Skip to content

FJALIM NË TAKIMIN E 17-të NDËRKOMBËTAR TË PARTIVE KOMUNISTE DHE PUNËTORE NË STAMBOLL ME TEMË:

"Detyrat e partive komuniste dhe punëtore për forcimin e luftës së klasës punëtore kundër shfrytëzimit kapitalist, luftës imperialiste dhe fashizmit, për emancipimin e punëtorëve dhe të popujve, për socializmin!" 1 Tetor – 30 Nëntor 2015
Date:
tet 30, 2015
synanthsh-kommoynistikon-kai-ergatikon-kommaton-8

Të dashur shokë,
Jemi veçanërisht të gëzuar që ndodhemi me ju, në punimet e Takimit të 17-të Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore, këtu në Stamboll.
Sidomos do të doja të theksoja lidhjet e forta që lidhin lëvizjet komuniste të dy popujve fqinjë, grekë dhe turk.
Edhe nga ky hap ne shprehim falenderimet tona ndaj Partisë Komuniste të Turqisë për mbajtjen e këtij takimi sot.
Ne i shprehim solidaritetin tonë të plotë popullit turk që po lufton, ngushëllimet tona familjeve të viktimave të provokacionit vrasës që çoi në vdekje dhe plagosje të rënda qindra njerëz tanë në Ankara, në momentin që ishin duke protestuar për të drejtën dhe paqen.
Kohët e fundit i gjithë njerëzimi e ka kthyer vëmendjen e tij te deti që lidhë Turqinë me Greqinë. Shikonte mijëra njerëz që me çdo mënyrë kërkonin të kalonin mbi detin Egje për të arritur nga bregdeti turk në një ishull grek dhe pastaj në kërkim të një "fati" më të mirë në vendet e tjera të europës.
Ky "kalim" u tregua fatal për mijëra njerëz, për shumë fëmijë, që lanë frymën e tyre të fundit duke luftuar me dallgët e detit. Ajo, që çoi shumë njerëz në këtë ç'rrënjosje nga vendi i tyre ka emër dhe mbiemër. Është barbaria kapitaliste, e cila "krijon" kriza ekonomike, varfëri dhe papunësi, luftëra imperialiste dhe ndërhyrje.
KKE (Partia Komuniste e Greqisë) lufton kundër shkaqeve të zhvendosjes dhe migrimit, lufton kundër nazimit – fashizmit dhe përfaqësuesve të tyre aktual në Greqi, të cilët synojnë, ndër të tjera, të shfrytëzojnë edhe çështjen e madhe të fluksit migrator, për të mbjellë në popull nacionalizmin, ksenofobinë dhe racizmin.
Partia jonë i bën thirrje popullit, lëvizjes punëtore – popullore për vigjilencë dhe intensitet të solidaritetit me refugjatët dhe emigrantët, duke pretenduar me këmbngulje:
- Ndaljen e ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste të BE- SHBA - NATO. Asnjë pjesëmarrje të Greqisë në to.
- Heqje të Rregullores së Dublinit, Shengenit, Frontex-it dhe të të gjitha mekanizmave represive të BE-së.
- JO masave të reja të BE-së për represivitet në kufi.
- Transportim të drejtpërdrejtë të refugjatëve nga ishujt, nga pikat e hyrjes, në vendet e destinacionit të tyre përfundimtar, me përgjegjësi të BE-së dhe OKB-së.
- Krijim të qendrave të pritjes dhe strehimit me dinjitet. Forcim të stafit dhe infrastrukturës që ndërlidhet me shpëtimet në det, regjistrim - identifikim, strehim - ushqim - kujdesi dhe transportim të sigurt nga ishujt në pikat e daljes nga shteti.
Të dashur shokë,
Rajoni ynë, zona që ne jemi këtu, përmes Europës dhe Azisë, Detit të Zi dhe Lindjes së Mesme, rajoni i Mesdheut Lindor, "tërheq" sot si të ishte një "magnet", qindra avionë dhe anijet luftarake, si dhe të gjitha llojet e mjeteve ushtarake.
Trupa ushtarake nga dhjetra vende, brenda dhe jashtë NATO-s, vinë rrotull me stërvitje ushtarake, dhe disa prej tyre tashmë përdoren në luftë në Siri, Irak, Ukrainë, etj. Të gjitha këto që po përshkruajmë ne janë vetëm "maja e ajsbergut" e antagonizmave të mprehta ndër-imperialiste, të rrezikshëme për popujt.
Antagonizma, që shfaqen për ndarjen e lëndëve të para, të transportit të mallrave dhe pjesë nga tregjet. Me dy fjalë për fitimin kapitalist, i cili përbën "forcë lëvizëse" e shoqërisë kapitaliste. Të një shoqërie e cila është e bazuar në shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.
Në vitet e fundit, për shkak të efekteve të përbysjes kundër-revolucionare në vendet e ndërtimit socialist, por edhe për shkak të krizës kapitaliste "e cila i trazojë kartat", të zhvillimit të pabarabartë kapitalist, rivalitetet ndër-imperialiste mprehen më shumë. E ashtuquajtura "botë multipolare" e famshëme s'është asgjë tjetër përveç se bota e konkurencave të ashpra ndër-imperialiste, që kryet me mjete ekonomike, diplomatike, politike dhe ushtarake, pasi, siç është e njohur, "lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera".
