Në 30 Shtator, me vendim të udhëheqjes ruse, filluan sulmet ajrore në Siri, kundër të ashtuquajturit "Shtet Islamik". Më parë, parlamenti i Sipërm Rus miratoi kërkesën e Presidentit Rus, Vladimir Putin, për zhvillim të forcave ushtarake jashtë vendit, dhe konkretisht në mbështetje të Bashar al-Asadit në Siri.
Ky zhvillim erdhi disa orë pas fjalimit të Presidentit Rus në OKB, ku mbrojti qëndrimet ruse për Sirinë dhe Ukrainën dhe pas takimit me homologun e tij Amerikan. Megjithatë, kjo gjë nuk ishte diçka e papritëshme, pasi të gjitha informatat në javët e fundit flisnin për rritje të pranisë ushtarake ruse në Siri si dhe transferimin atje të pajisjeve moderne ushtarake.
Përshkallëzimi i ndërhyrjes
Ky zhvillim është i qartë se shënon intensifikimin e mëtejshëm të konflikteve ndër-imperialiste në zonën e Lindjes së Mesme dhe të Mesdheun Lindor. Vetëm të kujtojmë se ndërhyrja ushtarake ruse në Siri, vjen pas ndërhyrjeve të SHBA-së, BE-së, Turqisë të monarkive të Gjirit dhe të fuqive të tjera në rajon, që shpalosen që nga viti 2011.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që në fillim e dënoi këtë veprim që ka pasoja shumë të rënda për popullin e Sirisë, por edhe për zonën më gjerë. Kur partitë borgjeze dhe oportuniste “festonin” për të ashtuquajturën “Pranverë Arabe”, Partia jonë zbulonte aksionet e organizuara financiare dhe pajisjet nga forcat imperialiste ndaj të ashtuquajturës opozitë në Siri, të cilat rezultuan, ndër të tjera, edhe krijimin dhe përhapjen e përbindëshit "Shtet Islamik", por edhe krijimin e një vale të madhe refugjatësh, si në brëndësi të këtij shteti (rreth 10 milion njerëz), ashtu dhe jashtë shtetit (kryesisht në Turqi, Liban dhe Jordani, ku ndodhen rreth dy milionë njerëz të shkulur nga shtëpitë e tyre, dhe sa munden nga ata janë në gjendje, përpiqen për të arritur në shtete të Europës).
"Peizazhi" ushtarake i konfliktit sirian
Janë të njohura marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe politiko-ushtarake që ka Rusia me regjimin borgjez të Asad-it, që në 20 vitet e fundit është aleati i fortë i Rusisë kapitaliste në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Lindor. Në një zonë, pra, ku luhet një "ndeshje" e madhe gjeopolitike, me "lojtarë" të fuqishëm siç janë SHBA-të, BE-ja, Izraeli, Turqia, Egjipti, monarkitë e Gjirit.
Ndërhyrja e këtyre forcave në Siri, duke shfrytëzuar problemet ekzistente sociale dhe politike të regjimit të Asadit, e çuan Sirinë në një kompleks politik - ushtarak "puzzle". Kështu, pas "trepërçarjes", që çoi pushtimi amerikan në Irak (zona që kontrollon qeveria qendrore, Kurdët dhe të ashtu-quajturit SHI) një copëtim i ngjashëm vihet re edhe në Siri.
Forcat politiko-ushtarake që mbeten besnike te Asad-i, mbajnë kontrollin e një pjese të konsiderueshme të vendit, rreth 40% të territorit, por këto zona janë të banuara dhe bujqësie.
Forcat e tij të armatosura, llogaritet se në 5 vitet e luftës, përballen me një situatë përkeqësimi, që i ka detyruar të zvogëlohen nga 325 mijë në 150 mijë. 60 mijë forca të tjera janë të Gardës së armatosur mirë, si dhe disa dhjetëra mijëra janë forcat e milicisë së armatosur, si dhe forcat libaneze të "Hezbollahut", që përbëjnë një aleat i fort i regjimit. Rusia dhe Irani, gjat gjithë kësaj kohe kanë mbështetur regjimin me këshilltarë ushtarak, armë dhe municion.
