Ndaj drejtorisë së gazetës Morning Star,
Me këtë letrën tonën dëshirojmë të shprehim indinjatën dhe protestën tonë të theksuar për publikimin e mëposhtëm të papranueshëm të gazetës tuaj: http://www.morningstaronline.co.uk/a-e8bb-Greece-MPs-vote-to-legalise -same-seksi-sindikata # .com-DWfmLRdi, për sa i përket diskutimit në Parlamentin grek për Kontratën e Bashkjetesës së Çifteve Homoseksuale.
Në këtë publikim referohet, me shtrembërim të plotë të realitetit, se "Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u bashkua me Agimin e Artë kundër vendimit unanim për Kontratën e Bashkjetesës të Çifteve Homoseksuale", ndërsa autori i këtij artikulli nuk mudohet hiç që të informojë lexuesit e gazetës për qëndrimet KKE mbi këtë çështje.
Ne, do të donim, duke rivendosur realitetin dhe të vërtetën, të theksojmë se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) gjatë gjithë debatit mbajti një qëndrim të qartë me argumente të provuara që nuk munden të shtrebërohen, shumë më tepër dhe e papranueshme për historinë e gazetës tuaj, të futen në një thes Partia Komuniste të Greqisë (KKE) me nazistët kriminel të Agimit të Artë dhe me pikëpamjet e tyre të neveritura kriminale fashiste.
Për të informuar ju dhe lexuesit tuaj, KKE gjatë debatit në Parlament mbi këtë çështje iu përgjigjë forcave borgjeze si PASOK-ut, SYRIZA-s, ND-së të cilët u përpoqën për të vënë vija të rreme ndarëse konservatorizmi apo progresizmi në varësi të qëndrimit që mban çdo forcë politike ndaj këtë projekt-ligji. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) votoi kundër këtij projekt-ligji me arsye konkrete dhe të bazuara në perceptimin e saj, që as futet në të njëjtin thes, dhe as nuk përmblidhen me ndonjë forcë tjetër politike.
KKE në veçanti e vuri në dukje se qeveria e SYRIZA-ANEL nga njëra anë zbaton një politikë brutale antipopullore dhe nga ana tjetër përpiqet që ta fshehi atë me anë të projekt-ligjeve, që jo vetëm që nuk përbëjnë një kundërpeshë ndaj masave brutale antipopullore, jo vetëm që nuk japin lehtësimin më të vogël, por përkundra, hapin rrugën për një seri masash të rrezikshme. Thelbi është se qeveria nga njëra anë shkatron ato që kanë mbetur nga të drejtat dhe kërkesat, dhe nga ana tjetër shfaqet me hipokrizi si një mbrojtëse e të drejtave dhe kërkesave individuale, por në fakt i shërben objektivave të tjera. KKE theksoi dhe e vuri në dukje se këta njerëz, të cilët thotë se po i mbron qeveria, nuk përjashtohen nga sulmi i përgjithshëm që zbatohet nga qeveria kundër të drejtave punëtore – popullore, por vuajnë pasojat si gjithë të tjerët.
KKE ka goditur pikërisht këtë hipokrizi të qeverisë, duke vënë në dukje se po përpiqen për të institucionalizuar, për shembull, në bashkjetesë në pensionin e të vesë ose të mundet të sigurojë dikush atë që jeton bashkë, në mënyrë që të ketë kujdesi shëndetësore, në kohën kur kujdesia shëndetësor duhet të ishte universale, pavarësisht nëse është i siguruar dikush. KKE vuri në dukje se edhe sot ka gra që ende rinë në një marrëdhënie të dhunshme vetëm e vetëm që të ruajnë të drejtën për kujdesi shëndetësore.
Duke nënvizuar një sërë çështje ekzistuese të tilla si, trashëgimia ose për të njohur dikush gjëndjen e shëndetit të dikujt tjetër, KKE vuri në dukje se këto munden dhe duhen të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse sipas marrëveshjeve private dhe me ndryshime që mund të bëhen në Kodin Civil. Gjithashtu, KKE theksoi se një numër i madh me çështje të tilla nuk shqetësojnë vetëm homoseksualët, se, për shembull, duhet të mundet çdo kush të caktojë personin që dëshiron si avokat që të dijë për gjendjen e shëndetit të tij, nëse nuk dëshiron dikush të kenë të drejtën të afërmit e tij. Qëllimi i ligjit është njohja institucionale e familjes, duke përfshirë që në të arthmen të kenë fëmijë edhe çiftet homoseksuale. Ky është dhe kundështimi themelor i Partisë sonë.
Sepse shprehja seksuale është çështje individuale private, ndërsa familja është një marrëdhënie shoqërore dhe istitucion kryesor për mbrojtjen e fëmijëve.
Sigurisht ne nuk stigmatizojmë personat zgjedhin një orientim të caktuar seksual. Ne qëndrojmë përballë atyre që kryejnë sjellje praktike dhe fyerjet ndaj këtyre njerëzve – të tilla siç dëgjohen edhe nga partnerët qeveritar të SYRIZA. Gjithashtu, gjatë gjithë këtyre viteve kemi votuar urdhëra të rrepta ndëshkuese për sjellje të tilla. Por mendojmë se orientimi seksual homofilofil apo vetëm bashkëjetesa, nuk mund të gjenerojnë të drejta sociale të cilat i përkasin familjes dhe veçanërisht për të mbrojtur fëmijët. Të drejtat dhe detyrimet lindin brenda familjes, e cila në thelb do të thotë lindje, mbrojtje, rritjen e fëmijëve, që biologjikisht është rezultat i marrëdhënies së burrit dhe gruas.
Për ne përbën fakt se familja, brënda në kushtet e shoqërisë klasore dhe të çdo shoqërie të ardhshme, konstituohet si një terren i riprodhimit të shoqërisë dhe të sistemit konkret, së bashku me vëndin e punës, sepse pjesa më e madhe e riprodhimit është përmes punës. Si Parti Komuniste besojnë se familja në Greqi dhe në çdo shoqëri klasore edhe historikisht, edhe sot - edhe pse është përmirësuar dhe duhet përmirësuar edhe më tej legjistacioni i familjes - bazohet në detyrimin ekonomik, social dhe kulturor. Nuk ka formë të bashkjetesës në shoqërinë klasore që nuk bazohet në këtë detyrim. Ne luftojmë që të ndryshojnë disa ligje, të përmbysen, të korrigjohen, të përmirësohen, që mjerisht nuk e heqin karakterin e familjes që ekziston, e cila përjeton detyrimet dhe interesin.
Ne përpiqemi që shoqëria dikur të bëhet socialiste, komuniste, ku do të ketë marrëdhënie babai, nëna, prindërit, por nuk do të ketë detyrim, ose nevojë për njohje formale të saj. Dhe kjo kur të ketë kushtet e tilla nuk kanë nevojë për të zgjidhur çështjet me anë të ligjit, se cili trashëgon kë, cili e ka kë në Sigurime kë, cili i jep strehim kujt. Atëherë familja do të thotë me të vërtetë dashuri reciproke dhe e çliruar nga çdo formë detyrimi.
Të bazuar në sa më sipër për të rivendosur të vërtetën dhe informacionin e saktë të lexuesve tuaj, ju lutem të botoni këtë letër tonën.
Elisheos Vagjenas
Anëtar i KQ
Përgjegjës i Deparatamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare
05.01.2016