Ne të gjithë e dimë se në Ukrainë, patëm ndërhyrje të hapur të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, në kuadrin e konkurrencës së tyre me Rusinë, aty ku ishin përmbysur më parë marrëdhëniet e mëparshme socialiste të bashkpunimit dhe integrimit në kuadër të Bashkimit Sovjetik. Ndërhyrja e SHBA-NATO-BE, që u mbështet në forca nacionaliste, dhe haptasi fashiste, të cilët e kishin çuar në ç'thurje këtë shtet, përjetojë një gjakderdhje të pa-parë.
Një zhvillim të ngjashëm kemi pasur edhe në rajonin e Lindjes së Mesme, ku u bë përpjekje për të rrëmbyer dhe shfrytëzuar aspiratat e popullit, për të drejta sociale dhe demokratike. Me mjetin e ashtuquajtur "Pranvera Arabe" u synua "rindërtimi" i aleancave ndërkombëtare në këtë rajon, ndoshta edhe disa modernizime borgjeze. SHBA-ja, BE-ja dhe "aleatët" e tyre në rajon, të tilla si regjimet autoritare të Gjirit dhe Turqisë, mbështetën, dhe trajnuan të ashtuquajturit "xhihadist", të ashtuquajturin "shtet islamik" për të promovuar planet e tyre.
Po ashtu edhe zhvillimet në Siri, ku pas BE-së, SHBA-së dhe NATO-s tani në rrëmujën e rivaliteteve përfshihet edhe Rusia dhe nuk bie thjesht "era e barut", por kërcënohet komplet rajoni më gjerë i Lindjes së Mesme dhe Lindore të Mesdheut. Ekziston rrezik i madh të bëhet Belotelë i gjithë rajoni përreth.
Pikrisht këto kontraste të mëdha në rajon e rrisin rrezikun e konflikteve të përgjithësuara, pasi në rajonin tonë të gjerë përplasen qendrat imperialiste si SHBA, NATO dhe BE, fuqitë e vjetra dhe të reja që janë në rritje e sipër, të tilla si Rusia, Kina, Turqia, Izraeli, monarkitë arabe të Gjirit, me rrezikun real dhe ekzistues të përfshirjes më të madhe të vendeve të tjera, të tilla si Greqia.
Vetëm në 7 muajt e parë të qeverisjes, qeveria e SYRIZA – ANEL, i ka propozuar SHBA-së dhe NATO-s për të krijuar një bazë të re në Karpatho, krijimin e Komandës Shumkombëshe të Kontrollit dhe Drejtimit të NATO-s në Kretë, por dhe zgjerimin dhe forcimin e bazës së Suda-s!
Ndërsa tani është e gatshme të pranojë kërkesën e SHBA-së që aeroplanët famkeq «drones» që nuk i kap radari - të Forcave Ajrore Amerikane të parkohen në territor grek, konkretisht në Kretë, dhe të bombardojnë zonën ku natyrisht kjo do të krijojë valë të reja refugjatësh dhe emigrimi, dhe ta paguajnë përsëri popujt, si dhe vetë populli grek.
Çështja e ZEE-së (Zonës Ekskluzive Ekonomike) sjell në sipërfaqe me qartësi luftën e egër mes fuqive imperialiste, të vjetrave dhe të reja, të cilat e fusin edhe më shumë vendit në rrezikun e përfshirjes në një luftë imperialiste me anën e njëres bashkësi ujqërish apo të tjetrës.
Pjesëmarrja e qeverive greke në këto plane i shërben interesave të kapitalit grek për të zgjeruar pjesën e tij nga rindarja e tregjeve, d.m.th nga grabitja që pë ndoll në kurriz të popujve.
Qeveria greke, në emër të klasës borgjeze në Greqi, kapitali grek, duke promovuar qëllimin e transformimit të vendin në një rrugë kryqëzimi energjitik, përfshihet në antagonizma për rrugët e energjisë, për rjetet e tubacioneve, të tilla si TAP.
Nuk do të jemi në gjendje për ti kuptuar në thellësi këto zhvillime dhe kryesisht për të parë se çfarë duhet të bëhet nëse nuk shikojmë një sërë faktorësh:
Siç është p.sh, natyra e sinkronizuar e krizës ekonomike kapitaliste, të dekadës së fundit, që ka të bëjë me shtete të fuqishme kapitaliste, të cilat me dyshim arrijnë një riprodhim dinamike të zgjeruar në nivele që kishin para krizës. Një krizë, që e ka shkakun te vetë natyra dhe tregon kufijtë e sistemit kapitalist.
Në këto kushte, përshpejtohet ripozicionimi në korrelacione ndërmjet shteteve kapitaliste, çohen e dalin fuqi të reja që kërkojnë rindarjen e tregjeve në interes të tyre.
