"Mbijetesa", "drejtësia", "reformë e nevojshme" janë disa nga fjalët që "zbukurojnë" fjalorin e zyrtarëve të qeverisë, në përpjekjet e tyre për të mbrojtur planin e sulmit kunder Sigurimeve Shoqërore dhe ta bëjnë të zezën të bardhë.
Asgjë si ndalon. "Mbijetesën" dhe "drejtësinë" e sistemit e përdorën dhe të gjitha qeveritë e mëparshme për të justifikuar ndërhyrjet e tyre antipopullore ndaj Sigurimeve Shoqërore. Të njëjtën gjë bëjnë edhe këta sot. Një ton me gënjeshtra dhe informacione çorjentuese përdoreshin atëherë në konfrontimin e PASOK-ut me ND-në. Të njëjtën bën edhe sot koalicioni qeveritar i "majtë" i partisë - SYRIZA dhe të supozuarit si "patriot" të ANEL-it.
Rritje të moshës së daljes në pension, rritje të kondributit nga ana e puntorëve dhe reduktim të pensioneve zbatuan edhe më parë qeveritë "e djathta", "teknokratike", "socialdemokrate" borgjeze. Masat e reja të qeverisë SYRIZA – ANEL përbëjnë një vazhdimësi e të gjitha ligjeve të mëparshme antipopullore.
Kjo është arsyeja pse qeveria e SYRIZA-ANEL, nga njëra anë përpiqet me slogane të rrema të dallojë veten nga partitë e tjera borgjeze dhe nga ana tjeter përpiqet me gënjeshtra dhe manovra të vonojë ose për të bindi dhe ti bashkojë me veten reagimet popullore.
Ky identifikim nuk është aspak e rastësishëm. Qeveria është duke ecur në mënyrë rigoroze në përputhje të udhëzimeve dhe orientimeve specifike të BE-së, të cilat kanë për qëllim të çlirojnë kapitalin dhe shtetin e tij nga kontributi i tyre në Sigurimet Shoqërore, për të transformuar Shëndetësinë, Mirëqenien dhe pensionin në një çështje individuale të punëtorëve.
Si përfundim synon, të krijojnë fusha të reja të aktivitetit fitimprurës për gjakpirësit e Sigurimit Privat, ose nëpërmjet aktivitetit të tyre në menaxhimin e aseteve të Fondeve Profesionale, ose përmes kontratave të sigurimit në sektorin e shëndetësisë dhe të pensioneve.
Asnjë nga ligjet që janë bërë të paktën në 25 vitet e fundit, si edhe ligjet që votojë qeveria aktuale, ose ka në plan të votojë, nuk del asnjë milimetër nga linja e shkurtimit të mëtejshëm të çmimit të fuqisë punëtore, me qëllim rritjen e rentabilitetit të kapitalit. Dallimi është se qeveria aktuale ka vënë edhe një herë "uniformën" të gjoja "negociatorit të fortë" me organizatat imperialiste (BE, BQE, FMN). Kështu që, J. Katrugalos, Ministri i Punës deklarojë: "Të dali populli në rrugë. Këto që mbëstesin njerzit në rrugë janë ato që mbështes edhe unë. Rishpërndarje, pensione më të larta ... Edhe unë për këto përpiqem për të negociuar me institucionet. Por, mundohem, që njëkohësisht të balancohem mes nevojës që të ketë sistemi i pensioneve këto karakteristika dhe të frenoj deficitet që ekzistojnë. Dhe dallimi ynë themelor me të mëparshmit është se reforma ime është rishpërndarëse dhe e njëanshëme shoqërore për ''ata nga poshtë''.
Paturpësia e gjoja të "majtëve" nuk ka kufij. Meqënë se objektivat e qeverisë përputhen me ato të njerëzve, atëherë si është e mundur që Federata e Industrialistëve Grekë dhe "institucionet", d.m.th BE-ja dhe FMN-ja të duartrokasin planet qeveritare kundër Sigurimeve Shoqërore dhe Katrugalos e mirpret këto?
Meqën se qeveria gjoja i do njerëzit në rrugë, atëherë pse i dërgoi Forcat e Policisë Speciale (MAT) për të goditur demonstratat e PAME (Frontit Militant Mbarpuntor) të Premten e 8 Janarit 2016?
Nëse reforma që bën është "e njëanshëme për shoqërinë" dhe për "ata nga posht", atëherë pse shkatëron fermerët e vegjël dhe të mesëm, pse heq Kompensimin e Solidaritetit Social për Pensionistët (EKAS-in) për pensionistet me pension të vogël, pse dënon me pensione urie pensionistët e vjetër dhe të rinj?
Ministri gënjeshtar dhe bagabond, kërkon që lëvizja të protestojë në favor të qeverisë, në mënyrë që të mos duket që qeveria është në të njëjtën llogore me punëdhënësit dhe "institucionet".
"Projekt-ligji i ri i sigurimeve shoqërore përbën shkak lufte për klasën punëtore dhe shtresat popullore", tha Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, gjatë vizitës së tij në Patra, në qytetin e 4-t më të madh të Greqisë. Siç u theksua nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE gjatë vizitës së tij në Bashkinë e qytetit, dhe pas takimit me kryebashkiakun komunist të qytetit, K. Peletidhi: "Duhet një kryengritje e përgjithshme, të mos paraqitet kurrë ky projekt-ligj, as siç propozohet, as siç do ta reformojnë në fund të fundit qeveria me "partnerët" me të cilët ajo negocion. Të mos paraqitet në Parlament ky projet-ligj. Në qoftë se paraqitet të votohet kundër. Dhe sigurisht, kjo mund të bëhet vetëm me klasën punëtore, fermerët e varfër, artizanët, të rinjtë dhe gratë e familjeve popullore të vendit tonë në rrugë. Nëse këta gjënden në rrugë dhe tregojnë fuqinë e tyre të vërtetë, atëherë ky projekt-ligj mund të zhduket".
12.01.2016
