Skip to content

Shënim informativ i KKE për përfaqësuesit e partive në takimin e 17-të Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore, në lidhje me zhvillimet në Greqi

Date:
tet 27, 2015
17IMCWP-logo

Greqia gjatë 7 viteve të fundit përjeton një krizë të thellë ekonomike, diçka e natyrshme për vet kapitalizmin dhe pavarësisht menaxhimit të tij nga ana politike. Gjat gjithë këtyre viteve, menaxhimin borgjez e ushtrojnë të gjitha llojet e forcave politike: liberale, socialdemokrate, të ashtuquajtura "të majta", por në çdo rast rezultati ishte gjithmon i dhimbshëm për popullin dhe në favor të interesave të grupe të mëdha të biznesit.


Që nga viti 2008 Greqia, një shtet me popullsi prej 11 milionësh, shfaq një reduktim prej 25% të PKB (Prodhimit Kombëtar Bruto) dhe zyrtarisht papunësia e regjistruar ka tejkaluar 25%, me shifrën më të lartë të papunësisë në moshat 30 me 54 vjeç, në 62.81% . Marrëdhëniet fleksibële të punës, puna pa siguri - sociale dhe puna e papaguar po bëhen fenomene të përgjithësuara. Pensionet janë duke u ulur çdo vit e më shumë dhe mosha e daljes në pension është në rritje. Në një masë të madhe, shëndetësia dhe arsimi i është dhënë biznesmenëve që janë duke shijuar fitime shumë të mëdha. Përqindja e popullsisë në Greqi që jeton posht nivelit zyrtare "të varfërisë", është 36%. Dhe nëse shtojmë numri e atyre që marrin një përfitim shumë të vogël sociale atëherë kjo përqindje arrin 52.2%. Në të njëjtën kohë kompanitë greke që janë në bursë njoftuan një rritje në fitime prej 291% në gjashtë mujorin e parë të vitit 2015, ndërkohë që kapitali grek në anije-vaporë zë vendin e 1-rë ose 2-të në nivel botëror.


7-muajshi i qeverisjes së SYRIZA – ANEL çojë në memorandumin e 3-të me institucionet imperialiste, gjë që përfshin masa të ashpra dhe të reja anti-popullore si dhe ruajtjen e masave që janë marrë më parë.


Në zgjedhjet kombëtare të mbajtura në 20 Shtator, forca punëtore dhe popullore që në vitet e mëparshme luftuan kundër masave anti-popullore dhe memorandumeve, mbështetën një zbatim "më të drejtë" dhe më "të butë" të tyre. Ndërsa një pjesë e madhe e popullit zgjodhi mospjesmarrjen në zgjedhje, gjë që në një masë të madhe shpreh pakënaqësi ndaj sistemit politik borgjez, ndjenjë indinjate dhe zhgënjimi në shtresa punëtorësh dhe të rinisë, por dhe kompromis e pasivitet ndaj linjës politike anti-popullore, ndaj arsyes që e shkakton atë. Ky zhvillim ishte kontribut i vlefshëm i SYRIZA-s për sistemin politik borgjez, socialdemokracia e stilit të ri dhe koalicioni qeveritar i tyre me nacionalistët e ANEL kontribuan me iluzionet që krijuan.


Brenda këtij korrelacion negativ të forcave, tërheqjes së përgjithshme të lëvizjes punëtore – popullore, në kushtet e një krize të thellë ekonomike kapitaliste, KKE (Partia Komuniste e Greqisë) ka marrë 5,55% (nga 5,47%) dhe mbajti 15 deputetë që kishte.


Partitë e tjera borgjeze si ND, PASOK, POTAMI (Lumi) luajtën rol kryesor në nxitjen dhe mbështetjen e linjës politike anti-popullore dhe tani e paraqesin veten si të përligjur me miratimin e masave anti-popullore nga qeveria SYRIZA – ANEL. Ndjehen të përligjur në këmbnguljen e tyre mbi pashmangshmërinë e sulmit anti-popullor të hartuar nga monopolet dhe BE-ja. Gjithashtu negativ është fakti se Agimi i Artë nazist e kriminel ka formuar një ndikim të qëndrueshëm zgjedhor, si dhe ndër të tjera është duke u promovuar nga mekanizmat shtetërore dhe kapitali i madh. Përçarja e SYRIZA (nga "Bashkimi Popullor") që promovonte një program socialdemokrat duke u përqëndruar atë në kthim në një monedhë kombëtare, mbeti jashtë kuvëndit.


Qeveria e re e koalicionit SYRIZA – ANEL e ka përcaktuar orientimin dhe do të vazhdojë në rrugën e zbatimit të masave anti-popullore. Përveç kësaj, qeveria po ndërmerr një rol aktiv në planet e NATO-s, me ushtrime ushtarake së bashku me SHBA – Izrael, duke përdorur pretekste për "luftë kundër terrorizmit", etj. Në këtë situatë shpërthyese në Lindjen e Mesme, Mesdheun Jug-Lindore dhe Afrikën e Veriut, Greqia ka pritur, si rezultat i luftërave imperialiste, mijëra refugjatë dhe emigrantë kryesisht nga Siria. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbajti qëndrim kundër politikës shtypëse të BE-së, duke qëndruar në anën e refugjatëve, duke luftuar për marrje masash për shëndetin e tyre, sigurinë dhe lehtësimin e udhëtimit në vendet e destinacionit të tyre, si dhe gjithashtu Lufton për mos-përfshirjen e vendit tonë në planet imperialiste të SHBA-BE-NATO, të cilat krijojnë "valët" e emigracionit.


Në periudhën e ardhshme, KKE do të vazhdojë të zhvillojë beteja në lidhje me problemet e rëndësishme të gjithë klasës punëtore, shtresave popullore dhe do të kontribuojë me të gjitha forcat e saj në mënyrë që të organizohet kundërsulmi i lëvizjes punëtore – popullore në një drejtim antimonopolist , antikapitalist.

      

Foto nga demostra e PAME (Frontit Militant Mbarpunëtor) më 22 Tetor në Athinë

Tashmë me iniciativën e PAME (Frontit Militant Mbarpunëtor) dhe të forcave të tjera të Aleancës Popullore (bashkime të bujqëve, të të vetëpunësuarve të qytetit, grave dhe të rinisë) janë kryer demostrime militante p.sh. në 15 Tetor jashtë Parlamentit, pushtimi i Ministrisë së Punës dhe mitingje, demonstrata në 22 Tetor në dhjetra qytete, ndërsa përgatitet greva e përgjithshme e 12 Nëntorit.

Për më shumë informacion në lidhje me veprimtarinë dhe qëndrimet e KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) ju mund të vizitoni faqet e internetit të KKE në gjuhët e huaja:

 

Anglisht:http://inter.kke.gr/en/,  Rusisht:http://inter.kke.gr/ru/,  Spanjisht: http://inter.kke.gr/es, Arabisht:http://inter.kke.gr/ar,  Frëngjisht:http://inter.kke.gr/fr/firstpage/ , Gjermanisht:http://inter.kke.gr/de,  Shqip:http://inter.kke.gr/sq,  Bullgarisht:http://inter.kke.gr/bg/firstpage/,  italisht:http://inter.kke.gr/it, Portugalisht:http://inter.kke.gr/pt/,  Turkish:http://inter.kke.gr/tr

Demonstration of PAME in Athens on the 22nd of October