Dhe këtë ata e synojnë me të gjitha mjetet - edhe ekonomikisht, diplomatikisht, me kompromise dhe marrëveshje të brishta, por kur kjo nuk është e mundur të bëhet edhe me mjete ushtarake. Kështu funksionon kapitalizmi, sistemi i shfrytëzimit. Vlen plotësisht thënia se "lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera". Kur sistemi, klasa në pushtet nuk mundet ti shërbejë ndryshe interesave të saj grabitqare, përdorë haptasi luftën. Dhe kjo gjë është vërtetuar historikisht shumë herë.
Le të mos harrojmë se para 2 Luftërave Botërore të mëparshme shpërthyen kriza të mëdha kapitaliste me karakter botëror.
Përbën një pasaktësi gjigande historike ajo që thuhet e shkruhet në librat e historisë, të ekonomisë politike borgjeze, të cilat fëmijët tanë po e mësojnë në shkolla dhe universitete, dhe që po e mbështesin fort shumë socialdemokrat të ndryshëm, si në Greqi sot nga SYRIZA, por dhe forca oportuniste në lëvizjen komuniste: se kriza e madhe kapitalist e periudhës 1929-1932 u tejkalua nga menaxhimi Keynesian! Ata justifikojnë përzierjen e tyre antipopullore të menaxhimit, strategjinë e tyre antipopullore, si SYRIZA në Greqi.
Në realitet, kriza atëherë u kapërcye më në fund, nga shkatërrimi i madh i forcave prodhuese të Luftës së Dytë Botërore dhe pasi ekonomia i'u përshtat industris së luftës.
Këto çështje nuk janë çështje teorike akademike. Por janë çështje që kanë rëndësi dhe duhet ti mësojnë, në radhë të parë, brezat e reja. Përbëjnë përvojë historike që duhet të përdoret për të parë se si shkojnë dhe sot zhvillimet, ku po shkojnë gjërat, çfarë duhet bërë që të heqim qafe këtë barbari.
Sistemi kapitalist, sidomos sot në fazën e lartë e të fundit të tij, në imperializëm, nuk mund të ofrojë asgjë pozitive për punëtorët, për popullin, por vetëm intensitet të shfrytëzimit klasor, shtypje, egërsi brutale, kriza ekonomike dhe luftë.
Të gjitha këto i dëshmojnë popujve të gjithë botës një të vërtetë të madhe: se kriza kapitaliste dhe lufta imperialiste shkojnë bashkë dorë për dore.
Ja dhe arsyeja pse sot ka rëndësi të madh slogani "populli dhe veçanërisht rinia të mos e derdhin gjakun e tyre për interesat e kapitalit, të shfrytëzuesve".
Dhe kjo, për sa i përket punëtorëve të vendeve tona, nuk sigurohet me pjesëmarrjen e vendeve tona në organizmat imperialiste si NATO, BE-ja që e pranojnë të gjitha partitë borgjeze liberale dhe socialdemokratike, gjoja të majta e të djathta, si në Greqi, nga ND, nga SYRIZA, deri te Agimi i Artë nazist.
Nuk sigurohet me llogjikën të zgjedhësh një imperialist, gjë që kultivohet nga parti të ndryshme, apo të zgjedhësh një bllok imperialist, apo bllok aleance gjeopolitike ndërkombëtare.
Është një gjë krejt e ndryshme, një pushtet punëtor popullor, të shfrytëzojë kontradiktat ekzistuese dhe interesa të ndryshme të shteteve kapitaliste, dhe tjetër gjë t'i bashkohet një aleance imperialiste, një bashkësie kapitaliste shtetesh, duke patur iluzionin se kjo mund të jetë në dobi të klasës punëtore dhe të popullit, në favor të perspektivës së pushtetit popullor, të socializmit.
Ne besojmë se lëvizja komuniste duhet ti shfrytëzojë kontradiktat ndër-imperialiste, me synim dobësimin e aleancave imperialiste, destabilizimin e pushtetit kapitalist në vendin e tij apo të një vendi tjetër, që sulmon apo mbrohet.
Një Parti Komuniste për ti shfrytëzuar saktë kontradiktat ndër-imperialiste, nuk duhet të jetë e bllokuar në planet e asnjë qendre imperialiste, të mbrojë interesat jetike të klasës punëtore në vendin e saj, në rajon dhe botërisht.
Në këtë drejtim KKE (Partia Komuniste e Greqisë) kërkon të nxjerrë në pah gjerësisht pasojat për klasën punëtore dhe popullin nga pjesëmarrja e vendit në bashkësi imperialiste, në ndërhyrjet e tyre, në luftën imperialiste. Ne ngremë front ndaj kurorave irredentiste nacionaliste për izolim të forcave fashiste si dhe përkrahësit e euroatlantismit, ndaj të gjithë atyre që punojnë për formimin "rymës pro-lufte".
Partia jonë ngre drejtpërdrejt çështjen e ikjes së Greqisë nga të gjitha aleancat imperialiste si NATO dhe BE, duke theksuar se këtë mund të garantojë pushteti punëtor, popullor, rruga e zhvillimit socialist.