Një pjesë të territorit në veri të vendit e kontrollojnë milicitë e Kurdëve, që llogariten rreth 30 mijë, nga njerëzit e armatosur lehtë.
I ashtuquajturi "Shteti Islamik", që thuhet se kontrollon një pjesë të madhe të territoreve, që në realitet është një territor shkretëtirë i pabanuar, mban në kontrollon zonat kufitare me Irakun dhe kontrollon burimet e naftës, gjë që u jep përfitime nga kontrabanda e karburantit drejt Turqisë dhe Irakut. Ka vlerësime të ndryshme për numrit të forcave të tyre, nga 20 mijë gjer në 100 mijë burra. Shërbimet ruse i llogaritin nga 30 mijë gjer në 50 mijë. Në mes tyre edhe shumë që vijnë nga jashtë (Europa, Rusia, etj) dhe gjithashtu janë të njohura marrëdhëniet e tij me Turqinë, monarkitë e Gjirit, por edhe me SHBA-të, që shumë prej tyre financoheshin, stërviteshin, armatoseshin dhe tani i shfrytëzohen për promovimin e planeve të tyre.
Forcat e "opozitës" së armatosur, e ashtuquajtura "Ushtria e Lirë Siriane", e cila haptazi është marr në mbrojtje nga SHBA – BE, janë të llogaritur nga të njëjtët se janë nga 45 gjer në 60 mijë vetë, shifra që nuk pranohen nga udhëheqja ruse.
Forca të tjera ushtarake të cilat kanë zhvilluar veprime është lëvizja islamike "Zampchat Alnusra" ("Fronti Mbështetës"), e cila ka deri në 10 mijë të armatosur dhe mbështetjen e regjimeve monarkike të rajonit.
Sigurisht, që në praktikë vihet re se të gjitha këto forca që luftojnë kundër regjimit të Asadit, pavarësisht nga fërkimet mes tyre, njëkohësisht e ushqejnë njëra-tjetrën.
Së fundi, nuk duhet të harrojmë se që nga viti 1967 Izraeli mban territore siriane (Lartësitë e Golan-it), i cili ka zhvilluar aty forca ushtarak të përhershme pushtimi brenda Sirisë dhe siguron mbështetje mjekësore (edhe të tjera?) për forcat që luftojnë kundër Asadit.
Përfshirja ruse.
Në këto kushte komplekse ushtarake, udhëheqja ruse vendosi për të forcuar forcat e Asadit, në thelb me dy mënyra: a) duke i siguruar pajisje moderne ushtarake, me armë me saktësi të lartë (transportues të blinduar të reja, sisteme moderne të telekomunikacionit, aeroplanë spiunazhi pa pilot që nuk gjurmohen, mitralozë, etj), b) me bombardime të forcave "terroriste". Forcat ajrore siriane kanë avionë më të vjetër, me më pak mundësi që të kenë sukses në goditjet me saktësi ndaj kundërshtarit.
Me këto veprime, llogaritet se do të mundet të "barazohen" humbjet që kanë në njerëz forcat e Armatosura siriane për të marrë ato përsëri epërsinë dhe dinamikën në përballimin e armiqve të tyre.
Për më tepër, me iniciativën e Rusisë u themelua në Bagdat, "qëndër e përbashkët informacioni", së bashku me Sirinë, Iranin dhe Irakun, me qëllim koordinimin e operacioneve kundër të ashtuquajturit "Shtet Islamik".
Rusia tashmë ka nisur brenda pak ditëve dhjetra sulme ajrore, nga bazat që ka ngritur në tokën siriane, dhe ka zhvilluar disa forca të vogla këmbësore në bazat ruse nga ku çohen avionët dhe helikopterët e saj ushtarak, si dhe anijet të flotës luftarake në ujërat territoriale të Sirisë.
