Skip to content

42 VJET NGA KRYENGRITJA E POLITEKNIKUT: Marshim i madh ndaj ambasadës së SHBA-së me mesazh të qartë për shkëputje nga planet imperialiste

Date:
nën 18, 2015
athhna-polytexneio-37

Më 17 Nëntor 2015 në të gjithë vendin u përkujtua revolta e studentëve dhe punonjësve të Athinës kundër juntës ushtarake të vitin 1973, e cili mbeti në histori si revolta e Politeknikut.

Në Athinë, mijëra popull, shumica e të cilëve brënda blloqeve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), ishin të pranishëm në marshimin e madh ndaj ambasadës së SHBA-së, të cilët i dërguan qeverisë SYRIZA – ANEL një mesazh të qartë për shkëputje të Greqisë nga planet imperialiste.Në demonstratë bënte pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucuba, i cili në deklaratat e tij për përfaqësuesit e mediave theksoi: "Fillim ndeshjesh dhe luftra të reja kundër fashizmit, monopoleve dhe sistemit të tyre. Sovranitet popullor, jashtë SHBA-ja, BE-ja dhe NATO. Këto janë mesazhe bashkohore të heronjëve dhe luftëtarëve të Politeknikut". Në Deklaratën e Zyrës së Shtypit të KQ të KKE për 42 vjetorin e revoltës së Politeknikut, ndër të tjera vihet në dukje se "populli duhet të jetë vigjilent dhe në gadishmëri, për shkak se qeveria përfshin vendin dhe popullin në planet e rrezikshme të imperialistëve kundër popujve të Mesdheut Lindor dhe Lindjes së Mesme dhe merr pjesë në mënyrë aktive në planet e NATO-s, SHBA-së dhe BE-së, duke i dhënë atyre rajone të tëra të vendit për krijimin e bazave të reja të NATO-s dhe infrastrukturë ushtarake agresive". Gjithashtu vihet në dukje se: "Mësimet e kësaj revolte janë dhe sot në rendin e ditës, pasi ekziston akoma pushteti i kapitalit dhe integrimi i vendit në organizmat imperialiste të NATO-s, d.m.th në faktorët që çuan atëherë në vendosjen e diktaturës (...) kalimi nga diktatura ushtarake në demokraci borgjeze parlamentare, në Korrik të vitit 1974, nuk i dha zgjidhje thelbësore dhe përgjithmon problemeve popullore varfërisë, papunësisë, duke e  vazhduar minimin e të drejtave dhe lirive popullore. (...) U vërtetua se çdo e drejtë e  themeluar që përfitohet nga punëtorët brenda sistemit kapitalist është e përkohshme. Se, sa do që qeveri të zgjidhen për të menaxhuar këtë sistem të kalbur dhe ligjet e tij, në mënyrë të pashmangshme do të ndjekë politik antipopullore. Kjo u provua  edhe me qeverinë e "majtë" SYRIZA - ANEL, e cila vazhdon politikën e qeverive të mëparshme të ND dhe PASOK. Krizat, papunësia, masat shtrënguese, varfëria dhe luftërat do të ekzistojë për sa kohë që pushteti gjëndet në duart e kapitalistëve, për aq kohë sa Greqia është e angazhuar nga organizmat imperialiste të NATO-s dhe BE-së (...) Përvoja e 42 viteve të fundit, që nga revolta e Politeknikut dhe rënia e juntës një vit më pas, rezulton se çështja e vërtetë për klasën punëtore dhe shtresat punonjëse, në çdo fazë historike apo kthesë, është përqendrimi i forcave në luftën kundër monopoleve, bashkësive imperialiste, në kapitalizëm, me qëllim pushtetin punëtor – popullor, socializmin. Vetëm kështu lufta punëtore – popullore, e cila zhvillohet në terrenin e problemeve akute, do të bëhet më efikase dhe do të mund të pengojë masat antipopullore, të fitojë disa të drejta, pra kur vë në shinjestrën e vetë pushtetin dhe pronën kapitaliste, pa u bllokuar në mbështetje të qeverive borgjeze me çfarëdo preteksi që mund të ekzistojë".  

 

 

 

18.11.2015