Ne theksojmë njëkohësisht se lufta për mbrojtjen e kufijve, e të drejtave sovrane të Greqisë, nga pikëpamja e klasës punëtore dhe shtresave popullore, është e pandarë nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit dhe natyrisht, nuk ka të bëjë aspak me mbështetjen e planeve të njërit apo tjetrit pol imperialist, të rentabilitetit të njërit grup monopolist apo të tjetrit.
Klasa punëtore, shtresat popullore, të rinjtë e tyre, sipas mendimit tonë kanë vetëm një mundësi:
Ti japin fund sistemit që në mënyrë të pashmangshme gjeneron shfrytëzimin, krizat dhe luftërat, ti drejtojnë forcat kryengritëse luftarake drejt përmbysjes së kapitalizmit dhe ndërtimit të një shoqërie socialiste të re.
Të dashur shokë
Sot borgjezia, duke përfituar edhe nga korrelacion negativ ndërkombëtar i forcave, ka kaluar në "ofensivë" ideologjike, duke synuar të fitojë jo vetëm tolerancën pasive, por dhe përkrahjen aktive të masave punëtore – popullore në planet imperialiste të saj, në çështjet e ndërhyrjeve imperialiste dhe të luftërave.
Këtu përdoren, jo vetëm çështja e mbrojtjes së "atdheut", por dhe pretekste të tjera të reja, të tilla si "promovimi i demokracisë", ose "arsye humanitare", "lufta kundër terrorizmit", "lufta kundër piraterisë", "Mos-përhapja e Armëve të Shkatërrimit Masiv", "Parandalimin e rrjedhës së refugjatëve dhe emigrantëve", për "mbrojtjen e minoriteteve fetare dhe etnike", etj.
Për fat të keq, ka edhe forca që e quajnë veten të "majta", "progresiste", punëtore që i pranojnë këto pretekste imperialiste.
Ne besojmë se mbajnë përgjegjësi të mëdha forca, që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "Partia e Majtë Europiane" dhe votuan pro ndërhyrjes së NATO-s në Libi, pranuan argumentet e imperialistëve për Sirinë, siç kishin bërë edhe më parë me ndërhyrjen imperialiste në Jugosllavi, Afganistan e Irak.
Në kushte ku kontradiktat ndërmjet imperialistëve janë duke u përkeqësuar punonjësit nuk duhet të ushqehen me iluzione, se gjoja është e mundur të shmanget lufta me anë të "tryezave të rrumbullakëta", apo me anë të "sistemeve të sigurisë rajonale". Ngjarjet në Siri, Ukrainë, etj tregojnë se "rruga paqësore" për të zgjidhur problemin e ndarjes së tregjeve, në disa periudha kohe mbetet e mbyllur për kapitalizmin, për imperializmin. Dhe atëherë mbetet një "rrugëdalje" e vetme: ndarja e re e tregjeve dhe të zonave të influencës me forcë dhe me dhunë, me konflikte ushtarake, me luftëra të reja imperialiste.
Lëvizja komuniste e ka për detyrë të mbajë në mënyrë të pavarur qëndrim të vendosur, klasor-ideologjik-politik dhe të kundër-luftojë çdo përpjekje për integrimin e popujve në aspiratat e klasave kapitaliste, të seksioneve të tyre "të vjetëra" ose "të reja në zhvillim".
Ka rëndësi tepër të veçantë që lëvizja komuniste të ketë një "front" të vendosur ideologjik-politike ndaj çdo fuqie imperialiste, pavarësisht nga "ngjyra" që ka kjo fuqi.
Të dashur shokë,
Ne nuk duhet të harrojmë faktin se në fushën e rivaliteteve të ashpra, të cilat në mënyrë të alternuar marrin karakteristika të një lufte ekonomike, politike, diplomatike është lufta rreth Partneritetit Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve (TTIP), i cili ecen me hapa të ngadalta, pasi spjesë nga klasa borgjeze gjermane dhe franceze mendojnë se propozimet amerikane janë një "Kalë Troje" për të siguruar hegjemoninë amerikane në Europë me periudhë afatmesme.
Veprimet e fundit amerikane për zbulimin e skandalit të makinave ndotëse të «Volkswagen-it» dhe veprime të ngjashme më parë me zbulimin e arkës së zezë të «Siemens» nga SHBA-ja përbëjnë shembuj të intensifikimit të konkurrencës mes SHBA dhe Gjermanisë në nivel ekonomik. Po bëhet e qartë se intensifikohet presioni Amerikan ndaj Gjermanisë për të ecur përpara projekti i Partneritetin Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve.
Një tjetër "front" është lufta që po zhvillohet brenda vetë BE-së, rreth çështjeve të thellimit të mëtejshëm apo jo të bashkimit kapitalist, ku Franca, Italia, por dhe me lezet afatgjatë Britania, kundështojnë "udhëheqjen" gjermane.
Gjithashtu, çështje e veçantë dhe e madhe është konfrontimi mes BE-SHBA me Rusinë në problemin Ukranez që është e lidhur me politikat e energjisë në Europë dhe më gjerë.
Si dhe çështje e rëndësishme është edhe intensifikimi i kontrastit SHBA - Kinë, fillimisht në nivel ekonomik, ku njëkohësisht ka dhe aktivitete intensive edhe në nivel ushtarak, për kontrollin e Oqeanit Paqësor.