Këto janë në fushën ushtarake, sepse edhe në fushën politike ka objektiva të rëndësishme. Përveç kësaj, ne nuk duhet të harrojmë lidhjen ushtarake me politikën, pasi lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera (të dhunshme).
Prapa ... "vellos"
Nëpërmjet këtyre zhvillimeve ne duhet të shikojmë motivet e vërteta, karakterin klasor dhe qëllimet e forcave që janë në konflikt ushtarak, duke tejkaluare çfarëdo preteksi, p.sh se gjoja bëhet "luftë kundër terrorizmit", ose për "arsye humanitare", apo, nëse ka apo ska miratim për bombardimet nga pushteti lokal apo OKB-aj, dhe kështu që ato janë në përputhje me të drejtat ndërkombëtare. Le të kujtojmë se, dhe bombardimet e NATO-s në Libi u bënë me miratimin e OKB-së. Pra, si përmledhje, ne duhet të shikojmë përtej ... "vellos" që e mbështjell dhe se si na i servirin çdo veprim të tillë.
Ndërhyrjet e imperialistëve, në njërin apo në tjetrin rajon dhe shtete, të cilat mund të bëhet në emër të qëllimeve dhe të parullave të "pafajshëm" dhe "të pa djallëzuar", kanë një vulë, atë të fitimit kapitalist, të fitimit të monopoleve dhe të konkurrencës së pamëshirshme e cila zhvillohet mes tyre për ndarjen e lëndëve të para, të rrugve të transportit, tubacioneve, për pjesë tregtare. Këtë dëshmon ky "zinxhir" i gjatë i ndërhyrjeve imperialiste në vitet e fundit. Siria nuk përbën një përjashtim.
Synime, prapa alibive
Gjatë dy dekadave të fundit, për shkak të zhvillimit të pabarabartë të kapitalizmit, pra faktit, se u shfaqën me dinamikë fuqitë kapitaliste në zhvillim (Kina, Rusia, Brazili, India, Afrika e Jugut), të cilët fitojnë "terren" në kurriz të fuqive të vjetëra, siç janë SHBA-të dhe vendet e BE-së, u forcuan rivalitetet. Për interesat e monopoleve që bazohen në këto shtete ka rëndësi të madhe marrja e burimeve të reja Energjitike, përcaktimi dhe kontrolli i rrugëve të tyre të transportit të mallrave, situata e pjesëve në ekonomitë e vendeve të tjera. Kriza kapitaliste i "përzieu karta" edhe më shumë.
U vërtetua se "bota e famshme multipolare", nuk është gjë tjetër veç se bota e konfrontimeve të forta ndër-imperialiste, që kryhen me mjete financiare, diplomatike, civile dhe ushtarake në rajone të ndryshme të planetit. Një prej tyre është rajoni i pasur me hidrokarbure të Lindjes së Mesme, Mesdheut Lindor. Kjo zonë, e cila gjithashtu përbën "kalim" nga Europa në Azi dhe Afrikë, ka shumë "çështje të hapura" nga dekadat e mëparshme.
Në këtë fazë bëhet e qartë, nga njëra anë, synimet e SHBA-së dhe aleatëve të saj që të "gremisin" regjimin sirian, i cili është një aleat strategjik i Rusisë dhe i Iranit, aleat i Kinës. Një zhvillim i tillë, sigurisht, që do të ishte një plagë për të gjitha fuqitë e mësipërme. Si një pretekst, SHBA-ja dhe aleatët e saj përdorin çështjet e luftës kundër "terrorizmit", të "rivendosjes së demokracisë" dhe zgjidhjen e "çështjeve humanitare", të tilla si mbrojtja e popullsive të krishtera, etj
Nga ana tjetër, është i qartë objektivi i Rusisë për të mbështetur me çdo mënyrë regjimin e Sirisë me qëllim që të dominojnë monopolet e saj dhe jo ato Euro-Atlantike, në bashkëpunim me seksione të klasës borgjeze, që shprehen me regjimin e Asad-it, në shfrytëzimin e burimeve dhe të popullit. Edhe këtu është përdorur si pretekst "lufta kundër terrorizmit" dhe "zgjidhja e çështjeve humanitare". Njëkohësisht për udhëheqjen ruse "basti" i ruajtjes së pozitës së saj në Siri është gjithashtu një lloj "sigurie" në përpjekjet e saj për të forcuar depërtimin e kapitalit rus edhe në shtetet e tjera të rajonit.
