë e fortë punëtore - popullor në Parlament, por mbi të gjitha në lëvizje, që të forcohet Aleancën Popullore për të sotmen dhe për perspektivën.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të luftojë që shumica punëtore – popullore, të rinjtë e tyre, pavarësisht votës ose qëndrimit me mos-pjesmarjes e tyre në zgjedhje, të mos e ulin kokën ndaj masave antipopullore, të mos përkulen ndaj qeverisë dhe opozitës borgjeze që pretendojnë se morrën mbështetjen e tyre për zbatimi e memorandumit.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) lufton për emancipimin politik të forcave punëtore - popullore në drejtim të luftës së klasave dhe do të vazhdojë të propozojë alternativën e pushtetit që mund të çojë në një lloj më të lartë të organizimit të ekonomisë dhe shoqërisë, me heqjen e pronës kapitaliste, me pronësi socialiste të mjeteve të prodhimit, me planifikimin qendror dhe kontroll nga punëtorët. Këto janë parakushtet për dalje nga BE-ja, në dobi të popullit, për fshirje të njëanshme të borxhit dhe çlirimit nga nofullat e tregjeve të kapitalit.
Në këtë drejtim synimi ynë është zhvillimi dhe forcimi i lëvizjes punëtore, të lëvizjes popullore më gjerësisht, me forcimin e Aleancës Popullore, e cila do të forcojë vijën e kundërsulmit dhe të sfidimit me kapitalin, BE-në dhe pushtetin e tyre.
Në këtë rrugë ne mund të parandalojmë më të keqen, të luftojmë për përmirësimin e jetës së popullit.
4 - Është e dukshme rritja e votave të Agimit të Artë në ishujt e Egjeut lindor ku problemi i refugjatëve nuk ikën nga aktualiteti. Cili është qëndrimi i KKE për valët njerëzore që për shkak të luftës që po ndodh, rrjedh Siria, dhe përmes Turqisë dhe Greqisë përpiqet që të vejë në Europë?
Përgjigje: Para së gjithash ne duhet të theksojmë se forcat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Egjeun lindorë i rezistuan presionit nacionalist, racistë dhe ksenofobikë, dhe në mjaft raste shënuan rezultate shumë të mira. P.sh. në Ikaria Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e ruajti vendin e saj të 1-rë me 33.2% (nga 31.8% në Janar 2015), vendin e 2-të në Furnos, me 23.14%. Në Lesvos (e cila ka patur valën më të madhe të emigracionit) KKE ka marrë 10.68% , po kështu edhe në ishullin e Samos 10,05%.
Pa dyshim, është e saktë vërejtja se Agimi i Artë fashist e ka shfrytëzuar këtë çështjen dhe u përforcua në disa ishuj. Megjithatë, për faktin negativ që Agimi i Artë kriminel ka formuar një ndikim të qëndrueshëm politik, përgjegjësi të mëdha mbajnë SYRIZA, ND dhe partitë e tjera, të cilët nuk e luftuan në thelb politikë dhe haptazi. KKE do të vazhdojë të çojë flamurin e luftës kundër nazizmit – fashizmit dhe përfaqësuesve të tyre të sotëm në Greqi, që helmojnë ndërgjegjen punëtore – popullore.
Për sa i përket çështjes së refugjatëve dhe emigrantëve, shkurtimisht ju themi se KKE i bën thirrje popullit, lëvizjes punëtore – popullore të jetë vigjilente dhe të intensifikojë solidaritetin ndaj refugjatëve dhe migrantëve për të kërkuar, në konflikt me barbarizmin kapitalist: - Hiqjen e Rregullores së Dublinit, të Shengenit, të Frontex dhe të gjitha mekanizmave të tjera shtypëse të BE-së. - Jo masave të reja të BE-së për represion në kufi. – Të ndalojnë ndërhyrjet imperialiste dhe luftërat e BE-së - SHBA - NATO-s. Asnjë pjesëmarrje të Greqisë në ato. – Transport të drejtpërdrejtë të refugjatëve nga ishujt dhe pikat e hyrjes në vendet e destinacionit të tyre përfundimtar, me përgjegjësinë e BE-së dhe të OKB-së. – Përforcim të stafit dhe infrastrukturës që lidhen me shpëtimin e tyre, Regjistrim - identifikim, strehim - ushqim – kujdesi mjekësore dhe transport të sigurt nga ishujt në pikat e daljes nga vendi. Krijim të qëndrave të pritjes dhe të mbajtjes.
05.10.2015