Brenda këtij sfondi të rivaliteve midis shteteve të fuqishme dhe më pak të fuqishme kapitaliste, mbeten të pazgjidhura shumë kontraste dhe konflikte për caktimin e të drejtave dominuese në Mesdheun Lindor, një zonë e pasur kjo në rezerva hidrokarbureve, me shembuj karakteristik si lufta Izrael - Liban, çështja e Qipros, e Palestinës dhe kontrasti në marrëdhëniet Izrael - Turqi.
Të gjitha këto përbëjnë një rrezik për një konfrontimi të përgjithësuar imperialist në Lindjen e Mesme, në përgjithësi në Euroazi dhe në botë, dhe është shumë e sakt që komunistët interesohen për këto çështje.
Shokët dhe shoqe
Është fakt se klasa borgjeze e vendit tonë, ashtu si borgjezia europiane dhe ajo botërore, nuk janë në një linjë për recetën që duhet ndjekur e cila do të kontribuajë për shërimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm kapitalistë. Rreth recetave dhe variacioneve manifestohet e gjithë rrëmuja e kontradiktave ndër-imperialiste, me boshte dhe kundër-boshte që ndryshojnë shpesh herë dhe njëkohësisht është kuptuar se sistemi kapitalist, sidomos në Europën kapitaliste, nuk mund të përdorë me të njëjtën mënyrë mjetet kejnesiane, investime të përgjithësuara produktive shtetërore dhe përfitime sociale të përgjithësuara për të stimuluar tregun.
Përballen në të njëjtën fushë dhe me të njëjtin qëllim klasor recetat e modelit menaxhues Keynesian dhe atij liberal që u alternuan në shekullin e 20 dhe sigurisht nuk i penguan ciklet e krizës ekonomike, dhjetëra luftërave lokale për rindarje tregjesh, ndryshime në krye të piramidës imperialiste.
Karakteri i strategjisë dhe i taktikave të partive nuk përcaktohet nga vet-identifikimi i tyre ideologjik (e majtë, socialiste, komuniste), por nga se si ato veprojnë ndaj interesave themelore të klasave shoqërore, dhe mbi të gjitha ndaj dy klasave kryesore kundërshtare, të klasës borgjeze dhe klasës punëtore. Gjithashtu dhe se si ato i trajtojnë shtresat e mesme sociale të cilat shfaqin shtresime të rëndësishme, diversifikime të interesave ndërmjet tyre por edhe ndaj klasës punëtore.
Mbështetja politike e interesave të përgjithshme të klasës borgjeze ndiqen, jo vetëm nga partitë liberale borgjeze, por edhe nga partitë me referenca të majta, socialiste ose dhe me referenca komuniste, që i bëjnë thirrje klasës punëtore dhe shtresave popullore që të kontribuojnë, të mbështesin objektivat e klasës kapitaliste, si p.sh. për "ristrukturim produktiv", për "përmirësim të prodhimit kombëtar, ekonomik", në "modernizimin" e strukturave politike dhe ekonomike borgjeze etj. D.m.th, ata e shtynë popullin që të luftojë me flamur të huaj dhe jo me flamurin e vet, të zgjedhi njërin ose tjetërin menaxhus antipopullor në qeveri.
Siç ndoll dhe në vendin tonë ku bllokohen në çështjen e qeverisjes, ndihmojnë në reformimin e sistemit politik borgjez, në kushtet e përkeqësimit të partive të mëparshme borgjeze dhe socialdemokrate.
Në rrethana të tilla vihet re një lëvizje në partitë borgjeze, si të ideologjisë liberale ashtu dhe të ideollogjisë së njohur socialdemokrate.
Në rrethanat e krizës së zgjatur ekonomike në Greqi, nga njëra anë u zgjodh si parti parlamentare nacionalsocializmi-fashizmi, duke shkëputur forca nga ND, dhe nga ana tjetër u riformua socialdemokracia, me konfigurimin e SYRIZA-s, duke integruar edhe forcat oportuniste të 25 vjetëve të fundit.
Njëkohësisht vazhdon lëvizshmëria edhe në qendrën e majtë, socialdemokracia (PASOK) dhe në terrenin oportunist si rymë e lëvizjes komuniste (ANTARSYA, LAE, dhe fuqi të tjera që pretendojnë se do të krijojnë një parti të re punëtore revolucionare).
Partia jonë po shqyrton këto ripozicionime që patën një ndikim negativë në ndikimin zgjedhor dhe te vetë KKE, këto tre vitet e fundit, edhe pse mban forca të rëndësishme si në nivel parlamentar ashtu dhe në nivel euro-parlamentar, kryesisht mban iniciativën e ndërhyrjes militante në kushtet e s'mbrapjes së madhe të disponimit nga lëvizja. Arrin të ndikojë në masa shumë më të gjera në krahasim me ndikimin e saj zgjedhor në luftra punëtore, rurale, popullore për mbijetesën e popullit.