Skenare të ndryshme të konfrontimeve imperialiste
Sfondi mbi të cilin bëhet konfrontimi janë marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit, se si do të bëhet ndarja e burimeve natyrore dhe i pasurisë së prodhuar nga punëtorët. Kështu që, në çështjen siriane përqëndrohet një konfrontim gjigant i fuqive. Kjo nuk do të thotë se këto automatikisht do të vinë në konfrontim të drejtpërdrejtë. Ekzistojnë shumë skenare.
Nuk mund, p.sh, të përjashtohet skenari që SHBA-ja dhe aleatët e saj të zgjedhin taktikën e "hemoragjisë" së gjatë ekonomike, por edhe politiko – ushtarake të Rusisë, si në Siri ashtu dhe në Ukrainën Lindore, duke hapur dhe "plagë" të tjera në Azinë Qendrore, në Kaukazi, etj
As, gjithashtu, nuk duhet të përjashtohet dhe mundësia e përleshjeve të hapura ushtarake të të gjitha forcave të huaja në Siri, me konvertimin dhe coptimin e saj në protektorate.
Akoma dhe skenari i një kompromisi të përkohshëm të forcave të përfshira, me zëvendësimin e Asad-it, përdorimin e forcave "të matura" të opozitës, gjë që sot duket më e vështirë, nuk mund të përjashtohet.
Përfshirja e Greqisë
Qeveria SYRIZA – ANEL ka përgjegjësi të mëdha ndaj popullit grek, për shkak se ajo deklaron se është e gatshme të shtyjë edhe më thellë vendin tonë në "fuçinë pa fund" të këtyre kontrasteve ndërkapitaliste, përmes planeve të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.
Flasim për dhënien e bazave ushtarake për ndërhyrje imperialiste, krijimin e të rejave (në Karpathos), por edhe ndihmën e Greqisë me forca ushtarake në një ndërhyrje të mundshme.
Ne komunistët i kundërvihemi zgjedhjeve dhe planeve të klasës borgjeze të vendit ton, të cilët shërben qeveria e SYRIZA – ANEL, e cila tregon gatishmërinë e saj për të nxitur Greqinë në luftën imperialiste me pretekstin e "luftës kundër terrorizmit".
Jemi kundër luftës imperialiste, i bëjmë thirrje popullit për organizim dhe luftë kundër përfshirjes së vendit tonë në këto, kundër përdorimit të terrenit, detit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë si baza sulmi ndaj tokave të huaja, si dhe kundër pjesëmarrjes së forcave të armatosura greke.
Ne shprehim solidaritetin tonë me lëvizjen komuniste në Siri, e cila është e qartë se s’mund të jetë indiferente ndaj ndërhyrjes së huaj imperialiste që tani po ndodhu në vendin e saj, dhe as ndaj planeve të pushtimit dhe copëtimit të saj.
Lufta e popullit sirian mund të ketë një efekt thelbësor nëse lidhet me luftën për një atdhe të lirë nga kapitalistët, jashtë nga të gjitha bashkësitë imperialiste, një atdhe ku klasa punëtore do të jetë në pushtet dhe pronare e pasurisë që ajo prodhon.
Artikull nga Rizospasti dt. 04/10/2015