Disa dashamirës, që interesohen gjoja për përforcimin e KKE - kryesisht në të kaluarën, se tani pas eksperimentit të dështuar të SYRIZA-s etj, u ka rënë bishti- na kanë implikuar, pse nuk kemi nxitur bashkëpunim me SYRIZA-n ose me një pjesë të saj në mënyrë që të shmanget dysheza e rrëshqitshëme që ka marrë standardi i jetesës së popullit dhe më pas duke parë e duke bërë se si do të zhvillohet lufta në drejtim të socializmit, sepse supozohet se të gjitha këta i mbeten konstantë kësaj perspektive.
Na propozojnë që të provojmë përsëri politika të testuara negativisht në Greqi, p.sh. si bashkëpunimi me qeverinë e Gjeorgjio Papandreut pas çlirimit në vitin 1944, ose mbështetjen e Bashkimit të Qëndrës nga EDA- përmes së cilës vepronin komunistët- në vitet 1960, para diktaturës ushtarake. Alternacione menaxhimi u testuan edhe para krizës në shumë shtete kapitaliste europiane, si dhe u testuan receta të qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë, me pjesëmarrje të Partive Komuniste dhe të tjerave oportuniste, rinovuese siç e quajnë veten e tyre ata, të cilat rezultuan nga përçarja e Partive Komuniste. Kemi parë qeveri, edhe me kohëzgjatje relativisht të shkurtër, që përfshijnë parti të ekstremit të djathtë, si në Austri, në Hollandë, në Norvegji etj. Rotacione në mes partive me receta të ndryshme të menaxhimit borgjez kemi parë dhe në Amerikën Latine.
Na propozojnë që ne të injorojmë marrëdhëniet politik – ekonomi, na thonë që të harrojmë se kudo në ekonomi dhe në strukturë dominojnë monopolet dhe që përmes centralizimit ato forcohen, se përfshirja e Greqisë në BE imponon angazhime më të mëdha dhe të varëshme nga vetë situata, kufizime të reja dhe koncesione të së drejtave, dhe kompetenca.
Na sugjerojnë që ne të injorojmë se marrëdhëniet kapitaliste u zgjeruan në prodhimin bujqësor, në arsim, shëndetësisë, në kulturë-sport, në media. Të injorojmë se u bë më shumë përqendrim në prodhim, tregti, ndërtim, turizëm. Se me heqjen e monopolit shtetëror në telekomunikacion, në Energji dhe Transport u zhvilluan biznese dhe veçanërisht do të zhvillohen ato të kapitalit privat. Grupe gjigande monopoliste europiane bien si skifterë për të blerë fileto, biznese, tokë, dhe interesi ndizet me prespektivën e nxjerrjes së hidrokarbureve nga Egjeu, Joni, në zonat në jug të Kretës.
D.m.th na kërkojnë që ne të injorojmë se ekonomikisht klasa që mbizotëron është kapitaliste, monopolet, dhe që qeveria dhe parlamenti, janë instrumentet e tyre.
Dhe SYRIZA, si partia në pushtet, i pranon monopolet, BE-në, ndërmarrjet kapitaliste, konkurrencat e tyre, si forcë lëvizëse të ekonomisë.
Veçanërisht roli i SYRIZA ishte e vlefshme për klasën borgjeze, kryesisht për të shmangur paqëndrueshmërinë politike në kushtet e krizës ekonomike të zgjatur, e uljes së madhe të së ardhurave popullore. Vetëm një parti e referencës socialdemokrate, si SYRIZA, mundesh të asgjesonte reagimin masiv popullor, siç pranoi dhe vetë Juncker.
Disa parti, me dallime mes tyre kryesisht vetëm të ngjyrës, theksojnë si një çështje madhore, dhe të aftë që të shkaktojë bashkëpunim të forcave anti-memorandum, trajtimin regjimit "neo-kolonial" që ka ardhur në vend, sepse është nën hegjemoninë dhe detyrimin e trojkës, se ajo ka humbur dhe po rrezikon të humbasi ekzistencën e saj kombëtare dhe pavarësinë.
Sigurisht që Greqia është në një pozitë të varur brenda aleancave të strukturuarave imperialiste në të cilën ajo merr pjesë (BE, NATO, FMN etj). Por ky pozicion rezulton nga fuqia e saj ekonomike-politike-ushtarake si shtet kapitalist. Nga kjo dalin dhe marrëdhëniet e pabarabarta që mbizotërojnë midis shteteve – aleate kapitaliste , marrëdhënie konkurruese që mund të arrijnë dhe në luftë, por që nuk mohojnë bazën e përbashkët të aleancës. Historia e ka treguar se çfarë rreziqe sjell zhvillimi i pabarabartë i shteteve kapitaliste, marrëdhëniet jo të barabarta konkurruese mes tyre, dhe kur këto dallime nuk zgjidhen me mjete politike dhe ekonomike, atëherë përzgjidhet mjeti ushtarak, lufta, dhuna shtetërore. Kapitalizmi nuk promovon vetëm ndërkombëtarizimin kapitalist, format e ndryshme të bashkësive imperialiste, formale ose joformale, nuk është i frymëzuar vetëm nga kozmopolitizmi, por edhe nga nacionalizmi dhe ndarja me luftë.
Shpallja nga të gjitha partitë për problemin grek nëpër Europë shoqërohet me pozicionin se nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në nivel kombëtar në favor të popullit, veç se ndryshimit të qeverive, d.m.th në personelin politik dhe jo të ekonomisë. D.M.TH nuk mund të pretendojë populli në një tjetër shoqëri, socialiste. Nxitin mendimin kompromis dhe utopi se ndryshime radikale, përbysje, ose do të bëhen njëkohësisht anembanë Europës ose dhe globalisht, ose në asnjë vend. Me këto slogane bëjnë thirrje qeveritë "e majta", të tilla si e SYRIZA- ANEL, për kokëulje në përkeqësimin e mëtejshëm të standardeve të jetesës punëtore popullore.
Greqia ka sot kapacitete të madha të prodhimit të pa shfrytëzuara që mund të çlirohen vetëm me socializimin e mjeteve të prodhimit nga pushteti punëtor – popullor, përmes planifikimit të centralizuar shkencor të prodhimit dhe kontrollit të punëtorëve në të gjitha nivelet e organizimit.
Tema që shtrojmë është se ekzistojnë kushtet për përmbushjen e nevojave jo vetëm të përgjithshme popullore, por nevojat popullore bashkohore. Të zhduket papunësia, të reduktohen orët e punës, të rritet koha e lirë. Të sigurohet e ardhmja e sigurt për fëmijët e punonjësve, të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të ndjeshëme standardet e jetesës së popullit. Zhvillimi të mos bjerë ndesh me mjedisin, shëndeti të bazohet në parandalimin e sëmundjeve, rrjet të gjerë të shërbimeve ekskluzivisht publike dhe falas dhe çështje të tjera të cilat ne i shrojmë në qëndrimet tona. Familja, dhe sidomos gruaja të lirohet nga kujdesia pothuajse ekskluzivisht individuale e fëmijëve, e të moshuarve, pacientëve kronikë, të ketë shërbime të gjera mbështetëse për lindjet dhe mëmësinë, dallime pozitive që të kombinohet mëmësia me punën sociale, të ketë më shumë kohë në dispozicion për aktivitete kulturore dhe sociale dhe për pjesëmarrjen e saj në kontrollin punëtor.
Greqia ka burime të brendshme të konsiderueshme energjitike, pasuri minerale të vlefshme, industriale, bioteknike dhe prodhim bujqësor, të cilat mund të mbulojnë një pjesë të madhe të nevojave popullore, të tilla si ushqimin, energjinë, transportin, ndërtimin e infrastrukturës publike dhe strehimin publik. Prodhimi bujqësor mund të mbështesë industrinë në sektorë të ndryshëm të saj.
Është qëndrim i ndryshëm ai që mbështet SYRIZA dhe partitë e tjera që duhet një "qethje" e re të borxhit, duke u pajtuar kështu me qëndrimin e FMN-së, dhe tjetër gjë është qëndrimi i KKE për fshirje të njëanshme i gjithë borxhit dhe jo reduktim me kundrapesha, me masa të reja, memorandume të reja, paketa të reja antipopullore, me privatizime të sektorëve strategjikë, fileto, etj
Është tjetër gjë ajo që sugjerohet nga disa, tërheqja nga zona euros, ose mendimi se euro nuk përbën një fetish, dhe tjetër pozicioni i KKE për shkëputje nga BE.
Është tjetër qëndrimi i KKE për asnjë pjesëmarrje në bashkësi imperialiste, e cila sigurohet me pushtetin e punëtorëve, dhe tjetër tërheqja nga BE-ja për të rritur pjesëmarrjen në qendra të tjera.
Është tjetër gjë propozimi i KKE për qeverisje të pushtetit punëtor popullor, dhe tjetër gjë propozimi i SYRIZA për qeveri të "majtë". Sidomos tani që populli grek e njohu nga e mbara dhe nga e prapta "për herë të parë dhe të dytë majtas" që voton memorandume dhe parakushtet antipopullore.
Në rastin e parë kemi një ndryshim radikal të pushtetit politik, ndërsa në rastin dytë një ndryshim qeverie – personash, e cila do të eci në rrugën e njëjtë me atë të mëparshmen, pasi lideri i vendimeve dhe i përzgjedhjeve për rimëkëmbjen do të jenë monopolet, kapitali.
Shokët dhe shoqe
Partia jonë që nga dhjetvjeçari i '90-ës u përballë me nocionin reformist dhe oportunist se jetojmë në periudhën e kthimit në liberalizëm, i quajtur neoliberalizëm dhe në nevojën e ngritjes për këtë shkak të frontit anti-neoliberalist. Ky pozicion dominon dhe sot, dhe përdoret edhe si një shkak rrënjësor për krizën, ideologji që përdor gjerësisht SYRIZA, në thelb socialdemokracia. Me argumente konkrete nxorrëm në pah se braktisja e menaxhimit Keynesian ishte një përzgjedhje e detyruar që plotësonte nevojat e kapitalit për riprodhim të zgjeruar, pas krizës së përgjithësuar në fillim të viteve'70-të.
Megjithatë shumë PK në thelb i bënë flamur të tyre programet kejnesiane dhe mbi këtë bazë bashkëpunimin me socialdemokracinë. Ky qëndrim u bazua në faktin në se zvaritet drejt neoliberalizmit a jo. Por kështu, u dobësua shumë fronti ideologjik kundër tij. Në emër të unitetit të klasës punëtore (i cili kishte për qëllim krijimin e qeverive të përbashkëta me socialdemokracinë ose me pjesë të saj), PK-të kryen një s'mbrapsje serioze ideologjike politike, ndërsa deklaratat për unitet nga ana e socialdemokracisë synonin largimin e klasës punëtore nga ndikimi i ideve komuniste dhe çlirimin klasor të saj.
Trashëgimia e madhe leniniste është e kohës, mësimet se është pamendueshme fitorja e klasës punëtore, e popullit të shfrytëzuar, madje edhe rritja e luftës së klasave, pa luftë të pa mëshirshme dhe pa kompromis kundër oportunizmit. Tjetër ishte përmbajtja e luftës në kushtet e zhvillimit të revolucionit borgjez, dhe një tjetër sot, në kohën e kalimit nga kapitalizmi në socializëm, në kushtet e fazës më të lartë të kapitalizmit.
Përveç kësaj, asnjë parti nuk bëhet qeveritare, nëse nuk i japin prova konkrete kapitalistëve si klasë, në shtabet e tyre të brendshme dhe ndërkombëtare. Këtë e vërtetojnë dhe rezultatet e SYRIZA-s. Përbën një mit se e drejta e përgjithshme e votës në kapitalizëm, mund të ndryshojë korrelacion mes klasave kundështare. Prandaj, pyetja nëse një qeveri parlamentare mund të shtyjë në hapjen e procesit revolucionar është joreale dhe utopike, ne do të thoshnim plotësisht mashtruese, siç është konfirmuar nga përvoja e shekullit të 20-të dhe e fillimit të shekullit të 21-të.
KKE i kushton vëmendje të gjitha formave të luftës në kushte jo-revolucionare, si të sotmet dhe përdor fushatën zgjedhore dhe fuqinë parlamentare për të ndriçuar popullin, për të zbuluar se çfarë planifikohet kundër tij, për të vënë pengesa –sa ajo të jetë e mundur në bazë të korrelacionit të fuqisë– ndaj masave antipunëtore, antipopullore, për t'u forcuar mbi të gjitha lufta e klasës, për t'u kuptuar sa më shumë të jetë e mundur nevojën e përplasjes gjithëpërfshirëse.
Në këtë kontekst KKE (Partia Komuniste e Greqisë), i jep peshë riorganizimit të lëvizjen punëtore popullore në ndërtimin e aleancës shoqërore, me rritje të luftës së klasave, zgjerimin e lidhjeve të Partisë Komuniste me forcat punëtore dhe të punëtoreve, punonjësve të tjerë, fermerëve dhe të vetë-punësuarve, kryesisht të rinjtë dhe gratë e familjeve popullore, për ndërtimin e OBP-ve (Organizatave Bazë të Partisë) të fuqishme në të gjitha vendet e punës, në sektorët strategjikë të ekonomisë.
Lufta kundër kapitalizmit, ndërhyrjeve imperialiste dhe luftërave, të fashizmit nazizmit- që e ngre përsëri kokën, presupozon Parti Komuniste të forta në vendet tona, me strategji kundështimi dhe përmbysje, presupozon koordinim dhe veprim të përbashkët, veçanërisht duke siguruar strategji veprimi të përbashkët dhe përgatitje forcash kundër shfrytëzimit kapitalist, barbarizmit imperialist, duke hapur rrugën për të ardhmen e vetme premtuese për njerëzimin, socializmin.
Sot, është periudha që konsiderohet ekzistenca, mirëmbajtja dhe rikonstruksioni i pararojës revolucionare, që të jenë në gjendje të drejtojë në rrugën revolucionare masat e revoltuara punëtore – popullore , aty ku do të piqen kushtet, situata, për shkak të një krize të menjëhershme dhe të përgjithësuar të pushtetit borgjez.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), e cila ka marrë përgjegjësinë për organizimin e takimeve ndërkombëtare pas kundërrevolucionit, do të vazhdojë pavarësisht nga vështirësitë, përpjekjet, si përmes Takimeve Ndërkombëtare, ashtu dhe me format e tjera, sipas vlerësimit tonë, jo vetëm që nuk vinë në kundështim, por veprojë si përforcim dhe shtytësi për veprime të përbashkëta dhe formimin e një strategjie të unifikuar revolucionare të lëvizjes komuniste në parimet e marksizëm-leninizmit dhe të internacionalizmit proletar.
Siç thoshte dhe poeti i madh komunist Turk, Nazim Hikmet: "Vrullin ne e kemi nga shekujt....do të dalim fitimtar sado të rënda të jen sakrificat tona" ... Po. Sado të rënda të jenë sakrificat tona, këtë botë të kalbur, "këtë anije pirate do ta mbytim, do ta mbytim, sa të plasi djalli/ dhe do të ndërtojmë një botë të lirë, të hapur, plot me shpresë".

 

 

30.10.2015